Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pse nuk marrin pushime amerikanet

    Pse nuk marrin pushime amerikanet

    E Enjte, 11 Gusht 2005

    Ne Shtetet e Bashkuara, gushti eshte muaji kryesor gjate te cilit njerezit marrin pushime. Por, per shume amerikane, pushimet jane gjeja e fundit, qe u shkon ne mendje meqe pergjegjesite qe kane ne pune e bejne per ta thuajse te pamundur qe te marrin pushime. Gjithnje e me shume amerikanet po marrin me pak dite pushim dhe nuk po i perdorin te gjitha ditet e pushimit, qe u takojne.

    Vera eshte nje stine per te shijuar rrezet e diellit, per t’u argetuar dhe per pushime. Por, nje numer ne rritje amerikanesh po kalojne gjithnje e me shume kohe te mbyllur ne zyra. Shtrohet pyetja: Pse nuk marrin pushime amerikanet? Duket se arsyeja kryesore ka te beje me faktin qe ata kane shume pune per te bere dhe kohe te pamjaftueshme. Punetoret, qe kane shume presione ne pune nuk ndjehen rehat qe te marin pushime kur kane shume pune per te bere.

    Shtetet e Bashkuara jane i vetmi vend modern ne bote pa nje mandat per pushime. Ne Evropen Perendimore, punonjesit gezojne nje minimum prej 5 javesh pushime ne vit, nderkohe qe ne Kanada dhe Japoni kerkohet me ligj qe punonjesit te marrin 2 jave pushime. Duke mos ekzistuar nje ligj kombetar per pushimet, disa punonjes amerikane as nuk e dine se sa dite pushime ne vit kane per te marre.

    “Te them te verteten, nuk e kam idene se sa dite pushime ne vit mund te marr”, thote Jack Dumbacher i Akademise se Shkencave te Kalifornise. Ky qendrim eshte ne kontrast te madh me evropiano-perendimoret, te cilet duket se e marrin shume seriozisht kohen e pushimeve vjetore. “Ekziston nje thenie e famshme holandeze qe thote se, kur ke nevoje per pushime, beji ato si duhet ne menyre te rehatshme. Une kam nevoje per pushime qe te rimarr veten nga lodhja ne punen e perditshme”, thote Fritz Schuitmaker nga Hollanda.

    Mungesa e pushimeve mund te krijoje probleme ne zyre. Punetoret, qe nuk marrin pushime zakonisht arrijne nje pike te paperballueshme lodhjeje nga stresi i teperuar dhe pastaj marrin dite pushim te paplanifikuara. Kjo shton volumin e punes tek punonjesit e tjere qe punojne jashte orarit per te plotesuar nevojat e zyres. Punonjesit, qe punojne shume jashte orarit, ndihen te stresuar dhe fillojne te mungojne nga puna, duke krijuar probleme te tjera te paparashikuara.

    “Mendoj se ne e marrim punen me seriozisht nga c’duhet. Evropa funksionon me se miri dhe punonjesit atje marrin me shume pushime se sa ne, dhe puna perseri behet”, thote Sabine Kuhn nga Kolumbus i Ohajos. Sipas nje studimi i kryer nga Instituti Harris Interactive, punetoret amerikane do te lene kete vit pa perdorur 421 milion dite pushimi. Jack Dumbacher i Akademise se Shkencave ne Kaliforni thote se nje gje e tille eshte gabim.

    “Nese nje punetor merr pak ore pushim ne fund te dites ose nje jave pushim ne vit per t’u clodhur, kjo eshte shume e rendesishme per t’i bere nje balanc punes dhe per te rimarre veten e per te qe,ne me produktiv ne te ardhmen”, thote Dumbacher i Akademise se Shkencave te Kalifornise.

    Per shume amerikane, i vetmi vend qe ata kthehen cdo dite eshte vendi i punes.

    “Zeri Amerikes”
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ketu ne Itali edhe te duash te punosh ne gusht nuk punon dot se jane te gjitha ndermarjet magazinat etj mbyllur pra praktikisht cdo gje eshte e ndalur .

    Por pushimet per mendimin tim pas nje viti pune jane te domosdoshme pastaj fundja per cfar punojme ??

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    C'eshte ky artikull kot fare ?

    Smarrin amerikanet pushime ? huh (lol )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Pse nuk marrin pushime amerikanet
    ...ku tė shkojnė? Nė Amerikė?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    C'eshte ky artikull kot fare ?

    Smarrin amerikanet pushime ? huh (lol )
    Nga zeri i a-mer(dhe)ik-es eshte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    ...ku tė shkojnė? Nė Amerikė?
    Jo ne honolulu...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Une per vehte 4 jave pushime ne vit i marr, dhe sa me shume vjetersi te kesh aq me shume pushime te takojne, kuptohet pa u prishur interesat e firmes ku punoj, duhet te kordinosh me dike qe te te mbuloje.....po ketej eshte tjeter jete....sigurisht nuk eshte si ne Europe, po artikulli qenka shume tendencioz me thene te drejten, ka njerez qe rrojne vetem per t'u ankuar. Ky Jacku i Akademise se Shkencave nuk e dika sa dite pushimi i takokan? Please, give me a break. Per kete mund te ankohen puntoret e McDonaldsit, po jo keta qe punojne neper korporata.
    Oh se m'u kujtua dicka: une kur erdha nga Europa ne Amerike me pelqente kur shihja dyqanet te hapura 24 ore ne dite dhe me vinte cudi sepse ne Europe duhet te mendoheshe mire se mos harroje ndonje gje pa blere kur beje pazarin para se te vinte weekendi.
    Eshte krejt tjeter sistem!!!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    amerikanet nuk marrin pushime se jan njerez koti ...sdine cdo te thot te jetosh jeten jan kaq te zhytur ne ato qe bejne sa qe asgje ska vlere po nuk pati pune mendojne ;p edhe hajt e thuaj kapitalizem pastaj , me keq se komunizmi eshte
    per ta ka renci qefi materialist e jo shpirteror ...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga Di68
    Eshte krejt tjeter sistem!!!
    ...te i cili ti sheh shume avantazhe e te mira, dhe prandaj nuk kthehesh ne Shqiperi apo ne Europe. Kjo vlen dhe per te tjeret ketu.

    Nami u ka dale 'merikoneve qe punojne shume, po qejf bejme per zotin. Alelujah!


    lol.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    mund te jesh pak me shume specifike kuqe psh sa qef beni kur hani mengjes apo dreke uuu ca qefi lloj lloj gjerash te mira lol mund te jete pjese e sistemit tua beje punen sa me pak te merzitshme po prap pune ngelet ama ...: )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prototype : 11-08-2005 mė 23:41

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Pushime "Timesharing", po vijne dhe ne Shqiperi
    Nga Eros26 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 01:28
  3. Rrėfenja nga Amerika
    Nga angeldust nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2003, 18:04
  4. Tirane:4000 Marrin Droge
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 09:22
  5. Vlore-Familjaret nuk marrin mbeturinat e trupave
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2002, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •