Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 160
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga ~Geri~
    Nese do te shikojme njerez te cilet martohen me gjinine e tyre, homoseksuale, bioseksuale etj em rradhe njerez pa moral dhe karaktere, njerez te cilet e kundershtojne hapur natyren njerzore te krijimit.Shkatarrim
    Sa per te kujtuar ty o Ger se homoseksualizmi ka qene zyrtar ne kalifatin osman.

    Sulltanet (kalifi i Madh), pashallaret e me rradhe bejleret kishin pervec haremeve edhe djem te rinj.

    Keta kane qene te perhapur me shumice edhe ne shqiperi dhe jane quajtur "DYLBERE". Vetem muslimanet me pozite (turq e shqiptare) e kishin kete luks.
    Nje nder shkaqet pse homoseksualizmi ka qene zhvilluar shume ne shoqerite muslimane mendohet se eshte vecimi i grave nga burrat dhe ndalimi i grave ne administrate, keshtu qe nje musliman ne shoqerite fondamentaliste nuk ka shanc kurre te rrije me grua (perjashto gruan e vet qe e blen me ndermjetes dhe kur ka pare te mjaftueshme) vecse me burra.

    Por mos ti pergjithesojme keto dukuri. Rendesi ka LIRIA, sepse simbas fese tende me qellim qe ta shpetosh nje homoseksual duhet ta VRASESH (ja ke kaluar Adhamudhit ketu).

    Po keshtu edhe rehabilitimi i prostitutave ne islam behet duke i vrare me gure etj.

    Si ke guximin ti krahasosh kete shoqeri primitive me sistemin me te perparuar qe ka nxjerre njerezimi mor Gėrr

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ah se mu kujtua per gerin dhe keta muslimanet "pa vese" te forumit ja edhe nje kenge e njohur homoseksualesh (Dylberesh) nga koha e Turqise qe edhe sot kendohet ne Shkoder (por me pak ndryshime ama).
    Po ju jap versionin ORIGJINAL:

    Ēun o more ēun,
    gushen si pellumb,
    mos e pi rakine,
    se te ban zullum

    Kur shkojshim ne Mejtep,
    e bajshim Sevda,
    kush u ba sebep,
    zemrat me na i nda

    Mos del diten per diell
    as naten per terr,
    ........ (nuk me kujtohet)..
    more top-sheqer

    etj

    keshtu more trima te sheriatit, ju qe ste falni per moral, dylberet i kishit zyrtare ne kohen e kalifatit, jeni para Amerikes ne kete fushe...

  3. #43
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gjithandej njesoj eshte po he. Se kush eshte me perpara per pune civilizimi besoj se duhet te shikohet edhe nepermjet kendveshtrimit te aftesive te x y polemi, ose bashkesie polemi qe te vertetoje ne menyre te drejtperdrejte se kultura qe ka, eshte kulture e mbartur prej shekujsh, apo e pervetesuar per madheshti - dy gjera krejtsisht te ndryshme, prej nga ku lind dhe hipokrizia dhe familja e madhe e saj(mashtrimi, paraqitja si i moralshem etj), me kopetencen e ligjshme dhe te trashegueshme per te "perdorur" drejtesine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Jane tre rryma ne rradhet e shqiptareve qe shfaqen hapur ne forum ne shume diskutime dhe keto nuk kane te bejne shume me "mendimin per Ameriken", por rrenjet i kane me thelle se kaq.

    1. Rryma progresive demokratike

    Keta jane te gjithe ata shqiptare qe tek Perendimi dhe Amerika ne vecanti shohin nje model zhvillimi dhe bashkejetese ne paqe qe duan ta bejne te tyren, pjese te jetes se tyre, pjese te shoqerise shqiptare ne te cilen ata jetojne. Ne kete grup bejne pjese te gjithe ata shqiptare qe kane patur fatin te jetojne ne Amerike dhe kete shans e kane kthyer ne nje histori suksesi: punojne per te siguruar nje jete me te mire per familjen e tyre, shkojne ne shkolla ose dergojne femijet e tyre ne shkolla te larta, vleresojne mundesine qe iu eshte dhene ne Amerike qe u fal nje jete te tyre jo vetem familjes se tyre, por u jep mundesi qe te ndihmojne edhe familjet qe kane lene pas ne Shqiperi.

    Kete vleresim personal, kjo rryme e shqiptareve qe perben pjesen dermuese te shqiptareve, kerkon qe ta avancoje akoma me tej ne nje partneritet dhe miqesi midis dy popujve, qe do te thote mbeshtetje politike, mbeshtetje ne ruajtjen e sovranitetit te trojeve shqiptare, mbeshtetje ekonomike, mbeshtetje ne aspiratat e integrimit te shqiptareve. SHBA eshte superfuqia e vetme e botes dhe Shqiperia eshte shteti me i varfer i Evropes dhe nje nga popujt me imazhin me te keq ne Evrope, sipas barometrit te fundit evropian.


    2. Rryma e ideologjise komuniste

    3 breza shqiptaresh u linden dhe rriten nen 50 vjetet e komunizmin me frymen "anti-imperialise dhe revizioniste amerikane", ne nje izolim te plote nga bota e qyteteruar, dhe me nje urrejtje te injektuar ne tru nga propaganda e Partise. Te tille gjen edhe ne forum, gjen edhe ne Amerike. Keta jane "brezat e djegur" te shqiptareve qe u brumosen dhe poqen nen komunizem dhe tani e kane shume te veshtire qe te ndryshojne perspektiven dhe mentalitetet e se shkuares.

    Keta jane ata qe edhe pse jetojne prej me shume se 1 dekade ne Amerike, edhe pse kane arritur te perfitojne nga mundesite qe Amerika te ofron qe as nuk i enderronin ne Shqiperi, edhe pse mund te kene nje pashaporte amerikane ne xhep, jane jo vetem te pakenaqur nga Amerika por kane zhvilluar nje forme histerie irracionale ndaj Amerikes qe as keta vete nuk e kuptojne se nga u buron.

    Po ne kete rryme bejne pjese edhe te rinj shqiptare qe jane viktima te propagandes lokale te vendeve ne te cilat jetojne e mesojne. Kryesisht, studente shqiptare ne Evrope qe jetojne ne "shtete sociale" dhe ne kryeqytetet e ideologjise komuniste sic jane Parisi, Bolonja, e qytete te tjera Italiane. Keta nuk e vleresojne dot sa duhet Ameriken pasi a) e njohin vetem nga propaganda e grupeve ekstremiste liberalo-anarkiste, b) nuk kane vullnetin dhe deshiren per te pare "portretin e madh" por vetem ate "portretin e vogel" te situates qe ata kane krijuar ne mendjet e tyre. Kjo kategori te rinjsh shqiptaresh eshte per te ardhur keq pasi po digjen nga i njejti zjarr qe dogji prinderit e tyre nen komunizem.


    3. Rryma e trete eshte fondamentalizmi islamik

    Keta jane ata besimtare muslimane qe nuk e shohin Ameriken si nje superfuqi qe ruan sigurine e botes dhe nxit perhapjen e lirise dhe demokracise ne xhep cep te globit, por e shohin si nje kercenim per Islamin. Shkaqet qe keta shpikin jane te shumta por keto jane vetem justifikime. Arsyet e verteta perse keta ushqejne nje urrejtje ndaj SHBA eshte se SHBA eshte e vetmia force ndryshimi ne bote, dhe keta njerez i tremben ndryshimit me shume se cdo gje tjeter.

    Opozita e vertete e ketyre njerezve eshte opozita ndaj politikes amerikane te demokratizimit edhe te asaj pjese te vetme te botes, gadishullit arabik dhe Azise Qendrore, qe nuk e ka perqafuar me deshire sistemin demokratik. Pra opozita e tyre rrenjet e verteta i ka tek frika ndaj ardhjes se vales se ndryshimit edhe ne shoqerite islamike, qe jane jo vetem zona te nxehta te instabilitetit te brendshem rajonal, por tani se fundmi jane kthyer edhe rrenjet e burimit te terrorizmit nderkombetar.

    Kuptohet, qe jo te gjithe muslimanet shqiptare e shohin nderhyrjen e SHBA si nje lufte kunder Islamit, pasi vetem 6 vjet me pare SHBA beri histori duke i ardhur ne ndihme muslimaneve shqiptare ne Kosove. Ne ka nje popull musliman qe duhet te ngreje zerin e te hedhi poshte pretendimet e fondamentalisteve islamike ne mbare boten kunder SHBA, ky duhet te jete komuniteti musliman shqiptar ne Kosove, Mqedoni e Shqiperi.

    Fondametalistet islamike shqiptare jane vetem nje pakice, por nje pakice e zhurmshme qe mundohen te ngrejne zerin dhe propogandojne sa me fort shumices se padiskutueshme te shqiptareve qe shohin tek SHBA nje aleat dhe nje partner zhvillimi.

    Te tre keto rryma i gjen ne forum ne mendimet e shume anetareve dhe mendimet e hedhura ne forum jane vetem nje moster e mendimit te pergjitshem shqiptar.

    Albo

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    xhixhua,
    Te pergezoj per temen qe ke hapur. Mendoj se te mjaftojne kaq sa eshte shkruar per te kuptu se pse nuk shkruajne "te gjithe".
    _____________________

    Per ty Labeati:

    Me jep dot nje fakt qe homoseksualizmi ka qene zyrtar ne Shtetin Osman?
    Po behesh komik! Jo se nuk ka pasur raste, por thjeshte eshte budallek kjo qe ke thene. Prandaj edhe arsyet qe permend jane shume jollogjike. Pse eshte kaq i perhapur ne Perendim Homoseksualizmi sot? Pse jane te veēum do thush?

    Rendesi ka LIRIA, sepse simbas fese tende me qellim qe ta shpetosh nje homoseksual duhet ta VRASESH (ja ke kaluar Adhamudhit ketu).
    Pse simbas fese tende si eshte?

    Nė qoftė se dikush ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė ashtu si ato qė bėhen me njė grua, qė tė dy kanė kryer njė degjenerim tė neveritshėm, do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta. Levitiku 20:13

    A nuk e dini ju se tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u gėnjeni: as kurvarėt, as idhujtarėt, as shkelėsit e kurorės, as tė zhburrėruarit, as homoseksualėt, 1 e Korintasve, 6:10

    Ti, si i krishtere qe je, nuk ke pse te hidhesh perpjete e te mburresh me gjoja LIRINE, kur edhe ne librin tend nje akt i tille shihet me perbuzje dhe denohet.

    Tjetri ka ardhe e ka dhene mendimin ne lidhje me Ameriken. Ne rregull ose gabim, mund ta diskutosh, por jo te hidhesh e t'i sjellesh shembuj nga Shtete te tjera. Edhe sikur te leme menjane qe shembujt qe ke sjelle jane kot, nuk ka llogjike. Thuaj qe Amerika e ka ate te mete qe permendet os JO. Arsyeto, mos sulmo kot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 13-08-2005 mė 15:42

  6. #46
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Labeat and kompani kur flasim per ameriken mos dil nga tema te diskutosh per pernadorine Osmane te cilen Islamil Kadare e ka quajtur Shtete e bashkura te mesjetes.Nejse nuk dua te zgjatem shume se ju e keni si zakon qe "mbrojtja me e mire eshte sulmi" behuni me realiste mos e adhuroni ameriken si Zot eshte thjesht nje shtet ka dhe ajo te meta doni apo sdoni ju ti pranoni po do ishte me e llogjikshme per ju kristianet te thonit po kla gabime dhe keto duhet te rregullohen dhe jo te nisni ceshtje te cilat skane aspak lidhje me temen.

    Nuk e di pse ju sjeni dakort me ate qe thashe une, por secili njeri i ndergjegjshem duhet ti pranoj qe keto jane gabime dhe te thote fjalen e tij qe ka vend per permisim.Nese keto sdo ia thoja une si musliman por nje i laik ose i krishter do ti pranonit.Mos me beni te bie citate ka sociologe, psikologe te cilet jane dakort qe keto vese, probleme anomali duhen te zhduken nga shoqeria njerzore.


    Pastaj eshte ulje per ju kur diskutoni dhe mundoheni te flsini me ironi me ndryshime emrash , ofendime etj.Jeni ne nivel shume te ulet kulture debati se di pse po e shikoj qe keni nje mllef ne gjoks ndaj cdo muslimani.Nejse dhe kjo do kaloi besoj.

    Respekte per Cyclotomicun realist dhe i llogjikshem.

    Xeno ato nuk e zbatojne biblen sepse po ta zbatonin .....

    Shkrimin e fundit se kam lexuar por besoj se neser do diskutojme prape se tani skam me kohe por shpresoj ta rregulloni pka nivelin tuaj kulturues dhe etik te diskutimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 13-08-2005 mė 15:49
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  7. #47
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po e them edhe une mendimin tim. Amerika dhe shqiptaret. Ato qe studiojne shkenca politike i dine me mire sesa une rrathet bashkeqendrore te interesave amerikane. Dhe ato e dine shume mire ne ēfare rrethi jemi ne si Shqiperi (domosdo qe nuk futemi tek interesat jetike siē Kanadaja apo Meksika, sepse nuk fqinje te USA). Kurse ne lidhje me Biblen dhe Kuranin, se po shoh ca debate pa vlere, ato jane libra. Librat ne pergjithesi jane bere per tu lexuar dhe studiuar dhe mundesisht analizuar. Deri ketu asgje e keqe. Mirepo Bibla dhe Kurani nuk jane keshtu, ato jane libra per tu imponuar. Ah, ketu kadal beg se ka hendek, thote populli i lashte shqiptar. Me hy e me degju fije e per pe ē'thote Bibla dhe ē'thote Kurani, s'do ngelej kush ne kembe, lufta e dyte boterore nuk do te kishte ndodhur fare, do te ishim zhdukur qysh heret.

    Keshtu, ma mire ēdo gja qe ta lexojme, t'ia nenshtrojme arsyes dhe shpirtmiresise sesa te mbyllim syte e te recitojme permendsh lloj lloj rreshtash qe po na marrin ne qafe.

    Jam pa sherr, mos u zini me mua, se ju dua te gjitheve

  8. #48
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pershendetje Geri,

    ceshtja qendron se aresyeja kryesore pse muslimanet e kane "inat" ameriken eshte sulmi i saj ne Irak apo kundra botes islamike ne pergjithesi. Megjithate ketu duhet te ndalemi pak dhe ta shqyrtojme punen jashte fese.

    Amerika eshte nje shtet qe ka nderhyre me lloj lloj armesh ne Japoni, nje nga perandorite me te lavdishme te njerezimit, dhe Japonezet ne pergjithesi tashme e shohin se jane ne rruge te mbare, duke qene se zene dhe 3 vendet e para ne bote si fuqi ekonomike. E megjithate edhe atje ka koka te zjarrta qe Ameriken e shohin si nje faktor qe ka ulur nacionalizmin Japonez, dhe ka krijuar nje lloj miopie per ndjenjat kombetare atje, saqe kur kinezet tani djegin flamujt japoneze ne shenje hakmarrje per viktimat e luftes se dyte boterore, ne Japoni nuk e can njeri koken fort per kete gje. Kjo megjithate mund te jete analogji me moskokcarjen Amerikane sa here digjet dicka e saj jashtvendit. Psh rasti kur Greqia e priti ne menyre skandaloze Clintonin, solli thjeshte nje vetizolim te sajin nga Amerika etj etj raste te tilla. Pra pse ne Japoni nuk e ka njeri inat Ameriken qe mos shkojme me gjate ne kete drejtim (ose Tajvan, Kore dhe madje edhe Kine tani) ?

    Ne rastin e luftes se Irakut duhet pare se Amerika ishte ne nje kohe qe filloi te lekundej rroli i saj ne bote, ose te pakten ne koken e kokrisurve Franceze e Gjermane. Franca, Gjermania dhe Rusia kane kohe qe bejne plane per nje OKB "tjeter" ku ata, simbole te kryerracizmit kushedi se sa fishor ne krahasim me Ameriken, do merrnin frenat e botes ne dore. Nje gje e tille per mendimin tim do ishte me pasoja shume te renda jo vetem per ne Shqiptaret qe nuk i hym shume ne xhepi njeriut, por dhe per boten ne pergjithesi. Lufta e vetme e Amerikes me Aleatet e saj klasik (Angli, Australi) dhe me ato te ri (Poloni etj) ishte nje grusht i forte per Francen, Gjermanine dhe Rusine qe kishin kohe qe planifikonin, dhe jane akoma duke planifikuar shkeputjen e tyre nga OKB-ja, dhe ne rastin e Frances krijimin e nje Europe me "dy shpejtesi".

    Ne kete kendveshtrim, duke pare boten e leshit qe jetojme (mbase ka ardhur koha per nje permbytje tjeter !) un e shoh qe Amerika ka bere nje zgjidhje te detyruar deri diku qe te godiste Irakun, dhe jo si nje lufte teresisht kundra muslimanizmit, se nuk besoj se kane luajtur nga fiqiri qe te bejne shkrumb e hi boten, apo te luftojne me shtete si Irani e Korea qe kane aftesi nukleare (ne rastin e Korese).

    E megjithate shqiptari, po sipas mendimit tim, them se duhet te ndjeki edhe pak interesat e veta (nese do te dali nga mocali qe e kane rifutur), se edhe ne kohen e perandorise Osmane (qe meqe ra fjala eshte perandoria qe ka patur nivelin e korrupsionit me te ulet ne historine e dokumentuar te njerezimit) ate pune ka bere duke u konvertuar ne shume raste.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    se edhe ne kohen e perandorise Osmane (qe meqe ra fjala eshte perandoria qe ka patur nivelin e korrupsionit me te ulet ne historine e dokumentuar te njerezimit) ate pune ka bere duke u konvertuar ne shume raste.
    cyclo, sa per ilustrim te korrupsionit proverbial osman po te jap shembullin se si u ndricua Stambolli atehere kur ne Europe ishte futue me kohe ndricimi i rrugeve me gaz.

    1)
    Del sulltani naten ne ballkon te Top-Kapise prej ku Stambolli dukej ne pellambe te dores, e nuk shef kurrgja prej territ.
    Fillon e mendon se ne Europe ndricojne qytetet kurse Stambolli ka mbete si katund i madh pa nji llambe kerkund.
    Te nesermen therret Vezirin e Madh e i thote "Qe 2 milion lira ar turke e te ndricosh qytetin- se jemi per turp te dynjase".

    Veziri i Madh therret Beledije-reizin (kryetarin e Bashkise) e i thote " "Qe keto 1 milion lira nga Padishahu e urgjentisht te ndricohet gjithe qyteti se jemi te fundit ne ndricimin urban.

    K.Bashkise therret shefin e policise e i thote "qe 200 mije lira e na ndrico qytetin".

    Shefi i policise, nxjerr tellallin" Ndiogjoni o milet, qe sonte mbrama e pernate do te nxirrni nji kandil e ta varni tek dera qe te digjet gjith naten. Kush nuk e nxjerr do te futen ne burg".

    Kur doli sulltani ne ballkon gjithe stambolli shkelqente nga dritat.


  10. #50
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un po them car me kane thene shoke te mi qe jane tashme te futur ne ushtrine Amerikane, dhe cfare kane mesuar ne shkollat ushtarake Amerikane. Nje muaj i kushtohet vetem kesaj perandorie dhe organizimit te saj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  3. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •