E kam postuar para 1 viti dhe po e ripostoj prap per ata qe e rikujtojne me zell dite per dite kur zgjohen nga gjumi ose qe e perdorin si material masturbimi. Nga ana artistike, sigurisht, s'eshte shume. Nga anet e tjera... me qenkerka bere si marke fabrike ketu ne forum.Nuk ankohem.
<<25 Mars 2004: "Latria Mou"
Ne nje moment vetmie, ngrita syte nga pjata ime dhe pashe rrotull meje njerezit qe kercenin. Pashe tavolinat e titulluara sipas njerezve qe ishin ulur mbi to. Imagjinoja prinderit e nuses duke "emeruar" c'do karrige kur po benin ftesat.
"Ketu do ulet filani me te shoqen, por kujdes, nuk duhet ulur afer filanit #3 sepse u zune... s'mbahet mend se kur e per cfare. Ku do ulen kalamajte? Eehhh... do i ulim me rinine."
"Ketu do ulen filani qe urren filanin, por mos i lin vetem se s'kane me ke flasin. Ke kane shoke keta? As une s'e di. Pse u ftuan? Qe mos na marrin inat dhe ne...!"
"Ketu do ulen filani me dashnoren. Moj... degjove c'i bleu asaj zonjushes ai javes qe kaloi? Zot na ruaj, thashe, u cmend burri... po ajo, edhe e re...
"Gruaja? S'besoj se e ftuam. Prit te shikoj listen. Jo... jo... s'e ftuam. Vetem Amerikanet e bejne nje gje te tille. Dalin bashke gruaja me burrin me dashnoret e tyre neper parties... pa pike kulture!"
"Ketu do ulen te rinjte -- kuptoni: BEQARET... qe kurre nuk u respektuan qe kuptuan se martesa te ben gjysem njeri. Gjeju nje qosh ketyre se s'ankohen. Ule filanen me gocat e filanit se kjo nuk flet Shqip edhe kalon kohen me to."
Pfff.... Marrin me shume respekt vajzat e martuara se sa beqaret, sa do me te rritura te jene keto te fundit. Mentalitet i shpifur! Luajta me idene e marteses sime edhe pse e kam shpallur publikisht qe s'do martohem kurre. Martohem dhe une, pse jo? Sa per te marre beneficat e te martuarve ne shoqeri. Fjala "orgazem" s'do me dilte me si "fjale e piset," e kurre nuk do ulesha me ne qoshe tek tavolinat e beqareve... funderrimat e shoqerise. "Uuu-naze"ne gishtin e marteses do ishte tiketa ime per te bere naze per sa "tmerresisht e ofenduar" jam qe me ulen me... -- "Zot na ruaj!" -- KALAMAJ!!! Turp! Uaaaa... c'na thua oj shoqe??? Mos me ofendo keshtu. Aaaaaa... me vjen keq... shuuuume keq... Qesha prej tipareve te ekzagjeruara te karaktereve ne koken time. Hihihi...
![]()
Pashe rrotull meje serish. Megjithese prinderit e nuses ishin shume te kujdesshem, prap kishin ulur disa te ftuar qe u kishin shpallur lufte njeri tjetrit me vite. Ndo nje zemermire kishte dale vullnetar qe te ulet ne mes te dyja paleve -- I shkreti ai! -- qe me vone patjeter, krejt rastesisht, do ia nxirrnin ne bisede prinderve te nuses ankesat e tyre per ku ishin ulur. Afer meje ishin ulur dy vajza dhe nje djale Amerikan. Ishin me shume, por te tjeret ishin duke kercyer pas njerezve qe u premtuan se do u mesonin te kercenin. Njera nga vajzat duke kercyer e kapi shume shpejt ritmin. Te tjeret rrinin te cuditur duke krahasuar levizjet e tyre me te Shqiptareve te tjere.
Kontrollova me sy c'do qosh te dhomes, c'do vrime apo difekt ne mure, c'do kamarier... dhe atehere vura re nje burre afersisht 40. Ishte i ulur tek tavolina e "shokut te shokut," sic quaj une njerezit qe prinderit e nuses njihnin nga larg, por jo aq larg sa te mos e ofendonin nqs. nuk e ftonin ne dasmen e vajzes tyre. Nuk e kisha vene re kur kishte ardhur, sa kohe kishte qe ishte ulur aty, e sa kohe kishte qe shikonte nje filane-vajze afersisht 20 e ulur tek... rinia, patjeter. Vajza e pa per nje sekonde dhe e njohu. Hoqi syte nga ai qe mos e kuptonte njeri qe ajo po e shikonte. Me nje gjakftohtesi aq te llogaritur -- sa qe edhe kur e mendoj sot e kesaj dite, me duket sikur ajo vertet nuk e njohu -- por me nje kuriozitet dhelpre, mori goten e saj me vere dhe duke e pire, e pa serish "rastesisht." Ai e pa, syte u takuan dhe u njohen. Ajo uli syte qetesisht tek thonjte e saj sikur po shikonte nje problem qe e kishte vene re ate dite -- jo aq vone sa te cuditet me "zbulimin" e saj te sajuar, por jo aq heret sa mos ti kushtonte vemendje fare. Kush e di, mbase jane dashur, mbase duhen akoma, kush e di... por nje sekret e kane. Vendosa qe ata te dy do ishin fokusi im i kesaj nate kaq te zbrazur.
Vajza u rrotullua ne karrigen e saj dhe i shkoi syte ngadale rrotull gjithe tavolinave, duke perfshire dhe ate te burrit ne anen tjeter te dhomes. Me pa dhe mua, jam e sigurte, por une kisha ulur syte dhe futa nje pirun ne goje, ndoshta jo me gjakftohtesine e saj disa momente me pare. Ndaloi syte tek nusja sikur ishte kthyer per te -- ha! -- dhe nusja ia beri me dore. Ia ktheu pershendetjen, dhe serish u rrotullua duke pare njerezit, prap nga e para. Qesha. Kuptova se kisha ngrene... MISH!, qe keto kohet e fundit me semur. S'e peshtyja dot, e keshtu u pertypa. Ja dhe alibia e vajzes. Ajo ka dashur te shikoje burrin -- dy here -- por i kthen syte tek nusja qe mos kuptoje njeri. Pas pak, ajo u cua nga karrigja e saj dhe shkoi ne korridor me peceten ne dore me nje njolle te kuqe qe me beri pershtypje qe nje vajze kaq e kujdesur te behet kaq pis. U cudita, por nuk e ndoqa. Burri rrinte i qete, pasi nuk kishte si shkonte pas saj. Ajo u kthye dhe vajti ne drejtimin e tavolines se tij. Digjesha nga kureshtja se cfare do bente ajo. U be e guximshme sa ti fliste dikujt hapurazi ne nje vend ku njihen te dy?
Jo. Natyrisht qe jo. Shikimin e mbante diku tjeter, por kalonte ne rrugen e tij. Kur arriti tavolinen e tij, pa si e cuditur dicka ne dysheme, sikur po perpiqeshe te mos e shkelte. U perkul poshte dhe ngriti nje pecete. Burri per here te pare e kishte lene nervozimin e tij te tregoheshe. S'e dija pasi isha duke pare vetem vajzen. Syte i levizja gjithnje nga kujdesi qe mos me shikonte njeri qe po i shikoja ata e interesuar. Ma ngjiti mua ate kujdesin e saj si hajdute,. Ajo preku supin e burrit me nje zoterim te vjeter qe me kujtonte ate te te dashuruareve dhe nervozimi i tij ma forcoi bindjen. (Kuptohen ata qe kane bere dashuri me njeri tjetrin me ata qe s'kane bere, thjesht nga menyra se si prekin njeri tjetrin.) Ajo pyeti dicka mbi peceten, te cilen e mbante ne te njejten dore me peceten e saj. Ia shtriu perpara, me njeren prej tyre poshte gishtit te saj, qe te tregonte se nuk e kishte fjalen per ate pecete. Mua, nga larg, me dukeshe si nje pecete e madhe, te dyja bashke. Ai zgjodhi ate qe i ofroi ajo, dhe e vuri tek karrigja afer atij. Pra, peceta pertoke nuk ishte e tij, dhe kjo vajze gjeti nje arsye ti fliste duke u shtirur se kujtonte se peceta ishte e tij. Vazhdoi rrugen ne drejtim te nuses dhe foli me te per pak minuta. Ja dhe alibia tjeter e saj.
Nusja u cua per here te dyte, tashme me gjithe dhenderrin (qe erdhi vone ne dasem) dhe kerceu. U cuan pothuaj te gjithe te kercenin me te kesaj rradhe. Se shpejti do digjnin shamine. Kameramanet sollen kamerat akoma me afer. Njerezit filluan te flisnin e te benin zhurme. Te gjithe nxorren kamerat e tyre. Vajza shfrytezoi kete moment kur asnjeri s'do e shikonte, vendosi peceten e saj te bardhe -- te bardhe!!! -- mbi tavoline, dhe doli ne korridor. Burri e ndoqi. Ajo kishte nderruar peceten e saj me ate peceten pertoke, patjeter. U cova te hidhja ca 1-dollareshe tek nusja, aq sa ti afrohesha korridorit te shikoja nga shkuan. Shkuan ne te djathte qe ka vetem banjo burrash ose dera kryesore. Dolen? S'dolen? Dera kishte shume dasmore qe dolen te pijne cigare, keshtu isha e bindur qe nuk dolen. Vrisja mendjen per menyren se si i humba ata te dy. Kaq nuk ishte historia e tyre, por kaq u munda une te mesoja per ta. U ndjeva e deshtuar. Shkova tek tavolina e burrit dhe pashe peceten pa u kujdesur shume se kush do me shikonte. Vertet ishte e saj. Kishte shkruajtur me stilolaps ca iniciale qe s'i mbaj mend me. Ishte nje mesazh, si nje shaka e fshehte midis tyre, qe me bente kurioze tamam si ajo... pa te drejte, ama.
Atehere i bertita vetes brenda kokes time: BANJOJA E BURRAVE! Natyrisht qe shkuan atje pasi grate shkojne ne banjot e tyre c'do 5 minuta. Tani vetem ti prisja. Pas 20 minutash -- aq gjate sa te cmalleshin dhe aq shkurter sa mos u mungonin dikujt -- vajza erdhi. Pak e skuqur ne fytyre por s'mbante as edhe nje shenje te asaj qe mendova qe kishte bere ne banjon e burrave. Doli aq e rregullt nga banja ashtu sikur erdhi ne dasem disa ore me pare. Kur pashe rregullin e saj, me erdhi keq per mendimet qe me shkuan ne koke gjate minutave qe ajo kishte ikur. You're a pervert, Leila! Burri erdhi shume me vone me disa shoke te tij qe pinin cigare jashte deres. Mbase nga qe vajza kishte veshur vetem nje fustan e me qe nje rrobe e pakombinuar nuk mund te vishet ne disa menyra te ndryshme, nuk e vura re. Por tek ai vura re gjithshka. Kollaren e kishte veshur ndryshe dhe nuk e kishte ngushtuar serish deri ne fund. Njera kopse e kemishes ishte e hapur, dhe xhaketa rrinte e shkujdesur mbi te. U shikuan te dy hapurazi dhe buzeqeshen, pa u kujdesur ne i pa njeri apo jo.
ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM, ORGAZEM...>>
Krijoni Kontakt