Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Kështu pra, pyetja e shtruar në temën e hapur mori vetëm një përgjigje, megjithëse tepër e thatë dhe e pasaktë. Legjioni jep vetë përgjigje telegrafike : vetëpërjashtim do të thotë nxjerr veten përjashtë. Sigurisht që kjo përgjigje është më pak se një përgjigje, por le të kalojmë.
    Shpjegimi i foljeve joveprore në gjuhë është i tipit: folja veprore (në fjalë) + veten. Ky sistem përdoret dhe në përpilimin e fjalorëve:

    tregohem -> tregoj veten
    quhem -> quaj veten
    (nuk) kursehem - (nuk e) kursej veten
    ndjehem -> ndiej veten
    hiqem -> heq veten
    merrem -> marr veten
    pastrohem -> pastroj veten
    përmbahem -> përmbaj veten
    shihem -> shoh veten
    përgatitem -> përgatit veten
    etj.

    ku: nxirrem -> nxjerr veten

    "Përjashtohem" përfshin dhe "nxjerr veten jashtë" dhe "më nxjerrin jashtë".
    "Vetë-përjashtohem" qartëson se është rasti i parë dhe jo i dyti dhe për rrjedhojë vetëpërjashtohem => nxirrem jashtë => nxjerr veten jashtë.

    Nëse e ke pyetjen nga ana mendisturbologjike, ka nënforum të posaçëm.



    Standard si huazim nga anglishtja ruan shqiptimin e anglishtes. Standart është gabim.

    Për rastin e pasthirrmës "Faleminderit!": "Faleminderit" sipas standardit përdoret në formë të tillë që pas 74-ës dhe parapëlqehet kjo formë. Pyetja më lart u bë për pasthirrmën "faleminderit" dhe jo për lokucionin pasthirrmor që është i ndarë në pjesët përbërëse që ruajnë vetitë gramatike përkatëse, d.m.th. "(Unë) të/i/ju/iu falem nderit!" dhe "(Ne) të/i/ju/iu falemi nderit!". Lokucioni shkruhet me pjesët e ndara (në dallim nga pasthirrma mirënjohëse që shkruhet si një fjalë). Standardi parapëlqeu dhe përdor më gjerë formën "Faleminderit!" si pasthirrmë (mu vetë më pëlqe pa i ;).

    folja: falënderoj
    emri: falënderim

    Shembull:
    (Lokucion p. / folje / pasthirrmë / emër - sipas përdorimit në fjali.)

    I falem nderit atyre që ndihmuan! / Falënderoj ata që ndihmuan! / Faleminderit, atyre që ndihmuan! / Falënderim atyre që ndihmuan!

    shnet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Legjion : 10-08-2005 më 05:28

  2. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ok meqe jemi te gjuha .. si shkruhet apo thuhet

    Kerpudha apo Kepurdha ........( lol )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #13
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Kepurdha .....!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Ok meqe jemi te gjuha .. si shkruhet apo thuhet

    Kerpudha apo Kepurdha ........( lol )
    as njera as tjera, por krupudha...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Kerpudha...!

    Standart them une, edhe pse ka ardh nga anglishtja eshte shqiperuar si e tille (me t ) ne shqip. Kini parasysh damixhanin, pecikllaz etj. Jane pershtatur si ia kap veshi njerezve jo si eshte ne anglisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 10-08-2005 më 14:06

  6. #16
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Na bete lemsh na bete (lol )

    eh sa postova nje recete per kepurdha .. degjova Loncen .. ja ta nderroj tani D
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #17
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Arbër, cilin fjalor merr si pikënisje? Mundësisht vitin dhe emrin e autorit pasi do të doja të dija nëse është ndryshim i ri apo kështu ka qenë.

    flm
    "Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe", botimin e nxjerr nga Toena.

    Hartuar nga Instituti i Gjuhesise.

    Edhe ky fjalor, edhe ai i '84, jane pothuajse te njejte. Pak (aspak) ndryshojne nga njeri tjetri.

  8. #18
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Per fjalen falemnderit-faleminderit jam plotesisht dakort me ty!

    Ne fjalen standart ke gabuar! Eshte fjale e huazuar dhe sic eshte vjedhur, ashtu duhet shkruar...pra standard! Nese ne fjalor shkruhet me t ne fund...atehere fjalori gabon!

    Per mua nuk ka rendesi si shkruhet standart(d), me "t" apo me "d". Rendesi ka qe nuk eshte fjale shqipe, por e huazuar. Pastaj me "t" apo me "d" varet se si e shqipton. Une personalisht e shqiptoj me "t", prandaj dhe e shkruajta ashtu.

    Standart eshte fjale angleze, qe lidhet me fjalen "stand" qe do te thote qendroj. Perdoret si emrtim edhe per flamurin. Gjuhe Standarte - Gjuhe "flamur".

  9. #19
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Tung
    Nuk ka rëndësi se çfarë origjine ka fjala standart. Ju që thoni që vjen nga anglishtja doni me tregu që dini anglisht apo çfarë. Sipas jush të gjitha fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera duhet t'i themi si në origjinal atëhere. E pse nuk e quajmë kryeqytetin e Anglisë London po Londër. Tamam tamam po të niseshim nga kjo llogjikë duhet t'a quanim Londinum siç ia kanë vënë emrin romakët që e themeluan.
    Mua më duket se për ne shqiptarët është më kollaj të themi standart sesa standard prandaj besoj se e kemi deformuar këtë fjalë që nuk është as e para e as e fundit në këtë rast. Për këtë arsye mendoj që të vazhdojmë e të themi standart.

    Përshëndetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Kerpudha...!

    Standart them une, edhe pse ka ardh nga anglishtja eshte shqiperuar si e tille (me t ) ne shqip. Kini parasysh damixhanin, pecikllaz etj. Jane pershtatur si ia kap veshi njerezve jo si eshte ne anglisht.
    Po ka te drejte Feminine këpurdhë,-a f. sh.-a,-at
    eshte e sakte

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •