Biografi e shkurtër e karrierës së kampionit botëror të “King of the Ring” (Mbretit të ringut)
Viti 1991 - Si 14 vjeçar Azem Maksutaj merr pjesë për herë të parë në një stërvitje thaiboxi dhe në një thaibox-gala, ndërsa një vit më vonë ai e fiton tashmë titullin e tij të parë të Kampionit të Zvicrës në luftë kundër Jesu Perezit.
Në vitin 1994, si 18 vjeçar , Azemi, ende junior, e fiton titullin e kampionit Evropian me luftën kundër Tom Rasmusenit i cili atëherë vlerësohej si një thaiboksier shumë i fortë. Si 19 vjeçar, vinterturasi Maksutaj e shënoi edhe një sukses të madh në karrierën e tij të thaiboksit. Ai fitoi në vjeshtën e vitit 1994 në Milano titullin e Kampionit sipas W.M.T.A dhe shkaktoi befasi të plotë, duke mundur Sergio Bertalozin, titull ky të cilin në pranverë të vitit 1995 u dasht ta dorëzojë në luftë kundër Peri Ubedas, i cili atëbotë stërviste shkollën Chakuriki, më të njohurën dhe më të fuqishmen shkollë të sporteve luftarake të Evropës.
Por ky titull nuk qëndroi edhe aq gjatë „jashtë shtëpie“. Që më 1996 Azemi mori sërish këtë titull në Saalsporthalle të Cyrihut. Dhe këtë, me luftën kundër Faisel Reding, i cili, sikurse dhe Peri Ubeda, vinte nga shkolla e njohur holandeze e sporteve luftarake Chakuriki.
Më 7 nëntor 1998 Azemi e mbron titullin e tij të Kampionit Botëror I.S.K.A. kundër Moussa Sissoko të Francës përmes një fitoreje me nokaut në raundin e tretë.
Në qershor 1999 në K1 Fight-Night vinterturasi e goditi britanikun Winston Walker në raundin e tretë, duke i shkaktuar nokaut. Vetëm një muaj më vonë „King of the Ring“ siç e quajnë ndërkohë adhuruesit e tij Azemin, e mundi në Arenën e Pulës të Kroacisë vendësin Igor Ivosheviç. Me këtë fitore ai i përvetësoi dy tituj Kampioni Botëror përnjëherësh, dmth, njërin në versionin W.A.K.O Pro e tjetrin - W.K.A.
Pak para ndërrimit të mileniumeve, kampioni tashmë i tetëfishtë botëror e fitoi të fundit nga katër titujt e mundshëm në kategorinë e peshave 72-83 kg. në konkurrencën më të fortë.
As në vitin 2000 Azemi nuk i zhgënjeu adhuruesit e tij.
Më 6 maj Azem Maksutaj i shkaktoi nokaut në raundin e katërt francezit të fortë e luftarak Aurelin Duarte duke i marrë kështu atij titullin e Kampionit Botëror të fituar sipas W.P.K.C, deri në 79 kg.
Krijoni Kontakt