Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Hit në Angli, kënga që u shkruajt në një tank në Prishtinë

    Blunt, ish-ushtar anglez në Kosovë, tani yll muzike

    Hit në Angli, kënga që u shkruajt në një tank në Prishtinë


    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare

    Me këpucë të mbathura, në një shtrat portativ, mbështetur në tankun e tij në mes të Prishtinës, një ushtarak 22-vjeçar shkruan muzikë. Është viti 1999. Jemi në Kosovën e luftës, me tanke, avionë luftarakë, ushtarë e patrulla të KFOR-it në çdo cep të vendit. Ky djalosh quhet James Blunt. Atëkohë shkruante për ndjesitë e tij, muzgun që e rrethonte, duhmën e fortë të luftës. Sot është në majat e klasifikimeve muzikore, është kthyer në një yll. Njëra nga këngët që shkruajti në këto rrethana është renditur në top 10 këngët më të mira të chartit britanik, duke u bërë HIT. James Blunt ushtarak i forcave britanike që ka shërbyer në Kosovë për disa vite me radhë, i është dedikuar tani tërësisht muzikës. Fundjavën e shkuar me albumin e tij "Back To Bedlam", duke suprizuar të gjithë ka shënuar hitin e vitit në Britaninë e Madhe. Gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të NATOS, mbante gradën e kapitenit dhe ka qenë dëshmitar në disa masakra të kryera nga serbët. Kjo gjë më pas e ka inspiruar që ndjesitë e masakrës t'i hedhë në vargje dhe disa vite më pas t'i bëjë këngë. Blunt, ish-pjesëtar i "Household Cavalry Guardsman", është përfshirë në listën e top 10 në chartin UK, me një album debutues, në përbërjen e të cilit ka disa balada, të cilat i bëjnë sfidë perceptimit të deritanishëm për një burrë që shërben në ushtri. Krahas suksesit të fundjavës, Blunt 28 vjeç disa ditë më parë u nderua dhe me një disk të artë, kur albumi i tij më i fundit "Back To Bedlam" shiti 110 000 kopje, duke u renditur si albumi i katërt më i shitur. Suksesi i fenomenit të ri muzikor në Britaninë e Madhe, cilësur si Elton Xhoni i ri, pritet të shënojë një tjetër arritje këtë fundjavë. Një këngë single e tij me titull "You're Beautiful" pritet që të hyjë në "Top 20 Hits" këtë të shtunë.

    Përshtypje nga Kosova

    Pika kulmore e albumit më të ri, nxjerrë në treg nga Blunt "No Bravery", është një baladë me nota të errëta trishtimi, e shkruar në kazermat ushtarake, kur ai do të dërgohej me mision paqeruajtës në Kosovë në vitin 1999. Sipas autorit, në album është një këngë e inspiruar nga një skenë e llahtarshme. "E shkruajta tekstin pas një takimi me disa ushtarë serbë, që po qeshnin dhe po pinin cigare mbi trupat e disa familjeve kosovare, të cilët sapo i kishin ekzekutuar". Kështu është shprehur Blunt në një intervistë disa ditë më parë, ku ndër të tjera thotë: "…do të jetë një mundësi e mrekullueshme që të shkoj në Kosovë për të interpretuar këngët e mija", thotë ai. Në Kosovë ushtarit me shpirt artisti i ka bërë shumë përshtypje natyra, megjithëse ai po e vizitonte këtë vend pas shkrumbosjes së luftës, nga e cila kishte dalë. Por ai shprehet se "Është me të vërtetë një pjesë e mrekullueshme e botës". Megjithëse misioni i tij në Kosovë, ndër të tjera, ishte largimi i trupave serbe të mbetura nga lufta, gjë e cila mund ta përfshijë në listën e armiqve të Serbisë, Blunt nuk e fsheh dëshirën për të kënduar në mes të Beogradit.
    "Gjithashtu, kam dëshirë që të interpretoj në Beograd, sepse elita politike e vjetër në majë të piramidës shtetërore është larguar". Duke qenë një ushtarak i grupit "Britain Reconnaissance Regiment", Blunt do të ishte ndër të parët paqeruajtës që do të hynte në Prishtinë. Ai gjatë gjithë kohës do t'i argëtonte ushtarët duke kënduar këngë që vinin në lojë oficerët, teksa shëtisnin nga një fshat në tjetrin. Në një nga vargjet e këngëve të tij thuhej: "All we are saying, is give peace a chance" (E gjitha që ne themi është jepini paqes një shans").

    Kënga e plotë që shkroi në Kosovë

    Kënga tashmë HIT në Angli "No Bravery", e cila është në fund të albumit "Back to Bedlam", është shkruar në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa James Blunt ishte kapiten i ushtrisë britanike. Duke patrulluar rrugëve të Prishtinës, ai mbante kitarën e shtrënguar jashtë tankut. Në momente qetësie paqeruajtësi shkruante këngët. I gjithë grupi ku ai bënte pjesë i kërkonte shpesh të mos bënte zhurmë kur ata flinin, ndërkohë që ai shkruante dhe kompozonte këngët. "No Bravery" është e vetmja këngë e kompletuar që ai shkroi në Kosovë. "E shkruajta atë duke u mbështetur në tankun tim, mbi një dyshek portativ, dhe me këpucë të veshura. Na duhej të flinim me këpucë në këmbë. Kënga është fataliste. E gjithë pjesa tjetër e albumit është fataliste" rrëfen ai.

    Blunt, Elton Xhoni i ri

    Shumë kritikë muzikorë në Britaninë e Madhe e kanë cilësuar James Blunt si Elton Xhonin e ri apo i ngjashëm me Damian Rice dhe Beck. Por kur është pyetur rreth këtyre vlerësimeve, ai ka thënë se "Këto janë komplimente shumë të mëdha. Mendoj se zemërgjerësia e shprehur në krahasimet me këta emra është e tepruar… Është e habitshme. Hamendësoj se të tilla krahasime janë të domosdoshme, kështu njerëzit e dinë se kujt muzike të ngjashme të një iks autori i përngjan albumi dhe ata e blejnë. Megjithatë, për mua janë komplimentet më të mira".



    .................................................. .........
    Muhamed Veliu
    London based Correspondent.
    "GAZETA SHQIPTARE" Daily Newspaper
    "NEWS 24" TV Station
    "SHQIP" magazine
    Tirana, Albania
    "EXPRESS" Daily Newspaper
    Prishtina, Kosovo
    EMAILveliu@hotmail.com,vpressuk@yahoo.co.uk
    www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
    www.gazetaexpress.com
    www.revistashqip.com
    .................................................. ....

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    James Blunt - No Bravery

    There are children standing here,
    Arms outstretched into the sky,
    Tears drying on their face.
    He has been here.
    Brothers lie in shallow graves.
    Fathers lost without a trace.
    A nation blind to their disgrace,
    Since he's been here.

    And I see no bravery,
    No bravery in your eyes anymore.
    Only sadness.

    Houses burnt beyond repair.
    The smell of death is in the air.
    A woman weeping in despair says,
    He has been here.
    Tracer lighting up the sky.
    It's another families' turn to die.
    A child afraid to even cry out says,
    He has been here.

    And I see no bravery,
    No bravery in your eyes anymore.
    Only sadness.

    There are children standing here,
    Arms outstretched into the sky,
    But no one asks the question why,
    He has been here.
    Old men kneel and accept their fate.
    Wives and daughters cut and raped.
    A generation drenched in hate.
    Yes, he has been here.

    And I see no bravery,
    No bravery in your eyes anymore.
    Only sadness.
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    "You're Beautiful"

    My life is brilliant.
    My love is pure.
    I saw an angel.
    Of that I'm sure.
    She smiled at me on the subway.
    She was with another man.
    But I won't lose no sleep on that,
    'Cause I've got a plan.

    You're beautiful. You're beautiful.
    You're beautiful, it's true.
    I saw your face in a crowded place,
    And I don't know what to do,
    'Cause I'll never be with you.

    Yeah, she caught my eye,
    As we walked on by.
    She could see from my face that I was,
    Fucking high,
    And I don't think that I'll see her again,
    But we shared a moment that will last till the end.

    You're beautiful. You're beautiful.
    You're beautiful, it's true.
    I saw your face in a crowded place,
    And I don't know what to do,
    'Cause I'll never be with you.
    You're beautiful. You're beautiful.
    You're beautiful, it's true.
    There must be an angel with a smile on her face,
    When she thought up that I should be with you.
    But it's time to face the truth,
    I will never be with you.
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    James Blunt me kengen "You`re beautiful" eshte ne Top 10 te listes britaneze te singlave. Nuk e kam pas ditur qe ka sherbyer si ushtarak ne Kosove.
    Interesant.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •