“Made in Albania”
Një fabrikë e vogël tekstili në Tiranë, pronar i së cilës është Zt. Arben Xibri, bën këmisha për emrat e njohur të modës në Itali dhe Britani, si dhe ua shet produktet e saja dyqaneve të njohura Evropiane, në të cilat hynë edhe Harrods-i i Londrës.
Jam shumë krenar që ja kam arritur të qes “Made in Albania” etiketën në këmishat e mija thotë Zt Xibri.
Emrat e njohur të modës kanë kuptuar se teshat e qepura në këtë fabrikë janë të kualitetit të lartë. Zt Xibri thotë se ky është një ndryshim i madh që nga kohërat e vjetra. Në kohën e komunizmit të vetmit njerëz që kishin të drejtën të vishnin kostume dhe këmisha të mira ishin liderët e partisë.
Zt Xibri punëson 100 gra të reja në kompaninë e tij që quhet Intertex dhe që gjendet në periferi të Tiranës në lagjen e quajtur Lagjja e Frigoriferit të Vjetër.
Burimi:
BBC NEWS
![]()
Krijoni Kontakt