Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Franca, nis epoka e dytė "Zidane"

    Zinedin Zidan ka bėrė rikthimin e tij zyrtar mes kombėtares franceze tė futbollit, ashtu si Liliam Turam dhe Klod Makelele, teksa emrat e tyre kanė figuruar nė listėn e 21 futbollistėve tė gurmbulluar nga trajneri Rajmond Domenek. Franca do tė luajė ndaj Bregut tė Fildishtė nė njė takim miqėsor, qė do tė zhvillohet tė mėrkurėn e ardhshme nė Montpelier.

    Tė tre kėta futbollistė janė rikthyer nė pėrfaqėsuesen "blu", pasi i kishin dhėnė asaj lamtumirėn nė fund tė kampionatit europian, qė u zhvillua nė Portugali, verėn e kaluar. Rikthimi i Makeleles ka bėrė qė Pedreti, njė titullar i rregullt i kombėtares sė Domenekut, qė kur ky trajner mori drejtimin e Francės pas dėshtimit tė Santinisė nė Europian, tė mbesė jashtė listės sė tė grumbulluarve. Eshtė lėnė edhe njė herė jashtė mesfushori i Arsenalit, Robert Pires. Futbollisti qė numėron 79 takime me kombėtaren, ėshtė thirur pėrherė tė fundit nė fitoren 2-0, qė Franca arriti ndaj Qipros nė 13 tetor.

    Franca kishte programuar, qė kėtė takim miqėsor ta zhvillonte me Senegalin, por gjithēka u anullua pas njė kėrkese tė Federatės Senegaleze tė Futbollit, tė cilėt e konsideruan skuadrėn e tyre si tė papėrshtatshme pėr tė luajtur njė ndeshje tė kėtij niveli. Ajo ndaj Bregut tė Fildishtė, do tė jetė ndeshja e fundit miqėsore pėr Francėn, e cila do tė pėrballet nė muajt shtator-tetor me katėr ndeshje vendimtare pėr fazėn kualifikuese. Fituesit e Kupės sė Botės nė vitin 1998, renditen tė katėrtit nė grup pas Izraelit, Zvicrės dhe Irlandės. Skuadra e Domenekut do tė ndeshet me ishujt Faroe nė Lens mė 3 shtator, tri ditė mė vonė do tė udhėtojnė pėr nė Irlandė, ndėrsa mė 8 tetor do tė kėrkojnė tri pikėt nė Zvicėr. Ndeshjen e fundit eliminatore do ta zhvillojė ndaj Qipros nė "Stad de France" mė 13 tetor.
    Pėrcaktohet miqėsorja Francė-Gjermani

    Franca do tė luajė nė miqėsore ndaj Gjermanisė mė 12 nėntor, nė rast se skuadrės sė Domenekut nuk do t'i duhet tė pėrballet me ndeshjet kualifikuese tė "play off"-it nė zonėn e Europės. Franca e ka tė vėshtirė tė arrijė kualifkimin direkt, gjithsesi shpresat nuk kanė humbur dhe si ēmim i vendit tė parė nė grup, futbollistėt e Domenekut i pret njė miqėsore "luksi" ndaj Gjermanisė. "Kemi pėrcaktuar kėtė miqėsore, nė rast se nuk do tė luajmė nė "play off" -, tha presidenti i Federatės Franceze tė Futbollit, Zhan Pierr Eskaletes -. Gjithsesi, jam i bindur se skuadra do tė kualifikohet e para nė grup. "Pėr nė ndeshjen e fundit qė kėto dy skuadra janė takuar, Franca ka fituar 3-0 nė Gelsenkirshe ndaj Gjermanisė.

    .................................................. ................................

    Cka mendoni per rikthimin e Zizus ne kombetare, eshte vendim i duhur apo i tepruar...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Mbase Franca do shpetoi se deri tashti ishte ne krize pasi dhe grupi nuk duket aq i let me Irlanden, Zvicren, dhe Izraelin. Rikthimi i Zidane, Makelele, dhe Thuram do jet shpetimi dhe mbase mund te rikthehet ai ekipi i 98...

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ne vitin '98 Zidane ka qene ne kulmin e karrieres se tij, kjo vlen edhe per Thuramin ndersa Makelele me vone u zbuluar. Nuk mendoj se Zidane do te beje prap nje FRANCE magjike, vetem se do jete nje plus i madhe per to qe me me lehtesi te kualifikohen per fazat finale te Boterorit 2006.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mire ja nisi epoka e dyte. Shenoi nje gol sonte dhe ishte shume i dobishem per Francen. S'thone kot, ujku qimen e nderon por zanatin se harron dhe keshtu me Zidanen ka ndodhur!
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Deri tashti franca po duket me mire nga ardhja e treshes Thuram, Makelele, dhe Zidane por testi i pare keta te 3 do jet me 7 Shtator kur Franca do luajn ne Ireland per eliminatoret.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Franca, Zidan i trembet euforisė

    Nuk ishte rastėsi qė fitorja e merituar 3-0 e Francės nė miqėsoren e sė mėrkurės ndaj Bregut tė Fildishtė, pėrkoi me rikthimin e Zinedin Zidanit nė ekip, njė vit pas largimit tė tij nga arena ndėrkombėtare e futbollit. Tashmė mesfushori i Realit tė Madridit, i cili shėnoi edhe golin e dytė nė takimin e sė mėrkurės, ėshtė rikthyer nė kombėtaren e Francės bashkė me mbrojtėsin Lilian Turam dhe mesfushorin e Ēelsit, Klod Makelelen, pėr tė ndihmuar ekipin e tij qė tė arrijė tė kualifikohet pėr nė Botėrorin e 2006-s.

    Franca do tė luajė mė 3 shtator ndaj ekipit tė Ishujve Faroe dhe katėr ditė mė pas, ekipi i drejtuar nga trajneri Domenek do tė udhėtojė pėr nė Irlandė, ku do tė luajė ndaj kryesuesve tė grupit 4 eliminator tė Kupės sė Botės. Mė pas, mė 8 tetor, ekipi i Francės do tė presė Qipron nė "Stade de France". Aktualisht, Franca ndodhet nė vend tė katėrt nė grupin 4, me dhjetė pikė tė fituara nė gjashtė takime. Irlanda kryeson me 13 pikė, Zvicra ndodhet nė vend tė dytė me 12 pikė, ndėrsa nė vend tė tretė ndodhet Izraeli me 11 pikė. Tė trija kėto skuadra kanė zhvilluar njė ndeshje mė shumė se ekipi i Francės.

    Pas suksesit tė arritur ndaj Bregut tė Fildishtė, trajneri Domenek, sulmuesi Henri dhe Zinedin Zidan paralajmėruan lojtarėt qė tė mos bien pre e euforisė, por tė pėrqendrohen seriozisht nė katėr ndeshjet e mbetura. "Kjo fitore na e ka ngritur shumė moralin, por duhet tė bėjmė kujdes. Nuk duhet tė "rrėmbehemi" nga euforia, pasi e dimė se cilat ndeshje janė tė rėndėsishme. - Megjithatė, kapiteni i Francės deklaroi se ekipi e kishte marrė veten qė nga eliminimi e turpshėm nė ēerekfinalet e Euro 2004-s. - Na mungonte diēka dhe kėtė e kemi parė edhe nė takimet e fundit. Tashmė ēdo gjė duket se po shkon nė rrugėn e duhur", - deklaroi Zidani.

    Henri, i cili e festoi 28-vjetorin e tij duke shėnuar golin e tretė nė takimin e djeshėm, nuk kishte luajtur me kombėtaren qė nga barazimi 1-1 ndaj Suedisė nė shkurt tė kėtij viti dhe u shpreh se rikthimi i tre lojtarėve "tė tėrhequr" kishte qenė ēelėsi i fitores ndaj Bregut tė Fildishtė: "Luajtėm nė mėnyrė kolektive dhe skuadra u organizua mjaft mirė. Rikthimi i Zidanit, Makeleles dhe Turamit e pėrmirėsoi ndjeshėm lojėn tonė". Turami, i cili luajti ndeshjen e 104-t me kombėtaren e tij, arriti tė kalonte ish-kapitenin Didiė Deshamp dhe tashmė ndodhet nė vend tė dytė, pas Marsel Dezaisė, qė ka luajtur 116 takime me kombėtaren e Francės.

    Mbrojtėsi i Juventusit ishte nė formė tė mirė dhe kėtė e tregoi edhe duke neutralizuar nė disa raste sulmuesin e Ēelsit, Didiė Drogbanė, i cili u dėmtua pas 22 minutash dhe u detyrua tė linte fushėn e lojės. Edhe mesfushori Klod Makelele u vu nė dukje pėrballė 31.457 tifozėve tė pranishėm nė stadiumin e Montpeliesė.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Studim: Franca, aty ku jetohet mė mirė
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 17:08
  2. Franca ashpėrson politikat ndaj imigracionit
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 14:07
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Franca paralajmeron islamiket per shamite.
    Nga kolombi nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:00
  5. Kadare: Ja ku po vuan Franca
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •