Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Tokes sime

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Tokes sime

    Endem neper bote
    me ty ne shpine
    me ty ne zemer

    Per dite barra rendohet
    malli zemren ma zhuriti
    toka ime

    ditet e bardha per ty
    ku mbeten?!
    --0--

    E vonuar

    E di,ti nje dite do te vish
    se streh me te mire ske per te gjetur.
    Oj ti e mjera!Shpupuris hirin e fikur,
    eshte rrenuar moj,shtepi e vjeter.

    Peshperite kengen e pa thene mbetur;
    klith mbi gjysme emrin tim
    mbi lendinen e fjetur
    ti solle gjysmen, po po seshte gjysma tjeter

    ja vure flaken dhe ike e qeshur
    tej caqeve ku harrimi harron veteveten.
    E dogje brenda shpirtin
    qe vete e kishe krehur.
    ------0-----

    Nje dite tokes
    ne maramendje

    do ti thuren kembet


    E te te kem prane
    ate cast
    dua!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Inconstant Moon
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    44
    Para Atdheu nuk te jep (Sulejman Mato)

    Ne se kerkon te ikesh, ik,
    s'te mbajne dot dy pleq te shuar.
    Kjo toke e varfer me ty ish,
    pa ty dhjetefish me e shkretuar.

    Shtepite e vjetra lart, ne brinje,
    lyer me hene te praruar,
    ullinjte pleq ne suferine
    kuisin mall te patreguar.

    Anies hipi dhe lundro
    ne detra rritu me stuhine,
    Nga lestrigonet mos u frikso
    as nga sirenat po te prine.

    Ky fat yt i zi, i zi,
    dy pleq i la ne erresire,
    ne brigje te huaja s'pret njeri,
    vec toka jote zemerngrire.

    E di. Nje dite do kthehesh prap,
    shpirtthyer e i zvetenuar.
    Para atdheu nuk te jep,
    Por mend dhe...mall te perveluar.
    I started a landslide in my ego
    Look from the outside
    To the world I left behind
    U2

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Shpirt i perlotur

    Poezite e tua jane nje befasi e bukur. Urime dhe vazhdo....Pres te tjera

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e verior
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    7

    Unhappy

    Te lumte "loti"dhe vazhdo keshtu:b

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Shekujt e cmendur

    Shekujt,
    me kafshuan
    si qene te prishur kreje.

    Me vrane,
    me prene
    Copa-copa me bene!

    Mbijetova!
    Tash, sdi q`po ndodh;
    -vetevehten po ha!

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej.....
    dikeaaaaaaaaaaaa, hi!
    lot', urime
    verior mirseerdhe.....
    (kam lexuar nje gje te bukur per verioret, e kam fjalen per te gjithe verioret e te gjitha vendeve me veri.... kjo me ka shtuar me shume dashuri per veriun...per vete dhe per ju.)
    ate qe lexova atehere e ka thene-shkruar nje njeri fort i mencur.
    nje dikush fort i madh.
    (nuk besoj se te mencurit dhe te medhenjt thone gjera te verteta gjithmone, po ama kete ma ka enda ta besoj.)
    Nuk e gjej arsyen per ta thene "thenien" megjitheate dicka thashe.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Loti, me kenaqin ne shpirt mua keto te tuat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •