Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49

Tema: Arvanitėt

  1. #31
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    pershendetje nga Plava e Gucia


  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Rofte Shqiperia

    Ju lumte Drini

    Keni Bere nje pune te
    lavderueshme,
    por ajde mbushu mendjen
    mashtruesve greke
    qe ne cdo moment
    mendojne se si do te
    mashtrojne boten.
    Eshte per te ardhur keq qe
    disa Historiane Shqiptare
    bashkohen me pseudoistorianet
    greke qe Pellazget nuk jane
    as Shqiptare dhe sa greke
    e kjo u intereson shume
    grekerve.
    Nje shembull tipik eshte
    se ne remujat e 97 ne
    amfiteatrin e Durresit
    u grabiten statujat qe
    deshmonin vazhdimin e
    historise Pellazgo-Ilire
    dhe nuk u grabiten
    ato greke.
    Greket gjithmone kane vrare,
    grabitur dhe vjedhur cdo
    gje qe flet per ceshtjen
    Shqiptare.

    Shqiperia Mbi Te Gjitha

    Me Nderime Dhe Respekt

    Pellazg Kanina.

  3. #33
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Suli nuk ka lidhje me fjalen sulm apo me foljen me sulmue,por Sul-i ka kuptimin e atyre qe nuk u nenshtruan pra Su -ul, S'ulem(nuk ulem) .Ndoshta ka edhe kuptimin lart,pra dicka qe nuk ulet( S'ulet) dhe fakt eshte qe Suli eshte nje krahine malore,dhe fshatrat e Sulit perkthehen nga shqipja,sic eshte per shembull fshati Kiafa(Qafa) etj.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Uuuu qenkan shume e te kuptueshme 100%,si ka mundesi?
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Bravo djema bravo!
    Keni bere pune te shkelqyer ne gjetjen e ktyre dokumentave dhe fakteve!

    p.s. Greket dhe grekofilet e forumit spo duken rreth e rrotull se ju eshte mbyllur goja.

  6. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Arvanitėt, sa pak i njohin

    “Studimet dhe botimet nė Shqipėri pėr historinė dhe kulturėn e arvanitasve”. Ky ėshtė titulli i shkrimit, qė studiuesi i njohur i ka vėnė shkrimit tė tij…

    Prof. dr. Marenglen Verli

    A. Sa dimė dhe sa duhet ditur pėr arvanitėt?

    Pėr shqiptarin e zakonshėm nė Republikėn e Shqipėrisė dhe nė Kosovė, madje, edhe pėr individin e arsimuar, qė nuk ėshtė i prirur pėr literaturėn historike dhe qė informacionin historik e merr vetėm rastėsisht e pėrciptas, njohuritė pėr arbėrorėt e Greqisė, apo arvanitėt, nuk janė ende nė nivelin qė do tė duhej tė ishin. Nė mėnyrė tė mjegulluar “arvaniti”, pėr tė, ėshtė shqiptari i diasporės mesjetare tė vendosur nė Greqi, i cili, nė shek.XIX, luftoi pėr pavarėsinė e Greqisė. Tė pakėt janė ata qė kanė idenė pėr pėrmasat e shtrirjes gjeografike dhe numerike tė arvanitėve nė periudha tė caktuara gjatė shekujve, si p.sh. nė atė paraosmane gjatė sė cilės rreth 150 mijė arbėr u zhvendosėn drejt jugut tė trevave tė tyre, duke konsoliduar praninė masive, nė brigjet e Egjeut. Mė tė pakėt janė ato qė kanė dėgjuar pėr argumentet e studiuesve, qė rreken tė gjejnė nėse ka pasur prani tė etnosit iliro-arbėror nė jug tė Gadishullit tė Ballkanit qysh nė mijėvjeēarin e parė pas Krishtit, ndoshta edhe mė herėt, ēka do t`i bėnte arbėrorėt e sotėm tė Greqisė, autoktonė tė hershėm nė Ballkanin Jugor, sikurse edhe vetė ata besojnė. Pėr aq sa dihet pėr arvanitėt, as studiuesit e antikitetit nuk do t`i gjejmė nė njė mendje, madje ata tė periudhave tė hershme vetėm diskutojnė dhe hamendėsojnė pėr tė definuar nėse ka pasur afri mė tė hershme midis iliro-arbėrorėve dhe grekėve antikė nė ato thellėsi tė kohėve tė shkuara, kur njė popull i emėrtuar “pellazg”, ishte populli mė i madh i Mesdheut.

    Shqiptarėt sot dinė mjaft pėr Skėnderbeun dhe bėmat e tij dhe me tė drejtė …, ēudi do tė ishte sikur tė mos dinin …, dinė diēka edhe pėr historinė e princave para tij, tė shek.XII–XIV, veēanėrisht pėr pinjollėt mė tė famshėm tė familjeve tė mėdha tė kohės, Topiajve, Balshajve, Shpatajve, Arianitėve, Muzakajve etj., etj., tė gjysmės sė dytė tė shek.XIV, por sa dinė vallė pėr rolin dhe ndikimin e arvanitėve apo arbėrve tė Thesalisė, Beotisė, Atikės, Peloponezit (Moresė), Etolisė, ishujve tė Egjeut e tė Jonit etj., nė kėtė periudhė, pėr rolin dhe ndikimin e tyre nė politikėn rajonale tė normanėve, bizantinėve, spanjollėve, francezėve apo gjermanėve dhe veēanėrisht pėr qėndresėn e tyre tė jashtėzakonshme antiosmane? Sa dinė pėr figura tė tilla tė kohės, tė origjinės arbėrore si Leon Sguro, Dhimitėr Rendi, Pjetėr Bua, Teodor Buhali, Manuel Bakali, Doskja, Krokondil Klada, Dhimitėr Bakali, Teodor Bua, Primo Koka etj. (shek.XIII–XV)? Sa dinė mė tej, pėr pėrmasat e largimit tė arvanitėve drejt perėndimit, pasi ishin identifikuar si popullues nė mėnyrė masive tė viseve tė Greqisė pėr rreth njė shekull – njė shekull e gjysmė, duke i dhėnė asaj jetė e gjallėri, si edhe pėr bėmat e tyre nė viset ku u vendosėn rishtas qė nga shek.XIV deri nė fillim tė shek.XVIII? Sa dinė pėr “stratiotėt” arvanitė tė shpėrndarė anekėnd fushave tė betejave tė Evropės, mė tė aftėt ndėr kandotierėt e kohės dhe pėr gjeneralėt e tyre tė famshėm si Merkur Bua etj., qė u ngjitėn nė shkallėt mė tė larta tė hierarkisė ushtarake evropiane nė shekujt.XV-XVI, kur ende mund tė idetifikoheshin si arbėrorė apo arvanitė? Sa realisht dinė pėr pėrbėrjen etnike tė viseve ku, si rezultat i njė lufte ēlirimtare, nė fakt shumėkombėshe, nė Ballkan, nė shek.XIX, u krijua shteti i parė i pavarur, shteti grek, si edhe pėr rolin e arvanitėve nė arritjen e pavarėsisė e tė konsolidimit tė tij etj., etj.?

    Shumėkush do tė ēuditej kur tė dėgjonte se Peloponezi i shek.XIV banohej tė paktėn 50 pėr qind nga arvanitėt (nė njė regjistrim tė gjysmės sė dytė tė shek.XIV nė pjesėn veriore dhe qendrore tė gadishullit nė fjalė, ndėr 198 vendbanime 155 rezultonin arbėrore), se shteti grek i porsakrijuar i shek.XIX, me rreth 570 mijė banorė, 1/4 e ndoshta 1/3 e popullsisė e kishte arvanite, se Athina e asaj kohe, njė qytezė me rreth 9 – 10 mijė banorė, kishte mė shumė arvanitė se grekė (4 mijė arvanitė, 3 mijė turq, 3 mijė grekė), se mitropoliti i Eubesė nė vitin 1921, kryepeshkop i Athinės, nė vitin 1927, Grigor Gjirokastriti, ishte njė shqiptar, se Revolucioni i vitit 1821, rreth 90 pėr qind tė “kapedanėve” (Kunduriotin, Dhjakon, Boēarin, Xhavellėn, Miaulin, Kanarin, Kollokotronin, Bubulinėn, Andrucin, Karaiskaqin etj., etj.) i kishte arvanitė, se flota e revolucionit ishte nė shumicėn dėrrmuese ekskluzivitet i arvanitėve, se rregullorja e parė e flotės greke ėshtė shkruar edhe nė gjuhėn arbėrore, se nė parlamentin e parė tė Greqisė flitej krahas greqishtes edhe arbėrishtja, se deri nė vitin 1912 admirali i flotės greke Pavllo Kundurioti, mė pas president i republikės greke, jepte urdhėra edhe nė kėtė gjuhė, se ende nė dekadat e para tė shek.XX, rreth 300 mijė vetė, ose 1 nė 7 banorė tė Greqisė flisnin e kuptonin si ai dhe, sė fundi, se edhe sot njė shqiptar mund tė bisedojė e tė kuptohet pėr bukuri me shumėkėnd prej ende rreth 200 mijė folėsve tė gjuhės arvanite, tė identifikuar nė tė paktėn 645 fshatra arvanite, shqipfolėse nga arbėreshi i palodhur at Antonio Belushi.

    Shumėēka do tė na shkaktonte ēudi, nėse do tė kėrkonim tė dinim pėr botėn arvanite, qė ėshtė prezente sot nė Greqi, qė ka qenė aty, siē thonė studiues tė shumtė, edhe nė shekujt 12, 13, 14, madje, edhe nė shek.VI-VII, kur arbėrit ndoshta quheshin ende ilirė (nė Korfuz, nė Peloponezin Perėndimor nė krahinėn e Manit), por qė evidentohet shumė dukshėm e nė mėnyrė tė padiskutueshme veēanėrisht 800 vjetėt e fundit.

    B. Ē`kemi studiuar e botuar pėr arvanitėt?

    Pėr arvanitėt kanė shkruar studiues e udhėtarė evropianė, grekė e vetė arvanitėt mė sė fundi. Ėshtė studiuar e botuar pėr ta edhe nė Shqipėri, ndoshta jo aq sa do tė duhej, por edhe jo pak, nė raport me potencialin shkencor qė ka pasur Shqipėria.

    Madje nė kėtė drejtim, qė nga viti 1912 e deri mė sot janė aktivizuar studiues ndėr mė tė njohurit si Mit’hat Frashėri, prof. Kristo Frashėri, prof. Stefanaq Pollo, prof. Koli Xoxi, prof. Pėllumb Xhufi etj. Ndoshta mė tepėr duhej bėrė pėr publikimin e studimeve tė realizuara, por edhe pėr publikimin e studimeve tė albanologėve e helenistėve qė kanė pasur objekt tė punės sė tyre historinė dhe kulturėn arvanitase, publikimin e pėrshkrimeve tė udhėtarėve tė huaj, tė diplomatėve etj., qė kanė rėnė nė kontakt me arvanitėt, publikimin e pjesėve tė zgjedhura tė kronikave pėr historinė e luftėrave dhe tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė historisė mesjetare tė Evropės nė tė cilat ndeshen gjurmėt e “stratiotėve” tė shquar arvanitė etj., etj.

    Sidoqoftė, pėr ēfarė nuk ėshtė bėrė, le tė bėhet nė tė ardhmen. Ėshtė koha qė, pėr tė ngritur ura tė forta tė miqėsisė nė Ballkan, duhet tė dimė, cilėt jemi e nga vijmė. Kėshtu, mė lehtė do tė shkojmė aty ku tė gjithė duam tė shkojmė.

    Le tė ndalemi konkretisht tek studimet dhe botimet nė Shqipėri pėr historinė dhe kulturėn arvanite. Ato po mbushin rreth njė shekull, pra kanė moshėn e shtetit tė pavarur shqiptar. Por kėto studime kanė edhe njė prehistori tė vyer nė saje tė pėrkushtimit tė rilindasve tanė tė mėdhenj, Sami Frashėrit, Naim Frashėrit, Thimi Mitkos etj. Veprat e tyre kanė informacionin e parė, tonin, pėr historinė dhe kulturėn arvanite. Mund tė pėrmendet pėr atė kohė edhe ndonjė organ i diasporės si “Kalendari Kombiar” qė botohej nė Sofje, i cili, nga fillimi i shek.XX, pati ndonjė artikull kushtuar arbėrve tė Moresė.
    Nė periudhėn pas vitit 1912 arvanitėt u pėrmendėn nga Fan S. Noli nė monografinė “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”, nga Mithat Frashėri, Osman Myderizi, nė studime ose artikuj tė botuar nė periodikėt e kohės; nga Mehdi Frashėri, nė ndonjė pėrmbledhje (“Leka”); ose edhe nė ndonjė pamflet politik, sikurse ėshtė rasti i Luigj Bumēit etj. Ndėr organet e medias, ku u publikuan shkrime me informacion pėr arvanitėt, mund tė pėrmenden revistėn “Dituria” (1926-1927), “Besa” (1934), “Leka” (1944), “Hylli i Dritės” (1943), “Bashkimi i Kombit” (1944), “Drita” (1937), “Agimi” (1979), “Vullneti i popullit” (1931), “Minerva” (1935), “Gazeta e Korēės” (1932). Pėr ta gjendet informacion gjithashtu nė botimin serial “Visarėt e Kombit” (1939) etj.
    Gjithsesi, historia dhe kultura arvanite, nė kėtė periudhė tė lindjes dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar, pak mundėn tė studiohen dhe tė publikohen. Pėr fat tė keq, ndryshe nga arbėreshėt e Italisė, arvanitėt vetė, mjaft tė asimiluar, por edhe tė penguar, nuk shkruan pėr veten e tyre, tė paktėn kėtė nuk e bėnė nė formė tė identifikuar, kėshtu qė nuk pati ē’ka tė riprodhohej nė Shqipėri, e dalė nga penda e tyre.

    Investimi shtetėror nė Shqipėri pėr albanologjinė, nė periudhėn e Pasluftės sė Dytė Botėrore, dora-dorės, solli nė njė qasje mė tė dukshme tė studiuesve tė ndryshėm ndaj botės arvanite, ngjarjeve dhe figurave tė saj tė shquara. Me njė ngritje graduale, qė dha frute veēanėrisht 30 vjetėt e fundit, albanologjia prodhoi studime dhe informacion tė vlefshėm edhe pėr historinė dhe kulturėn arvanite. Nė 15 vjetėt e fundit fenomeni ka qenė mjaft mė i dukshėm.
    Aktualisht, arvanitėt kanė njė vend tė posaēem nė tekstet shkollore tė Historisė sė Popullit Shqiptar, qė pėrdoren nė ciklin e arsimit tė ulėt e tė mesėm, si edhe nė leksione tė veēanta nė ciklin e lartė, qė nga viti nė vit janė pasuruar me informacione, veēanėrisht nė sythet ku flitet pėr emigracionet shqiptare nė mesjetė dhe pėr qėndresėn e shqiptarėve tė Moresė nė shek. XV. Kėtė vend ata e kanė siguruar edhe nė vepra madhore si Historia e Shqipėrisė, nė dy vėllime (Tiranė, 1965), me autorė tė pjesėve respektive prof. A. Budėn dhe prof. S. Pollon dhe nė botimin e ri nė 4 vėllime tė Historisė sė Popullit Shqiptar, pėrkatėsisht nė vėllimin e parė, botuar nė vitin 2002, me autor prof. P. Xhufin, botime kėto tė Institutit tė Historisė sė Akademisė sė Shkencave.

    Informacion konēiz pėr arvanitėt, dhėnė nė disa artikuj apo zėra tė veēantė, ėshtė publikuar edhe nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, qė u botua nė Tiranė nga Akademia e Shkencave nė vitin 1985, i cili do tė ribotohet sė shpejti me njė pėrpunim mė cilėsor.

    Gjithsesi, nė tekstet shkollore tė sipėrpėrmendura dhe nė Historinė e Popullit Shqiptar, do tė ishte dashur tė gjendej mė shumė vend pėr rolin e arvanitėve nė Revolucionin grek tė vitit 1821 dhe nė krijimin e Greqisė sė Pavarur. Por kėtė boshllėk e kanė plotėsuar disa monografi tė botuara 20 vitet e fundit, tė cilat janė mbėshtetur nė njė bibliografi mjaft tė gjerė. E para, e titulluar “Arvanitėt dhe shqiptarėt nė luftėn ēlirimtare tė popullit grek (shek.XIV – 1829)”, me rreth 228 faqe, u botua nė vitin 1985 nga Dhimitėr Grillo. Ajo u pasua mė 1991 nga monografia “Lufta e popullit grek pėr pavarėsi – kontributi shqiptar” e Koli Xoxit, dhe “Marko Boēari, Fatosi i Misalongjit”, i po kėtij autori. Tė dy monografitė e para trajtojnė pikėrisht rolin e arvanitėve nė krijimin e Greqisė sė Re, por mjaft informacion pėr kėtė gjen edhe nė tė tretėn. Kurse monografia “Arvanitėt” e Irakli Koēollarit, qė u botua mė 1994, synon tė japė njė informacion tė plotė pėr boten arvanite, duke trajtuar aspektet kryesore tė historisė dhe personaliteteve tė shquar tė saj nė 800 vjetėt e fundit.

    Studime mė tė shkurtra dhe artikuj seriozė pėr probleme tė caktuara, i janė prezantuar lexuesve nė Shqipėri nga studiuesit e njohur Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Kristo Frashėri, Zija Shkodra, Filip Liēo, Eqrem Ēabej, Stavri Naēi, Petraq Pepo, Zana K. Frashėri (Lito), Pėllumb Xhufi, Zihni Reso, Timo Dilo etj.
    Kėta studiues, kryesisht potenciale intelektuale tė Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave, nė vitet 60-80, krahas artikujve tė botuar, e trajtuan temėn arvanite edhe nė Konferenca e simpoziume shkencore, si Konferenca Kombėtare kushtuar Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut nė vitin 1968, Konferenca e Parė dhe Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike, nė vitin 1965 dhe nė vitin 1969, Konferenca Kombėtare e Studimeve Etnografike, nė vitin 1977, ku u ftuan dhe kumtuan pėr kėtė tematikė dhe studiues tė huaj si J. Irmscher, R. Stojkov (nė bashkėpunim me Th. Kaēorin) etj.
    Botimi i korpuseve me dokumente arkivore pėr mesjetėn (shek.X–XV), i organizuar nga Instituti i Historisė i Akademisė sė Shkencave, ka qenė njė drejtim tjetėr i punės sė studiuesve nė Shqipėri nė dekadat e fundit, ku shfaqet informacion edhe pėr botėn arvanite, qoftė edhe indirekt. Po pėrmendim njė cikėl vėllimesh si “Dokumente tė periudhės bizantine pėr historinė e Shqipėrisė (shek.XII-XV)”, “Burime tė zgjedhura pėr Historinė e Shqipėrisė”, “Dokumente tė shek.XV pėr historinė e Shqipėrisė”, “Burime tregimtare bizantine pėr historinė e Shqipėrisė, shek.X–XV”, mandej vėllimet pėr Luftėn shqiptaro-turke tė shek.XV, (Burimet bizantine dhe burimet osmane) etj., pėrgatitur nga A. Buda, K. Biēoku, K. Bozhori, F. Liēo, I. Zamputi, K. Frashėri, S. Pollo, P. Bogdani, P. Huta, L. Malltezi, S. Pulaha, S. Naēi, Z. Shkodra, P. Thėngjilli etj.

    Plotėsimit tė informacionit tė studiuesve, punonjėsve tė arsimit, si edhe pėrgjithėsisht, lexuesve nė Shqipėri, pėr arvanitėt, i ka shėrbyer edhe publikimi i studimeve dhe botimeve tė tjera tė realizuara jashtė Shqipėrisė, tė shkruara nga shqiptarė ose tė huaj. Njė vend nderi nė kėtė kategori ribotimesh zė monografia “Arvanitėt dhe prejardhja e grekėve (vėshtrim historik-folklorik dhe politik-gjuhėsor)” e tė mirėnjohurit Aristidh Kolja, (Shtėpia Botuese 55, Tiranė, 2002). Shumė me rėndėsi ėshtė gjithashtu pėrfshirja nė studimin e Zana K. Litos e listės sė fshatrave arvanite nė Greqi, tė pėrcaktuara e publikuara nga studiuesi i palodhur arbėresh At Antonio Belushi nė librin “Kėrkime dhe studime pėr arbėreshėt nė Greqi” (Antonio Bellusci “Ricerche estudi tra gli Arberori dell`Ellade”, Cosenza, 1994). Natyrisht, shtėpitė botuese duhet tė kenė edhe projekte tė tjera…

    C. Karakteri i studimeve tona pėr arvanitėt

    Pas kėtij vėshtrimi tė pėrgjithshėm mbi studimet dhe botimet e realizuara nė Shqipėri mbi arvanitėt, mund tė konkludojmė se raporti midis shkrimeve qė trajtojnė tėrėsisht ose pjesėrisht temėn arvanite, anon nga e dyta. Po kėshtu, nė raportin midis shkrimeve tė mirėfillta shkencore dhe publicistike, apo trajtimit divulgativ tė temės arvanite, pesha anon pėrsėri nga e dyta. Aty kėtu nuk kanė munguar edhe artikuj informacioni. Pėrmendja me pak fjalė e temės arvanite ėshtė dhėnė ndonjėherė edhe nė kontekstin e ndonjė momenti politik.

    Pėrsa i takon destinacionit ku drejtohen studimet dhe botimet e realizuara nė Shqipėri pėr arvanitėt, ato, pėrgjithėsisht, kanė synuar publikun shqiptar. Vetėm nė raste tė veēanta, konferencash a simpoziumesh shkencore ose botimesh tė karakterit akademik, destinimi ka qenė pėr njė rreth tė ngushtė studiuesish tė huaj dhe tė interesuarish tė tjerė qė preferojnė tė informohen nga botime tė kėsaj natyre. Orientimi drejt njė publiku mė masiv do tė kėrkonte botimin nė gjuhė tė huaja tė pikėpamjeve tė historiografisė shqiptare. Por mungesat qė vihen re nė kėtė drejtim lidhen, pėrgjithėsisht, me mjetet relativisht tė pakta materiale, qė kanė pasur nė dispozicion shkencat albanologjike, gjatė gjithė ekzistencės rreth 90-vjeēare tė shtetit shqiptar. Le tė shpresojmė se bashkėpunimi i studiuesve shqiptarė, kudo qė ndodhen, do tė shtojė prodhimin shkencor, por edhe mjetet pėr publikimin e tij nė mėnyrėn e duhur, brenda e jashtė botės shqiptare.

    D. Hapa tė tjerė pėr njohjen dhe respektimin e botės arvanite nė Shqipėri

    Natyrisht, nė ndihmė tė shkencės historike, pėr njė publikim masiv tė arritjeve tė saj, por edhe tė arritjeve tė degėve tė tjera, si letėrsisė, arteve etj., ka luajtur e po luan rol media e shkruar, ajo elektronike, fonike dhe vizive. Edhe pse mė mungon informacioni i nevojshėm, pėr tė definuar sa e kanė realizuar “detyrėn” e vet shtypi i pėrditshėm, radiot ose televizionet, mendoj se kėta sektorė kanė ende pėr tė bėrė nė drejtimin sasior dhe cilėsor tė informimit tė publikut shqiptar pėr historinė e vjetėr e tė re, pėr kulturėn, pėr ekonominė, pėr personalitetet etj. etj., tė arbėrve tė Greqisė.
    Diēka ėshtė bėrė edhe nė fushėn e artit, veēanėrisht nė pikturė, si dhe nė vlerėsimin nga autoritetet pėr figura tė caktuara historike (ndonjė mbledhje pėrkujtimore, dekorim, emėrtim rruge etj.), por nė ē’raport kanė qenė kėto me ato qė do tė duhej tė ishin bėrė, ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet pa bėrė krahasim me veprimtari tė ngjashme. Theksoj me bindje se gjallėrimi i punės nė tė gjithė kėto fusha mund tė ketė njė ndikim tė gjerė dhe tė menjėhershėm nė plotėsimin e dijeve tė njerėzve tė zakonshėm, tė ēdo niveli arsimor e kulturor.

    E. Sa na kanė ndihmuar studimet dhe botimet e derisotme pėr tė njohur botėn arvanite?

    Bilanci i pėrgjithshėm i studimeve dhe botimeve nė Shqipėri pėr botėn arvanite, sikurse e pėrmenda mė sipėr, nuk ėshtė shumė, por as edhe pak nuk ėshtė. Ndonėse nuk pretendoj pėr njė vrojtim shterues, mund tė them se nė skedarėt e Bibliotekės sė Institutit tė Historisė sė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, qė si institucion i specializuar ėshtė biblioteka mė e pasur me materiale albanologjike, gjenden 141 skeda bibliografike pėr historinė dhe kulturėn arvanite, tė nxjerra nga shtypi dhe nga botime tė ndryshme. (Ato janė kryesisht nė gjuhėn shqipe dhe shpesh trajtojnė nė pėrgjithėsi edhe problemin e shqiptarėve tė tjerė nė Greqi). Pėr krahasim do tė pėrmend se pėr arbėreshėt e Italisė, nė bibliotekėn e sipėrpėrmendur, ka rreth 3 herė mė tepėr skeda. Natyrisht diferenca lidhet me faktin se arbėreshėt e Italisė punuan shumė qė tė tjerėt t`i njihnin dhe nga ana tjetėr, kontribuan shumė nė Lėvizjen Kombėtare tė Rilindjes Shqiptare.

    Gjithsesi, angazhimi i studiuesve mė tė kualifikuar tė shkencės shqiptare pėr trajtimin e historisė dhe kulturės arvanite, sikurse u pėrmend, ka ndikuar ndjeshėm nė njohjen qė kemi sot ndaj botės arvanite. Madje, artikujt e tyre cilėsorė kanė qenė informacioni i vetėm serioz qė ka dalė nga vetė shqiptarėt pėr atė rem tė tyre tė lashtė, i cili, nė rrethana tė caktuara, pėr mjaft kohė, nuk ka pasur mundėsi tė shkruajė pėr veten e tij. Por bota arvanite duhet tė presė jo vetėm tė njihet nė Shqipėri, por edhe ta njohė, madje ta shohė realisht Shqipėrinė, Kosovėn dhe botėn tjetėr shqiptare nė pėrgjithėsi. Unė mendoj se nė kėtė drejtim ka hapa pozitivė tė diktuar nga faktorė tė shumtė objektivė e subjektivė.

    Me siguri historia dhe kultura arvanitase do tė ishin mė tė njohura, nėse edhe politika nuk do tė kishte penguar (kujto marrėdhėniet e acaruara shqiptaro-greke pėr shumė kohė), nėse do tė kapėrceheshin koncepte nė tė dy anėt e kufirit Shqipėri-Greqi dhe nėse do tė vlerėsoheshin drejt personalitete arvanite, si dhe ngjarje ku ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm progresiv. Por, gjithashtu kjo do tė ndodhte edhe nėse arvanitėt do tė kishin pasur mundėsi tė ruanin mė mirė, ashtu si arbėreshėt e Italisė, krenarinė pėr origjinėn, identitetin, gjuhėn dhe kulturėn e tyre dhe nėse do tė mund tė krijonin nė Greqi, sikurse vėllezėrit e tyre tė pėrtej Jonit e Adriatikut, njė lob pro Shqipėrisė paqėsore, aktualisht edhe pro Kosovės, e mė gjerė, nė interes tė forcimit tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore shqiptaro-greke. Kjo, natyrisht, do tė shkonte nė tė mirė tė stabilitetit nė Ballkan e mė gjerė.
    Njė politikė konstruktive e qarqeve drejtuese tė dy shteteve, Shqipėrisė e Greqisė, nė rrethanat e kaq shumė lidhjeve tė vjetra e tė reja etnike, historike, ekonomike, kulturore, politike etj., etj., me siguri do tė gjallėronte tė gjithė ata elementė qė mund ta kthenin jugun e Ballkanit nė modelin mė tė mirė, pėr arritjen nė Gadishull tė parametrave tė kėrkuar evropianė tė integrimit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #37
    Te pakten TVSH te pergatise dokumentar nga jeta e popullsise shqiptare, qe jeton prej shekujsh ne Greqi (pa permendur ketu shqiptaret etnike te veriut te Greqise se sotme).
    Televizioni grek lejohet te vije dhe te filmoje ku dhe si te doje, cdo aktivitet, cdo feste te minoritetit grek, cdo mbledhje e cdo feste.
    Ndersa TVSH-ne kush e pengon qe te pergatise cikle te tere per arvanitet dhe keshtu shqiptaret kudo qe jetojne, te kene mundesine te njohin nga afer gjithcka qe ka te beje me to.
    Shteti yne po i le te menjanuar jo vetem arvanitet por dhe arbereshet e Italise.

    Ne asnje menyre nuk duhen harruar shqiptaret kudo qe jetojne, sepse ata jemi ne dhe ne jemi ata.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    “Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet” thonte Aristidh Kolia.

    FSHATRAT NĖ GREQI KU ĖSHTĖ FOLUR DHE FLITET NGA BANORĖT GJUHA ARVANITASE



    Shkruan:Prof.Arben LLALLA Mė 23.03.2007, Tetovė


    Njė mjegull e zezė mė vu nė sy, mu sillnin trutė e muar erė gjithė ē’ka Me helm nė zemėr un erdha nė shtėpi si zog i varfėr ē’jam pa fole. (vargje arvanite) Tė pakėt janė njerėzit tė cilėt dinė zonat nė Greqi, qė banohen nga popullata qė flasin gjuhėn arvanitase. Pikėrisht ky ėshtė qėllimi i kėtij studimi historik, tė bėjmė tė njohur nė publikun e gjerė shqiptar fshatrat ku vazhdon tė flitet nga banorėt e tyre gjuha arvanite deri mė sot. Arvanitėt i ndeshim nė zonat ku tokat ishin pjellore qysh nė kohėt mė tė lashta, domethėnė aty ku zonat nuk janė baltike, dhe kryesisht arvanitėt i ndeshim aty ku ekzistojnė qytetet antike nė Greqi. Popullsia arvanitase ėshtė e lidhur me qytetet e lashta mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė ambientin grek. Nė kėtė studim do tė pėrmendim emrat e shumė fshatrave ku shumica e tyre u janė ndryshuar emrat. Natyrisht, nė kėtė shkrim nuk do tė pėrmendim tė gjithė emrat e fshatrave qė ėshtė folur dhe flitet gjuha e Arbėrit.

    Nga kėrkimet e studiuesve tė ndryshėm arbanė si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos etj. Janė zbuluar se nė Greqi gjenden 696, fshatra qė ishin dhe janė tė banuar edhe sot e kėsaj dite nga popullsia me rrėnjė shqiptare. Ku ndahen nė dy grupe, ata qė janė arvanitas vendas qė njihen qė nė kohėn antike dhe qė nga shekulli 4-13, tė cilėt janė mbi 550 fshatra. Janė dhe rreth 150 fshatra qė banohen nga shqiptarėt qė grekėt i quajnė allvanofonos (shqipfolės) qė kanė ardhur nė Greqi rreth viteve 1600.Kryesisht fshatrat qė janė banuar dhe banohen nga popullsia qė flet nė vatėr gjuhėn shqipe ndodhen nė zonėn e Epirit, disa janė nė zonėn e Thrakės, Peloponezit, Thesalisė, Livadhiasė. Nė ishujt tė Korfuzit, Specas, Hidrės, Psaron, Andros, Salaminės, Jo, Thirra (Santorini) etj.

    Nė vitin 1987, njė grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinė nga data 4-10 tetor 1987, pėr tė kryer njė studim rreth pranisė sė elementit shqiptar dhe ruajtjes sė prejardhjes etnike tė gjuhės. Udhėtimi u organizua nga Byroja Europiane pėr Studimet e Gjuhėve pak tė pėrdorura nėn mbikqyrjen e Komisionit tė Komunitetit Europian. Grupi pėrbėhej nga studiuesi i njohur arbėresh Urat Antonio Bellushi (itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Josepk San Sokasao (tė gjithė spanjollė), Onon Falkoma (holandez), Volfgan Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qėllimi ishte qė pėrfaqėsuesit europian gjatė vizitės tė binin nė kontakt me fshatrat qė banohen nga njerėz qė flasin gjuhėn arvanite. Gjatė vizitės pėrfaqėsuesit e Komunitetit Europian u ndeshėn me shumė probleme deri dhe nė lėndime.

    Emrat e fshatrave tė mė poshtėm janė sjellė ashtu si shqiptohen nė gjuhėn greke, pa u bėrė pėrkthimi nė gjuhėn shqipe. Lexuesi mund tė vėrejė pa vėshtirėsi se shumė nga kėto emra tė fshatrave kanė rrėnjėn dhe kuptimin e pastėr tė gjuhės shqipe, dhe kėta emra u kanė rezistuar deri mė sot edhe ndryshimeve qė kanė sjellė vitet. Nė fjalėt e shkruara me shkronja tė mėdha rrėnja dhe kuptimi tregojnė qartė prejardhjen ose kuptimėsinė nga gjuha shqipe. Shumė emra tė fshatrave pėrbėhen nga bashkime tė fjalės greke me atė shqipe. Ndėrsa emrat e fshatrave nė kllapa, janė fshatra ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.

    1-Qarku i Atikės ka rreth 84 fshatrat ndėr to pėrmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPĖSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisė, Moilesi, Malakasa, Kakoshalėsi, HALKUĒI, Sikamino, (KUKUVAJNĖ), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami).

    2-Zona e Megarindhos pėrmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina. Kryeqyteti i ishullit tė Salaminės Kuluri banohet me arvanitė si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanitė nga Salaminė nė njė intervistė pėr njė kanal televizivė shqiptar ka thėnė se sot nė ishullin e Salaminės ka mbi 40.000 mijė arvanitė.

    3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri.

    4-Zona e Thivės pėrmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboēari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalėsi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalėsi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAĒI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirē, Lukisia.

    5-Zona e Livadhjas pėrmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

    6-Zona e Korinthos pėrbėhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogėl, LOPĖSI, Dusha, Kastanja, BIĒA, (KUĒI), Almiri, Katakali, Bashi, BIĒA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAĒANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerėza, Limohori.

    7-Zona e Lokridhės pėrmendim: Livanadhes, Martino, MALĖSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos.

    8-Rrethi i Argos pėrmendim: Berbati, Limnes, (Kuēopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja),

    9-Ishulli i Nafplios pėrmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBĖSI), (Kofini), Kamari.

    10-Zona e Trisinias; pėrmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.

    11-Zona e Ermonidos pėrbėhet pothuajse nga ishujt qė historikisht njihen si qėndra tė mėdha tė banuara nga arvanitėt dhe ku dolėn heronjtė, kryetarėt e parė tė shtetit Grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi.

    12-Mantinias ka Dara.

    13-Nė Kalavrita ėshtė (Lukuria).

    14-Pėr rrethin e Patrės thuhet se pėrpara dy shekuj banorėt flisnin kryesisht gjuhėn arvanitase, dhe kishte gra qė nuk dinin fare greqisht. Sot gjuha arvanitase ėshtė ndihmėse dhe pėrdoret kryesisht nė kuvendet e pleqėve ose kur folėsit nuk dėshirojnė tė mėsojnė tė tjerėt atė qė kuvendojnė midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) .

    15-Nė krahinėn e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur po thuajse dhe pėrmendim. (Kumani), (BĖNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra.

    16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPĖSI, Piēa, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHĖ, SULI, Shirk. Nė fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhė e dytė. Kurse nė fshatrat Ripės, Piēa, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori kryesisht burat e vjetėr flasin mirė gjuhėn arvanitase.

    17-Krahina e Karistias, pėrmenmdim: KALANĖ, Baba, Dramėsi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAĒI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    KUR SHQIPTARĖT KANDIDONIN PĖR DEPUTET NĖ PARLAMENTIN GREK


    NĖ VITIN 1860 - “Njė fjalim parazgjedhor nė gjuhėn shqipe tė botuar nė gazetėn greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ nė vitin 1860”. Shkruan:Prof.Arben LLALLA

    Greqia u ēlirua nga pushtimi turk me armėt e shqiptarėve. Kėtė e thonė historianėt dhe studiuesit e huaj. Mbas shpalljes sė pavarėsisė mė 1821 Kuvendi popullor i Greqisė pėrbėhej nga deputetė shqiptar dhe grekė. Me kalimin e viteve nga fillimi i shekullit tė XX shqiptarėt u “bindėn”, se duhet tė braktisnin identitetin e tyre kombėtar shqiptar.

    Disa herė Greqia ėshtė udhėhequr nga Kryetar shteti dhe Kryeministėr shqiptar deri edhe nė ditėt tona. Sot me interes na duken fjalimet parazgjedhore tė shekullit tė XIX kur shqiptarėt kandidonin pėr deputet nė Kuvendit e Greqisė.

    Nė gazetėn greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT) tė 29 dhjetori tė vitit 1860 ėshtė botuar njė fjalim parazgjedhor nė gjuhėn shqipe. Ku kandidati pėr deputet parashtron shkaqet pėrse shqiptarėt nė Greqi duhet tė votojnė pėr atė. Nė kėtė dokument, bėhet fjalė pėr njė fjalim parazgjedhor nė periudhėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nė Greqi nga dhjetori i vitit 1860, deri nė mars tė vitit 1861. Nė atė periudhė, sipas dokumenteve historike, mbizotėronte njė klimė frikėsimi dhe burgimesh politike nė Greqi. Zgjedhjet e vitit 1861 nė Greqi i fitoi grupimi qeveritar pro mbretit, i kryesuar nga shqiptari Athanas Miauli, i cili u zgjodh Kryeministėr i Greqisė nė atė kohė.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kryeminstri Athanas Miauli 1815-1867
    Athanas Miauli ka lindur nė ishullin e Hidrės, mė 1815 dhe ishte djali i njė shqiptari tė lavdishėm Andrea Miaulit. Ai, u rrit pranė babait nė det dhe mėsoi gjuhėn greke nga Filip Joanu. U bė adjutant i mbretit Oton dhe ministėr i Marinės nė vitin 1855. Kryeministėr u zgjodh disa herė qė nga viti 1857 e deri nė vitin 1862. Vdiq nė Paris tė Francės nė vitin 1867.

    Fjalimi parazgjedhor i vitit 1860, ėshtė botuar pėr herė tė parė mė 29 dhjetor tė tė njėjtit vitit nė gjuhėn greke dhe gjuhėn shqipe, nė faqen e parė tė gazetės greke, ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT). Numri i parė i kėsaj gazete politike dhe filologjike e Athinės u botua mė 4 nėntor tė vitit 1859 me titull ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“, me kryeredaktor Odisea Jamelon dhe vijoi tė botohej me kėtė titull deri nga mesi i vitit 1861, dhe numri 161 u titullua “Μελλον της Ελλαδος” (E ardhmja e Greqisė) deri kur u mbyll nė vitin 1863.

    Zbulimi i kėtij dokumenti historik, ka njė rėndėsi tė madhe meqenėse ėshtė njė nga dėshmitė e pakta tė shkrimeve nė gjuhėn shqipe me shkronja greke nė shekullin XIX qė ka shpėtuar deri mė sot, pasi kėrkuesit e shkrimit tė gjuhės shqipe, siē e kemi thėnė nė pėrgjithėsi, janė marrė kryesisht me mbledhjen e kėngėve dhe tė pėrrallave gojore tė folklorit arvanitas.

    Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartė fakte historike se njė pjesė e madhe e popullatės qė jetonte nė Athinė dhe nė rrethinat e saj ishin arvanitas, nė shekullin XIX arvanitasit kishin ndikim tė madh nė zhvillimin e jetės politike nė Greqi. Nga teksti parazgjedhor, duket qartė se grupi i politikanėve kundėrshtarė tė oborrit tė mbretit Oton dhe qeveria kryengritėse e pėrkohshme, qė drejtonte Greqinė nė vitin 1860 bėnte pėrpjekje tė mėdha pėr tė marrė nė anėn e tyre arvanitasit e Atikisė dhe tė Beotisė, njerėz qė, nga ajo qė kemi mėsuar nga historia e asaj kohe, ishin konservatorė, tė qėndrueshėm nė bindjet e tyre besnikėrie ndaj mbretit tė atėhershėm, Oton. Pėrpjekjet pėr tė thithur nė anėt e tyre, palėt bėnin edhe publikimin e propagandės parazgjedhore dygjuhėshe, nė greqisht dhe nė gjuhėn shqipe, me synimin qė, nga njėra anė tė informohet mė mirė popullsia arvanitase dhe, nga ana tjetėr, ndoshta ta kenė mė tė lehtė edha ata kandidatė pėr deputetė qė nuk ishin arvanitas, por grekė.

    Tekstin po e paraqes ashtu siē ėshtė botuar nė gazetėn “E ARDHMJA E ATDHEUT” nė gjuhėn shqipe, tė shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime pėr tė plotėsuar alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė transkriptimit vėrejta se shkruesi i fjalimit parazgjedhor tė vitit 1860, ka pėrdorur shumė fjalė greke. Po i njėjti fjalim ėshtė botuar nė gazetėn e kohės edhe nė gjuhėn greke.

    Pėr qytetarėt tė katundeve tė Athinės

    Vėllezėr!

    Dheu ėshtė i lagėt akoma nga gjakrat tė tatėve edhe vėllezėrve tuaj; dėbuam tiranin, fituam lirinė. Ėshtė shumė e madhe, pra, vėllazėrimi ndaj kėtij gjaku tė mos jemi tė denjė pėr lirinė. Tė gjithė ata syt qė ranė nė luftė do tė na japin nam dhe mallkime. Ne qė kemi kushtetutė. Ē’do thotė kushtetutė?

    Do thotė qė gjithė qytetarėt kanė tė drejtė tė pėrkujdesen vetėm, tė qeverisė mirė atdheu, tė mos ketė tė rėnda taksa, tė bėhen tė mira ligje, tė mos i bėjnė konak, tė mos bjerė xhandarin me kėrbaē edhe tė tjera. Meqenėse qė nuk mundin tė gjithė qytetarėt tė mblidhen, sepse janė larg njeri nga tjetri, caktojnė pėrfaqėsues edhe ata quhen deputetė. Ata bėjnė atė qė do tė bėnin qytetarėt nė mbledhje, edhe ēfarė do bėjnė ata ėshtė e mirė tė bėhet. Nėse kuptuat mirė qė po tė kujdeseni tė caktoni tė mirė njerėz ata qė do vėshtrojnė interesin tuaj, njerėz qė nuk mund t’i mashtrojė, mos t’i tėrheqė nga vetja e tij, do tė jeni tė lirė si ju do Kushtetuta. Nėse nuk kujdeseni tė mendoni mirė vetėm, edhe ndonjė tjetėr tė kėrcėnon ty me frikėsime e tė kėtilla, atėherė nuk do tė caktoni ashtu pėrfaqėsues atė qė doni, do tė bėhen deputetė ata qė nuk do kujdesen pėr tė mirėn tuaj, por pėr interesat e tyre, edhe pastaj nuk do tė jeni tė lirė si ju do Kushtetuta. Atėherė i biri i tė fortit nuk do tė vejė ushtar, por do tė pėrjashtohet pėr i parritur edhe sakat, edhe i biri i tė varfėrit do vejė vetėm? Atėherė do vijė patrulla edhe do t’u kėrkojė pula, pita edhe do t’u bjerė edhe zverkut; atėherė do tė vijė taksidari t’u shesė shtambėn edhe do t’u marrė nė burg, kurse i forti, le tė ketė nė borxh mijėra dhrahme* nuk do ta ngasėn, edhe tė tjera qė nuk i dini. Por, nėse caktoni njerėz tuaj qė i dinė vuajtjet tuaja edhe njė e rrahur e xhandarit, fjala vjen, edhe njė e vogėl shkelje do tė jetė njė e madhe fyerje pėr qytetarin, sepse qytetari atėherė do vejė nė tė vėrtetin pėrfaqėsues tė tij edhe nuk do t’i thotė “mos ki merak, do tė kujdesem ... ēfarė bėhet pėr njė tė rrahur ... ashtu ishte koha...”, por do tė vejė nė Kuvend tė thotė edhe deputetėt do tė thėrrasin ministrin tė pyesin ēfarė u bė do t’i kėrkojnė pakėnaqėsinė edhe do tė gjykohet ai qė ėshtė fajtor, nė mos gjykohet, atėherė prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini ēfarė pėson ministri? Pushohet. Ashtu do tė ndreqen punėt edhe nuk do tė bėhen padrejtėsi.

    Qytetarė! Njė herė nė tre vjet u thėrret mėma juaj, atdhe, tė jepni mendimin tuaj edhe tė zgjidhni ata qė duan atdhenė, duan lavdinė e atdheut do tė zgjidhni ata qė do tė ruajnė tė mirat tuaja, nderin tuaj, nė ata do tė veni tė qani padrejtėsitė tuaja edhe tė kėqijat qė pėsoni nga pushteti, ata do tė mbrojnė tė drejtat tuaja.

    Doni tė shihni sa i madh ėshtė e drejta juaj? Vėshtroni sa tė mira premton qeveria qė do tė bėjė nė gjithė bashkitė; premton shkolla, premton gjyqe paqėsore, premton ura, ju premton tė gjitha tė mirat, arėn**, tė jepni votėn tuaj ministrit Simo edhe nė kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron tė gjitha, arėn, tė dalin deputetė njerėz qė nuk dinė nga mot edhe brengat qė vuan shpirti juaj nga kalimtarėt edhe konduktorėt. Ata nuk dinė me ē’punė edhe djersė nxirrni bukėn, ju ngarkojnė me tė tjera taksa!

    Doni tė shihni sa vlen e drejta juaj? Vėshtroni qeverinė pėr tė arritur qėllimin pushon kryebakėtiakėt edhe emėron kryebashtjak tė tretė zėvendės, dhe ligji thotė qė duhet tė caktojė i pari zėvendės dėrgon tė prerin me gėrshėrė***tė Bashkisė edhe tė Prefekturės pėr t’u mashtruar ose t’u frikėsojė.

    Qytetarė! Kushtetuta thotė qė ėshtė shkelje ligjore tė ndėrhyjė me forcat e saj, zgjedhja ėshtė e drejta e popullit. E shihni fort mirė Qeveria pėr interesat e saj ndėrhyn, nuk duhet pra tė shtini votėn nė ata qė propozon, sepse do t’i keni tė njėjtat gjėra.

    Vėshtroni mirė pra, pėr njė ėshtė yni Zot! Pėr vėllazėri! Pėr gjakun qė u derdh pėr lirinė! Mendimi juaj, vota juaj ėshtė liria juaj, ėshtė jeta, nderimi edhe pėrparimi juaj mos e shtini kur tė harrini pėrpara mendohuni mirė, sepse do tė shkojė tre vjet mirė i keqi, si do tė shtroni ashtu do tė fleni.

    Dėgjoni edhe fjalėt e Krishtit qė thotė nė vangjel: “Kėrkoni edhe do tė ēoni, bini derės edhe do t’u hapet, pse kush kėrkon ēon edhe kush pyet i hapet” si t‘u thom.

    Marrė nga libri i autorit Arben p. Lalla “GJURMĖ TĖ LETĖRSISĖ SĖ VJETĖR TĖ SHQIPTARĖVE TĖ GREQISE"

    GREQI 1860-1889”, botuar maj 2006 nė Maqedoni.

  10. #40
    Ky i meposhtmi eshte nje dialog i shkurter ne arberisht dhe greqisht. Megjithese eshte dukshem nje shqipe moderne perseri ajo ruan format te vjeter te te foluri ne disa fjale. Psh ne vend te fjales eshte perdoret isht kurse fjala yt ate eshte ne formen dialektore itate:



    kurse kostumet arbereshe jane anembane Greqise:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 06-10-2008 mė 17:02
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Arvanitėt hapin shkollėn e parė nė gjuhėn mėmė!
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 01:24
  3. Arvanitėt Arbėrorė!
    Nga flory80 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 13:25
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Krijuesit e shtetit tė ri grek
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •