Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Cmimi i naftes arrin kulim historik

    Cmimi i naftes arrin kulim historik, nje fuqi 37 dollare
    Cmimi i nje fuqie nafte dje ne tregun nderkombetar ka rritur kulmin me 37 dollare, duke shenuar nivelin me te larte te pakten ne 5 vitet e fundit. Shkak per kete, sipas medjave nderkombetare mesohet te jene efektet qe po shfaqen ne ekonomi prej sulmit te pritshem te SHBA-se mbi Irak. Keshtu per gjashte muaj cmimi i nje barrele nafte eshte rritur me rreth 11 dollare, duke u bere shkak per nje krize globale. Ne Shqiperi kriza nuk eshte shfaqur me te gjithe permasat e saj, porse cmimet e naftes variojne mesatarisht ne 80 leke per liter nga 75 leke qe kane qene ne fillim te janarit. Kjo rritje qe parashikohet te shoqerohet me zhvillime te reja gjate diteve ne vazhdim pritet te ndikoje ne rritjen e pergjithshme te nivelit te cmimeve ne tregje. Ne precedent i tille u verejt ne vitin 2002 ku per shkak te rritjes se cmimit te naftes ne tregjet nderkombetare nje liter nafte ne vendin tone kushtoi me shume se 90 leke.

    ......

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kam lexuar se ekziston frika qe mund te shkoje si pasoje e luftes qe pritet te filloje deri ne US $ 100

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dita !
    Nuk ma do mendja qe te arrihet ne nje lajthitje te tille deri ne 100 dollare fucia, por mesa di une cmimi do te rritet akoma deri sa te filoje lufta. Per kete, nje pjese e mire e shteteve evropiane qe kundershtonin kete lufte ne takimin e jashtzakonshem se EU te gjithe qe ishin kundra votuan pro cuarjes se NATOs ne Turqi (me perjashtim te Frances). Pra mendoj se ka dy rruge ose te filloje lufta tani shpejt ose te hiqet dore nga lufta sa me pare.
    Mendoj se kjo e para ka per te ndodhe, pasi veshtire ta ktheje kush Bushin tani.

    Te shpresojme ne sa me pak gjakderdhje dhe dhimbje!
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ishte dicka e lexuar ne gazeten franceze Le Figaro, date 15 shkurt.


    Linkun per tek artikulli mund ta gjesh si me poshte

    http://www.lefigaro.fr/eco_monde/20030214.FIG0081.html



    Fragmenti ne fjale:

    Saddam Hussein, dit-il, «pourrait recourir ą la destruction des puits de pétrole irakiens... et de ce fait les réserves stratégiques seront réduites... Le baril pourrait alors atteindre entre 80 et 100 dollars».

    Perkthyer:

    Sadam Husein, thote ai (*) "mundet te realizoje shkaterrimin e puseve irakene te naftes...ne kete menyre do te pakesoheshin rezervat strategjike...Cmimi per fuci atehere do te mund te levizte midis 80 dhe 100 dollare".



    (*)Keto fjale i thote Ahmed Zaki Yamani, ministri saudit per naften, njekohesisht nje prej bashkethemeluesve te OPEC.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Edhe ne Amerike eshte vene re kjo dukuri, rritja e cmimit por nuk ka ndonje rritje te madhe. $3-4 me shume per mbushjen e makines. Njerzit kane filluar te ankohen dhe ky subjekt eshte dikutuar ne shume gazeta ditore Amerikane.

  6. #6
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Nafta, rekordi prej afro 52 USD

    Kufizimi i ofertės shkakton rekorde tė reja nė ēmimin e naftės. Priten rritje tė mėtejshme tė ēmimit.

    Nafta, rekordi prej afro 52 USD


    Florian Papadhimitri

    Rekorde tė reja ka shėnuar gjatė ditės sė djeshme ēmimi i naftės nė tregjet ndėrkombėtare duke shkaktuar njė shqetėsim tė madh pėr ekonominė botėrore. Ditėn e djeshme rekordin e parė e ka dhėnė bursa e Nju Jorkut, ku gjatė orėve tė fundit tė punės njė fuēi naftė u kuotua me mbi 51 dollarė. Informacionet e marra nė faqet zyrtare tė agjencive tė informacionit dhe atė tė tregjeve ndėrkombėtare bėjnė tė ditur se ēmimi i njė fuēie naftė nė Nju Jork dje ishte 51.49 dollarė dhe se ky ēmim do tė pėsojė rritje tė mėtejshme nė ditėt qė vijojnė. Rekordi i djeshėm vjen nga ai prej 51.29 dollarėsh, qė “u vendos” ditėn e martė. Pėrveē rritjes nė Nju Jork, ēmimi i naftės ka sjellė shqetėsime edhe nė bursėn e Londrės ku njė fuēi me naftė bruto kapi rekordin prej 47.15 dollarėsh. Njė ditė mė parė, ēmimi i fuēisė nė tė kėtė bursė ishte 46.93 dollarė. Rekordi i Nju jorkut vjen pas 21 vitesh dhe ėshtė thyer ditėn e martė.
    Arsyet e pasojat
    Lėvizjet drastike tė ēmimit tė naftės kanė ardhur si pasojė e ndryshimit tė ofertės botėrore. Kėshtu, kanė qenė lėvizjet e kėrkesės dhe zhvillimeve tė fundit (klimaterike) nė Gjirin e Meksikės qė sollėn ndryshimet shqetėsuese nė tregun e naftės. Specialistėt e ekonomisė, nė komentet e tyre lidhur me lėvizjet e ēmimit tė naftės kanė shpjeguar se tani duhet tė priten njė sėrė ndryshimesh qė do tė kenė karakter makro nė ekonomi dhe do tė ndihen nga tė gjithė konsumatorėt. Kėshtu, lėvizjet e fundit do tė rrisin ēmimin e naftės sė pėrpunuar dhe hidrokarbureve qė prodhohen prej saj. Me rritjen e ēmimit tė naftės sė papėrpunuar pritet qė tė ketė rritje tė kostove tė transportit dhe kosto mė tė larta pėr tė gjitha kompanitė. Nėse kostot e kompanive do tė kenė rritje tė konsiderueshme, atėherė mund tė kemi dhe shkurtim tė vendeve tė punės dhe rritje tė ēmimeve pėr konsumatorėt. Nė pak fjalė, analistėt e ekonomisė thonė se “e gjitha kjo do tė thotė rėnie e ekonomisė botėrore”.

    27% e prodhimit ditor prej 1.7 milionė fuēish nė ditė ėshtė ndėrprerė.
    Janė dėmtuar mbi 15 milionė fuēi prodhimi, ose rreth 2.5% tė prodhimit vjetor tė Gjirit tė Meksikės.
    Ēmimi nė Londėr ėshtė rritur me 29 cent dhe ka shkuar nė 47.42 USD pėr fuēi.
    Ēmimi nė Nju Jork ka arritur nė 51.49 USD
    LINDI EDHE "ANDREA"

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Importuesit: “Jemi tė detyruar nga tregjet ndėrkombėtare, nuk parashikojmė ulje tė ēmimit”

    Nafta, 95 lekė pėr litėr

    Kompania “Fisheku” merr vendimin tė shesė me 95 lekė naftėn e importit dhe 90 atė tė vendit

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Ēmimi i naftės nė vendin tonė ka pėsuar rritje qė varion nga 4-6 lekė dhe importuesit shtojnė se pėr momentin nuk parashikohet ulje e ēmimit tė naftės. Kėshtu, njė prej importuesve tė naftės nė vend, ka bėrė tė ditur dje pėr “Shekullin” se kompania e tij ka marrė vendimin qė nafta e importit tė shitet me 95 lekė pėr litėr, ndėrsa ajo e vendit me 90 lekė. “Sot morėm vendimin qė tė rrisim ēmimin e naftės”, -tha Lad Fisheku, njė prej importuesve tė hidrokarbureve nė Shqipėri. Duke shpjeguar situatėn nė tė cilėn ndodhen importuesit dhe konsumatorėt, Fisheku thotė se rritja e ēmimit ėshtė e detyruar nga furnizuesit botėrorė dhe se nuk parashikohet ulje e ēmimit. “Nė njė takim qė patėm me importuesit e tjerė, vendosėm qė ēmimi i naftės tė rritet, dhe kjo do tė bėhet nga tė gjithė ne”, -deklaroi zotėruesi i kompanisė “Fisheku” sh.a. Pėrveē importuesit, ėshtė dhe sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės sė importuesve tė hidrokarbureve, Viktor Nushi, i cili thotė se tashmė sasitė e naftės qė janė blerė me ēmimin e vjetėr po mbarohen dhe sė shpejti priten qė tė hyjnė anijet me ngarkesat e reja. Nga ana e tij, Lad Fisheku, tha se rezervat e kompanisė sė tij janė drejt fundit dhe se ēmimi i naftės do tė rritet patjetėr. “Po e ndjek situatėn nė tregjet ndėrkombėtare, dhe ajo nuk premton asnjė ulje tė ēmimit”, -pėrfundon Fisheku. Importuesit e tjerė tė pyetur mbrėmė nga “Shekulli”, dhe sekretari i pėrgjithshėm Nushi mendojnė se ēmimi i radhės mund tė jetė 97-98 lekė pėr njė litėr “D1” dhe 91-93 pėr “D2.
    Kėshtu, dje ėshtė bėrė e ditur se ēmimi i naftės sė cilėsisė “D1” mund tė pėsojė njė rritje deri nė 97 lekė pėr litėr, ndėrsa cilėsia “D2” rreth 5 lekė mė pak, “por gjithmonė kjo do tė jetė nė varėsi tė ecurisė sė tregjeve ndėrkombėtare” thonė importuesit e naftės nė vendin tonė. Aktualisht, qė prej lėvizjeve tė muajit gusht, ēmimet e naftės nė vend nuk kanė pėsuar rritje. Kėshtu njė litėr “D1”, nė pikat e shitjes me pakicė tė Tiranės mund ta blesh me ēmimin qė varion nga 90-92 lekė, ndėrsa naftėn e cilėsisė “D2” nga 83-87 lekė pėr litėr.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    Aman kur do mesojne keta njerez te mos shpenzojne me nafte , makina me nafte ka sjellur tere keto probleme ne bote si dhe ndryshimet klimatike te koheve te fundit mother nature is giving us a warning , kur do fillojne te prodhojne makina qe nuk lejojne perdorimin e naftes keta ...
    !!!

  9. #9
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Petro: “Rezervat aktuale tė naftės nė vend nuk e kalojnė sasinė prej 6 milionė litra”.

    Nafta, rezervat drejt fundit

    Prodhimi ditor vendas, rreth 400 ton ndėrsa rezervat e prodhimit vendas nuk kalojnė 1 milion litra

    Florian Padhimitri

    TIRANĖ-Sasia rezervė e naftės dhe benzinės nė vendin tonė ėshtė drejt pėrfundimit dhe nuk premton pėr njė pėrmirėsim apo zbutje tė krizės qė ka pėrfshirė tregjet e tė gjitha vendeve. Lajmin pėr pėrfundimin e rezervave tė kompanive importuese dhe atyre tė Ballshit e ka dhėnė ditėn e djeshme kryeinspektori i Inspektoriatit tė Naftės Gazit dhe Nėnprodukteve, Nako Petro, i cili tha dje pėr gazetėn se shumė shpejt ēmimi i njė litri naftė do tė arrijė afėr shumės prej 100 lekė. Nako Petro thotė se nuk ėshtė specialist i tregut tė hidrokarbureve, por ai shton se e njeh mirė atė dhe gjendjen aktuale tė tregut shqiptar. “Duke parė ecurinė e tregjeve ndėrkombėtare, dhe gjendjen e importuesve shqiptarė, e tė rafinerisė sė Ballshit, them se shumė shpejt ēmimi i naftės do tė arrijė afėr 100 lekė”, -thotė Nako Petro. Duke folur pėr “Shekullin”, kryeinspektori bėri tė ditur se rezervat aktuale tė naftės nė vend nuk e kalojnė sasinė prej 6 milionė litra, sasi kjo shumė e pakėt. “Si njohės i tregjeve tė naftės dhe kompanive tė vendit, dhe nga informacionet qė kam marrė, sasitė e rezervave tė vendit janė rreth 5 milionė litra, apo diēka mė shumė, por gjithmonė duke mos kaluar 6 milionė”, -thotė Petro, duke shtuar “se nė kėto rezerva pėrfshihen dhe sasitė e naftės qė prodhohen nė vend”. Lidhur me rezervat, Nako Petro bėn tė ditur se, duke marrė parasysh kėrkesėn e vendit, rezervat nuk premtojnė pėr ditėt nė vazhdim. “Rezervat janė njė “hiē” dhe shumė shpejt konsumatorėt do tė pėrballen me ēmimet e reja, tė cilat imponohen nga tregjet e huaja”, -sqaron Petro. Lidhur me ēmimet qė janė deklaruar nga importuesit, kryeinspektori thotė se ato janė tė imponuara nga furnizuesit e importuesve. “Mendoj se shumė shpejt njė litėr naftė D1 do tė shitet me njė ēmim afėr 97 lekėsh, ndėrsa D2 me njė ēmim prej 90-92 lekė”.
    Prodhimi vendas
    Prodhimi vendas vazhdon tė ketė tė njėjtėn pjesė tė tregut qė ka pasur prej vitesh, por kjo ėshtė e pamjaftueshme qė tė shėrbejė si njė rregullues i tregut. Kėshtu nafta qė prodhohet nė rafineritė e Ballshit mbulon rreth 25 pėr qind tė kėrkesės sė tregut pėr naftė, ndėrsa pjesa tjetėr mbulohet nga nafta qė ka si prejardhje Detin e zi, Greqinė dhe njė pjesė e vogėl, Italinė. Kryeinspektori i ISHNGN-sė thotė se prodhimi ditor i vendit ėshtė rreth 400 ton nė ditė, dhe se rezervat me naftė vendi nuk e kalojnė sasinė prej 1 milion litrash. Nako shton mė tej se kėto parametra nuk mund tė ndikojnė nė treg pėr tė mbrojtur konsumatorin nga kriza qė duket shumė e afėrt. “Prodhimi vendas mbulon 20-25 pėr qind tė konsumit vendas, por kjo nuk mjafton qė rafineria vendase tė marrė pozitė monopol nė treg me qėllim qė tė stabilizojė ēmimin”, -ka bėrė tė ditur Petro. Pėr mė tepėr ai sqaron se “prodhimi ditor i naftės nė vend ėshtė rreth 400 ton nė ditė, sasi kjo shumė e vogėl pėr kėrkesėn”. Pėrveē kėsaj lidhur me rezervat e Ballshit, Petro bėn tė ditur se “mendoj se rezervat nuk e kalojnė sasinė prej 1 milion litrash, sasi kjo qė nuk premton”.
    Importi
    Nako Petro thotė se ēmimi i naftės sė importit nė rafineritė ku merret nuk ėshtė nė tė njėjtat nivele tė bursės sė Nju Jorkut apo Londrės, “por edhe nė tregjet e Rusisė, ēmimi ka pėsuar rritje tė ndjeshme”. “Nė kostot e importuesve pėrveē ēmimit qė ėshtė rritur, duhet tė shtojmė dhe kostot e transportit, tė cilat pėr zonėn e Detit tė Zi janė rreth 25 dollarė pėr ton”, -sqaron Petro. Mė tej ai shton se nafta nė Rusi ėshtė mė e lirė, por ka kosto pėr transport. “Nafta qė vjen nga Greqia ka kosto transporti rreth 20 dollarė pėr ton, por ēmimi i blerjes ėshtė mė i lartė”, -pėrfundon kryeinspektori.
    LINDI EDHE "ANDREA"

  10. #10
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Brenda disa diteve u rit edhe 1 USD

    Mungesa e ofertės, rritja e kėrkesės dhe trazirat nė Nigeri, shkaktojnė rekordin e ēmimit tė naftės

    SHBA, nafta 53 USD


    Shekulli

    Kontrata tregtare e lidhur nė bursėn e Nju Jorkut pėr naftėn e papėrpunuar ka arritur pėr herė tė parė nė historinė e saj nivelin 53 dollarė pėr fuēi. Rekordi i ri ėshtė regjistruar qė nė orėt e para tė ditės sė djeshme. Agjencitė e huaja tė lajmeve informojnė se ēmimi i njė fuēie naftė u rrit menjėherė qė nė minutat e para tė hapjes sė bursės, ku vetėm pesė minuta pas hapjes, u regjistrua ēmimi prej 52.92 dolllarė. Analistėt kanė thėnė pėr mediat e huaja se kjo rritje e ēmimit tė naftės ka ardhur si pasojė e shqetėsimeve tė konsumatorėve pėr furnizimet e naftės nė stinėn e dimrit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Informacionet qė bazohen nė raportin javor tė nxjerrė nga Departamenti i Energjisė bėjnė tė ditur se rezervat tregtare tė naftės sė SHBA-sė, qė janė kritike pėr stinėn e dimrit, kanė rėnė me 1.2 milionė fuēi nė 51.2 milionė. “Shqetėsimi ėshtė rritur shumė nė lidhje me nivelin e rezervave nė Shtetet e Bashkuara. Ne jemi afėr stinės sė dimrit nė njė kohė kur kėrkesa ka pasur rritje tė dukshme, veēanėrisht pėr benzinėn. Nėse dimri i sivjetshėm do tė jetė i ashpėr mendoj se furnizimet nuk do tė mjaftojnė”, -ka thėnė Veronika Smart, qė ėshtė analiste nė Qendrėn e Informacionit tė Energjisė me bazė nė Londėr.
    Nigeri
    Nė Nigeri sindikatat e naftės kanė filluar njė grevė dyditore mbi planin e riorganizimit. Megjithėse kompania angleze “Shell” ka njoftuar se prodhimi nuk ka ndryshuar, greva ka ndikuar nė rritjen e ēmimit.
    “Ne jemi nė njė territor tė paeksploruar. Nuk ka shumė arsye pėr shitjen e naftės dhe ka shumė tė tjera pėr ta blerė atė”, -ka deklaruar David Thurtell i Bankės Kombėtare Australiane. Ēmimi i naftės ka kapur disa nivele rekord gjatė javėve tė fundit, ndėrsa furnizimet botėrore nuk mjaftojnė pėr tė pėrballuar kėrkesat nė rritje tė SHBA-sė dhe Kinės.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė nje roje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:36
  2. TEC i Vlorės fillon punėn nė muajin qershor
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  3. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. Ēmimi i naftės arrin njė shifėr rekord
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •