Close
Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 295
  1. #41
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Une mendoj qe kjo pyetje eshte shume e veshtire dhe e komplikuar meqe ke te besh me lloj-lloj njerezish/situatash. Ndoshta eshte me e lehte ta diskutojme per ne qe s'e kemi perjetuar ate akoma.
    Mua per vetje s'do me prishte pune fare po te jetoja me vjerrin dhe vjerren. Gjithashtu eshte me rendesi qe une ti respektoj ata gjithnje dhe mos shfaq asnje shenje urrejtje. Fjala e nuses atyre u duket gjithnje me e rende se e djalit. Prandaj ti Nuse e Kohes, hapi i pare eshte qe te merresh vesh me burrin tend, sqaroi atij cfare deshiron ti dhe pse... Nese ai s'eshte dakord me ty ne lidhje me kete atehere s'eshte mire per ty, vetem qe do te dali zeri si "nuse e keqe" dhe do fitosh urrejte nga vjerri dhe vjerra.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Këtu ku jetoj unë ka shumë shkodranë ( nga qyteti ose malësitë ).
    Gratë që jetojnë vetëm me burrat dhe fëmijët e tyre janë bërë nga 100 kile. Ato me vjehrra janë tu vdek n'kom, nga 40 kile t'shkretat.
    Si e pse...who knows?!

    Mi corazon sipas teje nuset duhet te pleqerojne pleq qe te jene elegante he ?

    hahaha ( po tallem sepse e mora vesh se cfare po thua ti )

    Ja ta them une ato qe jane 40 kile zgjohen cdo mengjes duke mallkuar ata prinder (te cilet nuk duhen mallkuar por ja qe ata e lejuan veten te jetojne me cunin keshtuqe ...mallkime po marin). Ajo grua 40 kile shikon cdo dite se si po i shteron dashurija e madhe per burrin e saj. Burri i saj i cili i vene midis gruas dhe nenes eshte bere edhe ai 40 kile okay hajt 45 kile po cmendet sepse nuk di ke te degjoje me pare nenen apo nusen kujt tja prishi e kujt tja ndreqi. Dhe keshtu nje dite te bukur ai burr gjen nje aventure e cila do e heqi larg realitetit dhe do filloje e do te tradhetoje gruan. Dhe keshtu o shoke lindin shume familje pa lumturi dhe prandaj grate shqipetare nuk duhet ta ulin koken me. Edhe ato kane te drejte te thone se cfare do te behet me jeten e tyre dhe jo vetem mashkulli. OKAY

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    UAU moj nuse nuk e dija qe burrat tradhetojne kur marrin prindrit te jetojne me ta.

    Nuse ti na the shkaqet dhe arsyet pse nuk duhet te jetojne me TY (se per ty behet fjale jo per stamodumon) , por nuk na the asnje detyrim qe femija ka ndaj prindit , apo e ka detyrim vetem pushimor sezonal !!!!!!

    Kushdo qe martohet eshte afer mendjes qe do te jete i lire dhe vetem me familjen qe krijon por amaaaaaa dhe per ata prinderit ka detyrime dhe te medhaja biles.
    Ne andej nga zona jone kemi nje shprehje:

    "O ti njeriu me mend provoje ne trupin tend, siç te dhemb ashtu me dhemb."

    Une nuk i imagjinoj dot dy prinder te braktisur qe te mos kete asnje qe tju japi nje gote uje e leri me te tjerat.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #44
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Degjo ti N-K qe ta kapim temen lopthi ashtu sic e meriton secilla teme aktualo-shoqerore ketu ne forum.Patjeter qe duhet ta kthejme permbys dhe te ia shohim nishanet mbi mullaqe e gjetke.E kam llafin qe duhet ta veshtrojme ne shume kendveshtrime.

    Po thua qe ti dhe ai mavria qe ke begenisur po jeni dakort te dy qe te jetoni ne nje shtepi tjeter te ndare nga prinderit.Epo te jeshe ime bije... te kesha zbrazur nje shtatce ballit e te puthje qivurin.Pse u lirua.....maja dhe baja jane hoteli dhe guzhina e elces keshtu.Sikur kemi nevopje ne kur jemi femije per ngrohtesine dhe ndihmen nga prinderit ashtu kane dhe ato per ne kur plaken.Pleqte jane si femijet nga ky drejtim...ndofta kerkojne dhe me teper perkushtim.Pra duhet mbahen ne shtepi.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Aman si flisni dhe ju, nuk jane gjerat te prera me thike, ne teori dime te gjithe si te flasim, por ne praktike gjerat ndryshojne, nuk eshte dhe aq e lehte....dikush tha se pleqte behen si femijet, e drejte, por mos harro se femijes ia fut nje dacke kur ta ben borxh, por plakut nuk ia ben dot. Pastaj mos harrojme se ne flasim per brezin qe po emigron, prandaj veshtiresite jane shume te medha dhe situata eshte shume me komplekse.
    Ne kushte ideale e mira do te ishte gjithesecili ne pune te vet por afer n.m.q. te dy palet te ndihmojne njeri tjetrin dhe te gezojne njeri tjetrin, se sa eshte e mundur kjo gje, kjo eshte tjeter pune. Kur pleqte te plaken e te kene nevoje per sherbim, atehere o duhet ti provided ky sherbim ne shtepi te tyre ose te merren ne shtepine e ciftit sepse ashtu sic na kane lare ata pelenat, dhe ne duhet t'i sherbejme e tua nderrojme panolinet (te pakten ne kushtet i kemi pak me te mira). Nje gje duhet pasur parasysh qe kur prinderit jane ne gjendje te mire fizike, nuk e kane te lehte t'u nenshtrohen menyres se jeteses se te rinjve, e dine qe jane te zotet e vehtes dhe duan ta zhvillojne jetesen ashtu sic duan ata (nenkupto ketu te futurat e hundes ne punet e ciftit, ne edukimin e femijeve etj). Ndersa kur plaken dhe kane nevoje per sherbim, eshte me ndryshe, del tjeter gje ne prioritet.
    Ne rastin e femijeve ne emigracion, prinderit mund te vine ketu, po mendoni qe ata gjenden ketu si ne burg, sidomos nese femija nuk jeton afer me komunitetin shqiptar, gjuhe nuk dine (mund ta mesojne por duhet shume kohe), makine nuk dine, te mos flasim per integrim ne jeten e shoqerise ne emigrim qe eshte pothuajse i pamundur per ta. Vereni pak vehten ne poziten e tyre, ata mund te jene te rinj dhe te forte fizikisht e rrine e presin kur ti teket femijes ti marre me makine e ti coje qofte dhe per nje prerje flokesh, keshtu qe vetvetiu ai prind kthehet ne nje barre kur ai nuk eshte barre sepse eshte i zoti i vehtes, por jo ketu ne dhe te huaj. Po dhe femija kthehet i lodhur nga puna dhe nuk eshte gjithmone disponible per ti plotesuar deshirat apo nevojat prinderit, pra vetvetiu krijohet nje situate e ndere, edhe pse te dyja palet mund te kene deshiren e mire per te bashkejetuar, pervec barrieres midis brezave, ekziston dhe barriera midis dy kulturave krejt te ndryshme, midis dy vendeve akoma dhe me te ndryshme. Po te ishin ne vend te tyre jane shume me te pavarur se ketu. Ju mund te thoni qe te rinjte te jetojne atje ku ka sherbim publik qe te jete me e lehte per pleqte, mese e vertete, por ja qe atje ku e pelqejne pleqte mund te mos jete mire per femijet, atehere kush duhet sakrifikuar ne kete mes???? Ja pra qe sido qe ta kthesh do te nxjerresh nje "Ouch..." te forte
    Kjo eshte si puna e asaj qe njeriu gjithmone kerkon ate qe s'ka, pra ata prinder qe jane ne Shqiperi duan te vine ketu, dhe kur vine ketu duan te ikin perseri andej. Nuk eshte aq e lehte, situata e emigrimit nuk eshte kurre 100% e kenaqshme ne te gjitha drejtimet.
    Dhe qe ta mbyll kete leksion te gjate prinderit tane jane nje gjenerate e djegur dhe me te vuajturit qe nuk pane te mire as ne rini as ne pleqeri.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e egla_s
    Anëtarësuar
    09-08-2005
    Postime
    4
    Sapo e lexova temen e traditave dhe ato qe jane shkruajtur.
    Teme shume interesante.Mbase eshte shume here me bukur te jetosh vetem,do ndjesh me shume rehat,por duhet menduar edhe per lumturine e tjereve pervec vetes.Se kam fjalen vetem per vjerrin dhe vjerren,por edhe per burrin.Ai do ndjehet shume here me mire ku pervec dashuris tende do ndjej dhe respektin qe ti ke per prinderit e tij.
    Nejse kur keni 2 mos u qani.Si tja bej une qe do kem 3???????????(+gjyshen)

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga egla_s
    Sapo e lexova temen e traditave dhe ato qe jane shkruajtur.
    Teme shume interesante.Mbase eshte shume here me bukur te jetosh vetem,do ndjesh me shume rehat,por duhet menduar edhe per lumturine e tjereve pervec vetes.Se kam fjalen vetem per vjerrin dhe vjerren,por edhe per burrin.Ai do ndjehet shume here me mire ku pervec dashuris tende do ndjej dhe respektin qe ti ke per prinderit e tij.
    Nejse kur keni 2 mos u qani.Si tja bej une qe do kem 3???????????(+gjyshen)

    Egla ..hahahaha pupupu e shkreta ti moj vajze. C'ti besh dashurise thuajjj LOL
    po degjoni pra se po keqkuptohemi nuk do te thote gje neqoftese te rinjte duan te kene shtepine e tyre. Kjo s'do te thote se nuk ja u rrespektojme burrave prinderit.

    I rrespektojme dhe i duam por pse ta prishim punen duke jetuar ne nje shtepi sepse mbase fundi i fundit ne nuset e kohes shekulli 21 ndoshta nuk kemi aq durim sa nuset e me parshme...ndoshta prekemi me shume...ndoshta keshtu na kane mesuar djemte e tyre ...ndoshta nuk kemi kohe per thashetheme sic behen ne memedhe qe gjitha nuset flasin mbrapa krave per vjerrat dhe visa-versa.

    Ne duam qe te na duan dhe ti duam por se cili ne shtepine e vet do te funksionoje me mire qe te mirmbahen ato ndjenja dashurie. Eshte me mir kur te mer malli sesa kur te mer merzia duke i pare te njejtat fytyra cdo mengjes.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Fatkeqsisht per brezin e ri tani keto jan kushtet eshte nje tranzicion kuantitativ midis breaze te meparshem dhe brezave qe do vin me pas. Ndryshimi ne jetes eshte drestik dhe eshte brezi i te rinjve te tanishem dhe prindit tane qe na duhet ta paguajm cmimin per te ndryshuar me ne fund gabimet e historis dhe brezave paraardhes.
    Un mendoj se konfliktet per kete brez jan te pashmangshme, kjo eshte fatkeqsi por gjerat duhet te ndryshojn sesben. Per mendimin tim shum te rinj sot qe do kishin shum deshir te jetonin me te lir dhe pa pranin e priderve ne jeten e perditshme do tu duhet te sakrifikojne nje pjes te lumturis dhe jetes se tyre per tu qendruar pran prinderve, qe duhet te them se e mirotjn kete gje sepse kan sakrifikuar shum.
    megjithate brezat qe do vin me von nuk do i ken keto probleme dhe do jetojn te lir dhe te papenguar nga asnje influenc familiare apo prinderore.

  9. #49
    Wild Maska e unneceSsary
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Nuse-kohes
    Sapo mbarova se lexuari temen e traditave te mira shqipetare dhe shyqyr zotit qe i kemi. Por duhet te permendim edhe tradita qe nuk jan fare te mira si dhe tema qe zgjodha me lart.
    Perse duhet qe djali te jetoje me prinderit mbas marteses? (sidomos kur ndodhemi me vendbanim jashte shqiperise)
    Kjo tradite eshte duke na mbajtur ne te rinjve mbrapa.
    Perse e bejne prinderit tane kete gabim kolosal gjenerate mbas gjenerate.
    Nuset nuk do ti duan vjerrat ndonjehere ashtu si duan nenat e tyre keshtuqe mjaft genjyem veten.
    Nuset e sotcme nok jane si nuset e motcme. Jemi te perkedhelura dhe te llastuara dhe besojme ne dashurine e vertete qe kur 2 njerez e duan njeri tjetrin nuk mund te jetone me vjeren dhe vjerin duke u sillur rrotull si 2 miza pa koke. Na lini te jetojme jeten dhe te perparojme si gjith bota.
    Po pse nuk ben pyetjen: Pse nuk ndahemi nga prindet prej moshes 18 vjec, te shkollohemi dhe te mbajme veten ne jete me kontribut te vetin? Sigurisht qe pergjigjia eshte fare e thjesht, sepse shteti nuk na mundeson, per tu ndajtur nga prinderit duhet te kesh shtepine tjeter ku te vendosesh dhe jane mjetet financiare problemi me i madh, etj... Keshtu qe nga kjo e qe kam cituar del se une deri sot kam pasur nevojen e prinderve, tashme pasi jam martuar kam krijuar familjen time, jam i pavarur nga ata dhe nuk me duhetn me, a ehste dashuria kjo qe kemi ndaj preinderve ose thjesh interes, si mendon?.. Vjehri dhe vjehra e nje nuseje gjithmon jane babi dhe mami i nje dhendri, keshtu qe ti Nuse-kohes, mos haro.
    1F YOU C4N R34D 7H15 YOU R34LLY N33D 7O G37 L41D

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Jane bere 6 faqe shkrime teme dhe s'kam nerva ta lexoj te gjithe, por kam lexuar neper te si "shkolla e nates"...lol.

    Nga eksperienca e kolegeve te punes kam pare qe disa i futen tjetrit me vrap ne krevat/ose shpi dhe pasi e sigurojne statusin fillojne te hedhin shkelma si mushka. Jo vjerra keshtu jo vjerri ashtu. Jo kunati, jo kunata dhe c'eshte me e keqja gjithe muhabetet e shpise i qesin ne pazar(ne zyrat e shtetit tek koleget(m/f) ).

    Pra edhe "priftin e duan por mjekrren s'ia pelqejne".

    Mesa shoh te pakta qenkan vajzat si Kuqka. Kora, e kam une nje vella beqar desha me te thone

    Po e deshe burrin duhet ta duash me gjithe prinderit se cdo gje eshte reciproke dhe duhet te kujtoheni per sakrificat qe ata kane bere per ju dhe mos e beni si "Kalova lumin, te dhefsha kalin"

    Dihet qe prinderit kane huqet e tyre, por i bie barra djalit te jete pika lidhese dhe e shuarjes se konflikteve ndermjet nenes se tij dhe nuses.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 09-08-2005 më 14:34
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28
  5. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •