Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72

Tema: Çast…

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Çast…

    Sekonde e frymemarrjes se thelle
    Liman i huaj, ku prehet anija ime
    Arsye e paemer, ndjellje e pangjyre
    Qe dritheron megjithate, nen lekuren time

    Fjala rreshqet mbi syprinen e lemuar te heshtjes
    Hutohet pas zhurmes, terhiqet e matur shtate here
    Ku te zere vend?… Toke s’shihet gjekundi
    Vetem ujëra te kaltra, nese i kalter eshte qielli

    Te gjitha shijet, te gjitha mekatet e gjalla
    Dremisin tani nen thonjte e shndritshem te gruas
    Syri shkelqen mistershem si ne séance spiritizmi
    Gjepurat rrine zgjuar…
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    Shuuuume e bukur.si gjithmone poezite e tua jane vertet shume interesante.kur do ta botosh nje liber???
    pershendetjet e mia me te perzemerta...
    C:\Dos
    C:\Dos:\Run
    Run:\Dos:\Run

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Dikeas

    Te pershendes,dhe te pergezoj per krijimtarine tende poetike.
    Nuk njof dhe shume ketu dhe,si rrjedhim edhe ty pak,por,me pelqej poezia jote.Shpresoj te lexoj te tjera krijime nga ti.
    me respekt,Zana

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dikea, ku je?
    Dil prej castit per shume arsye qe une i ndjej
    e para, te me c'mallesh!
    e dyta, te me thuash a erdh nisja ime?!
    se treti,per te gjitha te pathenat ende!!!
    e_Linda e permallur, te perqaf.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    kohe e hirte vdekje je ti?
    me nje purteke te cek
    ude sa e mencur je
    te trashigoj nje shpirt?

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Le te digjem…


    Le te digjem si nje fije kashte, si nje fije bari thare ne fushe
    Njollez e hirte mbi dheun, qe kurre s’e ndjeva timin
    Ndoshta shkrumbi im mund t’i hyje ne pune dikujt
    A ne shpine te ndonje milingone mund te vazhdoje udhetimin

    Tani e brishte dhe e tmerruar ndihem, se flaka po afrohet
    Jam vec nje fije e hollez bari…Sikur te isha lis
    Zjarri do dukej se largu e toka perreth do ngrohej
    Dhe yjet do teshtinin nga tymi i flakes sime

    Po te digjem, si nje xixellonje do feks ne terr
    Vec dy –tri here...Me pas njollez e vockel, e hirte
    Mbi dheun qe s’di pse s’e desha njehere….
    Gjer ne kocke po dridhem… po digjem e vetme, gjer ne ind…
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    DIKEA oj,
    përse je kaq e trishtuar? Aman mos! Shkruaj nga ato zefirët e tu poetike dhe lëri mënjanë perlat e psherëtimave të tua! Unë pres nga ti ngushëllim e forcë, ti vete e më shkruan kaq dhimbshëm gjerë në klithmë!

    UNË KAM LINDUR I ZHURITUR......

    Kisha shumë kohë që kisha vdekur
    më kishin ardhur plot në varrrim.
    Sa fjalë të bukura që kishin shkruar
    mbi epitafin e varrrit tim!.......

    Nga blozë e juaj nuk u teshtita
    kur ju u dogjët krejt si të marrë!
    Me një anije të çmendur u nisa
    drejt DIELLIT si kozmonaut i parë...

    dhe ah ç'u dogja për mrekulli
    në flakët e një protuberance!
    Shkruan gazetat: "Në diell stuhi!"
    ...nga njollat e zeza të zemrës rrugaçe(!)

    Më jep një varg DIKEA FAJTORE!!!
    Që t'a sfidoj dhe LA FONTETIN.
    Të kalaroj milingonat puntore
    të bëj kalorsin!...të mos bëj qenin!!!

    Sa mall që kam për xixëllonjën
    që feks e ndrin në poezi
    në gojë të mbaja si qeni kockën
    pastaj të digjesha në tym të zi....

    DIKEA!
    Lajthita duke shkruar këto vargje, por JE TI SEBEP! Ti shkruan aq embël bre GRUA FISNIKE, saqë unë pëmbytem në lot dhe mallë.
    Me sinqeritet dhe dashuri prej vëllaçkoje
    Agim Doçi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ...................................

    Ndoshta shkrumbi im mund t’i hyje ne pune dikujt
    A ne shpine te ndonje milingone mund te vazhdoje udhetimin

    .....................................


    Poezia e Dikeas eshte fantastike por jam me nji mendje me Poetin tone, Agimin. Poshte trishtimi, rrofte gezimi.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "dhe yjet do teshtin...."

    Hej, iu ke derguar fjale metaforave me e bukura, qe po vijne me kaq turr ne poezine tende njomezake teksa i kendon zhuritjeve...!

    Nuk me ke befasuar, por me ke shtuar deshiren dhe perpos deshires dicka me shume te te them me ton urdheronjes disi, --Duhet tu gjesh nje vend te bukur ketyre poezive!
    (dmth, ka ardhur koha ti palosesh ne nje liber ku secili nga admiruesit e tu te te kete me gjate, une per vete dua dhe autograf ...)
    macia jote!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    alvi
    i/e ftuar
    O Dikea, kado qe futem "degjoj" te flitet per poezite e tua. Thash me vete, hajt ti lexoj dhe un, se u bo deti kos.
    Te them te drejten kam ngelur i mahnitur, i gezuar dhe i trishtuar ne te njejten kohe.
    Un nai fare eksperti per poezi nuk jam, te te komentoj ritmin e vargut, apo te rimes etj, por me beso qe kur i lexova, i ndjeva shume dhe ne disa prej tyre gjeta nje cope te vetes.
    Bravo, dhe ishalla me sa me shume poezi ne te ardhmen.
    Sao ke fituar dhe nje lexues tjeter te rregullt, dhe po tu tek ndonjehere te botosh nje permbledhje, le qe do ta blej i pari, po do te te duhet te me japesh autograf ne librin.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •