Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson
    Asigjo spaske lexu per vrimat e zeza. Lexo me lart e mos bo postime te tilla
    Une e kam lexuar ate me larte, kurse per vrimat e zeza (me siguri) ty te jap mesim.
    Une do te te keshilloja lexo edhe pak me shume neper burime tjera pos ketij forumi.

    mbetsh mire.
    natural X

  2. #22
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga naturalx
    Une e kam lexuar ate me larte, kurse per vrimat e zeza (me siguri) ty te jap mesim.
    Une do te te keshilloja lexo edhe pak me shume neper burime tjera pos ketij forumi.

    mbetsh mire.

    Profesor, ma gjej pak perkufizimin e vrimave te zeza, dhe na thuaj si ka mundesi qe ne po flasim tani?

    Sa e ke kursin mer bos?

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson
    Profesor, ma gjej pak perkufizimin e vrimave te zeza, dhe na thuaj si ka mundesi qe ne po flasim tani?

    Sa e ke kursin mer bos?
    Jam i hapur me njerez, mirepo nuk i injoroj njerezit...
    cfare ndodh ne univers te gjithe ne (shqipetaret) e folim me te ndegjuar, andaj nese mund ta kundershtosh ate qe e kam thene, beje !

    Dhe nuk ke drejt te me tregosh cfare te postoj .....
    natural X

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    cfare ndodh ne univers te gjithe ne (shqipetaret) e folim me te ndegjuar
    Fol per vete.

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Fol per vete.

    Nese mund te jesh edhe ti i hapur... shprehu, une kam deshire te lexoj diq qe ke arritur ti ta besh ne gjithesi,.... lirisht trego..
    natural X

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anëtarësuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134

    Udhetim drejt nje Black Hole.

    Ndjeva nje deshire te gjalle per te eksploruar thellesite e tij,edhe se i vetdijshem per cmimin e larte qe do paguaj;dhe fiksimi im ishte,qe nuk do kisha mundesine ti tregoj,shokeve te mi ne toke,misteret qe do arrij te shikoj

    Edgar Allan Poe (Nje zbritje ne Maelstrom 1840)

    *********************
    .Ne takimet tona me publikun,ne oservator,pyetjeve se nxenesve,te rinjeve dhe gjithe kuriozeve,ju duhet pergjigjur ne nje fare menyre ndryshe per cdo njeri do ishte pak e veshtire ti kuptonte,keshtu qe per te eliminuar formula dhe gjera te pakuptueshme po jua shkruaj ne menyre tregimi.Mendoj se do jete me e kuptueshme dhe me interessante per ata qe nuk kane njohuri baze,as une nuk kam ndonje titull studimi por kam mesuar shume nga njerez qe kan e pasur te njejtin aspekt divulgativ
    Nje Black hole perfaqeqeson nje “shtremberim” te hapesire-kohe kundrejt hapesires dhe kohes se jetes sone te perditshme.Por si do te ndikonte ky shtremberim tek ndonjeri prej nesh,qe i pakujdesur per jeten e do guxonte ta eksploronte.Le te provojme ta imagjinojme.

    ************************************

    E zeme se jemi ne vitin 5508 dhe ne kete epoke galaktike,ndodhemi ne nje baze ne hapesire 1 miliard km larg qendres se galaksise(shumica e galaksive kane ne qender nje BH) dhe 30 mije vite drite larg tokes.
    Kemi nderin te jemi te paret njerez qe do udhetojne drejt tij.Edhe pse e dime qe nuk do mund te kthehemi prapa,do mbajme kontakt video me bazen deri ne castin e fundit qe mundemi.Ashtu dhe ata do na ndjekin me teleskopet e tyre te fuqishem.

    Duke ecur me 1/1000 e shpejtesise se drites,do kalojne disa muaj qe te mbulojme distancen qe na ndan nga qendra e galaksise.BH ka masen e tre milion masa diellore dhe nje rreze vetem 10 here me te madhe se dielli.Edhe pse horizonti i ngjarjeve eshte komplet i zi,ai eshte i rrethuar nga nje njolle e ndriteshme (fig.1)me temperature te larte,kjo shkak i konversionit te energjise gravitazionale se lendes(materia) e cila thithet brenda tij.



    ************************************************** **************


    Per fat te mire teknollogjia e mijevjecarit te gjashte,na lejon me anijen tone kozmike te fuqishme ti rezistojme temperaturave te larta,dhe sistemi yne i komunikacionit i afte te kaloj cdo “stuhi magnetike”
    Komunikimi me bazen vazhdon rregullisht me bazen deri pak minuta nga horizonti i ngjarjeve.Nderkohe “perkulja” e hapesires – kohes ne te cilim po levizim fillon e behet e ndjeshme,ne ne anijen kozmike nuk e kuptojme akoma por;kjo zbulohet nga nje fenomen qe verehet ne komunikimin tone me bazen, e cila ndodhet zonen e sheshte te hapesires-kohe 1 miliard km nga ne ne.Koha jone me ate te bazes po ndryshon ne menyre progresasive.Per kuriozitet eshte nje fenomen qe ndjehet vetem ne nje drejtim;komunikimi ne qe na vjen nga baza eshte gjithmone i rregullt,ndersa e kunderta ndodh me mesazhet dhe videot tone te ciles i arrin bazes gjithmone e me te ngadalte sa me shume i afrohemi horizontit te ngjarjeve.Ne qofte se do ti dergonim nje mesazh cdo sekond bazes,ato do te arrine te ndare njeri nga tjetri ne fillim per pak sekonda, pastaj nga 1 minute,pastaj nga 1 ore,pastaj nga nje dite,nga 1 vit,nga nje shekull……….

    Njekohesisht teleskopet e bazes do e shohin astroanijen tone te ngadalesoj ne menyre progressive,dhe drita e anijes gjithmone e me te spostuar drejt se kuqes ne redshift(drejt frekuencave me te uleta,nje efekt tjeter i dilatimit se kohes,Ka te beje me spektroskopine,eshte si ti besh nje grafi nga ato qe bejme ne kockave.ne kete rast radiografia tregon ate te drites )
    Breza astronomesh do trashegojne teleskopet e bazes por asnjeri prej tyre nuk do kete fatin te shohe anijen tone te humbase pertej horizontit te ngjarjeve.Do ta shohin vetem te ngri ne menyre progressive drejt horizontit duke leshuar nje drite gjithmone e me te dobet.
    Ky “udhetim i pafund”nuk eshte aspak i tille per ne ne anije.Per ne tejkalimi i horizontit te ngjarjeve eshte fraksion sekondash.Vete horizonti nuk eshte i dukshem ne asnje menyre.Nuk kemi menyre ta kuptojme kur e kalojme.Dime vetem nga kalkolimet tona qe e kemi kaluar e ndodhemi ne fillimin e fundit tone,ku asgje prej tani e tutje nuk kthehet prapa.Ashtu si edhe dime qe prej tani cdo mesazh i yni nuk do te arrij kurre ne baze.Cdo gje trajekoren e ka drejt”vecanterise”( singolaritetit) qendror.
    Po sa mund te zgjasi ky udhetim drejt erresires?




    Ne tejkalimin e horizontit e zejme se ndezim fuqine maksimale te motorrave ne menyre te pafundme qe te ngadalesojme zbritjen tone sa me shume.Edhe keshtu kemi vetem 45 sekonda te pershkojme 9 milion km qe na ndajne nga “vecaneria”ose singolariteti.Ndersa hapim syte nga dritarja gjate renies,”perkulja” e hapesires-kohe behet me e forte dhe kjo gje ben qe forzat gravitazionale qe ushtron nje terheqje me te forte tek pjesa e trupit e cila ndodhet ne drejtimin e singolaritetit,dmth tek kembet sesa tek koka pjesa e larte.Ne kete pike na ndodh nje “hekurosje” ose terheqje e cila e dhe anash nesh do kemi nje kompresin qe do na shnderroj ne “makarona”
    Per fat te mire per ne,ne korrispondim me horizontin e ngjarjeve kjo gje behet pak e ndjeshme per ne,sepse sa me i madh te jete BH,aq me mire do jete per ne,bile do jemi deshmitare te ketij udhetimi gati deri ne fund,pasi mos harrojme se ne po kalojme ne nje BH supermasiv ne qendren e galaksise.Kurse ne nje BH,me masen e diellit do na kishte bere cope para se te kalonim horizontin e ngjarjeve.Vetem ne nje distance te barabarte me 1/1000 se rrezes se horizontit se ngjarjeve,dmth 9000km larg “vecanerise” forcat terheqese do kalonin kufirin e durimit te trupit tone.

    --------------------------------------------------------------------------------------------

    Po ne qe sakrifikuam cdo gje, dhe hyme aty brenda?Cfare mund te kete ne mes se erresires?Po materia qe bie brenda ku shkon?a ka dicka tjeter pertej?...........te gjitha pyetje qe universi na i len neve dhe asnjeri prej nesh nuk e din.Kjo vetem per te kuptuar se disa pergjigje ende nuk ekzistojne,por gjeometria qe rrjedh nga ekuacionet e Anjshtajnit,na jep disa supozime te mahnitshme dhe misteriose,sepse kjo gjeometri nuk ndalon tek singolariteti.Ajo na jep nje vazhdim natyral.Nga nje pikpamje matematike Bh vazhdon i teri nga ana tjeter e fshehur,po kjo pjese e fshehur i perket nje universi tjeter.
    Shpresoj qe ta keni pak me te qarte tani edhe se ndoshta tregimi ju duket i pamundur, por ngjarjet do ishin te njejta.
    Ishte thjesht per ta bere temen me si bisedim terheqes e jo,llafe me formula e bindje te larmishme pa ditur se ne me te vertete kemi nje Black hole ne qendren e galaksise sone dhe se BH ekziston qe cke me te,por duke qene i zi e i “padukshem”eshte e veshtire ti studiosh.


    Deep sky

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anëtarësuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134
    Ja dhe diagrami i Penrose,i cili tregon strukturen gjeometrike te hapesire-kohe. Kater ekstremet e rombit mund ti krahasojme me Black hole



  8. #28
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Nuk e di a eshte hapur kjo tema me perpara a jo, por eshte dicka shum interesante sipas shume shkencetar dhe astronom. Black Holes jan nje nga temat me interesante ne universe pasi disa e quajn "Gravity gone mad" dmth qe i thit cdo gje galaksi, yje etj...

    Cfare mendime dhe opinione keni per ket mister ne universe mendoni s eekziston apo jo???

    Njohurite tona ne lidhje me konstitucionin e materies nga fillimshekulli i kaluar sollen deri te situata kur zbatimi i ketyre njohurive ne fushen e astronomise dha nje varg spjegimesh sidomos ne lidhje e jetegjatesine e yjeve.


    Faza hidrogjenore e nje ylli super te ri i cili nga presioni i jahtzakonshem te cilin e shkakton masa e tij e jashtzakonshme per shkak te gravitetit, incon 'ndezjen' e tij nukleare. Pa shperthimin atomik te procesit te fuzionit atomik, duke krijuar keshtu berthama te atomeve te reja elementare sic eshte heliumi e keshtu me radhe.
    ...
    Keshtu duke teorizuar tutje, u pa se kur te arrije te shpenzohet e githe lenda e afte per fuzionim nuklear, ne rastin e yjeve supermasive. Per shkak te forces se jashtzakonshme te gravitetit dhe elementeve jashtazakonisht te renda, ylli do te ndizet edhe nje here mirepo kesaj radhe kjo materie e coroditur e protoneve dhe elektroneve te dislokuara do te mundesoje kapjen e elektroneve nga protonet, duke shkaktuar nje ekplodim neutorik dhe energji ekstreme te rrezatimit, qe do te vazhdoje jeten deri ne momentin kur te jete shnderruar e gjithe masa e tij e elektroneve dhe protoneve, ne neutrone.
    Grimca elektromagnetikisht neutrale.

    Ketu teorite zejne ne thumb dhe metoda shkencore e procedimit te spekulimit ne kahje te sakte fillon te degezohet ne probabilitete.

    Forca elektromagentike e refuzimit te protoneve nga protonet tjera e cila eshte ne gjendje ta mbaje masen e yllit te pa kolapsuar me tutje pushon se ekzistuari pasi qe Neutronet nuk kane ngarkesa elektrike.

    Kush do ti kundervihet forces gravitacionale tani?


    Ne mungese te njohurive te metejme me te perimeta ne lidhje me konstitucionin e grimcave elementare te materies lejonte vetem nje perfundim logjik por pa asnje baze shkencore.

    KOLAPSIN E PLOTE TE MATERIES SE YLLIT DERI NE VELLIMIN ZERO.

    Njourite aktuale nuk mundesojne zdukjen e gravitetit, keshtu ne aty kemi nje grope te hatashme potenciale pjerrtesia e te ciles eshte aq e madhe sa qe per mija kilometra eshte zerro shkalle dhe ajo pjese e hapesires se asaj fushe me pare mund te imagjinohet si nje tub i cili shume vone arrine te shnderohet ne nje si hinke qe siperfaqja e te ciles quhet 'horizont i ngjarjes'

    Pergjithesisht thjeshte e saktesisht Vrimat e Zeza jane trupa teorik hapsinor, qe ne fakt nuk ekzistojne. Eshte si puna e zotit vetem se keto ndertohen ne koncept shkencor dhe ne ligje te vertetuara shkencore. Analogjia nuk perfundon me kaq. Teologet shpifen se zoti eshte i padukshem nga mendja e shendoshe ndersa vrimat e zeza jane fizikisht te padukshme shkencorisht. fotnet qe bien ne brenda horizontit te ngjarjes nuk dalin me kurre. Dhe nje objekt qe nuk rrezaton e nuk lejon as fotonet te reflektohen nga siperfaqjna inekzistente e tij nuk mund te shihet sepse ne arrijme te shohim pikerisht me ane te fotoneve qe godasin syrin tone.

    Pra vrimat e zeza jane ti tipit komunikim njekahor me gjithesine. Thene figurativisht Vrimes se zeze ia kap te gjitha "Stacionet e Universit" por ajo nuk mund te transmetoj e as ti komunikoj askujt asgje. Eshte si ne në poziten e shikuesit te TV-se.

    Ne e shohim dhe e degjojme spikerin ne tv por ai neve nuk mund te na shoh as e as mund i themi gje atij.

    Vrimat e Zeza jane trupa hipotetik te gjithesise. Ato konkretisht nuk ekzistojne. Ne nuk e dijme a mund te kezistoje edhe nje force e peste e cila ne nje menyre apo ne tjetren sundon ultrastrukturen e grimcave te grimcave elementare per te konfirmuar kolapsin e gjithe asaj materie ne nje hapesire zerodimensionale.

    Pastaj une personalisht e privatisht mendoj se hapesira (lexo:zbrazdesira, boshi, vakuumi) eshte komponenta themelore e energjise, se pa te nuk mund te kete energji.

    Keshtu per te kolapsuar nje trup aq masiv ne zerodimensionalitet, ai duhet ta liroje kete hapesire/energji, -te teren. Ndersa ky kusht thote se e tere materia e tij duhet te lirohet permes energjise se paster absolute qe te kete mundesi per te kolapsuar, kurse ky kusht njeherit nenkupton edhe z ihilimin dhe zhdukjen e arsyes per te ekzistuar nje vrime e zeze.

    Bazuar ne kete gjykim timin une jam plotesisht i bindur se vrima te zeza konkretisht nuk mund te ekzistojne.
    Por nuk perjashtoj mundesine se mund te kete trupa masiv kozmik tek te cilet, shpejtesia e dyte kozmike e arrine shpejtesine e drites, pa kolapsuar si nje vrime e zeze dhe ti kete pothuaj te vetite e saj.

    b.b. Troy III p.a.e.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anëtarësuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134
    Ne rradhe te pare,me behet qefi qe diskutohen keto gjera te cilat mendoj se ndihmojne me te vertete ata qe jane kurioz e duan te dine me shume.
    Pastaj, me thene te drejten e lexova e rilexova pikpamjen tende Baptist por shume gjera nuk ti kuptoj,por sigurisht ti eke fjalen per vdekjen e nje ylli me duket.....por doja te thoja se nje yll ne momentet e fundit te jetes ka tre mundesi shnderrimi per aq sa din shkenca e sotme; ne nje xhuxhe te bardhe,yll neutronesh ose ne Vrime te zeze...keshtu qe nese nje yll shnderrohet ne nje yll neutronesh nuk do te thote se bie teoria qe nje vrime e zeze ekziston.Megjithate pikpamja jote eshte e pranueshme,qe nje vrime e zeze nuk ekziston,pasi eshte e padukshme dhe nuk mund ta vertetojme kete ,ne menyre vizive.Por kjo nuk dote thote se ne nuk mund te shohim fenomene afer tij qe kane lidhje dhe shkak vete Vrimen e zeze Psh, lidhur me gelltitjen e materialit ose vete ekspulsionin e tij duke pasur si shembull rrezet gamma.

    Emri "black hole " u fut per here te pare nga nje shkencetar amerikan (john Weeler) ne 67,per te cilesuar kolapsin gravitacional te nje ylli.por sic tha ai vete;Shpikja eshte "terminollogjisht banale" por "psikologjikisht e fuqishme"
    Terror dhe Mahnitje.Femijet ose macet psh mund te veshtrojne gjate dhe me kureshtje vrimen ne nje mur ose ate te lavamanit .Pyetja perpara mje vrime te zeze,qofte tokesor apo galaktik eshte natyrisht;cfare ka pertej asaj vrime?
    Por sic e thame kete pergjigje ne nuk mund ta kemi kurre pasi asgje nuk kthehet prapa nga ajo vrime.Dhe duhet te mendojme se edhe yjet te cilat kane permasa gjigante ne i shohim si pika ne qiell,e si mund te shohim ne nje vrime te zeze.
    Por kjo eshte sfida.Nuk e dime se sa nga keto gjera i perbejne realitetit.Dime vetem qe eshte dicka me e madhe se sa na u dukte 1 shekull me perpara,pasi keto gjera linden si pasoja matematikore abstrakte te nje sistemi elegant ekuacionesh.Dhe sa me shume kalon koha,aq me shume e kuptojme thellesine e "cudirave" te universit ku jetojme dhe te relativitetit se figures tone ne realitet,duke filluar nga Hapesira-Koha vete.Por mund te siguroj,se ato ekuacione ekzistojne dhe jani skeleti qe mban ne kembe ekzistencen e vrimave te zeza.

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne fakt llogaritet se sidomos yjet e grupit spektral O, te gjitha do te perfundojne si vrima te zeza ne fund te jetes se tyre si yje neutronike. Pas kesaj pason kolapsi final si e vetmja rruge logjike shkencore. Pra yjet neutronike jane ai klasi kandidat per nje vrime te zeze te ardhshme nese masa e tij gjindet ne perimtrin e shvarcshilldit.

    Rrezet gama nuk jane asgje tjeter pos fotone shpejtesia e tyre eshte e njejte vetem se frekuenxat i takojne brezit te larte te gama rrezatimit. Nuk ka emision nga vrimat e zeza. Ne teorikisht do te mund te shinim objektet qe gjinden afer "horizontit te ngjarjes", por as atehere nuk do te ishim ne gjendje tethemi se fenomeniqe pame eshte rezultat i gelltitjes nga vrima e zeze.

    Pos tjerash ajo nuk eshte 'vrime' ajo thjeshte eshte fushe potenciale pa fund ne te githa anet e mundshme dhe te gjitha ato ane reciprokisht spiejne vetem ne qender e qendra eshte zero. Ne fakt mbarapa horizontit te ngjarjes me nuk ndodhe asgje por mund te paragjykohet se renia nese thejme logjiken dhe themi se objekti nuk shperbehet, renia e tij e lire do te jete secilen here e me e ngadalshme, ndersa rrjedhja e kohes se tij do ti afrohet zeros ssecilen here e me shume der isa te ndalen te dyja.

    Ne fakt terminologjia e perdorur eshte inadekuate, ajo mund te quhet kurthe, ****, ose zamke e perjetshme e materies.

    Per te vrojtuar nje vrime te zeze gjigande do te mjaftonte sikur te shinim nje sistem binar te yjeve apo te nje ylli i cili rrotullohet rreth je objekti paduksem apo te tejdukshem qe ta dijme me siguri se se eshte fjala per je sistem ky njeri prej yjeve eshte vrime e zeze. POr as te tille nuk kemi pare ende. (tash i tejduksehm per arsye se vrima e zeze drites qe kalon neper ate hapesire e lakon plotesisht duke e hedhur para vetes ashutu qe objektet e ndritshme qe gjinden mbrapa saj ne ti shohim sikur gjinden perpara apo se paku te shkaktoje efektin thjerrez).

    Ajo qe ne realitet po thoja une eshte se nder tjera qe kam cekur vrima e zeze para se te shnderrohje vertete ne nje vrime te zeze verte, do te duhej ta ulte temperaturen ne zero kelvin (zero absolute -273.15C). Si do ta arrje kete pasi ta kete barazuar shpejtesine e dyte kozmike me ate te drites, nuk ekziston asnje mundesi qe ta zbraz? Nese kjo energji nuk zbrazet nuk ka kolaps te metejshem dhe nuk arrine te krijohet "vrima" sepse perimetri i shvarcshilldit eshte koxha i madh. Nebaze te formules se llogaritjes se ketij perimetri eshte hipotetizuar se mund te ekzistojne edhe "mikro vrima te zeza"...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •