o alvo nuk e di mire por ne gazeta u perfol diku andej nga fillimi i 96 se u kap ne Rusi nje avion me arme nga shqiperia, dhe gjithmone sipas gazetave nuk u doli njeri per zot por u mendua se Firma Vefa ja bleu Shtetit dhe Firma i shiti ku desh. Ne rastin konkret ishin te destinuara per ne Ēeēeni. Megjithate Firma Vefa u be firma me e fuqishme duke shitur karamele dhe duke dhene me qera ca kabina plazhi ne Vlore. Nuk dua ti beje llogarin ndonjerit por nuk me del hesapi vetem i rrogave dhe jo me i fitimeve me aktivitet e shpallura te ligjeshme te Firmes Vefa. Meqenese don te nxjerresh konkluzione germoje dhe ndonje gje te tille se ndoshta gjen ndonje gje qe nga Amerika
Me 28 maj Meksi tha ne nuk e dorezojme pushtetin por vetem ne 2000 nese fiton PS ne ato zgjedhje ne rast se do te jete vere do te jete dite me diell dhe ne rast se do te jete dimer do te jete dite me shi. Ne gusht erdhen disa specialiste te FBI dhe deklaruan se firmat Rentiere ne shqiperi jane firma Piramidale, me pas Sudja deklaron se nuk e di se ēfare jane firmat Piramidale por une di qe i kam te gjitha parate dhe te depozituara ne banke dhe mund tua kthej kur te doni. Ne ate kohe nxorri nje llotari te tipit te ri qe fusje 10.000 Leke dhe merje 100.000. Meqenese me pelqeu oferta futa dhe une nja 60.000 dhe shpresova se do fitoja nja 600.000 dhe meqenese se ne shtepi kisha aq para me nje ane i futa ne ate llotari, dhe nga meraku i madh njihja nje polic i cili shoqeronte parate e Bankes Kombetare Tregetare dhe me tha pa merak se parate jane aty se Sudja ne fund te dites i fuste ne bank ne numerin e llogarise qe kishte se nuk e di nese kishte dhe merte perqindje nga Banka. Ne shtator plasen te gjitha firmat me oferta me perqindje gjithmone ne rritje, dhe njerezit u dynden me shume se kurre ne keto firma dhe lane te gjitha parate aty. Per ti mare u takonte pas tre muajsh nga data qe i kishin futur dhe kulmi i datave ka qene fundi i shtatorit dhe qe perkonte per ti marre me fundin e dhjetorit. Te gjitha gazetat kishin rreklama ofertash Firmash. Ne daten 8 dhjetor Sudja nuk dha me para por tha se do te jepte nuk e mbaj mend justifikimin dhe diku nga fundi i dhjetorit arestohet., dhe ne kete moment ndalohen te gjitha firmat rentiere ti kthenin leket.Pra me 28 Dhjetor nuk kane dhene me asnje para dhe Boset e firmave jane arestuar me 20 Janar 97. Ate dite parate qe mbeten nga policat pa vjedhur i Inventarizoi BKT (Banka Kombetare Tregetare) atehere akoma prone e shtetit dhe drejtor ishte nje Deputet Republikan (PD) Eduart Ypi. Persa i perket intelektit te bosave te Firmave Rentiere dhe Piramidale besoj se i vleresoni vete. Ne fillim te shkurtit ne Vlore filluan revoltat mund te theme paqesore se nuk e di se ēfare ka ndodhur ne te vertete dhe ne daten 10 eshte vrare nje Vlonjat nuk dihet nga kush dhe si te pakten publikisht. Ne kete moment jane thyer tavolinat ne ate taracen qe dikush e ka pershkuar me lart dhe i jane hedhur atyre 5 policave se nja 1000 ishin nga Tirana nga forcat e nderhyrjes se shpejte, per te mbajtur qetesine ne revoltat qe Vlonjatet benin. Ne kete kohe filluan dhe grevat e studenteve ne fillim ne Vlore e pastaj dhe te tjerat se sa Universitete se mbaj mend.Persa i perket Shikut u be Arma me e dashur e popullit, siē thoshte Xhaxhi Enver. Ndersa persa i perket armeve qe shperndau PD nje arme me firme e kam pasur ne shtepi deri diten qe me urdheruan ta derzoj, me kujtohet fund Qershori. Persa i perket pastaj precipitimit te ngjarjeve nuk mund ti shjegoj dot se nuk i di faktikisht. Antoni thote nje ngjarje diku qe te tmeron por nuk jam i sigurte sepse ate person rahmet paste e kam patur rastesisht komshi dhe di qe varrimi i eshte bere ne fshehtesi te plote dhe kane shkuar vetem pak veta nga shtepia mos them gjithsej tre a kater. Ai lloj varrimi me ka bere pak parshtypje sepse nje shtet qe nuk vlereson njeriun e tij edhe diten e vdekjes nuk mund ta konceptoj dot. Persa i perket depove dhe armeve them se mund te kete me shume lidhje me historine qe thashe me lart per Vefan se sa me revolten popullore te papermbajteshme, sepse te gjithe e dime se kemi pasur me teper kallashe se sa njerez, gjithashtu dhe fabrike qe prodhonte arme. Ndersa ne veri depot filluan te hapen me vone se sa ajo mbledhje historike po them se nuk e di ēti them ku Sali Berisha deklaroi se do te lejonte te zhvilloheshin zgjedhje te reja. Pra deri ne ate kohe situata nuk kishte precipituar sa dukesh, por me pas filloj hataja filluan te hapen Repartet Ushtarake ne te gjithe veriun me rradhe qytetet nje nga nje dhe filloi te pregatitesh nje opinion i luftes Jug-Veri. Se Vlonjatet duan te vine ne Tirane dhe se duan te pushtojne Tiranen etj. Ne Lagjen time ne Tirane ta garantoj se me arme ne rruge per qef qellonin vetem ish alabaget dhe jo njerezit te cilet shikonin punen e vete dhe strukeshin gjithe kohen tjeter se mos hanin ndonje plumb qorr. Une vete kam dale nje dite qe te blija miell sepse nuk kishte dhe kur kam gjetur nje thes isha gati te leja koken vetem tja ēoja ate kalamajve ne shtepi, sepse asnje dyqan nuk funksiononte dhe asnje furre buke.Deri ne momentin kur doli nje mjek ne televizion dhe kerkoi nje akt heroik nga populli qe ti kunderviheshin alabageve duke u a mare armet se po vriteshin shume njerez te pa fajshem nga plumbat qorr dhe se bota bente sehir duke na kaluar me helikopter mbi koke per te mare gjoja qytetaret e vete te rrezikuar nga nuk e di se kush. Kjo ishte situata ato dite ne Tirane. Po deshe mo alvi e vazhdoj une nekrologjine e ngjarjeve.
Krijoni Kontakt