Close
Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 295
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    po kur prinderit nuk duan te rine me djalin dhe nusen si ja behet??

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga Xhenet.M.S. Lexo Postimin
    Rexhina shpresoj qe e thua per shaka kete.
    Une kam pa ne famijle ku jetojn se bashku edhe vjerit edhe nga dy nuse ne te njeten shtepi,dhe te drejten edhe pse vjera mundohej te ben nje ekilibre ndermjet nuseve prap se prap ndjehej xhelozia e nuseve per njera tjetren ,e vjerra e shkret rinte vetem duke u munduar te mbulonte te metat e tyre duke i levdruar,jkurse nuset rinin vetem duke u ankuar per vjerren e tyre.Kam pa edhe qe jetojn jo vetem vjerra vjeri me nuse por edhe vjerrit i vjeres te gjithe se bashku dhe ne ate shtepi kishte rregull kenaqesi ti shohesh te gjithe se bashku.Per ate mendoj se nuset nga vjerrat kan vetem dobi.
    jo me fal atehere ste kam kuptuar ne rradhe te pare, un thash nuset te jetojn bashk, ose dhendrit bashk, pa vjerren apo vjerrin...thash ky opsion eshte me mire sesa tejeosh me vjerren dhe vjerrin por jo te jetojn te gjithe bashk
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #253
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Po te egzistojn kushtet ska asgja te keqe more ketu te jetojn ndamas qdo kush me probleme te veta veqoj ( kujdesi ndaj prinderve duhet te mbetet)



    Nje komb dikund qe hala po jetonin ne kohen e gurit pleqt po i mbytshin kur po arrinin kohen qe nuk mund te punojn asgja.. vetem 1 darke te mire po ua jepshin edhe qekiq kokes.

    Kshtu neper popull tone qarkullonin zerat se ketynehere moti pas eres sone se spo tham para eres sone se shume heret po me doket. Pleqt kur jan plak si kan mbyt po i kan marr i kan largu prej shpis dikund ne mal.

    Edhe nje i ri i plaket baba i vjen vakti me marr me qu n'mal me humb... e i ban bukur do kilometra kemb edhe e lshon me 1 far shkembi.. baba i djaloshit i thot , a mundesh veq edhe pak ma andej mem qu se ketu e kam pas lan edhe une baben tem.

    Djalit i kthehet logjika edhe thot me vete kshtu po ma beka edhe fmiu im e kthen ne shpi Gjithe se si kjo mbetet thjesht nje prralle ama edhe nga prrallat mund te mesojm.

    Hajde me t'mira mbetshit.

  4. #254
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    “Ju rrëfej si na ndau vjehrra”

    Raporti i dashurisë midis vjehrrës dhe nuses mund të shndërrohet edhe në një urrejtje të theksuar. Emisioni i “Pasdites” solli ditën e mërkurë një prej rasteve më ekstreme, kur një vjehrrë imponoi ndarjen përfundimtare të djalit të saj nga bashkëshortja.

    “Sa ishim të fejuar dhe të martuar, e jetonim vetëm shkonim shumë mirë bashkë (me bashkëshortin). Megjithatë, kur nëna e tij ngeli vetëm, mendova si për nënën time dhe i propozova që ta ftonte që të jetonte me ne. Ky ishte një gabim shumë i madh pasi në fund ajo na ndau. Ishte shumë xheloze ndaj djalit të saj”, tregon fatkeqja, e cila u intervistua me kurriz, për të mos u identifikuar.

    “Ajo e shihte që unë e kisha dorën e thyer, por nxiste burrin që të më godiste. Shpresh e akuzonte që më donte mua më shumë se atë dhe e ndërsente kundër meje atëherë kur unë nuk gjendesha në shtëpi. Pastaj, më jepte urdhëra, më zgjonte natën dhe më detyronte të qëndroja zgjuar atëhetë kur ajo flinte. Vinte dorë kundër meje, merrte rrobat, të lara ose të palara dhe i kërkonte që t’I laja prapë. Ishte një torturë”.

    E divorcuar pas disa vitesh martesë, gruaja tregoi se ishte vjehrra, pjesërisht fajtore për faktin që nuk lindi dot kurrë fëmijë. “Nuk kisha fëmijë, por nisa të kurohesha dhe mjekët ishin optimistë që do të lindja. Megjithatë, ajo më thonte përditë: “Ç’I do fëmijët ti?”. Thonte nuk ke ku ha, nuk ke ku rri, nuk di t’i edukosh. Më merrte ilaçet që merrja dhe i hidhte”.

    Megjithatë, konflikti nuk nisi menjëherë. “Armiqësia e saj ndaj meje nisi në një moment të caktuar, kur i mbeti hatri për diçka të vogël”, rrëfen viktima e keqtrajtimikt ekstrem fizik e psikologjik prej nënës së ish-bashkëshortit të saj.

    “Donte të rregullonte djalin me një grua tjetër. Ai atë nuk e mori asnjëherë, por mua më shfrynte gjithë inatin. Sillej ashtu me qëllim që të ma bënte jetën të pamundur. Më shqetësonte natën (përlotet). Nuk i them dot të gjitha. Në 4-5 të mëngjesit hapte derën befas dhe hynte në dhomë. Im shoq i fliste, por ajo s’merrte vesh. Ishte shumë xheloze ndaj fëmijës, hynte në dhomë pa trokitur gjithmonë, deri sa bindi djalin që të flinte edhe ajo në dhomën tonë. Kështu na ndau përfundimisht”.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #255
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    deri sa bindi djalin që të flinte edhe ajo në dhomën tonë. Kështu na ndau përfundimisht”.
    Kete nuk mund ta besoj..........pak e ekzagjeruar.
    Faji eshte i djalit .Duhet ti kish treguar vendin te dyjave qe ne fillim si nenes edhe nuses.

  6. #256
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    e pra edhe une ate po mendoja
    si eshte e mundur
    jetojm ne 2012 dhe prap ekzistokan keto lloj konfliktesh
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #257
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Me duket shum e ekzagjeruar, si skenar telenovelash dhe pak e besushme, mund te ket dicka edhe te vertet por nuk ma mbush mendjen se e tera eshte e vertet ashtu si pershkruhet.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #258
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Nese e gjitha kjo eshte e vertete, gje per te cilen dyshoj, atehere faji nuk eshte i vjehrres por i burrit qe kjo ka pasur.
    ne gjithe historine e mesiperme nuk lexova nje fjale qe kjo akuzonte te shoqin , por vetem vjehrren...
    ca m... burri ishte ai qe nuk ishte ne gjendje tu tregonte vendin nenes dhe gruas??

    e gjithsesi ne situata te tilla cdonjeri ka nje pjese te fajit..
    per mendimin tim , thjesht fakti qe kjo thote ''na ndau vjehrra' tregon qe ne kete mes dhe kjo vete ka fajet e saja..
    here tjeter i keshilloj te marre nje burre jetim!
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  9. #259
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    titulli me i mire do ishte : Si shpetova nga familja e idjoteve!
    shpresoj qe kjo nuse te ket marre mesimin e duhur nga kjo martese
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Me duket e pabesueshme,atehere djali dhe nusja paskan qene injorant deri te pika e fundit,e vjerra nje maniake!!

Faqja 26 prej 30 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  2. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28
  5. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •