Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    nita & arti = jeta ime Maska e toni_nė_PR
    Anėtarėsuar
    28-06-2005
    Vendndodhja
    tek yjet e detit...
    Postime
    19

    Marrėzisht i dashuruar!

    Ja une ne vazhdim po ju rrėfej per dashurin time
    .................................................. ...............

    Isha i merzitur ate nate kur te takova per here te pare. Me dukej se e gjithe zymtesia e botes kishte gjetur te une stacionin e saj. Gjithcka rreth meje ishte e verenjtur dhe une isha shume i lodhur.
    Hej, Toni-degjova nje ze nga prapa, atehere kur une kisha dalur te shetitem pa ndonje qellim. Ishte shoqja ime Ti......, cfare ka ndodhur me ty me pyeti. Pse ke mare kete pamje kaq te merzitur?
    Pse, nje pyetje interessante-i thashe.

    Eja do te ulesh te pish nje kafe me ne - me pyeti. Me ju? Je me dike tjeter, i thashe.
    Po,jam me nje shoqe.
    Pranova qe te shkoj edhe pse nuk isha fare ne diponim.

    Une jam F...-me tha duke me pershendetur shoqja e saj ,me floke te shkurtera dhe syte te kalter si ngjyra e qiellit.
    Me fal,mos ke ndonje provim qe je kaq i merzitur ishte pyetja qe pasoi. E tere jeta eshte nje provim- ju pergjigja.

    Mendim interesant me tha.Vazhduam te flisnim pa nderprere dhe shoqen time sikur e lame anash . Si duket une me mire te shkoj-na tha duke e u qeshur dhe ne e ndjeme veten keq.

    Ky ishte momenti pare dhe qe atehere e kuptova qe dicka thelle ne zemer sikur me shpoi;ate nate isha i lumtur...
    Qe do te takoj diten tjeter krejt rastesisht edhe ate ne ora 6:30 te megjesit Toni-prape nje ze nga prapa.U ktheva dhe mbeta pa ze. Ishte aq e bukur me nje fustan veror me lule te imeta. I fola disi i hutuar.

    Cfare ben ketu?
    Ja po pres autobusin.
    E ti?
    Edhe une autobusin.
    Do te udhetojme bashke pra-i thashe neper dhembe.
    Po,me kenaqesi-me tha.

    Fjalen kenaqesi nuk e analizova aq mire ne ato momente,sepse isha ne bote tjeter.
    Tani rri dhe pyes vehten,se pas gjithe atyre fjaleve te urta qe kam lexuar per dashurine,pas te gjitha filmave qe kam pare...cfare eshte kjo ndjenje e mrekullueshme.Mengjesi kur te vije dhe une hap syte,te shoh menjehere.Ti je e programuar ne koken time ne ate menyre qe me shfaqesh ne cdo moment. Nuk ka funksione "delete" (Fshije) sepse do ta kisha perdore shume here,kur nuk mund te te heq nga koka.

    Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj.

    Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
    Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...

    Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
    Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.

    Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.
    Zemer (Nita), te shkruaj ne kete forum sepse dua te ju tregoj te gjitheve se sa shume te dua,sepse me duket se keshtu e plotesoj ate qe kam ngelur pa e thene.

    Dhe ju them te gjitheve edhe nje here: dashuroni kur keni mundesine dhe mos nguroni t'a shprehni dashurine,asnjehere mos u pendoni per ate qe dikujt i thoni qe e doni me zemer.Dhe shkruani mbi dashurine-jeta vetem e tille ka nje kuptim.
    Mė ka marrė malli t'ia puth mėngjeset Prishtinės!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mire e ke miku im ate fjaline fundit, por kur ja thua te gjitha dhe ta perplasin deren ne fytyre c`fare mbetet?

    Nejse ja vlen te dashurosh gjithsesi.

    Dito.

  3. #3
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Post Nuk e dija se Ekzistonin akoma keta lloj Djemsh

    Toni .... E Mrekullueshme, me vjen shume mire qe ne ate menyren tende shpreh ate qe ke ne shpirt, (jo shume djem bejne te njeten gje) Jane gati te vuajne ne Zemer dhe te mos i shprehen njeriut qe ja don shpirti, Shume prekse . Do kisha deshire qe "vajza " ne fjale ti lexonte keto rreshta per te mos thene hartim.

    Le te jete kjo nje Lajmerim per gjithe ata djem qe ngurojne te hapin zemren per njeriun e shpirtit.
    ****************************************

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2003
    Vendndodhja
    Fremont, CA USA
    Postime
    28

    Ka djem te tille, por qe vajzat luajne me ta!

    Hej Ester! As te njoh dhe as nuk me njeh. Gjithsesi dua te te kundershtoj ne mendimin tend. Nese ata djem vuajne dhe nuk e thone kane nje shkak, i cili eshte qe vajqat jane shume materialiste. Ato nuk duan tia dine per ndienjat e djemve, vecse shohin se cfare perfitimesh do te kene nga ty. Keshtu qe rruga me e mire per ta bere per vete nje vajze eshte ta genjesh, dhe jo ti tregohesh i sinqerte dhe ti shprehesh ndjenjat e tua.

    Eshte gje e ralle qe te bien te dy te mire.
    Nese djali eshte i mire do te bjere me nje femer grifshe, dhe vajzat e mira bien ne dore te maskarenjve.


    Citim Postuar mė parė nga ESTER
    Toni .... E Mrekullueshme, me vjen shume mire qe ne ate menyren tende shpreh ate qe ke ne shpirt, (jo shume djem bejne te njeten gje) Jane gati te vuajne ne Zemer dhe te mos i shprehen njeriut qe ja don shpirti, Shume prekse . Do kisha deshire qe "vajza " ne fjale ti lexonte keto rreshta per te mos thene hartim.

    Le te jete kjo nje Lajmerim per gjithe ata djem qe ngurojne te hapin zemren per njeriun e shpirtit.
    Cdo fillim e ka nje fund, dhe cdo fund ka patur nje fillim!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    ohhuuuuuuuuuuuu
    kurre me dashuri me pasion

    vec nje here dashuron dhe kjo te mjafton per te vuajtur gjithe jeten.

    u lodha nga dashuria e madhe.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2003
    Vendndodhja
    Fremont, CA USA
    Postime
    28
    ke shume te drejte.
    Gjithsesi varet nga tipi i njeriut. Disa i kalojne keto lloj gjera shpejt, e disa te tjere i vuajne per gjithe jeten.

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak
    ohhuuuuuuuuuuuu
    kurre me dashuri me pasion

    vec nje here dashuron dhe kjo te mjafton per te vuajtur gjithe jeten.

    u lodha nga dashuria e madhe.
    Cdo fillim e ka nje fund, dhe cdo fund ka patur nje fillim!

  7. #7
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Sikur te mos ishin keto pasoja , s'do i lakohej kaq shume emri,
    Me behet shume qejfi qe je i dashuruar Toni , dhe mbi te gjitha qe shpreh ne menyre shume te sinqerte cfare ndjen,
    me te vertete do ishte mire te merrnin shembuj ata qe kjo menyre e shprehuri u duket dobesi

  8. #8
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga ludvik01
    Eshte gje e ralle qe te bien te dy te mire.
    Nese djali eshte i mire do te bjere me nje femer grifshe, dhe vajzat e mira bien ne dore te maskarenjve.
    Observim i sakte!


    Sa per temen, duhet te dashurosh me gjithe zemer (se cdo partner e meriton kete) por VETEM pasi ta njohesh mire ate qe po dashuron. Njerezit fshehin shume nen lekure, jane krijesat me manipuluese dhe t'i shkelin me kembe ndjenjat kur u teket!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 03-07-2005 mė 09:13 Arsyeja: bashkim postimesh
    If I Only Could....

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    Mire e ke miku im ate fjaline fundit, por kur ja thua te gjitha dhe ta perplasin deren ne fytyre c`fare mbetet?

    Nejse ja vlen te dashurosh gjithsesi.

    Dito.

    Po ta perplasen deren qendron gjithmone opsioni Next ... ka shume peshq " femra" ne det , ne mos njera apo tjetra " Melken " do e marri

    So me mire eshte ta thuash ate qe ndjen , sesa mos e thuash kurre dhe nje dite te ngelet peng .. Pse nuk ja the .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 02-07-2005 mė 10:36
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2003
    Vendndodhja
    Fremont, CA USA
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ
    Sa per temen, duhet te dashurosh me gjithe zemer (se cdo partner e meriton kete) por VETEM pasi ta njohesh mire ate qe po dashuron. Njerezit fshehin shume nen lekure, jane krijesat me manipuluese dhe t'i shkelin me kembe ndjenjat kur u teket!
    A thua se dashuria eshte me mendje (qe do te thote qe do dashurosh me aresye, do ta njohesh dhe pastaj do te biesh ne dashuri). Me duket se nuk ke dashuruar, ose thjesht po e thua si nje leksion teorie.
    Duhenpare maredheniet, nuk vleresohen dot njerezit. Mund te kete njerez te jane shume te mire, te sjellshem e nuk po i rendis te gjithe gjerat e mira... nderkohe nuk eshte ne gjendje te krijoje maredhenie te mira me partnerin/en.
    Me duket se po dal nga tema.
    Per ti qendruar temes. Une jam dakort qe cdo njeri duhet te shpreh ndjenjat e tij me sinqeritet. Pastaj ne varesi te veprimeve te personit tjeter, te reagoj. Dhe tia shpreh te gjitha pa iu dridh qerpiku, dhe balle per balle, jo fshehurazi apo me letra apo nepermjet te tjereve. Kush nuk ka guxim te ta thoje perballe ate qe ndien, nuk mund te kete guxim edhe per shume gjera te tjera.
    Cdo fillim e ka nje fund, dhe cdo fund ka patur nje fillim!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gruaja e dashuruar pas elbasanlliut 28 vjeēar detyrohet tė shesė
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 01:04
  2. Williams dhe Kate tė dashuruar seriozisht
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:50
  3. Historia e trishtė e mjellmės sė dashuruar (rm)
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 09:39
  4. I Dashuruar Me Kembet E Nje Vajze
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 09:34
  5. Jeni dashuruar ndonjėherė pas njė pikture?
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •