Te them te drejten, asgje nuk kam provuar deri me tani. Por di vetem keto: qe nje cift i ri ka nevoje per intimitet, por te jetuarit me prinderit e burrit do ta bente kete gje shume te sikletshme. Por, edhe prinderit vetem nuk mund te lihen...keshtu qe per mendimin tim, te jetojne afer, por JO bashke. Nuk eshte puna qe te jetuarit me prinderit do te na linte ne te rinjve mbrapa...te them te drejten, po te ishte ashtu do te zgjidhja te rrija mbrapsht ne kohe se sa t'i ktheja kurrizin dy te moshuarve. Arsyeja? Sepse nuk dua te me ndodhe e njejta gje vite me pas.

Plus...megjithese nuk do t'i dua sa prinderit e mi, ma merr mendja qe prinderit e njeriut qe dua do t'i dua, sepse ata i bene koken. Si eshte ajo kenga "e ti nuse dujma nenen, dujma baben...e une baben do ta duj se ka rrit sokol per mu"

Ndersa kur te vije puna qe te plaken, dhe nuk do te kene fuqi te punojne, pse mos te jetojne me djalin dhe nusen e tyre...dhe te rrisin niperit e mbesat?
Per mendimin tim kemi disa tradita shume te bukura, dhe respekti ndaj te moshuarve eshte nje nga ato.
Krijoni Kontakt