Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45

Tema: Bosh

  1. #41
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Brari,

    Pikesepari, meso rregullat elementare te drejtshkrimit. Pastaj, eja te shkruash ne tema letrare.

    Poezite e Fiorit me pelqyen, ndaj m'u duk tejet banale te postoja nje "Shume bukur" te thate.
    Komenti im ishte mese pozitiv, edhe pse nje mbrese e castit te pasleximit.

    Shendet
    Rebele

    p.s. Fiori, me fal per nderhyrjen (e afermendshme). Mund t'a fshishe kete mesazh.

    EDIT: Brari, ne te tilla raste, eshte e udhes te lexosh ato poezi qe i kupton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 29-12-2007 mė 08:48

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jo kaq i ashper dhe ne temat me poezi, z.Brari! S'ka me te ndjeshme se ndjeshmeria e poetit(une keshtu e quaj krijuesin e vargjeve). Tjeter jane debatet e kondrat ne probleme te ndryshme qe shkruhen ne forum, ku ka vend dhe ashpersia, por ne poezi, eshte gjynah nje cenim i tille. Nuk e kam vetem me ju, po me gjithe ata qe kane deshire te vleresojne nje krijim. Ndiqe nje vargshkrues ne castin e shkrimit, dhe do kuptosh qe ne ate cast ai nuk shikon kurgje perreth, pasi shpirti, mendja dhe gjithe qenia e tij, eshte ne nje abstragim nga realiteti. Me kane kaluar e pershendetur te njohur, kane hedhur dhe ngacmime, une asgje s'kam degjuar e pare. Ate cast te tjera levizje, te tjera ndjesi komandojne dhe derisa ve piken ne fund, ndodh papritur shkeputja dhe rikthimi ne realitet. Ate cast, apo me tej, ndodh ashpersia ne vleresim. Nje turbullim, nje shqetesim deri ne zhgenjim ndaj vetes te krijohet dhe s'bej shaka kur them qe as aspirina s'i ben derman dhimbjes se kokes. Eshte nje vuajtje vertet e pakurueshme, qe vec nje fjale dashamirese mund ta kaperceje. Nuk jam per elozhe, jo, po per takt kritik. Jo ta bejme te genjeje veten krijuesi, pasi prape bejme krim moral, por t'i flitet me dashamiresi dhe takt. Ne rastin e poezive te Fiorit, edhe vete e kuptoni qe e verteta eshte ndryshe, pra jane vertet poezi. Nese gaboj ne kete percaktim, duhet te rishikoj veten time atehere. Sinqerisht me zemer mondishall

  3. #43
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ****

    Tėrmeti i njė ditė
    ndihet tek lėkundjet e shkėputura
    nė boshatisjet e kujtesės.
    Atje ku qepallat e imagjinatės shėmbin
    pamjen e njė pafundėsie tė shkuarash
    e personazhet janė trajtat e tua...
    Ato qė doje tė ishe,
    ato qė luftove tė arrije,
    dhe ato qė zhgėnjeve
    nė katrorėt e kufizuar
    tė prioriteteve njerzore.

    E bukura,
    shumė e bukur,
    e shėmtuara,
    shumė e shėmtuar
    dhe kur tė gjitha harrojnė
    tė mbrojnė idealet e tyre,
    asgjėja kthehet nė epiqėndėr...

    Djeg,
    malli tė djeg,
    djeg arsyeja,
    mendimi tė djeg,
    djeg dita
    kuptimin e njė destinacioni.

    E ardhmja vetmohohet,
    atėherė pėrse ....?

    ****



    p.s. nė fakt kjo ndoshta i takon mė shumė meditimeve, por meqėse i pėrshtatet temės nė fjalė sepse ėshtė pjesė e ciklit, po e lė kėtu.

  4. #44
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    ****

    Djeg,
    malli tė djeg,
    djeg arsyeja,
    mendimi tė djeg,
    djeg dita
    kuptimin e njė destinacioni.

    E ardhmja vetmohohet,
    atėherė pėrse ....?

    ****

    Poezi qe percon tek lexuesi nje mendim tejet te pjekur.

    Suksese Fiori dhe lexofshim se shpejti te tjera!

  5. #45
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Lamtumirė

    Pa ty,
    pa mua!
    Nė ėndjet e siariqėve
    rrugėve tė qytetit tėnd,
    ti, i huaji, shkėmben marrėzi me hėnėn
    e ajo, e pėrdala, rrokulliset mėngjeseve
    pėr tek unė.
    Pas puthjeve me qiellin
    varet heshtur mbi hemisferėn time
    e turbullon damarėt e kohės
    nė lisharsen e kujtimeve
    pėrdredhur pas degėve tė mollės
    mė puth,
    tė puth!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •