Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shyteriqi

    PORTRET

    Profesor Shuteriqi ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm i kulturės shqiptare, njė nga poetėt mė modernė tė viteve '30, ai solli dyshimin ekzistencial bodlerian nė shqip

    Dhimitėr Shuteriqi, patriarku i letrave shqipe
    "Nė provėn historike ai qe njė antifashist, qė luftoi me armė nė dorė. Pas ēlirimit, kytalent i arsimuar nė Universitetin e Grenoblės nė Francė krijoi pėrfundimisht njė profil dijetari tė llojit tė vet, pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai shkėlqeu si shkrimtar i prozės sė shkurtėr, publicist, kritik dhe sidomos si historian i letėrsisė shqipe dhe hulumtues i shkrimeve tė hershme shqipe"
    "Shkrimet e Shuteriqit pėr herezinė mesjetare te shqiptarėt, pėr piktorėt ikonografė etj., janė pjesė sinkretike e njė harmonie tė jetės dhe krijimtarisė. Ai e ka fituar tashmė qytetarinė si njė nga mjeshtrit e tregimit tė shkurtėr shqip. Ai ėshtė i lidhur me substancėn kultuore dhe akademikė tė krejt tė gjysmės sė dytė tė shek. XX"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dr. Moikom ZEQO

    Njerėzit e kulturės janė nė substancėn e kujtesės sepse ata janė krijues tė kujtesės, por shumė shpesh janė larg publicitetit dhe kultit tė mediave. Ata janė midis nesh dhe njėkohėsisht nė periferi tė vėmendjes sonė. Nuk ankohen dhe nuk bėjnė zhurmė pėr kėtė gjė. Jeta e tyre e punės ėshtė njėkohėsisht njė jetė e vėrtetė, e pa harxhuar mė kot, e pa ēuar dėm. Jeta e tyre ėshtė pėr t'u pasur zili ndonėse ata ndjekin maksimėn e lashtė tė Senekės "puno pa u ndier, pa rėnė nė sy". Shkoj shpesh nė shtėpinė e Dhimitėr Shuteriqit. Ky patriark qė e ka kaluar moshėn 85-vjeēare punon pa pushim. Sėmundjet dhe privacionet nuk i bėjnė pėrshtypje. Jeton fare vetėm me gruan e tij tė nderuar, Myneverin. I duan njerėzit, ndonėse vetmia e tyre ėshtė e dukshme, e prekshme. Myneveri po rregullon arkivin e tė shoqit. Janė dhjetėra mijėra skeda, shėnime dhe letra. Para disa ditėsh, Myneveri mė tregoi mua njė numėr tė madh letrash tė miat nga letėrkėmbimi shumėvjeēar qė kam pasur unė nderin dhe kėnaqėsinė tė kem me Dhimitrin.

    Janė disa qindra vizatime madje dhe piktura me ngjyra qė Dhimitri ka bėrė gjatė gjithė jetės. Tė pafundme janė librat. I paēmuar ėshtė fondi albanologjik i librave. Tė shumtė janė librat e autorėve botėrorė si Eluar, Filip Supo, Ila Ehrenburg, Zhorzh Amado, Aragon, apo tė shkrimtarėve ballkanikė dhe tė vendeve tė lindjes qė ia kam dhėnė me dedikime Shuteriqit. Tė shumta janė dhe dedikimet e shkrimtarėve shqiptarė. Letrat me dijetarėt e shumė vendeve tė botės janė gjithashtu shumė tė ēmuara. Krijimi i kėsaj biblioteke tė madhe ėshtė njė kryevepėr e Shuteriqit. Nga kjo pikėpamje Shuteriqi ėshtė njė nga njerėzit mė tė pasur tė Ballkanit nė libra. Vetėkuptohet nė kulturė. Shuteriqi dhe rrallė nga shtėpia ndonėse ēdo mėngjes e pi kafen nė njė lulishte nė rrugėn e Elbasanit. Jo aq rregullisht si mė parė unė i bėj vizita nė shtėpi Shuteriqėve, tė cilėt mė presin me dashuri. Sa shpesh kam ngrėnė bukė nga duart e Myneverit. Ata njihen mirė me familjen time, me gruan dhe fėmijėt e mi. Kjo miqėsi ėshtė e pacėnueshme. Para disa muajve Ismail Kadareja mė kėrkoi qė sė bashku t'i bėnim njė vizitė Shuteriqit nė shtėpi. Unė u gėzova. Shkuam me Kadarenė, i cili mori dhe gruan e tij Helenėn. Pikėrisht atė ditė nė shtėpinė e Dhimitrit kishte njė ngjarje: djali i vetėm i Shuteriqit, Pirroja mbas disa orėsh do tė nisej me avion pėr t'u bėrė qytetar pėrgjithmonė sė bashku me gruan dhe fėmijėt e tij nė Kanada. Kjo ikje nuk ishte pa trishtim. Dhimitri dhe Myneveri qenė tė hutuar. Kadareja reagoi dhe i tha Pirros se pse vallė duhej tė largohej kaq larg Shqipėrisė. Pirro u pėrgjigj se ky ishte fati. Biseda e Kadaresė me Shuteriqin nė shtėpinė e tij qe tepėr interesante dhe e papėrsėritshme mė. Nga miqtė e vjetėr kam mbetur unė qė gjithsesi i zėnė nga punėt e ditės nuk jam shumė i ngeshėm, ndonėse lidhjet shpirtėrore me Shuteriqin i kam shtuar. Ai mė ka dhuruar disa dorėshkrime librash tė pabotuar. Librat janė tė futura nė pako tė mbėshtjella me celofan. Nė secilėn pako ka njė letėr tė shkruar pėr mua ku mė porosit se nėse kėto libra nuk botohen nė tė gjallė tė autorit unė duhet tė kem kujdesin dhe vullnetin testamental pėr t'i botuar njė ditė. Shpresoj. Shuteriqi megjithatė nuk tutet. Shkruan ndonėse nuk di se si do t'i botojė ato qė po shkruan. Eshtė e pafalshme qė shoqėria shqiptare e sotme me kultin artificial tė politikanėve dhe tė VIP-ave tė tregohet indiferente ndaj njė akademiku tė shquar si Shuteriqi. Vendosa t'i shkruaj kėto rreshta pėr tė prekur nė sedėr opinionin shqiptar. Vendosa tė shkruaj diēka intime dhe njerėzore pėr mikun tim, duke qenė kjo gjė dhe njė akt moral. Kėto dhjetė vitet e fundit Shuteriqi gjithsesi ka botuar disa libra nė poezi dhe nė prozė. Romani i tij "Sytė e Simonidės" ėshtė njė prozė e rrallė, madje dhe moderne. Po kush shkroi pėr tė? Pse vallė media nuk i kushton vėmendjen e duhur se ē'bėn dhe si rron ky dijetar? Ka njė lloj cinizmi madje nė disa gazeta janė botuar edhe sulme kundėr Shuteriqit. Sigurisht nė jetėn e tij tė gjatė ka vend dhe pėr dlirėsime, madje dhe pėr kritika. Por nė tėrėsi Shuteriqi ėshtė ai qė ėshtė, njė protagonist i spikatur i kulturės kombėtare. Njė njeri i historisė sė kulturės qė, ėshtė bėrė vetė element i kėsaj historie.

    Njohja me Shuteriqin
    Njohja ime e parė me Dhimitėr Shuteriqin ėshtė sa e rastėsishme aq dhe e ēuditshme. Duhet tė ketė qenė viti 1962, kur kisha ardhur me tren nga Durrėsi nė Tiranė pėr tė ndenjur nė shtėpinė e xhaxhait tim, Mehdiut, qė jetonte nė kryeqytet. Duke kaluar nė bulevard pranė kafenesė, tė quajtur "Tirana", pashė njė burrė tė shėndoshė, qė mbante njė llullė tė madhe dhe njė beretė bretone nė kokė. Asnjėherė nė jetėn time s'kisha parė njė burrė tė tillė, qė m'u duk paksa grotesk dhe absolutisht i veēantė nga tė tjerėt. Tymi i llullės ia mjegullonte fytyrėn. Nuk di kė pyeta se ē'ishte ky njeri. Ndoshta ndonjė kalimtar (s'jam nė gjendje kush) mė tha se ky ishte shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi. S'di pse i kisha pėrfytyruar shkrimtarėt si disa qenie atletike, si princat e pėrrallave tė Andersenit. Isha 13 vjeē dhe kisha mbushur disa fletore me vjersha. Nuk e mendoja veten se mund tė bėhesha shkrimtar. Nuk kisha takuar asnjė shkrimtar tė gjallė. Fati e solli, qė shkrimtarin e parė tė gjallė, qė pashė me sytė e mi qe Dhimitėr Shuteriqi. Mbresat qė mė la ky takim qenė tė papėrcaktuara dhe paradoksale. Bereta bretone dhe llulla m'u dukėn si atribute tė njė magjistari. Pas kėsaj nisa tė mendoj se shkrimtar mund tė bėhesh vetėm po tė kesh kėto dy atribute. Si njė parodi gazmore ndodhi qė mbas moshės 40 vjeē nisa edhe unė tė tymos me llullė dhe tė mbaj kapele republike. Nuk e mbaj mend saktėsisht takimin e dytė me Dhimitėr Shuteriqin, i cili nė tė vėrtetė mund tė quhet takimi i parė. Por di, qė mbas kėtij takimi ne u bėmė miq dhe kjo miqėsi ka qenė serioze dhe e pashlyeshme. Njohja jonė nuk e pėrfillte shumė diferencėn e moshave. Unė kam mėsuar shumė nga Dhimitėr Shuteriqi nė tė gjithė pikėpamjet, sidomos kam mėsuar sekretet e rrugėtimit tė tij diturak nėpėr libra. Dhimitėr Shuteriqi ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm i kulturės shqiptare. Puna dhe shėmbėlltyra e tij janė skalitur dhe janė tė shpalosshme pėr tė gjithė. Njė nga poetėt mė modernė tė viteve '30, Shuteriqi solli dyshimin ekzistencial bodlerian nė shqip. Si poet i asaj kohe ai krijoi njė botė pėrsiatjesh, qė ende nuk ėshtė vlerėsuar si duhet nga kritika dhe historia e letėrsisė. Shkrimet teorike dhe esetė, qė botoi nė vitet '30 zbulojnė studiuesin e mirėfilltė dhe shumė tė kulturuar. Kur vdiq Migjeni, Shuteriqi bėri njė In Memoriam, qė kur e lexon edhe sot tė trondit. Nė provėn historike ai qe njė antifashist, qė luftoi me armė nė dorė. Pas ēlirimit, ky talent i arsimuar nė Universitetin e Grenoblės nė Francė krijoi pėrfundimisht njė profil dijetari tė llojit tė vet, pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai shkėlqeu si shkrimtar i prozės sė shkurtėr, publicist, kritik dhe sidomos si historian i letėrsisė shqipe dhe hulumtues i shkrimeve tė hershme shqipe.

    Opusi krijues
    Opusi krijues i Dhimitėr Shuteriqit ėshtė i madh dhe i shumėfishtė. Dhimitėr Shuteriqi ėshtė njė krijues dhe dijetar prej race. Tek ai ėshtė ngjizur diēka substanciale, qė tė kujton shkrimtarėt e hershėm mesjetarė tė Veriut, si mjeshtrit e barokut Bogdani, Budi e Bardhi, apo diēka nga hulumtimet filologjike tė Konstandin Kristoforidhit dhe tė Faik Konicės, apo nga librat e rėndėsishėm pėr historinė e letėrsisė dhe kulturėn shqiptare tė shkruar nga arbėreshėt e mėdhenj etj. Sidomos mesjetare kulturore shqiptare dhe ajo evropiane kanė pėrbėrė njė specialitet tė veēantė tė Shuteriqit. Hulumtimet e tij kėmbėngulėse tė habisin. Kėto hulumtime nga tė veēantat, nga skajėzimet, nga imtėsirat konstruktohen nė njė unitet. Katalogimi bibliografik i shkrimeve tė hershme tė shqipes ėshtė njė vepėr jete, tejet e rėndėsishme pėr nė shqiptarėt. Njė vepėr jete ėshtė edhe studimi monografik i Shuteriqit pėr familjen princėrore tė arianitėve. Si historian i letėrsisė shqipe Shuteriqi ka meritėn se ravizoi njė strukturė tė vlerave hierarkike tė kėsaj letėrsie, qė nė vija tė pėrgjithshme i ka rrezistuar kohės dhe kjo nuk ėshtė asnjėherė pak. Shkrimet e Shuteriqit pėr herezinė mesjetare te shqiptarėt, pėr piktorėt ikonografė etj., janė pjesė sinkretike e njė harmonie tė jetės dhe krijimtarisė. Ai e ka fituar tashmė qytetarinė si njė nga mjeshtrit e tregimit tė shkurtėr shqip. Shuteriqi ėshtė i lidhur me substancėn kultuore dhe akademikė tė krejt tė gjysmės sė dytė tė shek. XX nė Shqipėri. Shpesh dialogėt tanė kanė qenė plot debate, por pėrherė midis miqve. Mua mė ka habitur vazhdimisht erudicioni i Shuteriqit, sidomos pėr epokėn mesjetare. Unė plotėsoja diēka nė bisedat me tė, kryesisht nga rrafshi i antikitetit dhe i arkeologjisė. Diturak si Shuteriqi janė tė pakėt sot nė Shqipėri. Nuk dua tė pėrdor termin pėrherė konvencial dhe jo shumė tė saktė "enciklopedizėm", por nuk mund tė ketė njė kulturė tė vėrtetė kombėtare tė pandėrthurrur me kulturat e tjera dhe pa njė shtrat enciklopedik tė vėrtetė. Tėrė thelbi i kulturės ka tė bėjė me nivelet e pėrfaqėsimit tė emrave dhe tė epokave tė letėrsisė dhe tė arteve tė tjera. Kjo polisemantikė ėshtė akoma mė e domosdoshme sot, nė epokėn e globalizmit dhe internetit. Globalizmi nuk ėshtė monokulturalizėm, por multikulturalizėm. Ēdo keqkuptim rreth kėsaj kryeteme do tė ishte i dėmshėm. Krijimtaria e Shuteriqit ėshtė e koordinuar qartė pėr njė jetėgjatėsi tė saj edhe nė tė ardhmen. Shuteriqi me moshėn e tij prej patriarku tė frymėzon me zellin e pamposhtur qė ka pėr punėn. Kjo sfidė e tij ēuditėrisht ėshtė shumė rinore. Njė numėr i madh letrat tė korrespondencės sonė nė vite do tė flisnin nė mėnyrė mė konkrete pėr vlerėsimet e mia dhe respektin pėr Dhimitėr Shuteriqin. Pėr tė treguar njė lidhje intime timen me Shuteriqin dua tė kumtoj se nėn ndikimin e tregimit tė tij "Fyelli i marsiasit" qė nė moshėn 14-vjeēare unė kam shkruar njė poezi tė quajtur: "Marsiasi dhe fyelli i tij". Eshtė shumė e vėshtirė tė bėsh njė skicė lakonike shteruese pėr tė. Prandaj kėto rrjeshta qė po shkruaj janė rrjeshta modeste tė njė nderi tė vėrtetė, tejet tė sinqertė deri nė fund.


    "Marsiasi dhe fyelli i tij"

    Thellė nėn njė vėshtrim tė mbytur
    Ndihej njė muzikė e re e mitur
    Mė tutje Marsiasi qėllonte shpresėn vaj medet
    Qė shkriu zemrėn e shkėmbin e bėri ujė
    Fyelli mbeti i zi, i heshtur, i shkretė.

    Kur ujit i shtohet mallėngjimi
    Buēet valė e gjerė me krahėror ngėrdheshur
    Me njė dėshirė kryeneēe shqetėsimi
    Kėndon sėrish Marsiani i pavdekur
    Lėkurėn ja rrjepin nga trupi i gjallė
    Po fyelli i heshtur thotė prapė mijėra fjalė
    Dhe mbin ky fyell nė gjirin e dheut
    Si pemė qė do ndizet nga shkėndi e Prometeut.

    -------------------nga gazeta Shqiptare----------


    Thone se njihere e pyeten Kadarene...kush eshte kryevepra e Shyteriqit??...Ai tha...E Bija..

    Nuk e di e ka thene ne kuptimin si Vahz e Bukur ose si e talentuar..
    Megjithate GIMI na skjaron ne keto monopatet e Botes Kulturore..Shqiptare..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Brari!
    jam autor i skenarit prej 72 minuta nė RTSH me titull "Ma shumė tituj sesa jetė!"(qė u shfaq nė kapėxyell tė vitit antishqiptar 1997!!!!
    E realizova atė skenar sepse axha i jem i persektuem Dr. Prof. Pal P. Doēi - mė tha:" - shkruej pėr Dhimitrin! Duhet me i dashtė dhe me i respektue rumunėt qė kanė dhanė pėr Shqypni! Mandej mua personalisht nuk mė ka ba ndonji tė keqe! Pėrkundrazi, ka fol mirė kur mė futen nė burg nė vitin 1976."
    Kėshtu qė unė iu futa punės me zell dhe respekt. Ishte njeri fantastik. Kishte memorje tė fuqishme. Punova ditė dhe netė me prof. Dhimitrin. E dėrgova nė Kishat e Veriut, si atė tė Rubikut, tė Gziqit etj. Mėsova shumė gjėra prej tij. E shoqeronte e shoqja, njė grua tepėr e kujdeshme pėr prof. Dhimitrin. Prof. Shuteriqi mė tha nė fund tė dokumentarit: - Partija dhe Enveri, ata tė KQ kėshtu e kishin mor jahu! Nė mėngjez tė thoshin vnojeni Fishtėn, nė mbramjet tė thirrshin e tė thejshin Hiqeni Fishtėn! Hec nashti e zgjidhe kėtė punė!!!!...(Unė Brari pėr kėtė fjali iu futa dokumentarit, bile u tregova i pabesė, sepse Shuteriqi nė pyeti "a e ke ndezė kamerėn?"?....unė e gėnjeva i thashė jo, jo! Nė fakt Gavrosh Haxhihyseni (kamermani) i kishte marrė urdhėrat prej meje, qė tė filomte dhe "intimitete". Prof. Dhimitri mė kallxoj qė nanėn e shokut Fatos Nano e kishte gocė tezeje(!!!)
    Aty e kuptova se pse greko-rumuni Kiēo Blushi si dhėndėr i Dhimitėr Shuteriqit (burri i Mirės - kryevepra e Dhimitrit) dhe dhėndėri tjetėr Vladimir Prelaj (djali i Gani Hoxhės(!!!)) prej Tropoje na emėrohej Ambasador?!:..........Dreq o punė or Brari - or rrotė shqiptari!
    Hajt nashtina se tė kallxon Bahri Falliu atė punėn e koleksionit tė filatelisė tė Mitrush Kutelit!.........sesi gjėndet nė arkivėn e Shuteriqit!
    Mos harro se nė vitin 1974 Dhimitėr Shuteriskin e kanė shkarkuar nga kryetar i lidhjes sė shkrimtarėve(zagarėve) tė Shqipėrisė pėr Liberalizėm(!!!)........
    Komed(h)i ore Brari komedhi..........
    Agimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e I Arratisuri!
    Anėtarėsuar
    26-04-2003
    Vendndodhja
    Antarktide!
    Postime
    16
    Dhimiter Suteriqi eshte nga njerezit me te pafytyre qe ka patur ndonje here ky vend,ky bandill ne vitet tridhjete shkruante teresisht si plagjiator apo shqip kopjac i Bodlerit me ca perkthime percart dhe pastaj me ardhjen e komunistave e shau e nuk la gje kunder tij,ishte kryetar i LSHASH dhe firmosi te varen e pushkatohen artiste dhe poete!Nje shembull,Shuteriqi zhduk ne burg Qemal Draēinin,nje nder intelektualet e shquar te asaj kohe nga Shkodra dhe arrin te beje tjetrenepren "Histori e Letersise Shqipe" qe Dracini e kishte paraqitur ne Ministrine e Arsimit si doreshkrim Shuteriqi e vjedh dhe e boton ne emrin e vet...Ky eshte krimineli qe ne e quajtem "profesor!"

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Shuhet Dhimiter Shyteriqi

    Plaku i letrave" shqipe nuk ka mundur te kaloje vitin 2003. Dje, Prof. Shuteriqi eshte ndare nga jeta, pas nje gjendje te rende, qe i ka vazhduar prej ditesh. Pak dite me pare, ai ka kaluar nje parainfarkt, i cili ka qene i katerti ne rradhe, e nuk e ka lejuar studiuesin e Letersise shqipe, qe te vazhdonte me tej...

    "Plaku i letrave shqipe", Dhimiter Shuteriqi, eshte ndare nga jeta, ne kufirin e 88 viteve. Por, me punen e tij, qe eshte shtrire gati ne te dy shekujt, mund te jete i kenaqur sepse kishte kohe, qe i kishte kaluar keto kufij kohore. Dje, ai nuk ka mundur qe te kaloje sforcimin e shendetit, pas infarktit te katert, duke mbyllur syte pergjithnje.

    Per kryeqytetasit, ne qytetin ku ka jetuar me se shumti, ai do te mbahet mend, perpos kontributit te tij te madh, per bereten dhe pranine e perhershme ne aktivitetet kulturore. I shoqeruar nga te afermit dhe me shume nga adhurimi i te gjitheve, edhe se fundi, ate e gjeje kudo, ku do te mbante pak era kulture.

    Studiuesi i hershem i letersise shqiptatre ka lindur ne Elbasan ne vitin 1915. Ishte aq i angazhuar me kohen, sa pervec krijimtarise, ka arritur qe te marre pjese edhe ne Rezistencen Anti-fashiste ne Luften e Dyte. Ne piramiden e krijimit shqiptar ai u be i njohur, qe me krijimet e para. Para lufte, arriti qe te botoje "Kenget e Rinise se pare" ne vitin 1935 dhe "Kenge" ne vitin 1936. Gjate periudhes se Luftes arriti qe te perfundonte ne vitin 1944 edhe "O Ptoleme". Fale erudicionit te thelle, por edhe krijimtarise se spikatur, ai beri shpejt diference me bashkekohesit. Ishte kjo arsyeja, qe ka qendruar ne krye te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve qe nga viti 1950 dhe deri ne vitin 1974. Fushen e krijimtarise e vazhdoi me "Clirimtaret", qe u botua ne dy pjese mes viteve 1952-55 dhe vazhdoi me "Pese tregime" ne vitin 1953 dhe "Fyelli i Marsiasit" ne vitin 1965. Vijojne me pas,"Kenga dhe pushka" ne vitin 1972, "Nje mal me kenge" ne vitin 1975, "Maratonomaku yne" ne vitin 1977, "60 tregime ne nje" ne vitin 1981, "Kur rendte hena neper re" ne 1982. Ne fushen e studimeve te letersise eshte i njohur per monografine "Naim Frasheri" pervec shume krijimeve te tij, qe e lidhin me historine e larget shqiptare. Ku, ai ka vlera te vecanta per botimin teper autoritar "Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850". Pervec kesaj, autori ka shkruar edhe shume artikuj ne fushen historike, si edhe ne fusha te tjera.

    Shuteriqi eshte vleresuar per miresine dhe sensin e tij pozitiv, ne lidhje me kulturen e vendit te tij, qe i ka dhene pa fund. Edhe nderrimi i sistemeve, e ka lene mjeshtrin e madh te studimit, nje njeri po aq te nderuar. Per me teper, shume te adhuruar nga brezat pasardhes.

    Dhimiter Shuteriqi do te mbahet mend gjate, per kontributin e madh shkencor, qe ka dhene, per botimet e hershme shqiptare. Ai ka qene njeriu qe ka hedhur tezen se librat e hershem shqiptare i takojne periudhes para vitit 1555, kufirit qe i perket "Mesharit" te Gjon Buzukut. Eshte kjo arsyeja, qe dhimbja per vdekjen e tij, na kujton, sesa shume na fali gjate 88 viteve pune te panderprere "Plaku i Letrave shqipe".


    Eshte nje humbje e madhe per Shqiperine.
    Sinqerisht ngushellimet tona si Forum Shqiptar familjes se te ndjerit. Jam i bundur qe kurre s'do te harrohet dhe emri i tij do te shkruhet me germa te arta ne historine e kultures se vendit te shqiponjave.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Kush ishte Dhimiter S. Shuteriqi?

    Nė kėtė teme Brari, Enri dhe Agim Doci shkruajnė pozitivisht pėr tė ndjerin Prof. Shuteriqi, ndėrsa I arratisuri ka vetėm fjalė negative pėr tė.

    Unė kam disa tė dhėna tė cilat disi vėrtetojnė gjykimin e "tė arratisurit". Duke qenė se nuk kam njė pamje tė plotė, vetėm disa fragmente, ju lutem lexoni shėnimet e mia pak me kujdes.
    S'ka dyshim se Dhimiter Shuteriqi ka merita nė lidhje me studime historike, ndėrsa si shkrimtar ai vlerėsohet si i parėndėsishėm nga disa kritikė letrar. Mua mė kanė pėlqyer disa prej tregimeve tė tij, dy prej tė cilėve kam pėrkthyer suedisht. Pėrsa i pėrket krijimtarisė sė tij nė lėminė e historisė sė letėrsisė, ai ka bėrė shkelje flagrante, sigurisht pėr hir tė qėndrimit tė Enver Hoxhės nė kėto cėshtje. Mė skandaloze ėshtė qėndrimi i Shuteriqit ndaj Faik Konicės, ku ai le nė heshtje tė plotė rolin vendimtar qė ka luajtur revista "Albania" pėr jetėn kulturore shqiptare nė kohėn e vet. Dhe unė besoj se as serviliteti i tij ndaj Pushtetit nuk ka implikuar kėtė qėndrim gėnjeshtar - duhet tė jetė fryt i antipatisė subjektive tė Shuteriqit.

    Mė e rėndė ėshtė fakti se Dhimiter Shuteriqi ka luajtur njė rol shumė negativ si shėrbetor i Partisė Komuniste nė cėshtje me rėndėsi jetike pėr personat qė u sulmuan nga ai. Nė nėntor 1944 nė Buletinin e LNC-sė Teknika e Shpatit - Elbasan, ai shruan njė pamflet helmues kundėr Lef Nosit. Ishte njė prej metodave tė pėrdorura nga komunistėt, qė tė njollosnin figura tė njohura tė cilat ishin kundėrshtarė tė tyre. Lefi ishte eksponent i Ballit Kombėtar, nė tė njėjtėn kohė njė person me reputacion si patriot. Kishte qenė i burgosur nė kohėn osmane, kishte bėrė njė punė tė madhe pėr rregullimin e Postės shqiptare, pėr themelimin e muzeve etj. Pamfleti i Shuteriqit ėshtė plot shpifje dhe insinuata. Dhe pamfleti i jep Lefit dėnimin me vdekje: ".... u ba anmik i popullit ai demagog i regjun i vetėquejtun "popullor".... Lefi do tė paguejė si shokėt."
    Dhe vėrtet: Lef Nosi u dėnua dhe u ekzekutua.

    Dhimitėr Pashko (Mitrush Kuteli) nė shėnimet e tij flet me hidhėrim pėr rolin e Dhimitėr Shuteriqit, i cili bėri cmos pėr tė vėshtirėsuar jetėn e kėtij intelektuali tė vyer. Fatkeqsisht nuk kam gjetur kėto shėnime, por Dhimitri i sėmurė pas vuajtjes sė dėnimit nė kėnetėn e Maliqit kishte shumė nevojė pėr pėrkrahje nga shkrimtarėt me pozita (kjo ndodhi pas gjuajtjes sė shtrigave nga ana e antiintelektualit tė dorės sė parė Koci Xoxe, vegėl i Jugosllavisė). Dhe Dhimiter Shuteriqi ia shtoi hidhėrimin....

    Sigurisht shumė nga vlerėsimet pozitive pėr Shuteriqin janė me vend. Por mė duket se ai ka qenė njeri me dy fytyra. Do tė ishte shumė me vlerė tė dimė mė shumė pėr rolin e Dhimiter Shuteriqit nė planin personal. Personat kontradiktor janė gjithmonė me interes pėr ne.... larg nė kohė e hapėsirė.... Dhe duhet shumė punė pėr tė fituar historinė e vėrtetė tė Shqipėrisė nė shekullin XX pėr arsye tė mashtrimeve, falsifikimeve, censurimeve dhe shtrembėrimeve.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ullmar Qvick : 19-10-2003 mė 11:29
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    "Penda e artė 2002" i jipet Dhimitėr Shutėriqit (pas vdekjes)

    Shuteriqi, pas vdekjes me "Pende te arte"
    Artikull nga gazeta "Korriere" mė datė 12 dhjetor 2003:

    Konkursi kombetar i letrave shqipe "Penda e arte dhe Penda e Argjendte" ka bere publike 7 te perzgjedhurit e saj. Dhimiter Shuteriqi eshte vleresuar pas vdekjes me Penden e Arte. Anetaret e jurise ne perzgjedhjen e 90 autoreve pjesmarres kane identifikuar nje letersi cilesore ne proze e poezi dhe nje varferim te botime studimore e kritike, ndersa librat per femije mbeten ende ne hije

    Anduela NIKA

    Letrat shqipe kane perzgjedhur "dishepujt" e tyre per vitin 2002. Konkursi kombetar "Penda e arte dhe penda e argjendte" i Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve mbylli mbreme edicionin e gjashte te tij me prurje letrare, tendeca, kulme ndoshta ndikime, dhe varferi ne llojet e letersise kritike dhe eseiste. "Penda e arte 2002", cmimi i karrieres i eshte dhene Dhimiter Shuteriqit (pas vdekjes). Vleresimi eshte terhequr nga bashkeshortja e tij, ndersa perpiqej e perlotur te artikulonte frazat e perzgjedhura per shokun e saj, tashme te nje jete tjeter. "Ferri i care" i Visar Zhitit arriti te marre "Penden e Argjendte" si proza me e mire. "Romani eshte nje pjesez e vertete jete, me emra e personazhe konkrete. Ju falendroj per vleresimin ne emer te te gjithe te vdekurve dhe te gjalleve te mi", shprehet Zhiti per "Ferrin" e tij. Per vellimin me te mire me poezi u shpall fitues poeti nga qyteti i Pogradecit Dhimiter Pojanaku me "Guret zbardhin naten". Ndersa "Kompromisi" i Ylljet Alickaj duket se ka bere bis "Pendash". Perkthyesja e vepres se Alickaj (i vleresuar dy vite me pare si "Pende e Argjendte) Dorada Korodocka ka marre cmimin "Penda e Argjndte" per perkthimin nga gjuha shqipe ne gjuhe te huaj. Ne komentet e jurise eshte shenuar se fushat e perkthimit nga nje gjuhe e huaj ne shqip, dhe anasjellas, kur per perkthimin nga nje gjuhe e huaj ne shqip, eshte vleresuar perkthimi i Nasi Leres per Ymer Nisen, kete vit kane qene fusha disi me te larmishme krahasuar me edicionin e kaluar, ku niveli i tyre ishte shume me i varfer. Juria e perbere nga Nasho Jorgaqi, kryetar, Floresha Dado, Dionis Bubani dhe Stefan Capaliku, anetare, kane vleresuar me shume se 100 vepra te paraqitura nga 90 autore pjesmarres ne konkurs.

    Per vepren me te mire per femije u vleresua Viktor Cenosinaj me vepren e tij "Mostra e rruges se mimozave", i cili pas marrjes se cmimit ka terhequr vemendjen e Ministrise se Kultures, per mungese vemendjeje te filmit per femije. Fusha ku juria ka ngjallur me shume pakenaqesi dhe disnivel me gjinite e tjera te letersise se prezantuar ne konkurs ishte ajo kritiko-eseiste-studimore. "Ne kete fushe verejme qe ka gjithnje e me pak prurje", ka thene kryetari i jurise Nasho Jorgaqi. Studimi "Poetika e Budit" me autor Behar Gjoken ka marre "Penden e Argjendte" per vitin 2002. Ne ceremoni merrte pjese edhe ministrja e Kultures Arta Dade, e cila vleresoi se: "ky konkurs eshte nje shans i mire per vleresimin e te gjithe shkrimtareve shqiptare". Ky konkurs qe zhvillohet cdo fund viti, ka si qellim vleresimin me cmime te veprave me te mira te letersise dhe te kultures kombetare.

    Cmimet

    * "Penda e Arte 2002" Dhimiter Shuteriqi

    * "Penda e Argjendte 2002" per

    * Proze - Visar Zhiti me "Ferri i Care"

    * Poezi - Dhimiter Pojanako me "Guret zbardhin naten"

    * Studime - Behar Gjoka "Poetika e Budit"

    * Perkthim - nga gjuha e huaj ne shqip eshte Nasi Lera me vepren e Ymer Nisen "Lumturia e Mashtrimit"

    * Perkthim - nga shqipja ne gjuhe te huaj (polonisht) eshte Doroda Korodocka me vepern "Kompromisi" i Ylljet Alickaj

    * Letersia per femije- Viktor Canosinaj me "Mostra te rruges se mimozave"

    Vleresim karriere per mjeshtrin

    Shkrimtarit shqiptar Dhimiter Shuteriqi iu akordua cmimi "Penda e Arte 2003" per karrieren, ne konkursin me te njejtin titull, shpallur nga Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve, dje ne mbremje ne ambientet e Qendres Nderkombetare te Kultures. Dhimiter Shuteriqi, lindi ne qytetin e Elbasanit me 26 korrik 1915 ne nje familje me tradita atdhetare dhe intelektuale. Pasi kreu Liceun francez te Korces ndoqi studimet e larta ne France dhe u diplomua ne Universitetin e Lionit ne Filozofi. Pas viteve 40 te shekullit te kaluar Shuteriqi ishte nje nga emrat me te spikatur te letrave shqipe.

    Nje nga themeluesit e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise kryetar i saj ne vitet 1950-1974, Shuteriqi ishte anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise qe nga themelimi i saj dhe deputet ne disa legjislatura ne Kuvendin e Shqiperise. Ne vitet kur hidheshin bazat e arsimit te larte ne Shqiperi ai drejtoi te parin institut te larte pedagogjik duke dhene kontributin e tij te cmuar si pedagog dhe autor i teksteve te para te arsimit te larte per historine e letersise shqipe, disipline qe do te behej nje nga fushat kryesore te kerkimit te tij shkencor. Dhimiter Shuteriqi, hyri si poet ne vitet '30 te shekullit te kaluar dhe u rreshtua ne rradhen e forcave krijuese qe kerkonin nje art realist, per te mbetur nje nga perfaqesuesit me te shquar te letersise shqipe qe u krijua ne vend pas Luftes se Dyte Boterore. Mjeshter i fjales shqipe ai me tregimet e tij dha me realizem e art, boten e njeriut shqiptar, gezimet dhe dramat e tij, pamjet e historise se trazuar te shqiptareve ne shekuj. Ai ka dhene nje kontribut themelor ne shkencat albanologjike. Studimet e tij ne fushen e gjuhes, te letersise, te folklorit, te kultures dhe te historise mesjetare te shqiptareve formojne nje biblioteke te tere.Ato jane nje deshmi e njohjeje te thelle te ketyre fushave te kultures shpirterore te popullit tone, e nje erudicioni dhe e nje informacioni te jashtezakonshem. Studimet shkencore te Dhimiter Shuteriqit kane qene nje faktor me peshe per zhvillimin e mendimit shkencor albanologjik; ato kane ndihmuar te hidhet drite ne fillimet e shkrimit te shqipes, ne rrenjet e traditave letrare kulturore, ne procese e figura te shquara te letersise se Mesjetes dhe te Rilindjes Kombetare Shqiptare, te vihen ne qarkullim shkencor tekste pak ose aspak te njohura, si dhe ide te reja shkencore. Trashegimia shkencore e Dhimiter Shuteriqit do te mbetet nje pasuri e kultures shqiptare. Ai u nda nga jeta ne 21 korrik 2003 duke lene pas vepren e tij e cila vazhdon te vlersohet.
    Ullmar Qvick

  7. #7
    Respekte
    !!!

  8. #8
    Ndoshta Dhimiter Shuteriqi ka merita ne fusha te tjera te letrave. Nuk jam ne gjendje te gjykoj e nuk dua ta perflas te ndjerin. Por nuk duhet harruar se vepra e tij e mirefillte letrare nuk qe gje tjeter vecse nje kompromis i hidhur dhe i mjere me diktaturen. Ata qe kane lexuar librat e tij ( e une qe e kam bere kete nuk di nese ta quaj veten fatlum apo thjesht humbje kohe) do te binden se proza e poezia e tij, ndonese ne nje nivel te paster gjuhesor, le mjaft per te deshiruar ne sensin moral. Njerez te tille, qe mbyllen syte para drames qe kalonte shoqeria shqiptare pas Luftes se Dyte e shkruanin symbyllur nga frika apo driteshkurtesia, bene te kunderten e saj qe proklamuan dikur; idealizimin e realitetit, per te mos thene qe lepine si shume te tjere cizmet e Enver Hoxhes.
    Penda te arta,te argjendta apo te bronxta mund te shperndahen per cdo vit; nuk dua te ve as ne dyshim karakterin e atyre qe nuk jetojne me (ne fund te fundit do mbijetonte edhe ai me menyren e tij, nese nuk donte te perfundonte ne Burrel), po te rrime shtrember e te flasim drejt; nuk do kalojne shume kohe, bile kane ardhur, kur vepra e Shuteriqit dhe shume te tjereve do perfundojne ne harrese, kosh ky nga ku nuk te nxjerr asnje vleresim zyrtar, qofte ky edhe i nisur nga arsye nostalgjike, mortore apo thjesht nga fakti qe nuk kemi kujt tja varim medaljet.

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Unhappy

    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Ndoshta Dhimiter Shuteriqi ka merita ne fusha te tjera te letrave. Nuk jam ne gjendje te gjykoj e nuk dua ta perflas te ndjerin. Por nuk duhet harruar se vepra e tij e mirefillte letrare nuk qe gje tjeter vecse nje kompromis i hidhur dhe i mjere me diktaturen. Ata qe kane lexuar librat e tij ( e une qe e kam bere kete nuk di nese ta quaj veten fatlum apo thjesht humbje kohe) do te binden se proza e poezia e tij, ndonese ne nje nivel te paster gjuhesor, le mjaft per te deshiruar ne sensin moral. Njerez te tille, qe mbyllen syte para drames qe kalonte shoqeria shqiptare pas Luftes se Dyte e shkruanin symbyllur nga frika apo driteshkurtesia, bene te kunderten e saj qe proklamuan dikur; idealizimin e realitetit, per te mos thene qe lepine si shume te tjere cizmet e Enver Hoxhes.


    jo vetem mbylli syte !!! e beri me zell shume te madh "inkuizicionin"..

    per mua, shume mire qe ka Ngordhur !!
    Prektora

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir e keni juve more cuna por megjithate ki Dhimitraqi nuku u dallua mbas dhjetorit te studentave ne mjaullitje e lehje per te rrezuar demokracine e sapo lindur sikurse ca te tjere..

    Edhe per kete ja vlen ta mbajm mend per mire..

    Duke qene se pati fatin te jete ne jete dhe para clirimit e mbas clirimit Dhimua inė .. ishte njefare arkivi i gjalle me aftesi kujtese e aftesi shkruese.. mes dy koheve.. kohes se rilindasve e kohes se terbacoistave biroiste.. e meqe shumica e te diturve vane ne te se-mes nga sistemi envero mehmeto manushoisto ramizo-kerbaco-ist... i mbetej ketij e ca te tjereve te na i jepnin ose transmetonin kulturen shqiptare te se kaluares neve brezave te mevonshem..

    Pamvaresisht nga cizme-lepirja qe thote yjor darvini.. qe ay i beri Dulles.. dicka e mire u hodh ne libra e qe vlen ta dime e t'ia njohim.. meriten Dhimitraqit per keto..

    Me njefjale ai kishte zyre kur te diturit e tjere kishin vec rrogozin e Bulqizes.. e kish pende e boje e telefon e makine kur te diturit e tjere kishin vec gaveta e luge alumini ne rrepirat e Spac-Repsit.. ose "nga i kryq druni mbi krye" ..kur thoshte Fishta..

    Shyteriqi e shfrytezoi kete komoditet ne pergjithsi ne te mire te Kultures tone dhe punoi si kale mbi libra e dicka beri..

    Ne dekadat e fundit kur te diturit kishin merdhif neper biruca e internime a ne varre.. mbeti i vetmi ky Shyteriq te sistemoje letrat Shqiptare e te lere per te sotmen gjera me vlere..

    E kam fjalen per ato vlera mbi gjuhen, historine e letersine e Albanologjine ne pergjithesi.. e pikerisht ne kete fushe e vlereson Dhimiter Shyteriqin dhe miku yne i nderuar Uillmar ..







    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Dhimitėr Xhuvani
    Nga ChuChu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 15:43
  4. Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:35
  5. Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •