Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Manjani: "Fëmijët e mi do të jenë grekë"

    INTERVISTA/Shqiptarja, kampionia e botës për Greqinë, rrëfen një pjesë të karrierës së saj

    "Fëmijët e mi do të jenë grekë"
    Manjani: Unë nuk mund të shkel mbi bukën që ha


    --------------------------------------------------------------------------------
    Mirela Manjani është një nga femrat me zërin më të butë në botë, por krahu i saj është vërtet i fortë. Simpatike dhe elegante, ajo nuk jep kurrsesi përshtypjen e simotrave të saj që konkurrojnë në arenën ndërkombëtare në disiplinën e shtizës. Shqiptarja nga Durrësi, që tanimë vetëquhet greke, është kampione e botës në fuqi dhe gjithashtu fituese medaljesh në Olimpiadën e zhvilluar në atdheun e saj të ri, atë helen. Ajo rrëfen historinë e saj në një intervistë të dhënë për "Kohën Ditore", në Prishtinë…

    Në Olimpiadën e fundit të zhvilluar në Greqi nuk arritët të merrnit medaljen e artë…?
    "Kjo ishte Olimpiada ime e dytë nën ngjyrat e Greqisë. Vija nga një dëmtim që ka mbajtur nën tension gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që nuk ishte e lehtë, megjithatë u gëzova që mora të paktën një medalje".

    Megjithatë, përpara është sërish Botërori?
    "Po, në Finlandë këtë vit do të provoj të bëj më të mirën. Unë jam martuar vitin e shkuar, më 14 shkurt, dhe dua patjetër që të ruaj një gjendje të mirë psikologjike përpara se të nisem drejt një turneu kaq të rëndësishëm. Besoj shumë se këtë radhë do ta hedh shtizën 70 metra, ashtu si në fakt bëj edhe gjatë seancave stërvitore. Unë dhe Menderes, rivalja ime, jemi shumë të përgatitura. Kemi vite që konkurrojmë njëra-tjetrën dhe kjo do të ndodhë sërish".

    Garoni me ngjyrat e Greqisë dhe të gjithë e dinë që për këtë gjë keni marrë shpesh edhe kritikat e opinionit të përgjithshëm shqiptar?
    "Unë nuk i mendoj fare të tilla gjëra. Në Greqi më respektojnë dhe të gjithë, në fakt, e dinë që vij nga vendi fqinj. Unë kam lindur në Shqipëri, por në fakt jam rritur si sportiste në Greqi. Kam 13 vjet që e hedh shtizën dhe deri në moshën 18-vjeçare këtë gjë e kam bërë në Shqipëri dhe ka qenë babi ai i cili më ka qëndruar pranë dhe ka bërë edhe rolin e trajnerit. Më pas unë shkova edhe një vit në Amerikë dhe, duke parë kushtet që m'u ofruan në Greqi, vendosa ta vazhdoj jetën time sportive në vendin fqinj".

    Janë të shumtë ata që mendojnë që himni shqiptar gjatë ceremonive do të ishte më i ëmbël…?
    "Unë nuk mund të shkel mbi bukën që ha. Kam dhjetë vjet që jetoj në këtë vend dhe këtu edhe jam martuar. Fëmijët e mi do të jenë grekë".

    Manjani, Dhima, Shabani… një tufë medaljesh olimpike. Mos vallë do t'i bënin më mirë Shqipërisë?
    "Ka një ndryshim për sa i përket medaljeve. A mund t'i arrinim ne gjithë këto medalje në rast se do të konkurronim nën ngjyrat e Shqipërisë? Unë nuk besoj se në vendin tim do të kisha pasur kaq shumë mundësi dhe do të isha bërë kampione e Botës dhe fituese e Lojërave Olimpike".

    Një pyetje pak delikate… Në shtatorin e shkuar Shqipëria dhe Greqia kanë luajtur një ndeshje futbolli në Tiranë, që ka përfunduar 2-1 për Shqipërinë. Për kë ka bërë tifo Manjani në këtë sfidë?
    "E pranoj që kam qenë në pozitë shumë të vështirë. Unë nuk e pashë fare ndeshjen, pikërisht për këtë arsye. Mora vesh vetëm rezultatin në fund të saj. Nuk mund të shprehja as gëzim dhe as hidhërim, nuk di ç'të them…".
    Marrë nga "Koha Ditore"


    Atletja ka qenë e suksesshme për të dy flamujt

    Manjani, një histori shqiptaro-greke
    Mirela Manjani, megjithëse për momentin konkurron nën ngjyrat e Greqisë, ka pasur një sukses të konsiderueshëm edhe në nivel moshash me Shqipërinë. Mirela për herë të parë ka konkurruar me fanelën kuqezi në vitin 1987, kur ishte 11 vjeç në qytetin e Durrësit, në Tiranë. Hedhja e parë e shtizës nga ana e saj ka arritur të kapë 12 metrat, ndërkohë që nga viti 1991-'95 ajo ka studiuar në qytetin e Durrësit në shkollën sportive. Për Shqipërinë ka arritur të dalë e para në Kampionatin Ballkanik të të rinjve, të zhvilluar në Rumani në vitin 1995. Po atë vit Manjani ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të zhvilluar në rang të rinjsh dhe këtu ndërpritet historia e saj në Shqipëri, për të vazhduar me një sërë titujsh shumë të mëdhenj për Greqinë. Tani Manjani po përgatitet seriozisht për të mbrojtur titullin botëror nën ngjyrat e Greqisë dhe prova e ardhshme do të jetë Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Finlandë. Grekët, gjithashtu, i kanë krijuar mundësinë Manjanit që të ketë grada në ushtrinë vendëse dhe në këtë mënyrë ajo mund të marrë pension deri në fund të jetës.

    Kur medalja kthehet në një pasaportë
    --------------------------------------------------------------------------------
    Gjergji Stefa

    Shqiptarët, të djegur për pak para dhe kushte jetese më të mira, kanë provuar pas viteve 90' që ta arrijnë dëshirën e tyre të egoiste duke ndërruar kombësinë, pasaportën dhe ngjyrat e flamurit. Akti, moralisht i dënueshëm, por në ndonjë rast edhe i justifikueshëm, ka qenë një nga temat më të nxehta të debateve, që përpos anës sportive kanë përfshirë edhe atë sociale apo politike. Të varfër, pa mundësi dhe sigurisht pa infrastrukturë, sporti është padyshim një nga "objektet" që ka vuajtur në masë fenomene të tilla, dhe rasti i Manjanit është tërësisht në linjë të plotë me ato të peshëngritësve të tjerë, që konkurrojnë për Greqinë apo të futbollistëve me gjak shqiptar, që preferojnë fanelat e tjera të Botës. Morali i një pasaporte të huaj nuk limitohet, gjithsesi, vetëm në një medalje të fituar apo të një apartamenti edhe të një makine më shumë. Ajo që kanë vuajtur shqiptarët nacionalistë gjatë gjithë këtyre viteve, më shumë se sa injorimi sistematik nga ana e disa sportistëve të famshëm, kanë qenë edhe deklaratat e tyre, në thelb ofenduese. Askush deri më sot nuk i ka kërkuar asnjë shpjegim Dhimës, Manjanit apo dikujt tjetër që të mos hidhte në krahë flamurin grek (apo këdoqoftë) në vend atij shqiptar. Askush nuk u ka treguar këtyre një "farë" Luan Krasniqi që, megjithëse është një nënshtetas gjerman, nuk ngurron të hedhë mbi shpatulla flamurin kuqezi pas çdo dueli të fituar. E vetmja gjë që kanë kërkuar shqiptarët që jetojnë me flamurin me shkabë kundrejt "dezertorëve" ka qenë thjesht pak më shumë respekt dhe dinjitet për një vend që deshën apo nuk deshën ka qenë vendlindja e tyre e pakontestueshme. Medaljet e fituara në sajë të pasaportës greke që posedon Manjani mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në llogaritë e saj bankare, por kurrsesi në krenarinë e saj personale. Manjani mund të provojë sërish këtë vit të fitojë titullin Botëror, por ajo nuk ka sesi të ndiejë të njëjtën gjë që provuan 11 luanët shqiptarë kur "dëbuan" me humbje nga "Qemal Stafa", "bashkatdhetarët" e saj grekë. Manjani, dhe një dyzinë e tërë në pozitat e saj në rruzullin tokësor, nuk duan të kuptojnë se askush nuk do t'i donte njësoj me bashkëkombasit e tjerë. "Grekja e lindur në Shqipëri, Mirela Manjani ka fituar medaljen e artë", do të na mbushë me kënaqësi dhe do të kemi sërish një shembull tjetër për t'i treguar Botës se çfarë jemi në gjendje të prodhojmë. Mëkat, do të ishte një energji e shkuar kot. Manjani është greke, kokë e këmbë, ashtu si në fakt do të jenë edhe fëmijet e saj. E thënë nga goja e saj duket edhe më e besueshme…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Nje pyetje per durrsaket.

    Mesa di une Manjanet jane dibrane. Ku e gjeti genin grek kjo Manjani???

    Te thuash per Kuqken, qe e flet gerrqishten ezber (j/k Kuqka), hajde de, po ajo???

    Pastaj kisha degjuar dicka te saj me nje brazilian?? apo shqiptare + Brazilian = Grek???

    keto pyetje kisha une Boke.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    epo kjo u be greke qe kur hodhi kraheve flamurin grek..

    Une e di qe jane lezhjane Manjanit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    epo kjo u be greke qe kur hodhi kraheve flamurin grek..

    Une e di qe jane lezhjane Manjanit.
    Besoj se do jene lezhjane sa jam une tirons. Mund te kete jetuar ndonje Manjan ne Lezhe si oficer ose dicka tjeter, si ne kohen e Partise, qe s'kishe ku ta luaje prapanicen....


    D & G,

    Thanks
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 02-08-2005 më 14:54
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Nje pyetje per durrsaket.

    Mesa di une Manjanet jane dibrane. Ku e gjeti genin grek kjo Manjani???

    Te thuash per Kuqken, qe e flet gerrqishten ezber (j/k Kuqka), hajde de, po ajo???

    Pastaj kisha degjuar dicka te saj me nje brazilian?? apo shqiptare + Brazilian = Grek???

    keto pyetje kisha une Boke.
    C'ishte kjo mer Xhuxh?

    As qe du me dit se nga jane Manjanet. Une thjesht vura nje artikull ketu per ta pare edhe ju te tjeret.

    Ne lidhje me Kuqen dhe gjuhet e huaja, nje fjale e urte thote se sa gjuhe te huaja di, aq here njeri je; keshtu qe une nuk shoh ndonje te keqe qe Kuqja flet greqisht. Ajo mund te flasi edhe anglisht apo italisht, sic flet edhe shqip.

    Ate punen e atij brazilianit nuk e marr vesh mire.

    Keto ishin pergjigjet e mia Xhuxho.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    C'ishte kjo mer Xhuxh?

    As qe du me dit se nga jane Manjanet. Une thjesht vura nje artikull ketu per ta pare edhe ju te tjeret.

    Ne lidhje me Kuqen dhe gjuhet e huaja, nje fjale e urte thote se sa gjuhe te huaja di, aq here njeri je; keshtu qe une nuk shoh ndonje te keqe qe Kuqja flet greqisht. Ajo mund te flasi edhe anglisht apo italisht, sic flet edhe shqip.

    Ate punen e atij brazilianit nuk e marr vesh mire.

    Keto ishin pergjigjet e mia Xhuxho.
    Boke,

    Shaka po beja per Kuqken

    edhe pyetjet ishin ca tendencioze, por me teper per te zbuluar falsitetin e ketyre "grekeve" te rinj, por si ka thene Rudolf Marku qe ne 91-92 ne nje shkrim te tij, do te vije nje dite kur ne shqiptaret do te ndihemi minoritet ne Shqiperi, pasi greket do te na dalin edhe ne shkrepat e Vermoshit....

    p.s:

    Damm,

    ky qenka postimi im me 4 njesha!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 02-08-2005 më 15:02
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Bebuşime Ölürüm Maska e JOYS
    Anëtarësuar
    27-07-2005
    Vendndodhja
    everywhere
    Postime
    16

    Angry

    po mir po ato te mit si do jen se un haj buk ne gjith boten ??kjo manjan'ja ka then qe aty han buke ....tashi kudo ne çdo shtet qe haj buke dhe une do mar dhe nganje cope me vete ta ruaj qe femijet e mij te jene nderkombetar.. qyqa qyqa çbon vaki...

    ne te mersha ndonjeher ne interviste un ty ta shohesh ti Manjane se dhe ne kena nja 16 vjet qe jena rrit me buken e huj kjo sdo te thote qe kemi ndru gjakun
    Ndryshuar për herë të fundit nga JOYS : 02-08-2005 më 15:33

  8. #8
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Nuk kam asgje kunderr sportisteve qe fitojne medalje nen flamuj me te tjera ngjyra.....ata fitojne pikerisht sepse ndodhen jashte Shqiperise dhe po te ishin ne Shqiperi nuk do te kishin fare mundesine te dilnin ne skenen sportive boterore.....
    Tani nje pyetje drejtuar juve te tjereve:

    1-Kush nga ju do te rrefuzonte nje rroge sportive te huaj (rreth 50.000-250.000 euro ne vit), per ate rroge sportive Shqiptare (500.000-1.500.000 leke ne vit)???

    2-Kush nuk do te deshironte nje pashaporte te vlefshme ne tere boten pa vize, sesa nje pashaporte shqiptare qe te plasin buzen per nje vize ose s'ta japin fare ???

    3-Kush nuk do te donte nje pension te perjetshem (te majme) qe nga momenti qe te mbarron karriera si sportist (kini parasysh qe sportistet nuk bejne me shume se 40-45 vjec sport) ????

  9. #9
    Bebuşime Ölürüm Maska e JOYS
    Anëtarësuar
    27-07-2005
    Vendndodhja
    everywhere
    Postime
    16

    Angry

    Citim Postuar më parë nga Piranha
    Nuk kam asgje kunderr sportisteve qe fitojne medalje nen flamuj me te tjera ngjyra.....ata fitojne pikerisht sepse ndodhen jashte Shqiperise dhe po te ishin ne Shqiperi nuk do te kishin fare mundesine te dilnin ne skenen sportive boterore.....
    Tani nje pyetje drejtuar juve te tjereve:

    1-Kush nga ju do te rrefuzonte nje rroge sportive te huaj (rreth 50.000-250.000 euro ne vit), per ate rroge sportive Shqiptare (500.000-1.500.000 leke ne vit)???

    2-Kush nuk do te deshironte nje pashaporte te vlefshme ne tere boten pa vize, sesa nje pashaporte shqiptare qe te plasin buzen per nje vize ose s'ta japin fare ???

    3-Kush nuk do te donte nje pension te perjetshem (te majme) qe nga momenti qe te mbarron karriera si sportist (kini parasysh qe sportistet nuk bejne me shume se 40-45 vjec sport) ????

    ore çja ke fut kot ti po pse ore per nje rroge te majme e nje pashaporte do te thote te mohosh gjakun oreee te lumte ty ..

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga JOYS
    ore çja ke fut kot ti po pse ore per nje rroge te majme e nje pashaporte do te thote te mohosh gjakun oreee te lumte ty ..

    Dhe po i the Jo do te japin ndonje medalje nderi ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Aristidh Kolën e vranë shërbimet sekrete greke"
    Nga ALBA në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 18:51
  2. Lojrat olimpike - Athine 2004
    Nga kolombi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 06-09-2004, 14:24
  3. Manjani: Nano, veprim cubash
    Nga Genti^Itali në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 06:49
  4. Na tradhëtoi apo e tradhëtuam Mirela Manjanin?!
    Nga Shijaksi-London në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 23-10-2003, 01:26
  5. Manjani - Shqiperia 1:0!
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2003, 16:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •