Mbrojtėsi anglez nė minutėn e fundit i jep fitoren Manēesterit. "Tė kuqtė" i largohen titullit 23-01-2006
Ferdinandi "mbyt" shanset e Liverpulit
Rio Ferdinand u bė heroi i Manēester Junajtidit, pasi shėnoi me kokė nė minutėn e 90-tė golin qė i dha skuadrės sė Fergusonit fitoren 1-0 nė "Old Traford" ndaj Liverpulit.
Mbrojtėsi anglez, pikėrisht nė sekondat e fundit tė takimit, shėnoi duke devijuar me kokė krosimin e ardhur nga Gigsi. Ishte hera e vetme qė "Djajtė" arritėn tė mposhtin mbrojtjen e miqve, tė kujdesshėm pėrgjatė 90 minutave.
Por Ferdinandi u bė heroi i djeshėm pėr Manēesterin, pasi pėrpara se tė shėnonte, nė minutat e para tė pjesės sė dytė kishte shpėtuar portėn e skuadrės sė Fergusonit, nga njė goditje e rrezikshme e Sisesė.
Me Ēelsin realisht jashtė mundėsisė pėr t'u kapur nga tė dyja skuadrat, Manēesteri dhe Liverpuli i dhanė jetė derbit tė Anglisė qė gjithsesi pati jehonėn e duhur. Ndeshja filloi nervoze pėr tė dyja skuadrat dhe minutat e para u karakterizuan nga pasime tė gabuara dhe ndėrhyrje tė vendosura. Nė 30 minutat e para tė lojės, pavarėsisht nga ritmi i lartė i lojės, rastet e pastra munguan. Vlen pėr t'u pėrmendur vetėm njė krosim i Stiven Xherrardit qė mori njė trajektore tė ēuditshme, duke trembur Van der Sarin. Mė shumė interes paraqiti ndėrhyrja e Herri Kjuellit nė qendėr tė fushės ndaj Patris Evrasė.
Francezi kuptoi qė nė ndeshjen e debutimit stilin e rėndė tė Premier Ligės, ndėrsa australiani i gjakosur kėrkoi ndihmėn e mjekėve. Liverpuli pati kontrollin nė pjesėn mė tė madhe tė fraksionit tė parė tė lojės, por gjithsesi Runi tregoi se mund tė thoshte fjalėn e tij nė kėtė ndeshje.
Pikėrisht pas njė krosimi tė Runit, Gigsi e detyroi Karragerin tė bėnte njė ndėrhyrje shpėtimtare pėr portėn e miqve. Pak ēaste mė vonė, Keiron Rikardson dhe Mohamed Sisoko u ndėshkuan me karton tė verdhė. Pjesa e parė u mbyll me njė aksion personal tė Uejn Runit. Nė 45 minutat e dyta, Piter Krouē dhe Rud Van Nistėlroi ishin mė aktivėt, por pa arritur tė vendosnin fatet e ndeshjes. Kur gjithēka dukej se po shkonte drejt barazimit dhe loja po zhvillohej nervoze nė mesfushė, Rio Ferdinand shėnoi golin qė i dha mundėsinė "Old Trafordit" tė festonte. Pas kėtij rezultati, Manēesteri mbrojti vendin e dytė nė klasifikim, ndėrsa Liverpuli detyrohet t'u thotė lamtumirė shanseve pėr titullin kampion. Tė besuarit e Fergusonit ndodhen 14 pikė prapa Ēelsit kryesues.
Pas ndeshjes, trajneri skocez tha: "Ishte njė fitore shumė e rėndėsishme, e cila na dha mundėsinė tė mbrojmė vendin e dytė. Jam i kėnaqur me debutimin e Evrasė dhe detyra jonė ėshtė tė vazhdojmė tė luajmė pėr fitore, pavarėsisht nga distanca nė klasifikim me Ēelsin."
Krijoni Kontakt