Qazim dhe Xeni, ju falemnderit. Respekte!
ps, Xeni pse s'pranon MP?![]()
Qazim dhe Xeni, ju falemnderit. Respekte!
ps, Xeni pse s'pranon MP?![]()
xeni-t ja kom ndalu un marjen e MP
te lutem mos e shqetso me
thnx per mirkuptimin
![]()
![]()
o-le-le firma
Postuar mė parė nga TiLoNcE
Ani!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 16-08-2005 mė 10:26
E keqa qendron ne faktin se, ne kete grup ke harruar te fusesh cdo njeri i cili nuk di themelet kryesore te demokracise.Pastaj demorakracia sot eshte dy standarteshe, ku ne rregullat e saj propagandohet liria e fjales, veprimit dhe e drejta e zgjedhjes se individit kurse nga ana tjeter deshirohet te imponohet nje mendim me dhune te cilin e ka nje grup i caktuar njerzish qe nuk perfaqesojne shumicen boterore.Postuar mė parė nga Albo
Pra nese ne komunizem kishim, "cfare thote partia ben populli" dhe ne demokraci e kemi se "cfare thote Bushi duhet te beje bota".Mirepo nocioni i demokracise tek greket e lashte nuk kishte kete kuptim.Ai thjeshte simbolizonte fjalen "Cfare i intereson popullit duhet te beje partia", prandaj mori dhe emertimin Demo=Popull- Kraci=Pushtet pra "pushteti i popullit" ose "pushteti qe i sherben popullit ne te miren e tij".Mirepo sot ky nocion eshte ndryshuar mjaft dhe ne vend te nocionit "pushtet ne sherbim te popullit" eshte vene "pushtet per te manipuluar ose perdorur popullin(si te na teket)".Mirepo nese ne te "djeshmen e larget" mjetet per te manipuluar nuk ishin shume te forta, sot pushteti politik ka ne dore dy fuqi.Fuqine ekonomike dhe fuqine mediatike.Me keto te dyja shumica e njerzve shenderrohet ne papagaj dhe majmune te bindur instiktivisht, me ane te hipnozes mediatike.Te rralle jane njerzit, qe i analizojne faktet dhe fenomenet dhe pastaj dalin ne konluzione.Shumices i "fekondohet ne tru" nje mendim i cili eshte ne interesat te nje klase politike ose shoqerore.Megjithese jemi ne shekullin e XXI prape fjale e urte popullore , "populli eshte bageti" vazhdon edhe qendron e forte dhe e pershtashme per kohen.
Problemet materialiste dhe efektet anesore te nje filozofie te jetes kaotike, nuk ia jep mundesine gjithesecilit qe te merret me analizen e ceshtjeve dhe natyrisht "rehatia e marrjes se ceshtjeve gati" ne analizen e ceshtjeve , problemeve , vendimeve ose infomimit te sakte te realitetit, kalon me dashje ne nje "instiktiv tofozerie mediatik" ku gjithesecili merr ate qe ia fekondojne, "servirin te gatshme" me ane te miksimeve,hipnozave, dhe arteve te bukura mediatike.
Nga kjo ceshtje dalim ne konkluzion qe shumica e shqiptareve ndahen ne keto kategori, disa qe rrine 18 ore ne pune, disa te tjere jane studente, disa te tjere e kalojne kohen ne klube dhe aktivitete spotive, disa as qe ia ndien per te kuptuar realitetin sepse shkalla intelektuale nuk eshte e atille, atehere dashje pa dashje informacioni dhe dituria qe ato marrin eshte "selektive" ose e formatuar ne ate mynyre qe mos kene rruge tjeter mendimi.
Pikerisht mbas ketij selektimiteti te mendimit, hasim problemin me kryesor qe ka shoqeria sot.Tifozerine e verber.Emocion mbi arsye ose thene ndryshe formatim me XP qe deshiron mikrosofti ose Bill Gates ne cdo kompjuter trunor.
Atehere nga ndryshojme nga kafshet do thote dikush.
Problemi eshte zgjidhur, Mendimi , Analiza, Gjykimi, jane disa nga faktoret.Mirepo problemi qe thame me lart i selektimit dhe i injektimit te mikrocipave teorike, ua heq cdo njeriu te thjeshte keto te "treja", atehere dashje pa dashje vazhdojme te jetojme me shprehjen "populli eshte bageti".Gjithmone mbas kesaj shprehje na vjen ne pyetje.
Kush eshte Bariu i kesaj bagetie?
Disa jane te kenaqur te jete Bushi.
Disa jane te kenaqur te jete Lobi Izraelit ne politiken amerikane.
Disa e thjeshtezojne pergjigjen dhe ngelen te kenaqur me ......
Bariu eshte Amerika.
Mbas kesaj dalim me pyetjen "si eshte ai Bariu?(Bushi) Po ato Barinjte?(Lobi Hebre) Po ajo Bar-esha?(Amerika).Kesaj here pergjigja eshte e thjeshte."Fshati qe duket sdo kallaus".Mirepo katunaret te improsinuar nga patriotizmi i te qenurit fshatar dhe jetesa me bashkesine e kafsheve hyne natyrisht ne nocionin e udheheqjes nga bariu dhe mos kundershtimit te tij.Nuk duhet gjykuar bariu sepse ai na jep qumesht, mish dhe lesh dhe na ruan nga egersirat.Dhe keshtu bariu vazhdon dhe i ha delet nje nga nje duke perdorur shprehjen "Ujku Ujku" se "Bariu" ben namin".E ku i thote dikush ja bariu po ju ha moj dele.Delet te pergjigjen .I befte gjak e dhjame sikur po na ha neve.Mirepo rradh akoma ska arritur tek ato dhe keshtu qe gjurmet e Bariut ngelen te mbuluara ne aktin e se ardhmes.
Fakti tjeter qendron se asnje prej nesh nuk mundohet dhe te dale me nje gjykim kundrejt bariut sepse ose do shahet ose do i thuhet i prapambetur ose do te etikohet me nje titull i cili per bagetine presupozon nje te keqe ose "Ujkun".
Perdora pak pjese nga fabula sepse disa tipa i kuptojne me mire perrallat se analizat nderkombetare.Thjesht pershtatje e shkrimit per nje mentalitet te caktuar.
Dhe ai qe del kunder dhe thote nje te vertete te sakte dhe te pakontestueshme, dikush do mundohet qe tia mjegulloje te verteten vetem per faktin sepse ky nuk perputhet me mendimin e tij.
Tre faktoret qe na dallojne nga kafsha.Mendim, Analize dhe Gjykim duhet te rigjallerohen tek njerzit ne mynyre qe mos jemi nga ato qe nuk gjykojne fare por e marrin "Bariun" ne thes".
E pra nuk asgje te keqe qe te pranojme qe ne amerike dhe ne politikat e saj boterore ka mundesi dhe hapesire per te qene me mire dhe rregulluar disa ceshtje dhe qendruar larg gabimeve katostrofale per njeriun.Pra sikurse jane shume individe kritikues amerikane , Europiane, nuk perben perjashtim qe midis ketyre te kete dhe muslimane.
Sikurse francezet ndertuan "Kullen e lirise" ne Amerike ashtu dhe Enver Hoxha ndertoi "Kullen e Lirise" ne varrezat e deshmoreve.E vetmja ndryshim mids tyre eshte se njera kulle eshte me e madhe kurse tjetra eshte me vogel.Njera rri afer njerzve te vdekur tjetra rri afer njerzve te gjalle por qe mendojne si njerzit e vdekur.Domethenia dhe filozofia eshte po e njejta."Lirine nuk e solla une ate e gjeta midis jush".Mirepo amerika pretendon se vetem ajo ekporton "liri-demokraci", nderkohe qe dhe Brezhnjevi donte te eksportonte "Liri i".Fakti qendron se ekstremet gjithmone nderthuren ndonjehere me njera tjeteren dhe mund te japin nje mesatare racionale shume te vyeshme per njerzimin.2. Rryma e ideologjise komuniste
3 breza shqiptaresh u linden dhe rriten nen 50 vjetet e komunizmin me frymen "anti-imperialise dhe revizioniste amerikane", ne nje izolim te plote nga bota e qyteteruar, dhe me nje urrejtje te injektuar ne tru nga propaganda e Partise. Te tille gjen edhe ne forum, gjen edhe ne Amerike. Keta jane "brezat e djegur" te shqiptareve qe u brumosen dhe poqen nen komunizem dhe tani e kane shume te veshtire qe te ndryshojne perspektiven dhe mentalitetet e se shkuares.
Keta jane ata qe edhe pse jetojne prej me shume se 1 dekade ne Amerike, edhe pse kane arritur te perfitojne nga mundesite qe Amerika te ofron qe as nuk i enderronin ne Shqiperi, edhe pse mund te kene nje pashaporte amerikane ne xhep, jane jo vetem te pakenaqur nga Amerika por kane zhvilluar nje forme histerie irracionale ndaj Amerikes qe as keta vete nuk e kuptojne se nga u buron.
Po ne kete rryme bejne pjese edhe te rinj shqiptare qe jane viktima te propagandes lokale te vendeve ne te cilat jetojne e mesojne. Kryesisht, studente shqiptare ne Evrope qe jetojne ne "shtete sociale" dhe ne kryeqytetet e ideologjise komuniste sic jane Parisi, Bolonja, e qytete te tjera Italiane. Keta nuk e vleresojne dot sa duhet Ameriken pasi a) e njohin vetem nga propaganda e grupeve ekstremiste liberalo-anarkiste, b) nuk kane vullnetin dhe deshiren per te pare "portretin e madh" por vetem ate "portretin e vogel" te situates qe ata kane krijuar ne mendjet e tyre. Kjo kategori te rinjsh shqiptaresh eshte per te ardhur keq pasi po digjen nga i njejti zjarr qe dogji prinderit e tyre nen komunizem.
Mirepo sllogani "O me Ne (ne ektrem) Ose kundra nesh" Nuk e pranon mesataren .Atehere detyrohet njeriu te zgjedhi tre rruge.Komunizem , Demokraci liberale ose demokraci konservatore.Dy te parat jane themelet e Kullave te lirise" kurse e treta eshte themeli qe propozohet te jete teorikisht "Kulla e Lirise se ardhme", larg dhunes dhe larg degjenirimit, Larg murgerise trupore ateiste dhe larg mugerise shpirterore klerikale.Sistem i mesem ku ne vend te "pishtarit me Nafte" qe mban "kulla e lirise" te kete ndricim shpirteror dhe njekohesisht material dhe ne vend te "varrezave te deshmoreve" te kete harmoni njerzore dhe jetese te lumtur.Pra nderthurja e shpirterores me truporen pa dyshim do ta sjelli kete harmoni duan apo nuk duan "kullat e lirise".
Per kete sbesoj se duhen shume fjale sqarim, mjafton mendimet dhe idete e atyre qe nuk quhen muslimane si Shreder, Shiraku dhe kjo tregon se gjykimi i muslimaneve nuk karakterizohet nga fanatizmi ose tifozlluku.Eshte po i njejti mendim i atyre politikaneve jashte te qenurit musliman, qe me mendimet dhe politikat e tyre perputhen me mendimet e muslimaneve.Pra nese une mendoj si Shrederi kjo nuk do te thote qe Shrederi i perkiska nje grupimi fondamentalist Islam.3. Rryma e trete eshte fondamentalizmi islamik
Keta jane ata besimtare muslimane qe nuk e shohin Ameriken si nje superfuqi qe ruan sigurine e botes dhe nxit perhapjen e lirise dhe demokracise ne xhep cep te globit, por e shohin si nje kercenim per Islamin. Shkaqet qe keta shpikin jane te shumta por keto jane vetem justifikime. Arsyet e verteta perse keta ushqejne nje urrejtje ndaj SHBA eshte se SHBA eshte e vetmia force ndryshimi ne bote, dhe keta njerez i tremben ndryshimit me shume se cdo gje tjeter.
Opozita e vertete e ketyre njerezve eshte opozita ndaj politikes amerikane te demokratizimit edhe te asaj pjese te vetme te botes, gadishullit arabik dhe Azise Qendrore, qe nuk e ka perqafuar me deshire sistemin demokratik. Pra opozita e tyre rrenjet e verteta i ka tek frika ndaj ardhjes se vales se ndryshimit edhe ne shoqerite islamike, qe jane jo vetem zona te nxehta te instabilitetit te brendshem rajonal, por tani se fundmi jane kthyer edhe rrenjet e burimit te terrorizmit nderkombetar.
Kuptohet, qe jo te gjithe muslimanet shqiptare e shohin nderhyrjen e SHBA si nje lufte kunder Islamit, pasi vetem 6 vjet me pare SHBA beri histori duke i ardhur ne ndihme muslimaneve shqiptare ne Kosove. Ne ka nje popull musliman qe duhet te ngreje zerin e te hedhi poshte pretendimet e fondamentalisteve islamike ne mbare boten kunder SHBA, ky duhet te jete komuniteti musliman shqiptar ne Kosove, Mqedoni e Shqiperi.
Fondametalistet islamike shqiptare jane vetem nje pakice, por nje pakice e zhurmshme qe mundohen te ngrejne zerin dhe propogandojne sa me fort shumices se padiskutueshme te shqiptareve qe shohin tek SHBA nje aleat dhe nje partner zhvillimi.
Te tre keto rryma i gjen ne forum ne mendimet e shume anetareve dhe mendimet e hedhura ne forum jane vetem nje moster e mendimit te pergjitshem shqiptar.
Albo
Gjithsesi diskutimi dy standartesh qe mundohet te percoje dikush dhe ne emer te luftes ne Kosove dhe nderhyrjes Amerikane atje na ben te kuptojme se fakti qe Greqia, Serbia, Rusia qe dolen kunder ketij vendimi amerikan per sulm ndaj serbise perbeken nje rryme fondamentalizmi ortodoks .
Atehere ne mynyre propocionale le te shtrohesh dhe nje teori tjeter pervec Rrymes demokratike
Rrymes komuniste
Rrymes Islamike.
Le te shtohet dhe
"Rryma ortodokse Sllave".
Meqe kjo ishte kundra politikave amerikane ne Ballkan dhe ne Kosove.
He Sikur peshorja tani peshon sakte dhe nuk te ha ne kanar.
~Geri~
Le te hidhet ndonjeri tani perpjete duke perdorur gjuhen e maragonzit per te shenderruar debatin ne ceshtje ofendimesh personale sic e kane zakon gjithmone klasa .... .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 16-08-2005 mė 11:54
"Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"
Kjo po, eshte analize e holle dhe e sakte!
Ironia eshte qe Baballaret e Kombit ne Amerike nuk e cilesuan formen e regjimit si demokraci (per te cilen kishin neveri te hapur) po republike! Po barinjte brez pas brezi ju mesuan nje kenge te modifikuar deleve ne menyre qe sa here te vinte koha e qethjes apo therrjes ato te vraponin vete me blegerima unanime (51% e deleve para nje viti e rivune bariun perseri vjet ne krye te tufes pasi ky i fundit i kercenoi se kacaku i maleve Bin do ti shkonte ne sater) drejt e ne thertore apo berberhane!
Po mua me cudisin me shume dhite ne ate bregoren perkarshi qe bejne me shume tifozllek per bariun se sa vete delet........
![]()
![]()
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolķvar
Shkruajta njehere e po shkruaj edhe njehere akoma sepse cuditerisht me dalin ca pyetje!?
U hap kjo teme per mendimin shqiptar kundrejt ketij kombi (America), ok u mor vesh disa kundra, e disa pro. Por se c'me vijne disa pyetje ne koke ne keto momente. More amerika na do, as e veme ne dyshim fare kete apo jo? Po si s'na jep nje dore te na beje njerez sic beri greket me planin marshall sepse edhe ne greqi e njejta situate ndodhi si tek ne. Apo u mjaftua te na jape demokracine sipas ndonje mendje verberi qe mendon se demokracine e kemi nga amerikanet.
Perse kjo klase politike amerikane nuk e ndihmon sinqerisht kete vend te vogel me nje program te mirefillte dhe jo te tallet duke i derguar miser e thase me miell. Perse amerika nuk ndihmon sinqerisht aleatin e saj te besueshem, te vogel por te besueshem. E pra therrisni logjiken miqte e mi sepse nese do vini re nje komb tjeter gjiton do shihni si ndihmohet miku. Vini re rastin Serbi-Rusi sa mire i rrijne njeri tjetrit prane sepse vertet jane miq pa hile dhe jo miq interesash. Po pse more te uruar thote kjo mendja ime, ju dogj barku amerikes per shqiptaret. Po si nuk shikoni more te verber qe per te marre nje vize amerikane nje shqiptar ka shansin vetem 3% te 100% shit.
Hapni syte mire e shihni realitetin ne sy sepse nje fjale e urte thote: Amerika te jep nje thele e te mer nje pele.
Behuni te logjikshem dhe shikoni arsyet amerikane qe mbajne nje vend prej 15 vjetesh ne tranzicion (E pabesueshme por e vertete)
Vertet amerika eshte nje komb i madh dhe teper i fuqishem, si komb nuk ka te share pasi vertet eshte model per vetveten por jo per te tjeret pasi i menaxhon politiken te tjereve dhe nuk e le ti pershtatet natyres se kombit. Duhet te dini qe nuk mund te shesesh akullore ne alaske sepse eshte e pa pranueshme per vendin, e njejta gje edhe per demokracite e vendeve te ndryshme. Nuk mund te amerikanizohet gjithcka pasi ka edhe tradita kombesh.
Dito.
Secili komb ka te mirat dhe te keqet e saj. Ta quah Amerike e keqe esht turp sepse kur Gjermania ne kohet e Nazistve qe vrau 12 milions njerez e Evrope sot e nuk e quajm te keqe, apo Francen e Napoleonit, Spanjen ne Ameriken Latine, Angline ne kolonite Afrikane, Japonine ww2 etj... Per ata qe ka ber Amerika per boten eshte per ta respektuar...
E tha mir TiLoNcE me lart "God bless America!" me fjale me te shkurtra qe pershkruajn falenderimin e Amerikes qe ka ber per boten, neve, dhe Shqiperine duke mos e harru.
Postuar mė parė nga fjollat
Oj fjolle debore,qe ke ngadhnju te madh e te vogel ne keto tribunat e postimeve te tua.
Qe te jesh ne brendesi te muhabetit,dhe te pergezohesh per ligjeratat e tua,behu pak me konseguente se i re me qaf kot antares me emrin Elen,se postimi i saj ishte cituar nga postimi i Deus ne faqe te pare te temes.
Jo ,jo per delikatese,po me teper per drejtesi,per kete drejtesi qe nuk imponon dhe e "mallkuara" per ju Amerike.
Per temen u be pak carcaf tani,jane dhe ne mode carcafet kohet e fundit,sidomos kur ndehen neper tela ballkonesh te pervuajtura nga imperializmi.
E be corbe muhabeti me Bibel,me Kuran,me Homo dhe kurva.
Qe ti biem shkurt ,per gjithcka ne kete bote,edhe kur bie shi dhe bresher fajin e ka AMERIKA.
PS Geraldo,po per ata cobanet jo me qeleshe,me nga ato te tjerat mbi koke,qe para se hanin delet,u jepnin dhe fyellin per ndonje rekviem te vetvetes,ke degjuar zotrote?
Po per nje bari tjeter,qe degjonte ca zera delesh si te pervuajtura,dhe ku i nxjerr delet nga stani e i con ne nje livadh me bar te gjelber(kuptohet tani edhe ndonje tas qumesht do pinte cobani,edhe ndonje dele do hante,akoma edhe themelet e kalase se Rozafes kerkonin kurbane )dhe dashi me kembore dhe ca te tjere qi prinin kopese na i zuri nostalgjia dhe kerkonin me cdo menyre te ktheheshin ne stanin e vjeter,plot kakerdhi?
Dhe se fundi Ger fabulisti,sa te kete dele ne kete bote,do kete jo vetem cobaner,nga keta te tute qe bejne kerdine,por edhe ujqer,megjithese sipas teje keta ujqerit e sotem ne ndryshim nga ata te Ezopit kane ndryshuar jo vetem qimet por edhe zakonet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 16-08-2005 mė 13:07
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Odeon! Mbajtja jone ne kete batak 15-vjecar ka shume arsye dhe me te fortat duhet ti kerkojme brenda vehtes. Sigurisht qe edhe "miku qe na do te miren" kontribuon bujarisht (si ne 1997) ne perjetesimin e kesaj gjendjeje se helbete nje klase politike e kompromentuar eshte shume me lehte ta manipulosh dhe ta besh te sillet si ata qente e cirkut qe hidhen sa here instruktori u jep komanden "Hidhu"!
Si te mos u interesonte nje Nano qe megjithe origjinen marksiste u soll si lakeu me i perulur e i neveritshem i Europes (I kujtoi dhe Normandine Frances, pale!)!
Si te mos u interesonte Berisha (atehere dhe sot) kur ky i fundit (per ta justifikuar pjeserisht po them nga padija) mban ne gji nje nga hidrat e neoliberizmit banditesk - Pashko mavrine - implementuesin e teorive te Harvardit - shok-terapine?
Berisha ndoshta ne 1992 nuk e dinte qe shok-terapia dhe FMN ishin thjesht instrumenta te terrorizmit ekonomik, kuaj troje per shkaterrimin e ekonomive te vendeve post-komuniste qe me tej keto te fundit te shiteshin per 5-lek tek ujqit e Wall-Streetit apo lakejte e tyre - oligarket e tipit Khodorovski!
Eshte e vertete dhe shume domethenese lidhja qe formon Rusia me disa shtete (serbia ne kete rast), por kam frike se kjo i takon nje teme tjeter e tipit "Mentaliteti spiritualizmi dhe idealizmi Rus vs. egotizmit (egoizmit ekstem) individualizmit atomizues kafsheror anglo-sakson. Reflekset e frymes judaike ne mentalitetin banditesk anglo-sakson prej korbi kermash!"
Dualiteti metafizik Rome-Kartagjene dje dhe Eurazi Atlanticizem sot!
Te gjitha keto do ishin tema shume interesante per diskutim!
Pershendetje!
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolķvar
Tema ka nuanca percarese. Qe nga titulli duket qarte synimi per t'i futur njerezit ne dy kategori. S'me pelqejne keto ndarjet me vija kaq te trasha pasi jo cdo gje duhet pare bardh-e-zi.Postuar mė parė nga Xhixhua
Kam shtate vjet ketu ne USA, vazhdoj studimet, kam gjetur pune, kam shoqeri, dhe s'kam hasur ndonje diskriminim gjate kesaj periudhe. Kjo s'do te thote qe une e fus veten tek ata tifoze te verber qe u duket sikur kane arritur parajsen ne Amerike. Ka nje sens formaliteti ketu dhe, po te vėresh me kujdes, do shohesh qe masat (e popullesise) jane njerez te nje niveli qe le shume per te deshiruar nga ana intelektuale dhe kozmopolitane. Per sa i perket politikes qe ben Amerika me vendet e tjera, ka hapesire per ndryshime- gjithesesi s'dua te kaloj aty, pasi kjo ceshtje eshte shtjelluar nga parafolesit.
Krijoni Kontakt