6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëria



Fëmijë të braktisur, në emigracion, të ngujuar dhe fëmijë që punojnë bëjnë pjesë në kategoritë e fëmijëve që raporti i PNUD-it, i cilëson si fëmijë në rrezik në nivel kombëtar. Vetëm fëmijë të punësuar dhe të rrugës, në vendin tonë numërohen plot 6700.

Ndonëse ligjërisht punësimi i fëmijëve është i ndaluar, tek ne gjen fëmijë që detyrohen të punojnë, për të siguruar jetesën. Ndërsa shumë të tjerë, janë shndërruar në skllevër të të tjerëve për t’u siguruar atyre të ardhura. “Plot 5 mijë fëmijë janë në emigracion, të larguar, të pashoqëruar nga prindërit”,- thuhet në raport, duke mos përjashtuar mundësinë e trafikimit të tyre në Itali apo Greqi.

Një tjetër kategori e rriskuar janë fëmijët e ngujuar, që janë 1450, të cilët jetojnë në fshehtësi të plotë me frikën e gjakësit.Një tjetër kategori fëmijësh në rrezik, sipas raportit të PNUD-it janë edhe ata me paaftësi mendore apo fizike. “Në Shqipëri janë rreth 12 mijë fëmijë të paaftë dhe institucionet shtetërore ofrojnë shërbime mbështetëse për vetëm 9.5% të tyre”,- thekson raporti.