Ish zyrtari i lartë i OKB-së tërhiqet
Ish kreu Programit Botëror të Ushqimit pranë OKB-së, Nenon Sevan ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij.
Dorëheqja erdhi para raportit për dyshimet për korrupsion që pritet të akuzojë zotin Sevan se ka marrë para në dorë në këmbim të rregullimit të kontratave për naftën irakiane.
Në një letër drejtuar, Sekretarit të Përgjithshëm Kofi Anan zoti Sevan tha se ai ishte sakrifikuar për shkaqe politike.
Programi Naftë për Ushqim lejonte regjimin e Sadam Huseinit të shiste sasi të kufizuar naftë, për të blerë ushqime.
Pas largimit nga detyra, zotit Sevan iu dha një post tjetër brenda OKB-së për të siguruar bashkëpunimin e tij në hetime.
Kjo i solli atij edhe imunitet për hetime të tjera në SHBA.
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha se nuk do të komentojë dorëheqjen e zoti Sevan deri pas bërjes publik të raportit.
Hetuesit thonë se do të ketë edhe dy raporte të tjera.
Krijoni Kontakt