Meqenese po flasim per tradita ne kete teme...
- A e dini pse ne traditen shqiptare (e popujve te tjere), kur nje djale lidhet me nje vajze, i kerkon doren e vajzes prinderve te saj?
- A e dini se gjate ceremonive te dasmes ne Kishe, dhendri duhet te marri bekimin e te dy prinderve, edhe babit te vajzes edhe te babait te tij?
Thone qe pas bekimit te Zotit, bekimi me i madh qe nje njeri mund te marri, eshte nga prinderit e tij. Prandaj femijet kujdesen per prinderit, jo thjeshte se i duan, por sepse eshte detyra e tyre dhe para Perendise, eshte nje sprovat me te medha te dashurise ne fakt. Perendia eshte dashuri. Por si mund te duash ti ate Atin ne qiell qe nuk e ke pare me sy ndonjehere, kur nuk do ate atin ne toke, me te cilin ke shpenzuar nje pjese te mire te jetes?!
- A e dini kuptimin dhe rendesine e marteses?
E pyeten njehere nje rabin hebre ne France ne shekullin e XV, si per tu tallur me te, si per ta zene ngushte:
- Nese Zoti krijoi boten dhe njerine per 6 dite dhe diten e shtate pushoi, por ne keto mijera ditet qe kane rrjedhur me pas, cfare eshte duke bere Zoti?
Rabini iu pergjigj:
- Zoti eshte gjithmone duke punuar per te ciftezuar njerezit, per t'i lidhur me njeri-tjetrin ne martese.
Fjalet e rabinit, renduan shume ne veshet e aristokratit te ri ne moshe francez, pasi ky i kish vene objektiv vetes qe te mos martohej kurre, por te shpenzonte pasurine e te atit per qejfet e tij. Nuk i kish shkuar ndonjehere ne mend, qe edhe Vete Zoti, te tregonte nje kujdes kaq te madh per martesen! Ne mendjen e tij, martesa ishte nje rit shoqeror i shpikur nga njerezit.
Martesa nuk eshte vetem akti i bashkimit te nje djali e nje vajze, martesa eshte bashkimi i edhe i dy familjeve te djalit e te vajzes ne nje. Kjo eshte arsyeja qe te dyja familjet gezojne se bashku ne dasma. Martesa nuk eshte nje akt ndares, eshte nje akt bashkues. Dhe as nuk eshte nje akt individual, eshte nje akt familjar e hyjnor. Se bashku, ne prani te familjeve tona, e para Zotit ne Kishe!
Po simboliken e unazes qe vini ne gisht a e dini?
Unaza e marteses eshte nje rreth, pasi i tille eshte rrethi i panderprere i jetes: gezimi i lidhjes se nje cifti ne martese eshte sjellja ne jete e dhurates me te cmuar te Perendise per ciftin dhe familjen, femijet. Unaza ka edhe nje simbolike tjeter: ashtu si bota vjen verdalle ne rreth, ashtu edhe cifti i ri do te korri ate qe do te mbjelli vete. Do te emigroni sa me larg prinderve pa u kujtuar e kujdesur per ta? Sigurisht qe mund ta beni, eshte e drejta juaj. Por te jeni te sigurt, qe sic po u silleni ju sot prinderve, do t'iu sillen edhe ju femijet tuaj. Nuk e duron dot vjehrren dhe sillesh keq me te? Ne te njejten menyre do te sillet ty edhe nusja e djalit tend disa vite me vone. Keto jane ligje qe askush nuk u shpeton dot dhe askush nuk i perthyen dot.
E pyeten njehere nje grua shqiptare te dashur e shume punetore qe kujdesej per vjehrrin e saj sikur ta kishte babain e saj.
- Perse kujdesesh kaq shume per vjehrrin tend?
- Dua te jem ne paqe me Zotin, te respektoj burrin, e t'iu jap shembullin e duhur femijeve te mi.
Albo
Krijoni Kontakt