Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    paqe Maska e Isra
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    24

    Gete Dhe Marredhenia E Tij Me Fene

    ..
    Keto jane marre nga libri me te njejtin titull nga nje autor i huaj.


    EVIDENCA

    GETE DHE KRISHTERIMI


    Gete tha ne fund te jetės sė tij: “Est ist gar viel dummes in den Satzungen der Kirsche” (Ka shume budallallek nė doktrinat e kishes)
    {Bashkebisedim me Eckreman, 11.03.1832}

    Nė poemėn e tij “West-Östlicher Divan” Gete thekson vlerėn e ēmuar tė sė tashmes nė vend tė qėndrimit tė krishter, tė karakterizuar vetėm nga pritja pėr jetėn e ardhshme dhe si rezultat, pėrēmimi i plotė i asaj qė Zoti i dhuron njeriut nė ēdo cast tė jetės sė tij.
    Gete hedh poshtė pikėpamjen e krishter rreth Jezusit dhe pohon njeshmerinė e Allahut nė njėrėn nga poezitė e poemės sė tij “West-Ostlicher Divan”

    “Jezus fũhulte rein und dachte
    Nur den einen Gott im stillen;
    Wer ihn selbst zum Gotte machte
    Kränkte seinen heil’gen Willen.
    Und so muБ das rechte scheinen
    Was auch mahomet Gelungen;

    Nur durch den Begriff des Einen
    Hat er alle welt bezwungen”

    “Jezusi ndihej i paster dhe qetesisht mendonte
    {pėr} Njė dhe tė vetmin Zot;
    kush atė vetė nė zot e shndėrroi
    Ka fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
    Dhe kėshtu duhet e drejta ta ndricojė
    Atė qe edhe Muhamedi mori;
    Vetėm me konceptin e {Zotit} Njė
    Ai gjithė botėn ka mbizotėruar..”

    (WA 16, fq.288)

    Pranė Jezusit dhe Muhamedit (Zoti i bekofte) nė vargjet e mėpasme pėrmend Gete edhe emrat e Abrahamit, Moisiut dhe davidit si pėrfaqėsues tė Njėshmėrisė sė Zotit.
    Eshe fakt i njohur se Gėte ndiente shumė pėrcmim ndaj simbolit tė kryqit. Ai ka shkruar:

    “Und nun kommst du, hast ein Zeichen
    dran gehängt, das unter allen…
    Mir am schlechten will gefallen
    Diese ganze moderne Narrheit
    Magst du mir nach Schiras bringen!
    Soll ich wohl, in seiner Starrheit,
    Holzchen quer auf Holzchen singen?..”

    “Dhe tash mė vjen ti me njė shenjė
    Varur atje, qė mes tė tjerash..
    Mė tepėr e pėrcmoj
    Gjithė kėtė cmenduri moderne
    Do tė ma sjellėsh nė Schiras!
    U dashka qė unė, nė gjithė obsesionin e saj,
    Tė kėndoj pėr dy copa druri tė kryqėzuara?..


    Madje edhe mė fuqishėm:

    “Mir willst du zum Gotte machen
    Solch ein Jammmerbild Holze!”

    “Dashke tė bėsh pėr mua zot
    atė figurė tė mjerė nė {atė copė} dru


    Gjthashtu nė “Wilhelm Meisters Wanderjahra” (libri 2, kap.2) Gėte shkroi fare hapur se ėshtė “paturpėsi e mallkuar…tė luash me ato tė fshehta, nė tė cilat qėndron thellėsia hyjnore e vuajtjes. Sipas tij, “mbi kėto vuajtje duhet hedhur njė vel” pėr t’i mbuluar.
    Sė fundi, nė poezinė e tij “Siebenschaler (Shtatė tė fjetur”) qė bėn pjesė nė poemėn e tij “west-Ostlicher Divan” Gėte e pershkruan jezusin si profet:

    “Ephesus gar manches Jahr Schon,
    Ehrt die Lehre des propheten
    Jezus. (Friede sei dem Guten)”

    “Efesi pėr shumė vjet
    nderon mėsimin e profetit
    Jezus, (paqja qoftė mbi tė Mirin)”

    (Wa 16, 296)

    (vazhdon)


    __________________
    Kujtimi i lumturisė nuk tė sjell mė lumturi, kujtimi i dhimbjes tė sjell pėrsėri dhimbje”

  2. #2
    paqe Maska e Isra
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    24
    TE PERMENDURIT DHE TE LEVDUARIT TE ZOTIT.

    Gėte ishte gjithashtu i mrekulluar nga metafora mistike e Saadiut pėr “fluturėn e dashuruar” e cila u shua pak nga pak, duek humbur jetėn e saj nė dritėn vezulluese. Pėr kėtė mund tė shihet, vecanėrisht poezia e “Divan…”-it pėr fluturėn qė fluturon nėpėr dritė: “Selige Sehnsucht” (Mall i zjarrtė” Titujt mė tė hershėm tė kėsaj poezie kanė qenė “Selbstopfer (vetėflijim) dhe “ Vollendung” (Perkryerje)

    Nė kapitullin e “Divan..”-it pėr Rumin, Gėte pėrshkruan tė drejtuarit me lutje e lėvdime ndaj Allahut dhe bekimin pėr kėtė: “Schon der sogenannte mahometanische Rosenkranz, qoudurch der name Allah mit neunnundneuunzig Eigenschaften verhrrlicht wird; ist eine solche Lob-und Preis-Litanei. Bejahende, vorneinende Eigenschaften bezeichnen das unbegreifliche Wesen; der Anbeter staunt, ergibt und beruhight sich”

    “E ashtuquajtura rozare muhamedane, nė tė cilėn emri i Allahut lartėsohet me nėntėdhjetėnėntė cilėsi ėshtė njė litani e tillė lėvdimi. Cilėsi pohuese e mohuese tregojnė tė pakonceptueshmen Qenie (Wesen); lutėsi mbetet i mrekulluar, nėnshtrohet dhe qetėsohet

    GETE DHE ISLAMI

    Nė rininė e tij Gėte kishte dėshirė tė studionte filologji dhe arabistikė (ndrėrkohė qė i ati dėshironte qė i biri tė merrej me studime juridike) ai gjithmonė i admiroi udhėtarėt e parė nė Arabi (Michelis, Niebuhr) dhe lexoi i mrekulluar gjithcka ata shkruan e botuan pėr udhėtimet e tyre.

    Nė vitet 1814-1815, vite kėto tė cilat hartoi “Divan..” –in e tij, u ushtrua Gėte me profesorėt e orientalistikės Paulus, Sorbach dhe Kosegarten nė tė shkruarit dhe tė lexuarit e arabishtes. Pasi pa dorėshkrime tė arabishtes dhe u njoh me Kuranin, Gėte ndjeu njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar arabishten. Ai kopjoi vetė tekste tė shkurtra lutjesh dhe shkroi: “In keiner Sprache ist vielleicht Geist, Wort und Schrift so unanfanglich zusammengekopert” (“ ndoshta nė asnjė gjuhė tjetėr, shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund tė trupėzohen nė mėnyrė kaq origjinale.) {letėr pėr Schlosser-in, 23.1.1815, WA, Iv, 25, 165}

    Nė moshėn 70 vjecare Gėte shkruan (Noten und Abhandlungen zum West-Ostlichen Divan, WA 17, 153) se synon tė festojė me “respekt atė natė tė shenjtė, nė tė cilėn profetit iu soll Kurani nga lart”

    (vazhdon)
    Kujtimi i lumturisė nuk tė sjell mė lumturi, kujtimi i dhimbjes tė sjell pėrsėri dhimbje”

  3. #3
    paqe Maska e Isra
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    24

    vazhdim

    Ai gjithashtu shkroi: “Askush nuk duhet tė habitet me efikasitetin e lartė tė Librit. Pėr kėtė ai ėshtė cilėsuar si jo i krijuar dhe i pėrjetshėm bashkė me Zotin nga ana e admiruesve tė vėrtetė tė tij” Mė pas shtonte (:”So wird doch dieses Buch fur ewige Zeiten hochst wirksam verleiben”)“('Keshtu, pra, do tė mbetet ky libėr pėrjetėsisht me efikasitetin mė tė lartė)” (WA 17.35/36

    Edhe nė ditėt e sotme ne ruajmė si dorėshkrimet e studimeve tė tij tė para kuranore nga vitet 1711-1772, ashtu edhe ato mė tė vonshmet. Gėte u lexonte me zė tė lartė anėtarėve tė familjes sė Dukės sė Vajmarit dhe miqve tė tyre pėrkthimin nė gjermanisht tė Kuranit nga J.Hammer (ndoshta edhe pėrkthimin mė prozaik nė anglisht tė G.Sale). Shileri dhe e shoqja, qė kanė qenė dėshmitarė tė kėtyre leximeve, na njoftojnė pėr to. (Letra e Shilerit pėr Kimbelin, 22.02.1815)

    Gjithmonė Gėte i ndjente mangėsitė e tė gjitha pėrkthimeve nė latinisht, anglisht e frėngjisht) dhe tė pėrkthimeve mė tė reja. Nė “Divan…-in” e tij Gėte thotė:

    “Ob der Koran von Ewigkeit sei?
    Danach frag’ich nicht!..
    DaB er das Buch der Bucher sei
    Glaub ich aus Mosleminen-Pflicht”

    “(Nėse Kurani eshtė nga pėrjetėsia?
    Pėr kėtė une nuk pyes!..
    Qė ai eshtė libri i Librave
    Besoj nga detyrė e muslimanit)”


    {West-ostlicher Divan, WA 16.203}

    Ai studioi libra dore nė arabisht, gramatikė, libra udhėtimi, libra nga jeta e profetit Muhamed (Allahu e bekofte dhe i dhurofte paqe) dhe pati shkėmbime tė shumta me orientalsitė nga e gjithė Gjermania. Gėte e pėlqente pėrkthimin nė gjermanisht tė Hafis “Divani-it” nga Hammer (Maj 1814) dhe studionte pėrkthimet e ndryshme tė Kuranit nė kohėn e tij. E gjithė kjo e shtyu atė qė tė shkruante “West-Ostlicher Divan”-in e tij, shumė nga poezitė e tė cilit janė qartėsisht dhe pa asnjė dyshim tė frymėzuara nga ajete (vargje) tė ndryshėm tė Kuranit dhe tė lidhura nė mėnyra tė ndryshme me to (shih: Mommsen, faqe 269-274)

    Gėte bleu dorėshkrime origjinale nė arabisht tė Rumit, Xhamit, Hafisit, Saadiut, Attarit, komentime tė Kuranit (Tefsir), lutje tė ndryshme (Dua), njė fjalor arabisht-turqisht, tekste rreth cėshtjeve si lirimi i skllevėrve, blerja, kamata dhe shkrime arabe nga Sulltan Selimi.

    Gėte nuk mendonte se kishte pasur tė bėnte me rastėsi, por me atė qė Allahu kishte parapėrcaktuar pėr tė, kur: nė vjeshtėn e 1813 atij iu soll njė dorėshkrim i vjetėr nė arabisht prej njė ushtari gjerman qė kthehej nga Spanja nė atdhe, dorėshkrim ky qė pėrmbante suren (kapitullin) e fundit tė Kuranit, tė titulluar En-Nas (114). Mė vonė Gėte u pėrpoq qė ta kopjonte atė me ndihmėn e profesorėve nė Jena, tė cilėt e ndihmuan edhe pėr tė zbėrthyer pėrmbajtjen e dorėshkrimit.

    -Nė janar tė vitit 1814 ai mori pjesė nė njė falje kongregacionale tė sė premtes (xhuma) bashkė me muslimanėt e ushtrisė ruse tė Car Aleksandrit nė gjimnazin protestant tė Vajmarit.

    (vazhdon)
    Kujtimi i lumturisė nuk tė sjell mė lumturi, kujtimi i dhimbjes tė sjell pėrsėri dhimbje”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •