Ngadale por ne menyre te vendosur
Dielli filloi te afrohej drejt meje
Rrezet e tija ngjyre ari zemren time te ashpersuar nga vetmia
Deri ne thellesi e ngrohen

Deri ne thellesi une diellit ia hapa zemren
Rrezet e tij I lashe te depertonin ne cdo kapilar
Pastaj shpirtin tim nga vetmia te ashpersuar ia hapa diellit mashtrues
E ne cdo grimce te tij ai depertoi

Ngadale ngrohtesia u kthye ne nxehtesi
E nxehtesia ngadale ne zjarr pervelues u kthye
Ky zjarr, kjo nxehtesi perveluese e ketij dielli te ftohte nga padashuria
Dashurine dogji ne cdo kapilar te zemres time

Shpirti im I nxehte ne njemije copa pasqyre u thye
Ne cdo cope nje grimce
Ne cdo grimce nje kujtim
Ne cdo kujtim nje ndjenje e forte urrejtje

Pastaj dielli iku, I heshtur, pa shkelqim ne largesi u shua,
Dhe erresira e zeze e nates se frikshme kudo mbuloi
Dhe une ca dite vendosa pushim te marr nga jeta, kapilaret te perteri, grimcat te mbledh
Nga gjysma e vdekur e shpirtit tim

Qe kur te kthehem si shkembi e forte zemra ime te jete
E une mbi germadhat e shembura te shpirtit tim
Me mund, me kohe, pa ndjenje-dobesi
Mbreterine e shkelqyeshme te vetes time te ndertoj.