Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 160
  1. #51
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Tema eshte hapur ne menyren me te keqe te mundshme ne cilen mund te hapet nje teme. Te jesh kontradiktor me veprimet e nje shteti nuk eshte domosdoshmerisht te jesh nje armik i atij vendi, perkundrazi venja ne pah e problematikes eshte mbase dashamiresi. Te sulmosh politiken e nje vendi te cilin ti ne kendveshtrimin tend e shikon si te gabuar nuk do te thote qe e urren ate komb pasi kete dine ta bejne vetem nacionalistet ekstreme dhe per me teper politika nuk ndertohet nga populli por nga mendjet e ndritura te atij kombi qe jo rralehere e fusin dhe ne tragjedi vendin e tyre.
    Pra qe te jemi te qarte duhen ndare politika nga kombi.

    Dito.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Vetem nga nje person e nxjerr kete konkluzion? Se vetem M.Xhekson njihet te kete nderruar ngjyren e lekures! Me te njejten llogjike atehere dhe Islami eshte fe e vetevrasesve bomba meqe DISA QINDRA myslimane kane kryer vetevrasje bombe! Keshtu qe mos kemi "double standart" ne gjykim!




    Krimi i mesiperm ndodh ne te gjitha vendet e botes, jo vetem ne Amerike. SHBA eshte ajo qe kerkon ta sanksionoje me ligj ndalimin e aborteve. Mos valle ne Shqiperi dikur ne kohen e Enverit nuk beheshin aborte, megjithese ishte e ndaluar? Apo mos do te thuash qe nenat shqiptare ( duke vazhduar te njejten llogjike me tenden) na qenkan kriminele?


    Shume e vertete, vetem se ke harruar te shtosh qe dhe ne Iran psh qe eshte republike islamike ndodhin fenomene te tilla. Madje nga udheheqes te regjimit te Teheranit!!!! Mos valle transvestizmi nuk eshte vetem fenomen amerikan, por mbareboteror?

    Me thuaj nje shtet te botes ku nuk ka homoseksuale e biseksuale....


    Mos more....Po ne Afrike e gjetke nuk ka SIDA? Ne vendet myslimane a nuk ka SIDA? Mos valle SIDA eshte semundje qe prek vetem amerikanet keshtu?

    Varet se nga cili kendveshtrim e shikon kete egoizem zoteri...Mos valle eshte me e moralshme ti mbash prinderit pleq ne shtepi qe te mbajne e kujdesen per niperit e mbesat eshte me e moralshme? Ta cosh ne azil ku ka njerez qe kujdesen 24 ore ne dite per prindin tend qenka e pamoralshme? Cila eshte e moralshme, ta vesh te te laje ndresat e te te mbaje kalamajte, duke i kthyer ne sherbetore pa leke?

    Nuk e di ku i ke pare ti keto gjera zoteri, por ne Amerike dhe nje puthje e thjeshte censurohet ne TV....Ti ne fakt nuk ia ke haberin se sa konservatore eshte Amerika.
    Dhe prandaj amerikanet lidhin nga nje traste me bomba ne brez dhe hidhen ne ere....Ke te drejte!
    Lol .. TORO.... faleminderit qe me shkurtove kohe. GERI....mbase ta kam keqkuptuar firmen, por mund ta marresh ne dy menyra te ndryshme. Tani e mora vesh se c'doje te thoje. Per postin tend, zere sikur kam qene une TORO. U bera gati te te shkruaja te njejten gje. Po perseri te gjithe po bien ne te njejten grope... asnjeri nuk ka thene arsyet se c'te keqe i ka bere amerika shqiptareve qe disa nga ne e kririkojne. Ju te gjithe vazhdoni te thoni te mirat dhe te keqiat e amerikes.....

  3. #53
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht qe tema eshte hapur gabim dhe po te donim ta sterhollonim me tej mund te thuhej se tradheton nje megallomani dhe deluzion feminor karakteristik per nje pjese te mire te shqiptareve.
    Ne brez pas brezi na ndjek nje deluzion i "rendesise" sone si komb qe per pasoje na ben ta shohim boten dhe superfuqite (Jankistani per momentin) sikur veprimet, sjelljet, politikat gjeostrategjike te tyre shekullore i ngrene ne funksionin tone. Prandaj dhe nje fjale e Kancelarit Bismark (ne fakt ai e ka thene per Ballkanin e jo per ne) ne na eshte bere fiksim dhe e riperserisim me vend dhe pa vend.
    Se cfare influence ka Amerika tek ne me mire do te ishte te shihej ne planin e influences se saj ne Europe e me gjere dhe indirekt do kuptohej dhe influenca e saj ne punet e Shqiperise. Mos te genjeje mendja njeri se ne Washington s'i ze gjumi per Shqiperine. Kush bie ne kete gabim (me dashje apo pa dashje) detyrimisht del edhe ne konkluzione te gabuara dhe te rrezikshme.

    Mangusta kur sulmon dhe ha nje kober nuk e ben kete per dashurine e madhe qe ka per minjte apo per zhabat (ushqiim i kobres) po per arsye krejt te tjera.........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Sigurisht qe tema eshte hapur gabim dhe po te donim ta sterhollonim me tej mund te thuhej se tradheton nje megallomani dhe deluzion feminor karakteristik per nje pjese te mire te shqiptareve.
    Ne brez pas brezi na ndjek nje deluzion i "rendesise" sone si komb qe per pasoje na ben ta shohim boten dhe superfuqite (Jankistani per momentin) sikur veprimet, sjelljet, politikat gjeostrategjike te tyre shekullore i ngrene ne funksionin tone. Prandaj dhe nje fjale e Kancelarit Bismark (ne fakt ai e ka thene per Ballkanin e jo per ne) ne na eshte bere fiksim dhe e riperserisim me vend dhe pa vend.
    .....
    Antares!

    C'ka then Bismarku sipas teje? Se une e di qe te kete thene dicka qe kurrsesi nuk mund te te behet fiksim. Fiksim te behet dicka qe te terheq ose qe te ngre vlerat ose me mire dicka pozitive qe ti ke nevoje. Per asnje moment mos te te shkoje neper mend ta thuash edhe nje here "rendesine e kombit tone". Sesa te nevojshem jemi ne dhe cfare rendesie kemi ( dhe nuk po flas per ameriken) kete mos ta dyshoje njeri. Se jemi perkembur dhe shkelur si te pafuqishem eshte tjeter gje. Se refuzojne te tjeret te na njohin eshte tjeter gje. Ai njeri qe i ushqen vetes ndjenjen qe eshte i parendesishem kryen vetevrasje ne fund. Ne akoma nuk e kemi kuptuar cfare rendesie kemi prandaj na vjen e keqja nga te katra anet se sikur ta dinin nga ferizaj ne margellic se c'rendesi kemi atehere nuk do behej fjale per puthje dore po per venie ligji ne Ballkan.

  5. #55
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ne duhet te jemi (se edhe aty nuk kemi peshe) te rendesishem ne shtepine tone (Shqiperi dhe ne tokat ku flitet shqip). Kur kemi ne mes te shtepise ulur kembekryq (i kemi ulur vete) te huaj qe kontrollojne nje pjese te ekonomise dhe financave tona kombetare, nderkohe qe po keta te huaj (e kuptoni se per cilet e kam fjalen) ruajne akoma nje ligj lufte te 1940, atehere perse te flasim per rendesine tone hipotetike ne sy te shteteve te tjere te medhenj apo ca me keq te superfuqive?
    Sigurisht qe do ma kishte qejfi qe Shqiperia te kishte fuqine dhe peshen e Indise apo Kines, po nese dikush nuk kupton se sa e ka fuqine apo kush dhe cfare eshte atehere pasojat jane te pakendeshme!
    Edhe lepirja superfuqive thjesht na ben objekt humori se te mendosh qe ne nuk arrjme te sigurojme qarkullimin e lire (pa rreziqe) te njerezve gjate akseve rrugore (Ali Pasha e bente me se miri kete 200 vjet perpara), dhe njekohesisht dergojme (me shpenzime dhe rreziqe jo te vogla) ushtare ne kontinente te tjera......
    Kjo me kujton ate fjalen qe ka te beje me dhine.......dhe zgjeben.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #56
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Amerika...simpatizantet dhe kontrapedalet e forumit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kom ca kohe ketu ne forum dhe kam lexu lart e poshte nga shume veta qe shajne ameriken dhe disa te tjere ku perfshihem dhe une, qe jam pro amerikes. Disa nga ju kane edhe thenie te tyret apo firmat, ironike qe ta duam atdheun si shqiptari ameriken. Desha ta hapja kete teme per te diskutuar rreth ketyre gjerave dhe pse disa mendojne qe Amerika po i ben lemsh te gjitha. Desha te dija cfare verjtjesh kemi ne si Shqiptare ndaj amerikes, fakte c'ka bere ajo per ne apo ne per ate. Do te doja te dija pse disa kane kaq shije te hidhur ndaj amerikes. Vetem mo ja futni kot, edhe shkruani nai gjo sa per te thone dy llafe. Po pat mundesi te jete nje teme serioze.
    Hajt ja kalofshi mire kado qe jeni ..shnet e pare.
    Pėrshėndetje Xhixhua

    Megjithėse tema ėshtė e qėlluar, mėnyra e shtjellimit ėshtė tejet e gabuar. Shpresoj se nuk e ke fjalėn pėr tifozllėk tė verbėr ndaj njė shteti. Do tė ishte naivitet si p.sh. tash tė ndahemi nė 2 tabore, siē bėhet zakonisht, tė shajmė, ose mbajmė anėn e Amerikės, pa konkretizuar temėn. Zakonisht, qėndrimet pro & contra tė anėtarėve kanė qenė pėr temat konkrete: Terrorizmi islamik dhe luftėrat pushtuese tė Amerikės. Pra, qėndrime tė tilla pro ose konta, ke lexuar nė lidhje me kėto tema. Nėse e konkretizon temėn si "Amerika, Kosova dhe populli shqiptar...", padyshim se do tė lexosh vetėm komente pozitive. Por, do tė ishte tejet e padrejtė nėse kėrkon tė gjykohet pėr politikėn globale tė Amerikės, duke u bazuar nė tė mirat qė Amerika i ka bėrė pėr popullin tonė. Kjo do tė ishte e njejtė sikur tė kėrkoje tė gjykojmė pėr njė krim nė bazė tė tė mirave qė i ka bėrė krimineli e jo nė bazė tė krimit.

    Ne tė gjithė jemi dėshmitarė se Amerika shpėtoi popullin e Kosovės nga genocidi, por gjithashtu jemi dėshmitarė se Amerika ėshtė duke bėrė shumė padrejtėsira ndaj popujve muslimanė. Kėto nuk mund ti mohojė askush, mbase edhe vetė amerikanėt nuk i mohojnė, bile edhe i dėnojnė ashpėr, pėrveē atyre qė janė plotėsisht tė zhgėnjyer, ose racistė tė flaktė.

    Fatkeqėsisht, disa tifozė tė zjarrtė tė Amerikės, duke e injoruar realitetin, anashkalojnė faktin se Amerika ėshtė duke e bėrė botėn njė vend shumė tė pasigurtė, megjithėse presidenti Bush deklaron tė kundėrtėn vazhdimisht, pa e hetuar se tash mė Nju jorku, ose Londra duken tė jenė nė gjendje lufte.

    Ēdo qenie njerėzore duhet tė vejė trurin nė pėrdorim dhe tė sheh simptomet alarmante pėr rrezikun dhe pasigurinė qė ėshtė duke e shkaktuar Amerika me politikėn e saj, pasojat e sė cilės mund tė jenė fatale pėr ardhmėrinė e njerėzimit. Ėshtė njė thėnie "Problemin qė shkakton njė budallė, njėmijė tė menēur nuk mund ta rregullojnė".

    Ėshtė kohė e fundit, qė bota tė vetėdijėsohet, dhe tu thot stop krimeve me pėrmasa katastrofale, e jo akoma tė mendohen ēfarė ane tė marrin, e ta ndajnė botėn nė 2 fronte, siē janė duke bėrė, sepse kjo ėshtė nė dėm tė njerėzimit. Ėshtė thjeshtė ēmenduri.


    Paqė pėr tė gjithė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 15-08-2005 mė 06:03

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Ne duhet te jemi (se edhe aty nuk kemi peshe) te rendesishem ne shtepine tone (Shqiperi dhe ne tokat ku flitet shqip). Kur kemi ne mes te shtepise ulur kembekryq (i kemi ulur vete) te huaj qe kontrollojne nje pjese te ekonomise dhe financave tona kombetare, nderkohe qe po keta te huaj (e kuptoni se per cilet e kam fjalen) ruajne akoma nje ligj lufte te 1940, atehere perse te flasim per rendesine tone hipotetike ne sy te shteteve te tjere te medhenj apo ca me keq te superfuqive?
    Sigurisht qe do ma kishte qejfi qe Shqiperia te kishte fuqine dhe peshen e Indise apo Kines, po nese dikush nuk kupton se sa e ka fuqine apo kush dhe cfare eshte atehere pasojat jane te pakendeshme!
    Edhe lepirja superfuqive thjesht na ben objekt humori se te mendosh qe ne nuk arrjme te sigurojme qarkullimin e lire (pa rreziqe) te njerezve gjate akseve rrugore (Ali Pasha e bente me se miri kete 200 vjet perpara), dhe njekohesisht dergojme (me shpenzime dhe rreziqe jo te vogla) ushtare ne kontinente te tjera......
    Kjo me kujton ate fjalen qe ka te beje me dhine.......dhe zgjeben.
    Bashkohem me ty ne shume nga ato qe the me lart. Eshte e vertete qe perkohesisht jemi marioneta ne duart e atyre qe i kemi patur armiq shekullore.Po e din se pse vjen kjo? kthehem mbrapsht tek ajo puna e rendesise. Ne komplet si popull duhet te edukohemi (megjithese shume nga ne i "dine" vlerat tona... ne prape nuk i dime , ne qofte se me kupton). Mungon ai uniteti qe duhet te jete. Duhet bere pak pune, mendoj se patriotizmi dhe nacionalizmi duhet ti ushqehet gjithe shqiptareve bashke me vaktet qe hajne perdite. ( me doza te kontrolluara se overdozat sjellin racizem si serbia). Akademia e shkencave tona duhet te mbushi ate vakuum qe 50 vjecari i Enverit e la mbrapa. Dhe ketu une dua te dal tek ajo qe une mbeshtes. Sic e the vete ti, bankat tona kontrollohen nga vendet "miq". Ekonomia dhe biznesi shkojne dore per dore me nje llaf se kush te kontrollon financen te ka ne dore te gjitha. Dhe dihet se cfare interesash kane keta miqte tane. Disa nga ne ketu thone "politika jone duhet te drejtohet ndaj evropes, kontinentit ku bejme pjese. Faktikisht andej eshte drejtuar dhe shihe ne c'gjendje jemi. Na mbajne si ne "koma" me shpresen e asociim stabilizimit dhe kur bejne sondazhet dhe eurobarometrat... guess what? ne jemi te fundit ne liste qe evropianet kerkojne ti shtojne EU. Keto jane perralla me bisht per mua. Une mendimin tim e kam keshtu. Te vetmit qe kane perkrahur fuqimisht ( megjithese kane interesat e tyre ) ne shume gjera kane qene amerikanet. Kush i ka patur mbrapa ka bere hajer ( shembull jane miqte tane qe deri para 3-4 dekadash vinin kerkonin buke tek ne se po u thahej zorra derisa amerikani hapi bazat atje). Derisa ne te arrijme ato qe duam politiken duhet ta drejtojme ndaj atyre qe bejne ligjin ( ketu del dhe ajo qe thua ti lepirja e menderes qe une jam kaq kundra, por per hir te se mires duhet bere sic kane bere te gjithe madje edhe superfuqite e se djeshmes si russet). Po edhe ti biem bushtres me shqelm nuk jam sepse neser pasneser e kemi komshi ( ne qofte se zgjohen idiotat dhe hapin syte se nuk po futin sirine ne evrope po ate vend qe ju be mburoje per disa shekuj me rradhe). Nqs se ne tregohemi ne ate nivel qe te pime sise tek te dyja, duke arritur ato qe duam atehere kemi kapur jackpot. Po ne si kemi keta politikane deri me sot keshtuqe shume veshtire.Une jam pro-amerikan sepse shoh qe ata i japin zgjidhje muhabetit tone me shpejt se evropa. PErkrahja e tyre imponon edhe shtete te tjera qe mund te jene te lekundur per sa na perket neve.
    Tani duke i dhene pergjigje edhe FJOLLES...qe une jam pro-amerikan kjo s'do te thote qe une mbeshtes politiken globale te amerikes. Kam dhe une kritikat e mia. Por kjo teme eshte thjesht, une si shqiptar, ceshtjet e mia dhe te kombit tim, evropa ne mes dhe amerika. Keshtu pra per mua , forumistat qe postojne ketu duhet te ndjehen pozitive ndaj amerikes per sa i perket c'ka bere ajo dhe c'mund te beje per ne shqiptaret. Kritikat sesi levron amerika me vendet e tjera mbase japin mundesine per hapjen e nje teme tjeter. Mua me interesojne vetem fatet e Shqiperise.
    Respekte te dyve ......

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Ne duhet te jemi (se edhe aty nuk kemi peshe) te rendesishem ne shtepine tone (Shqiperi dhe ne tokat ku flitet shqip). Kur kemi ne mes te shtepise ulur kembekryq (i kemi ulur vete) te huaj qe kontrollojne nje pjese te ekonomise dhe financave tona kombetare, nderkohe qe po keta te huaj (e kuptoni se per cilet e kam fjalen) ruajne akoma nje ligj lufte te 1940, atehere perse te flasim per rendesine tone hipotetike ne sy te shteteve te tjere te medhenj apo ca me keq te superfuqive?
    Sigurisht qe do ma kishte qejfi qe Shqiperia te kishte fuqine dhe peshen e Indise apo Kines, po nese dikush nuk kupton se sa e ka fuqine apo kush dhe cfare eshte atehere pasojat jane te pakendeshme!
    Edhe lepirja superfuqive thjesht na ben objekt humori se te mendosh qe ne nuk arrjme te sigurojme qarkullimin e lire (pa rreziqe) te njerezve gjate akseve rrugore (Ali Pasha e bente me se miri kete 200 vjet perpara), dhe njekohesisht dergojme (me shpenzime dhe rreziqe jo te vogla) ushtare ne kontinente te tjera......
    Kjo me kujton ate fjalen qe ka te beje me dhine.......dhe zgjeben.
    Se pari ligji i luftes me Greqine ka mbase 6 muaj qe nuk eshte me ne fuqi, meri informatat mire. Nuk te shof te flasesh per Turkun qe bleu Albtelekomin, nje nga deget me te vertet te rendesishme te ekonomise. Nese Greku ka pasur ligj ne fuqi per 60 vjet, Turku na ka mbajt pushtuar 500 e ka bere deme te pariparueshme tek ne.
    Se dyti eshte jetesore per te gjithe te kuptojne se sot nuk ka me lufte fizike po lufte informacioni dhe ekonomie. Shqiperia nuk eshte as e para dhe as e fundit, qe nuk ka ne zoterim pjese te ekonomise. Po te krahasojme me shume vende te Europes ekonomite e te cilave kontrollohen nga Gjermania apo Franca, ne jemi akoma shume mire. Gjithe deget kryesore te ekonomise si energjitika, agrikultura dhe turizmi jane akoma ne zoterimin tone. S'ke pse mer zjarr kot per 3-4 kompani qe me teper se cdo gje tjeter punesojne te papunet, derdhin taksa e zhvillojne ekonomine. Askujt nuk i vjen mire qe ti kontrollojne ekonomine te tjeret. Po qe te kontrollosh ekonomine tende se pari duhet te kuptosh se tashme je pjese e ekonomise se lire. Ekonomia e Buhares nuk funksionon dot tek ne. Pushtimi ekonomik nuk mund te luftohet me lufte fizike e parrulla kunder grekeve. Ne fund te fundit po se beri Greku do e beje Turku (qe eshte me plehre akoma) do e beje Sauditi apo Gjermani apo Francezi etj etj.
    Lepirje?? Shume njerez i krahasojne mardheniet ne pergjithesi me mardheniet personale. Veprime qe per dike mund te kene shkak Miqesine dhe mirenjohjen per dike tjeter mund te quhen lepirje. E kjo thjesht nga etiketa shoqerore personale e tyre. Shqiperise si kane ardh te keqia nga Amerika por nga Buhara dhe CO. Atyre duhet tu rrije larg e duhet ti qendroje prane atryre qe i qendruan prane. Disa njerez nuk e njofin ndjenjen e mirenjohjes, fatmiresisht ata qe kane rendesi e njifkan.
    Dhe para 20 rreshtash po ankoheshe se u pushtove nga Greku, tani kerkoke levizje te lire??? Atehere do pushtoheshe vertet nga Greku. Asnje shtet nuk ta ka borxh ti hysh ne shtepi kur te do qefi antares. Te tjetri je mik, se nuk eshte shtepia jote. E Shqiptaret jane mik vetem me ftese, sepse per nje arsye apo nje tjeter aq vend i lam vetes. Te jesh i sigurt se ato rruge te hapura do i kishe po te ishim treguar te njerezishem. Fajin mos e kerko tek tjetri por tek vetja. Tamam ajo dhia qe permende.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #59
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po te ishe treguar pak me i vemendshem ne leximin e postimit tim do te kishe para se une nuk kerkoj levizje te lire per ne Athine apo ne ate "boten tende te ekonomise se lire" po ne territorin e Republikes se Shqiperise.
    Nuk eshte ndonje lajm i ri naiviteti yt neoliberist qe ka marre ne qafe jo pak shtete nga padija apo shitja e klases politike te te cileve tek bleresi me i pare per tu kthyer ne reublika bananesh.
    Ironia eshte qe pikerisht keta "trima neoliberiste" teoriciene te "dyerve te cqyera" kur u behet ndonje oferte nga konkurrentet e tyre vrapojne te kujtohen per "sigurine kombetare" - rasti i asaj kompanise janki qe do blihej nga kinezet!
    Kolonializmi eshte zevendesuar me neokolonializem djalosh dhe emrin e ka Globalizim!
    Fakti qe per kete ka folur Lenini, Stalini e Dulla nuk do te thote qe ai nuk eshte po aq real dhe i rrezikshem.
    Nese ke alergji per figurat e mesiperme atehere lexo pak De Golin qe te te kthjellohen mendimet!
    Apo do na cuditesh me margaritare te tille si De Goli ishte komunist!

    Vazhdo perkundu ne fiksionin e te mirave te Amerikes, por nderkohe lexo edhe Kisingerin qe me te drejte ka thene "Amerika shet miqte dhe ble armiqte"!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  10. #60
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga antares

    Vazhdo perkundu ne fiksionin e te mirave te Amerikes, por nderkohe lexo edhe Kisingerin qe me te drejte ka thene "Amerika shet miqte dhe ble armiqte"!
    Amerika ble armiqt qe te mundi armikun me te madh sic beri me Bin Laden per te luftuar Sovietiket ne Afganistan, Sadam kunder luftes Iranit. Ky vend eshte shum i zgjuar per lojra dhe e ben per arsye politike dhe ne fund asnjeher nuk del gabim. Me blerjen e armiqve si Bin laden Amerika rrezoi Union Sovietik dhe me Sadamin arriti te ndaloj Iranin duke mos peshtuar Irakun dhe te behej superfuqi ne ditet e sotme. Sot eshte e kundra Sadami u zhduk dhe se shpejti as Irani nuk ka te shkoj se do ti vij koha dhe atyre dhe atehere e tregon Amerika pse shet miqte dhe blen armiqte

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  3. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •