Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 160
  1. #91
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Oj fjolle debore,qe ke ngadhnju te madh e te vogel ne keto tribunat e postimeve te tua.
    Qe te jesh ne brendesi te muhabetit,dhe te pergezohesh per ligjeratat e tua,behu pak me konseguente se i re me qaf kot antares me emrin Elen,se postimi i saj ishte cituar nga postimi i Deus ne faqe te pare te temes.
    Jo ,jo per delikatese,po me teper per drejtesi,per kete drejtesi qe nuk imponon dhe e "mallkuara" per ju Amerike.



    Per temen u be pak carcaf tani,jane dhe ne mode carcafet kohet e fundit,sidomos kur ndehen neper tela ballkonesh te pervuajtura nga imperializmi.
    E be corbe muhabeti me Bibel,me Kuran,me Homo dhe kurva.
    Qe ti biem shkurt ,per gjithcka ne kete bote,edhe kur bie shi dhe bresher fajin e ka AMERIKA.

    PS Geraldo,po per ata cobanet jo me qeleshe,me nga ato te tjerat mbi koke,qe para se hanin delet,u jepnin dhe fyellin per ndonje rekviem te vetvetes,ke degjuar zotrote?

    Po per nje bari tjeter,qe degjonte ca zera delesh si te pervuajtura,dhe ku i nxjerr delet nga stani e i con ne nje livadh me bar te gjelber(kuptohet tani edhe ndonje tas qumesht do pinte cobani,edhe ndonje dele do hante,akoma edhe themelet e kalase se Rozafes kerkonin kurbane )dhe dashi me kembore dhe ca te tjere qi prinin kopese na i zuri nostalgjia dhe kerkonin me cdo menyre te ktheheshin ne stanin e vjeter,plot kakerdhi?

    Dhe se fundi Ger fabulisti,sa te kete dele ne kete bote,do kete jo vetem cobaner,nga keta te tute qe bejne kerdine,por edhe ujqer,megjithese sipas teje keta ujqerit e sotem ne ndryshim nga ata te Ezopit kane ndryshuar jo vetem qimet por edhe zakonet.
    O DREJTĖSIA E FORUMIT, mė paska marr malli tė shoh emrin tim nėn citimet e tua. Mbase mė bėn dhe nder tė madh dhe mė pėrgėzon me ligjėratat dhe drejtėsinė tėnde
    Njė detaj i vogėl, qė ndoshta zgjuarsia yte e ka anashkaluar nė analizat e tėrthorta, o i dashur super moderator. Jo, jo pėr per delikatese, po me teper per drejtesi tė cilėn e reklamon aq shumė dhe e ADHURUARA per ju Amerike. Elen-i sipėr citimit kishte shkruar:
    SA mire qe e ke thene :
    Por nuk ėshtė nevoja tė shkruaj tash pėr "domethėnien e madhe" tė kėsaj fjalie kaq tė vogėl, se ti O DREJTĖSI e kupton fare mirė, tė nevoitet vetėm ta lexosh me vėmendje.

    PS, Geri postim shumė me vend, mbase edhe u deshka nė kėtė mėnyrė tė bėhen sqarimet se efekti qenka mė i madh. Dikush e kuptoka mirė punėn e deleve dhe tė ujkut
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 17-08-2005 mė 04:37

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fjollat pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #92
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Problemi i madh i Shqiptareve, dhe fatkeqsisht i pjeses me te madhe te njerezimit, eshte ekstremizmi! Keshtu shumica e njerezve te Planetit, qe sigurisht i perkasin popullsise me arsim te ulet ose me arsim te diktuar nga pushteti i shikojne gjerat bardhe e zi! C'eshte e verteta duket se edhe vet historia e njeriut shkruhet nga ekstremistet (politikane) per ekstremistet! Keshtu edhe ne FSH shume veta i shikojne gjerat bardhe e zi. Keshtu edhe une kur u bera anetar i Forumit u detyrova te ndroj nickun e pare qe kisha vene -per hir te nje miku te vrare qe qelloi te ket emer me rrenje arabe- vetem sepse shume veta ketu ngase i shikonin gjerat bardhe e zi me percaktuan te zi!

    Keshtu edhe kjo teme e hapur ne Forum filloi bardhe e zi dhe rrjedhoi bardhe e zi (uroje me gjithe zemer te mos na ket mbetur sindromi i televizorit bardhe e zi te monizmit... sepse do jet me te vertet shkatrim per shoqerine shqiptare).

    te hyjme ne teme....

    Pro SHBAs apo kundra?

    Sigurisht pyetja vecse e gabuar mund te quhet, te pakten kur shtrohet ne nivel shoqeror (sic ndodh ne FSH). Sepse ne politike dhe dipllomaci gjerat ndryshojne, dhe per momentin "interesi yne kombetar" detyron pro SHBAs.

    Bardhe e zi:

    Sigurisht nese pyetja shtrohet bardhe e zi per ata qe shikojne bardhe e zi, atehere eshte e drejte. Sepse vet alternativa eshte ose e bardhe ose e zese. Por shyqyr Zotit natyra permban nje ylber te madh ngjyrash te cilin shume njerez e admirojne dhe e shikojne si alternative te vetme. Nuk e di a e kam arritur por besoj se mundohem ta fus veten ne grupin e ylberit.

    Ylberi:

    Ylberi shfaqet pas rreshjeve dhe nxjerr nje kolazh te gjere ngjyrash mahnitese te cilat ndryshojne nga njera tjetra, ne optike dhe theksim. Disa njerez kane veshtiresi ti dallojne te gjitha ngjyrat, disa te tjere vecojne disa mbi te trjerat etj. Keshtu ylberin keta njerez e ndajne ne shtresa, shtresa e kuqe, e blujte, jeshile etj. dhe zgjedhin ate qe i pelqen me teper (kryesisht ngjyren e cila per shkak te rethanave atmosferike eshte vendosur ne qender ne ate moment). Keshtu keta njerez hulumtojne ne keto shtresa qe ngjajne si rruge, qe kane fillim, maje dhe mberitje (ne forme sferike-vertikale) dhe pranojne brumosjen e ketyre ngjyrave pa vene re cdo element nga te cilet ato perbehen (bulza hidrogjeni, oksigjeni dhe rreze Dielli).

    Amerika:

    Per ata qe i shikojne gjerat bardhe e zi Amerika eshte e bardhe ose e zese, jo sepse eshte me te vertet e bardhe ose e zese por sepse keta persona nuk munden te dallojne ngjyrat e ylberit. Per grupin e ylberit Anmerika nuk eshte as e bardhe as e zeze eshte thjesht nje shtrese midis ylberit e cila ose i perket ose nuk i perket shtreses me te cilen je lidhur. Por meqenese shtresat e ylberit perbehen nga e njejta lende dhe e vetmja gje qe ndryshon eshte vendodhja e lendes ne momentin e caktuar atehere edhe Amerika si element i ylberit mund te qelloj ne shtresen tende ose ne nje shtrese tjeter, ose cdo here te ndryshoj shtrese.

    Pra nuk eshte e nevojshjme te jet Amerika e bardhe ose e zeze ajo qe ka rendesi eshte nese gjendet ne rrugen/shtresen tende ne momentin qe referohesh tek ajo ose jo.

    Pra pyetja nuk eshte je ti me Ameriken por a eshte Amerika me ty. Ajo qe ka rendesi nuk eshte Amerika si objekt. Objektet ndertohen, ndryshohen, kalben, thyhen, vidhen etj. Ajo qe ka rendesi eshte se cfare vlereson ti tek nje objekt. Keshtu te njejtet gure njerezit i shikojne me menyre tjeter. Nje gur e hedhim, nje e zgjedhim per zbukurim, nje tjeter perdorim per ndertim, njerin ja hedhim dikujt per ti care koken etj. Pra ndryshimin nuk e bejne guret por e bejme ne.

    Keshtu edhe puna e Amerikes. Amerika eshte nje ide. Tjeter Amerike shikon refugjati, tjeter shikon biznesmeni, tjeter punetori, tjeter krimineli, tjeter polici, tjeter aktori etj. Keshtu edhe fjalet e disa shpatareve per interesin e Amerikes nuk jane gje tjeter vecse pallavera. Asnjehere nuk sqarojne se per ke Amerike e kane fjalen, per Ameriken e getove, per Ameriken e Beverli Hillsit, per Ameriken e El Pasos apo per Ameriken e karibuve te Alaskes.

    Keshtu edhe per 'grupin e ylberit' imazhi i Amerikes, ideja, ndryshon ne baze te nuancave qe merr. Kur lobet dhe industria luftarake marrin persiper emrin Amerike mundet qe per dike Amerika mos te bej pjese ne ngjyren qe ai zgjedh. Ju thoni se ky eshte armik i Amerikes.... kurse une them se ky eshte armik i lobeve dhe i industrise luftarake. Saper lobet dhe industrine luftarake duhet te hapet kapitull ne vete, por nje gje eshte e sigurte... nuk shprehin Ameriken e zezakut te getos qe lufton cdo dite me drogen dhe AIDSin! Pra nuk jane ata Amerika, ata jane ideja qe del jashte dhe imponimi qe rrenjesohet brenda!


    Saper pyetjen qe beri dikush: pse te na interesoje veprimtaria "amerikane"?

    Ne boten ku jetojme gjerat jane nderlikuar. Shumica e problemeve sot nuk mund te quhen me kombetare, por nderkombetare. Cdo gje ngjan me Fenomenin e Flutures, ose ndryshe teoria e haosit. Ku cdo veper ka nje kosto dhe pasoje pavarsisht vendit ku realizohet. Keshtu kur Amerika eshte e madhe, ben vepra te medhaja me pasoja te medhaja... pavarsisht se shume njerez (nga problemet e tyre te perditshme dhe imponimi i mediave) nuk munden ti shikojne!


    me respekt Kryeplaku

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kryeplaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #93
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    [/B]O DREJTĖSIA E FORUMIT, mė paska marr malli tė shoh emrin tim nėn citimet e tua. Mbase mė bėn dhe nder tė madh dhe mė pėrgėzon me ligjėratat dhe drejtėsinė tėnde
    Njė detaj i vogėl, qė ndoshta zgjuarsia yte e ka anashkaluar nė analizat e tėrthorta, o i dashur super moderator. Jo, jo pėr per delikatese, po me teper per drejtesi tė cilėn e reklamon aq shumė dhe e ADHURUARA per ju Amerike. Elen-i sipėr citimit kishte shkruar:

    Por nuk ėshtė nevoja tė shkruaj tash pėr "domethėnien e madhe" tė kėsaj fjalie kaq tė vogėl, se ti O DREJTĖSI e kupton fare mirė, tė nevoitet vetėm ta lexosh me vėmendje.

    PS, Geri postim shumė me vend, mbase edhe u deshka nė kėtė mėnyrė tė bėhen sqarimet se efekti qenka mė i madh. Dikush e kuptoka mirė punėn e deleve dhe tė ujkut

    Fjolle Po pse them une Duajeni Shqiperine si Shqiptaret Ameriken.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=74
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ~Geri~ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #94
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga ~Geri~
    Fjolle Po pse them une Duajeni Shqiperine si Shqiptaret Ameriken.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=74
    Me siguri vetėm pėr ti iritu Kolombin dhe Albon jo pėr tjetėr, s'e besoj tė ket ndonjė arsye tjetėr

    Pėrndryshe, ke firmėn mė tė mirė nė kėtė forum

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fjollat pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #95
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Me siguri vetėm pėr ti iritu Kolombin dhe Albon jo pėr tjetėr, s'e besoj tė ket ndonjė arsye tjetėr

    Pėrndryshe, ke firmėn mė tė mirė nė kėtė forum
    Fjolle Hap syte se dhe ti perdor emra amerikane ne vend te emrave shqiptare.



    Degjo kur u be konferenca e Teharanit mbas luftes se dyte Boterore.

    Cercilli me Stalinin ben ndarjen.Cercili tha qe Ne Amerikanet do marrim influencat ne lindjen e mesme kurse Ju Komunistet Influencat ne Ballkan.

    Megjithate une nuk them te urrejme ameriken dhe popullin e saj ne teresi.Porse ne e gjykojme e kritikojme dhe flasim per gabimet e saj kjo tregon dhe njehere qe ne shqiptaret jemi popull larg servilizmit kur vjen puna per drejtesi dhe zgjuarsi.


    Shiko pak ketu filozofine e jetes qe pretendohet te arrihet nga amerika duke importuar demokracine e saj te "brishte"

    http://www.forumishqiptar.com/showth...5&page=1&pp=15
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 18-08-2005 mė 12:09
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ~Geri~ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #96
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Geri!

    Desha vetem te te thoja se "analiza" qe jepje ti nja dy poste me lart qe antares e aprovoi direkt nuk me pelqen. Jo se po flet kundra ose nuk mbeshtet ato qe mendoj une ( perkundrazi te falenderoj qe jep opinionet e tua) po per ato alegorite dhe inuendot letrare qe me sarkazem i fusin forumistat dhe shqiptaret ne te njejten klase evoluimi me "majmunat " apo papagajt.
    "..................Fuqine ekonomike dhe fuqine mediatike.Me keto te dyja shumica e njerzve shenderrohet ne papagaj dhe majmune te bindur instiktivisht, me ane te hipnozes mediatike.Te rralle jane njerzit, qe i analizojne faktet dhe fenomenet dhe pastaj dalin ne konluzione.Shumices i "fekondohet ne tru" nje mendim i cili eshte ne interesat te nje klase politike ose shoqerore.Megjithese jemi ne shekullin e XXI prape fjale e urte popullore , "populli eshte bageti" vazhdon edhe qendron e forte dhe e pershtashme per kohen..................."

    ................nuk ia jep mundesine gjithesecilit qe te merret me analizen e ceshtjeve dhe natyrisht "rehatia e marrjes se ceshtjeve gati" ne analizen e ceshtjeve , problemeve , vendimeve ose infomimit te sakte te realitetit, kalon me dashje ne nje "instiktiv tofozerie mediatik" ku gjithesecili merr ate qe ia fekondojne, "servirin te gatshme" me ane te miksimeve,hipnozave, dhe arteve te bukura mediatike.........................."

    ">>............Mirepo katunaret te improsinuar nga patriotizmi i te qenurit fshatar dhe jetesa me bashkesine e kafsheve hyne natyrisht ne nocionin e udheheqjes nga bariu dhe mos kundershtimit te tij.Nuk duhet gjykuar bariu sepse ai na jep qumesht, mish dhe lesh dhe na ruan nga egersirat.Dhe keshtu bariu vazhdon dhe i ha delet nje nga nje duke perdorur shprehjen "Ujku Ujku" se "Bariu" ben namin"..........>>

    ".............Perdora pak pjese nga fabula sepse disa tipa i kuptojne me mire perrallat se analizat nderkombetare.Thjesht pershtatje e shkrimit per nje mentalitet te caktuar.................."

    Mbase kur te lexosh kete do replikosh qe nuk ju drejtova njeriu thjesht po "analizoja" se si tenton te mendoje shumica ose po shpjegoja psikologjine e shoqerise se sotme, te hipnotizuar nga mediat dhe cfare u serviret etj etj etj. qe deri diku mund te jete e vertete me disa individe te pa shkolle, por jo me nje forum te tere apo nj pjese e mire e shqiptareve qe mbeshtesin ameriken mbi shume ceshtje nderkombetare. Ato qe ke shkruar jane ofeza te drejperdrejta te kompozuara mire qe mund te lexohen dhe si thjesht "nje analize" nga disa.
    Albo ka tentuar qe te jape nje pasqyre te tijen me c'mendon ai sesi ndahen shqiptaret e forumit. I kam dhene te drejte tek posti i tij sepse mendoj dhe une si ai dhe i kam hasur pak a shume te tre tipat qe ai pershkruan tek rrymat e veta. Deri diku eshte i sakte me kategorizimin e tij. Ti ke dale jashte teme dhe ke "mbianalizuar" me kete :
    "Le te shtohet dhe
    "Rryma ortodokse Sllave"
    Po flasim per shqiptaret dhe si mendojne ata ...sllavet nuk kane te bejne fare ne kete muhabet.

    Antares!
    Cuditesh se pse dhite pertej bregut brohorasin me kaq entuziazem ndaj bariu apo ku e di une. JE dhe ti "dhi" e kesaj kopeje, dhe ne qofte se ti nuk je mirenjohes te pakten pjeserisht se c'beri bariu per "bashkedhite" e kopese sone gjate 1999, kur ujku po i shqyente majtas djathtas, atehere vellai im ti dhe ne te gjithe jemi tamam per ate shprehjen " dhi e zgjebosur bishtin perpjete". E kuptoj qe ke idhesi ndaj amerikes, por te pakten shprehu dhe jepi ate qe e meriton kur duhet jo gjithmone kundra. Qe kur eshte hapur kjo tem e deri tani nuk te kam lexuar nje here qe te thuash "po hallall ja befte zoti se na ndihmoi".
    Gjithashtu doja te shtoja si pergjigje ndaj disave. Po..keni te drejte formulimi i titullit te temes dhe ajo qe une doja te debatoja nuk eshte bere ashtu sic duhet. Qellimi i ksaj teme nuk ka qene percares qe te krijohen dy kampe qe sulmojne njeri tjetrin. Une zakonisht shkruaj nga puna ( sic po bej tani) dhe nuk kam kohe te sqaroj ashtu sic duhet ) edhe hapja e temes ndodhi ne te njejtat kushte. Thejsht doja te dija pse degjojme disa nga ne qe te jene kundra amerikes ne nje kohe kur neve si komb nuk kemi gjetur asnje te keqe nga ajo, perkundrazi na ka ndihmuar. Llogjika thote qe atij qe te ben mire beji mire. Gjithashtu interesi kombetar thote qe politiken duhet ta drejtojme ndaj atij qe na perkrah. Nuk ka asgje te keqe te bejme dhe ne sik beri greku dhe serbi para nesh. Nqs politika ndryshon neser atehere dhe ne e kthejme timonin andej nga duhet. Ju lutem ato kritikat qe duhet te mbeshtesim popujt e tjere qe po vuajne nga amerika mbajini per veten. Duhet tju interesojne fatet e popullit tuajne rradhe te pare. Ne qofte se OKB eshte ne nevoje te forte per opinionin tone per ceshtjet e cecenise atehere oburra te levrojme diplomacine te japim pergjigje te duhura pa i prishur pune vetes. Kjo eshte primare per cdo shqiptar cuna.Kjo eshte bindja ime dhe jam aq i edukuar sa qe te bej diferencimin se cfare me serviret ne pjate.
    Cuna, mund te shpreheni kundra edhe pa shajt. Perdoreni ironine po duke mos i lon vend ofendimit. Mos perdorni inate te vjetra forumesh me vone njerin poshte e me mor "bravon" nga tjetri.
    Shnet e pare te gjitheve...

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhixhua pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #97
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Une mund te kem pika ku mund te mos jem dakord me Gerin dhe sigurisht qe do jap mendimin tim. Analiza qe ai beri ishte shume e fuqishme dhe e holle dhe bile do te thoja qe ka vlera jo vetem ne rastin konkret po edhe me gjere!
    Pastaj pse mendon se te gjithe duhet te jene dakord me ty dhe Albon? Kritikat tona per "dashurine" tuaj te fundit -Ameriken, vetem ja shtojne vlerat e saj ne syte tuaj. A nuk thuhet ....ata te lehin po karvani (demokratik) te shkoje perpara?
    Ah, karvanit i ka ngecur rrota ne Afganistan dhe ka humbur nje rrote ne Irak! Tu kerkojme Vjetnamezeve rroten atehere se kur karvani iku nga syte-kembet ca kohe perpara nga ai vend i mallkuar la nje rrote dhe 2 kuaj .......
    Po na duhen dhe ca cireker nga Arnautistani per ne rrugen ne Teheran se helbete rruge e gjate dhe e veshtire dhe ata qafira perse nuk na duan dhe nuk i japin me si ne kohen e Shahut nafte falas atij shtetit te vockel demokratik qe po ben "gardhe" (8 m te karte dhe 2 m te gjere me mitroloze ne cdo karakoll)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar antares pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #98
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga antares
    ata qafira perse nuk na duan dhe nuk i japin me si ne kohen e Shahut nafte falas atij shtetit te vockel demokratik qe po ben "gardhe" (8 m te karte dhe 2 m te gjere me mitroloze ne cdo karakoll)!
    Vetem 5% e barrieres eshte beton, dhe kjo per arsye qe te pengoje plehrat e palestines te hidhen ne Israel, por le te bejne qejf ne shtetin e vet te lire.

    Ata duhet te gezohen qe as me dylbi s'do ta shofin me shtetin "kriminel".

    Puna eshte se nja 1.2 milion arabe qe kane mbetur brenda "gardhit" nuk duan per qamet ti bashkohen Palestines, nqe deshirojne te shkembehen me ngulimet izraelite. Bile 90% e tyre shprehen se preferojne qeverine izraelite ndaj asaj palestineze.
    Si duket, ekonomia, shkollimi, liria e besimit, pjesmarrja ne parlament, gjykata, qeverisje vendore etj nuk qenkan aq keq brenda gardhit.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Labeati pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #99
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    More amerika na do, as e veme ne dyshim fare kete apo jo? Po si s'na jep nje dore te na beje njerez sic beri greket me planin marshall sepse edhe ne greqi e njejta situate ndodhi si tek ne. Apo u mjaftua te na jape demokracine sipas ndonje mendje verberi qe mendon se demokracine e kemi nga amerikanet.
    Perse kjo klase politike amerikane nuk e ndihmon sinqerisht kete vend te vogel me nje program te mirefillte dhe jo te tallet duke i derguar miser e thase me miell. Perse amerika nuk ndihmon sinqerisht aleatin e saj te besueshem, te vogel por te besueshem. E pra therrisni logjiken miqte e mi sepse nese do vini re nje komb tjeter gjiton do shihni si ndihmohet miku. Vini re rastin Serbi-Rusi sa mire i rrijne njeri tjetrit prane sepse vertet jane miq pa hile dhe jo miq interesash. Po pse more te uruar thote kjo mendja ime, ju dogj barku amerikes per shqiptaret. Po si nuk shikoni more te verber qe per te marre nje vize amerikane nje shqiptar ka shansin vetem 3% te 100% shit.
    Hapni syte mire e shihni realitetin ne sy sepse nje fjale e urte thote: Amerika te jep nje thele e te mer nje pele.
    Behuni te logjikshem dhe shikoni arsyet amerikane qe mbajne nje vend prej 15 vjetesh ne tranzicion (E pabesueshme por e vertete)
    Vertet amerika eshte nje komb i madh dhe teper i fuqishem, si komb nuk ka te share pasi vertet eshte model per vetveten por jo per te tjeret pasi i menaxhon politiken te tjereve dhe nuk e le ti pershtatet natyres se kombit. Duhet te dini qe nuk mund te shesesh akullore ne alaske sepse eshte e pa pranueshme per vendin, e njejta gje edhe per demokracite e vendeve te ndryshme. Nuk mund te amerikanizohet gjithcka pasi ka edhe tradita kombesh.

    Dito.

    Dito,

    Greqine nuk e nxorri nga bataku plani Marshall, por vendosja e rendit demokratik, respektimi i ligjit, respektimi i prones private dhe lenia e lire e ekonomise ne duart e tregut, jo te shtetit. Faktikisht psh Britania e Madhe ka marre 2-3 here me tper ndihma ne planin Marshall sesa Gjermania, por ishte Gjermania ajo, ndonese me e shkaterruar arriti te rimekembej e para. Paraja qyl, nuk ka ndihmuar asnjeri, thjesht eshte bere subjekt sherresh, ngrindjesh, abuzimesh e vjedhjesh. Plus qe nje sasi e tille financimi ne duart e shtetit, per te financuar projekte shteterore ka thithur gjithmone fonde dhe krahe te lire pune nga ekonomia private. Eshte pra respektimi i prones private, i ligjit, i rregullave te ekonomise se tregut dhe mosnderhyrja shteterore ato qe bene qe jo vetem Greqia, por gjitha shtetet perendimore te rimekembeshin.

    Amerika nuk ka cte beje tjeter ty mor djale...Ke me dhjetera mijera shqiptare qe kane emigruar ne te , ne kuadrin e programeve te DIVERSITY VISA LLOTERY....Ne disporporcion me shtete te tjera te botes....Ke cdo vit 3000 familje shqiptare qe "fitojne" llotarine, ndonese Shqiperia eshte aty tek 3 milione banore. Per 6 miliardet e tjere te botes ke 47 000 viza! Me pra nese ke 600-700 mije familje si komb, i bie te kesh "shans" 1 ne 200....Pjesa tjeter e botes i bie te kete "shans" 1 ne 30 mije!!! Pra ate qe Amerika nuk ta jep ne viza turistesh ku te gjithe e dime qe po erdhe ne Amerike, shumica nuk kthehet, Amerika ta jep duke te kompesuar me emigrante te ligjshem ne nje perqindje disa here me te madhe sesa pjesa tjeter e botes! Perse pra nuk e ndien veten te privilegjuar, por me keq akoma ndihesh inferior dhe qahesh se sa "fakire" kane ndermend te marrin vize turistike ?

    Mos valle zotrote pret Ameriken te te vije e te tregoje se si kthehen pronat? Mos duhet te vije amerikani te te bej mesime te edukates qytetare se plehrat nuk hidhen nga ballkoni i katit te katert?Mos duhet te vije polici amerikan te te tregoje se si respektohet ligji? Mos valle pret Bushin te te veri kandidaturen per president te Shqiperise? Apo duhet te vije Alen Grinspan te te tregoje se si funksionon ekonomia e lire e tregut?

    Ti kujtosh tjetrit thaset me miell e tonelatat me ilace ( qe Amerika ti dha ti shperndash falas, jo tua u shesesh njerezve) dhe te mos jesh mirenjohes qe te doli ne krah kur kishe nevoje, me duket se tregon se jemi nje cike bukeshkale si komb! Nuk mjafton qe ti dha, thua se e ka per detyre taksapaguesi amerikan te te shpetoje ty e mua nga uria, por ne vend te faleminderit del e thua qe nuk ka bere gje fare?!

    Ne vend qe te falenderojme qe na shpetoi kombin nga genocidi serb dhe sot nuk ke 1 milione kosovare ne Shqiperi te te rrine si refugjate sepse i kishte debuar serbi, ti dhe shume te tjere na vini e na tregoni moralin perkundrejt Irakianeve e Afganeve...Jeni ne vete apo keni luajtur!? Mos valle e kishin per detyre ai Klintoni me shoke dhe taksapaguesit amerikane te vinin nga ana e anes tu shpetonin jeten kosovareve? Ty si njeri ne rradhe te pare te digjet barku per irakianet e afganet keshtu, qe vini e na tregoni "drejtesine?"....Cila eshte drejtesia sipas jush, qe Amerika te sulmoje nje shtet sovran si Serbia,per nje territor (Kosoven) qe Serbia e ka fituar me lufte ,ka derdhur gjak per ta marre dhe me cfare do lloj ligji nderkombetar i takon,( ta thuash tamam te drejten pra) ta bombardoje aq sa ta shkaterroje me themel, amerikane te vriten per te shpetuar kosovaret ,amerikane te perpiqen ta bejne Kosoven shtet te pavarur, paraja te rrjedhi lume per te paguar per luften, refugjatet , kthimin e tyre etj sepse ...jane shqiptare dhe disa prej jush te jene te paret qe ti perflasin? Kjo eshte drejtesia juaj?

    Ti ne fakt je kontradiktor ne ato qe thua, se nga nje ane kerkon qe Amerika te vije te nderhyje se na ka lene 15 vjet ne gjysmedemokraci, nga ana tjeter e kritikon pse po te prish traditen e kombit?! Pra si do qe te sillet Amerika me ty ( me shqiptaret) ti perseri do te kesh sy kritike ndaj saj.


    Gjihte te mirat,Toro
    "Who is John Galt?"

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #100
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Anetares nese keto do ti kishin lexuar Dotosjevskin, Tolstoin, Balzakun do ta kishin kuptuar kritiken e tyre ndaj modernizmin liberal dhe pastaj do te flisnin ndryshe mirepo ja qe kur u ndane keto na rane(per hise).
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ~Geri~ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  3. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49
  5. A duhet te firmose Shqiperia marreveshjen me SHBA?
    Nga SpaceAce nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •