Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25

Tema: James Blunt

  1. #21
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te vinin Rammstein me gjith qejf do plasesha ne stadium. Po per kte Torreliun? As qe e marr mundimin te kaloj zogun e zi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #22
    Leader Maska e Ribery
    Anėtarėsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    830
    James Blunt eshte legjendar!Kenget e tij joqe jane hite te kohes,por do te jene te pavdekshe pergjithmone. "You're Beautiful" , "Goodbye my lover" , "1973" , "Wiseman" jane disa nga hitet e tij me te famshme, kenge mjaft te bukura.Eshte nje nga kant-autoret me te mire ndonjehere,Rrespekt

    Be the change you want to see in the world!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Blunt elektrizon mijėra fansa nė "Qemal Stafa"

    Kėngėtari i njohur britanik, koncert nė kryeqytet

    Blunt ka mbetur ende njė djalosh, tepėr simpatik, megjithėse flokėt i tregojnė se vitet kanė filluar tė lozin dhe me tė. Tė martėn ishte dita e tij e dytė nė Tiranė dhe nė mbrėmje mijėra fansa do ta prisnin nė stadiumin "Qemal Stafa". Por para se tė kėndonte hitet e tij nė koncertin e parė nė Shqipėri, Blunt bėri njė rrėfim tė shkurtėr pėr mediat, nė njė nga sallat e konferencave tė hotel "Sheraton".

    Rrėfimi i tij nisi me arsyen pėrse zgjodhi Shqipėrinė pėr tė dhėnė njė koncert. "Ky koncert ėshtė nė vazhdėn e turit tim botėror dhe Shqipėria si pjesė e botės normalisht ėshtė dhe pjesė e kėtij turi. Pėr mua ishte interesante tė vija nė vendin tuaj, pasi nė Angli kam shumė miq shqiptarė. Dhe ky tur ėshtė njė lloj "justifikimi" pėr tė shkelur nė vende tė reja qė nuk kam qenė ndonjėherė", tha Blunt.

    Mė pas Kosova do tė pėrbėnte minutat mė tė gjata tė rrėfimit tė kėngėtarit tė njohur britanik.

    Ai ka shėrbyer nė Kosovė si ushtar i forcave paqeruajtėse tė NATO-s gjatė trazirave tė vitit 1999, duke qenė dhe oficeri i parė britanik qė hyri nė kryeqytetin e Kosovės. Gjatė shėrbimit nė kėtė vend shkroi kėngėn e njohur "No bravery". Po tashmė kur kėngėt e Blunt janė nė krye tė klasifikimeve nė hit-paradat evropiane dhe jeta e tij nuk ėshtė mė jeta e njė ushtari, si vjen Kosova nė rrėfimin e tij?

    Ai tregoi se dy vjet mė parė kishte qenė nė Prishtinė pėr tė kėnduar pėr ushtarėt britanikė, por dhe pėr serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės. I pyetur se pėrse nuk shkon nė Kosovė nė kėto momente kur ėshtė i kėrkuar nė tė gjithė botėn, Blunt u shpreh se "Pėr momentin Kosova po kalon njė ndryshim shumė tė madh politik, gjė tė cilėn unė nuk dua ta ngatėrroj me muzikėn qė bėj, pasi ajo ėshtė njė muzikė qė nuk njeh ndryshime nė gjini, nė raca apo fe. Shpresoj tė kthehem nė Kosovė nė momentin kur situata politike tė jetė mė e qetė".

    Por kėngėtari ka pranuar se Kosova ka pasur njė ndikim shumė tė madh nė jetėn e tij si artist. "Kosova ka ndikuar shumė nė krijimtarinė time. Kam parė njerėz nė momentet e tyre mė tė mira apo nė momentet mė tė kėqija. Jam marrė me jetėn dhe vdekjen pėrditė dhe Kosova ka qenė njė shkollė pėr vete pėr mua.

    Nė albumin tim tė parė kam njė kėngė qė i referohet direkt Kosovės. Nė albumin tim tė dytė kam dy kėngė tė tjera qė kanė lindur nga kjo periudhė", tha Blunt.

    Njė pjesė e tė ardhurave nga koncerti i djeshėm do tė shkojnė pėr bamirėsi nė Kosovės. Blunt tregoi se ndihmonte organizatėn joqeveritare "Mjekėt pa kufi", e cila mbledh fonde jo vetėm pėr Kosovėn, por tė gjitha vendet qė kanė nevojė pėr ndihmė kudo nė botė.

    Blunt ėshtė padyshim njė kėngėtar romantik. Hitet e tij tė famshme si "You‘re beautiful" apo "Goodbye my lover" janė rrėfimet mė tė bukura pėr dashurinė. Por a ka Blunt njė model pėr femrėn qė do ta donte pranė tij dhe ēmendon ai pėr tė bukurėn?

    "Nė fakt ėshtė njė kėngė qė i kėndon tė bukurės. Por unė nuk ėshtė se e kam menduar se cila do tė ishte femra ime ideale. Kėngėt e mia nė pėrgjithėsi nuk janė pėr bukurinė e jashtme. Janė pėr pėrpjekjen qė njeriu bėn pėr tė krijuar njė lidhje me tė tjerėt nėpėrmjet mendjes. Kanė tė bėjnė me izolimin qė ndiejmė tė gjithė nė jetėn tonė tė pėrditshme dhe pėr pengesat dhe lidhjet qė pėrpiqemi tė krijojmė gjatė kėtij rrugėtimi qė ėshtė jeta jonė", tha ai.

    Blunt ka hedhur poshtė zėrat se gjatė qėndrimit nė Kosovė ka pasur njė tė dashur kosovare. "Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi nė atė kohė unė nuk isha atje pėr pushime, por pėr tė punuar. Mė duhet tė kryeja detyrėn time si ushtar nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr Kosovėn", tha ai.

    Ky ėshtė rrėfimi i shkurtėr qė Blunt bėri pak orė para koncertit tė madh nė stadiumin "Qemal Stafa". Mijėra fansa kanė ndjekur pėr orė tė tėra kėngėtarin e njohur britanik teksa interpretoi kėngėt mė tė zgjedhura tė repertorit tė tij. Koncerti i Blunt tė Tiranė pati mbėshtetjen e "Top Channel" dhe "Top Albania Radio". Blunt erdhi nė Shqipėri pas njė turi mbarėbotėror qė ka ndėrmarrė pėr tė prezantuar albumin e tij tė fundit "All the lost souls", i cili u hodh mė treg mė 17 shtator tė vitit 2007. Pjesa mė e madhe e kėngėve janė shkruar prej tij nė shtėpinė qė ka nė Ibiza. Vetėm gjatė dy javėve tė para, albumi ėshtė shitur nė 650 mijė kopje.

    Blunt

    James Blunt ka qenė i lidhur me muzikėn qė kur ishte ende fėmijė. Gjatė adoleshencės ai do tė kuptonte se muzika ishte diēka qė buronte lehtė brenda tij dhe me tė cilėn ai mund tė merrej me shumė dėshirė. Por seriozisht rrugės muzikore ai do t‘i futej pas shkėputjes nga ushtria. Albumin e tij tė parė, "Back to Badlem", qė menjėherė tėrhoqi vėmendjen e kritikėve muzikorė qė e vlerėsuan maksimalisht, e hodhi nė treg nė vitin 2005. Kėnga e tretė e CD-sė, "You‘re beautiful" u kthye nė njė hit tė momentit, duke u klasifikuar qė nė fillim nė majat e klasifikimeve britanike. Vetėm gjashtė javė pas debutimit, ajo u rendit e para, duke bėrė qė albumi "Back to Badlem" tė klasifikohej si mė i shituri. Pas suksesit nė Britaninė e Madhe, kėnga pushtoi kontinentin evropian, duke fituar statusin si hiti absolut i verės sė 2005-s. James Blunt u bė artisti i parė qė kryesoi pėr javė tė tėra klasifikimet amerikane. Britaniku i fundit qė kishte bėrė njė gjė tė tillė ishte Elton John. Artisti ka marrė dhjetėra kandidime pėr ēmime prestigjioze, mes tė cilave edhe "Grammy" dhe ėshtė vlerėsuar nė 2006-n si artisti mė i mirė britanik dhe artisti mė i mirė i muzikės pop nė ceremoninė "Brit Awards".

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Kenga me e shpifur e viteve te fundit eshte You're beautiful. Madje per mua personifikon shkaterrimin e muzikes si art nga komercializimi.
    Merr 3 fjale, (you're beautiful) perserite 100 here, shoqeroje me kitarre, reklamoje sic duhet dhe kthehesh ne yll muzike. Kjo tregon se 1) Ke aftesi reklamuese shume te mira ose 2) muzika sot eshte ne gjendje shume te keqe
    NeverAgainVolunteerYourself

  5. #25
    FlashcRew's Maska e [^DANZEL^]
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Vendndodhja
    C:\WINDOWS\system32
    Postime
    53
    ket kengen 1973 e ka shum te bukur
    FlashcRew's

    Albanian Ethernet Organisation ..!~

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •