Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 74
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kisha asnjehere nuk gabon, pasi Zoti qe jeton brenda saj asnjehere nuk gabon. Te thuash qe Kisha ka bere gabim, apo qe Kisha duhet kritikuar, do te thote qe ti je duke gjykuar dhe kritikuar Zotin. Jisu Krishti vete tha, "Te gjitha mekatet falen, por vetem mekatet kunder Frymes se Shenjte nuk do te falen." Ne ate Kishen qe ti ze ne goje, jeton Shpirti i Shenjte. Problemi nuk eshte se ti gjykon apo kritikon kishen me vetedije, problemi eshte se ti nuk e ke te qarte se cfare eshte Kisha.

    Njerezit bejne gabime, njerezit gjykohen, por jo Kisha. Bile edhe njerezit, kur vjen fjala tek njerezit e Zotit si kleriket, as keta nuk duhet te gjykohen nga mendjet dhe gojet e njerezve, pasi ata i gjykon Perendia, dhe gjykimi qe Perendia mban ndaj tyre eshte disa here me i rrepte se ndaj njerezve te thjeshte. Gabimi i nje besimtari te thjeshte mund ta shpiere ate ne mekat, herezia e nje prifti apo peshkopi mund te shpiere gjithe komunitetin ne mekat.

    Albo

    http://en.wikipedia.org/wiki/Greece


    The role of the Orthodox Church in maintaining Greek ethnic and cultural identity during the 400 years of Ottoman rule, has strengthened the bond between religion and government. Most Greeks, even many non-practicing Christians, revere and respect the Orthodox Christian faith, attend Church and Major Feast days, and are emotionally attached to Orthodox Christianity as their 'national' religion.

    The Greek Constitution reflects this relationship by guaranteeing absolute freedom of religion while still defining the "prevailing religion" of Greece as the Eastern Orthodox Church of Christ. In practice, the Orthodox Church and the secular state are intimately involved with one another. Joint approval is needed for the building of churches and the Church has even blocked the building of places of worship for other religions in Athens. Priests receive state salaries. The President of the Republic takes an oath on the Bible and Orthodox Christianity is given privileged place in religious studies in primary education. The Church has also been allowed to keep its large portfolio of financial assets exempt from taxation and fiscal auditing.

    Starting in January 2005, a series of highly publicised corruption scandals involving high rank church officials have led to many calls by secular Greeks for the complete separation of Church and State and greater control of Church assets.



    Ketu duket qarte fare se si kisha ortodokse greke gabon dhe aq shume sa qe e njef gjith bota dhe historia.
    Pra mos Janullatos eshte nje perjashtim???
    Ku u rrit ? ku i beri studimet teologjike???
    "Dardha bie poshte dardhes" thot populli....

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Tani, pėr sa i pėrket Kryepishkopit Anastas do doja tė thoja se ėshtė gabim tė duash ta largosh atė nga kryesia e kishės shqiptare ortodokse, vetėm e vetėm pėr faktin se ai nuk ėshtė shqiptar. Shumica e atyre qė e kėrkojnė kėtė gjė,tė cilėt nuk ja kanė idenė fesė nė pėrgjithėsi apo kishės ortodokse nė veēanti, nuk u intereson aspak se ai ėshtė njė njeri i ndershėm dhe madje mund tė thoja se ėshtė mė shqiptar se sa shumė shqiptar tė tjerė.

    Atyre nuk do u bėhej aspak vonė nėse nė krye tė kėsaj kishe do ishte ndonjė njeri i korruptuar dhe mashtrues, mjafton qė ky tė ishte shqiptar. Njė logjikė e tillė ėshtė shumė e gabuar. Ne duhet ta quajmė veten me fat qė nė krye tė kėsaj kishe ėshtė vėnė njė njeri me tė vėrtetė i perėndishėm dhe qė ka dashuri pėr tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi dhe pėr shqiptarėt nė veēanti.
    Prshntje live in two places.
    Mendoj se je shpreh pak gabim (mendimi im me pak fjale)
    Ne rradhe te pare Kur ka ardh janullatos ne shqiperi ka ardh si eksark dhe ti e di shume mire ca do te thot kjo fjale.
    Une e shpreh qarte mendimin tim:
    Ai e ka rembyer postin e kryepeshkopit....

    Nuk besoj se njerezve ne shqiperi nuk do tu behej aspak vone nese ne krye te sinodit te shenjte do ishte nje njeri i korruptuar....

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Marre nga gazeta 'Kombi"me 7 shtator 1907 mbi vdekjen e patriotit te nderuar shqiptar Kristaq Dishnica.

    "Kristaq Dishnica vdiq ne lulen e trimerise, 23 vjec , pas nje semundje prej dy muajsh.I ndjeri erdhi para dy vitesh e tehu e punonte ne Marlboro ,Mass. Ishte shume i dashur me shoket e tij dhe te gjitheve u vajtoj zemra kur mesuan lajmin e zi.Varrimi u be me 26 gusht, diten e hene ne worcester, ne oren 4-5 pas dreke.Nente karroca prej hudson-it dhe tete prej worcester-it i vajten pas gjer ne varr dhe nente kurora nga miqte dhe shoket e stolisen qivurrin e tij"


    Vdekja qe u be shkak per pavaresine e Kishes Ortodokse Shqiptare.

    Me emrin e Kristaq Dishnices lidhet pavaresia e Kishes Ortodokse Shqiptare.
    Kur ai vdiq ne Hudson ( massachusetts ) me 1907, nuk kishte as prift e as kishe shqiptare. Mergimtaret tane iu luten prifterinjve grek te kryenin sherbimet fetare per te ndjerin Dishnica, por ata refuzuan. Emigranti i ri shqiptar u varros pa sherbime fetare. Te hidheruar e te prekur thelle nga ky veprim i klerit grek , shqiptaret vendosen te fillonin perpjekjet per te pasur dhe ata kishen dhe priftin e tyre shqiptar.
    Per Kristaq Dishnicen jane botuar shkrime te ndryshme ne shtypen shqiptar e te huaj, nganjehere duke shtremberuar data dhe fakte. Kjo ka ndodhur per faktin se nuk kan marr per baze gazeten "kombi" e vetmja qe e ka pasqyruar ne menyre te sakte dhe kronologjike levizjen e shqiptarve per themelimin e Kishes Ortodokse Shqiptare, qe nga vdekja e Dishnicesne gusht te vitit 1907, deri kur Fan Noli u dorezua prift ne mart te vitit 1908.

    Constandin A. Demo ne librin e tij " Shqiptaret ne Amerike" , botuar ne boston ne vitin 1960, shkruan sekisha greke jo vetem refuzoi te varrose te ndjerin, por beri dhe propagande neper kishat ortodokse te kombesive te tjera, qe te mos varrosnin te ndjerin.


    Ndersa ne librin mbi 50 vjetorin e themelimit te KOSH-it ne Amerike, permbledhur nga Fan Noli, botuar ne Boston ne vitin 1958 lexojme:
    "orvajtjet per te siguruar nje prift ortodoks per sherbimet e funeralit per Dishnicen qene te kota. Kleriket grek refuzuan te bejn sherbesat duke nxjerre si preteks se i ndjeri kishte qen nje patriot Shqiptar dhe si i tille ishte automatikisht i perjashtuar nga kisha..."

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Nacionalizmi shqiptar, me i dobet se i fqinjeve

    Bernd Fisher, historiani i njohur per nje liber brilant rreth periudhes se Mbretit Zog dhe Luftes se II Boterore ne Shqiperi, shpjegon shkaqet se perse nacionalizmi shqiptar eshte me i dobet se ai i fqinjeve te tij ne Ballkan. Ngjashmeria e pazakonte qe ai gjen mes qeverisjes se Zogut dhe Enver Hoxhes dhe rruga e gjate dhe e veshtire e vendit tone drejt nje demokracie normale

    Nje historian amerikan thote se nacionalizmi shqiptar eshte zhvilluar me vone se nacionalizmat e kombeve te tjera ne Ballkan. Profesor Bernd Fisher, shef i Departamentit te Historise ne Universitetin e Indianes ne Fort Wayne dhe autor i librit "Shqiperia ne Lufte", tha ne nje takim, se edhe sot nacionalizmi shqiptar eshte shume me i dobet dhe perben shume me pak kercenim per rajonin se ato te kombesive te tjera. Profesori Fisher, thote se nacionalizmi shqiptar eshte zhvilluar me vone sesa ai i kombesive te tjera ne Ballkan.

    "Nje nga ndryshimet kryesore mes nacionalizmit shqiptar dhe atij te grupeve te tjera ne Ballkan, eshte se ne vende te tjera nacionalizmi eshte shume me i forte. Mendoj se arsyeja kryesore eshte se ne vende te tjera eshte zhvilluar me heret dhe ka patur nje shekull me shume kohe per te marre forme. Si rezultat, eshte edhe sot shume me i dobet dhe ne te vertete perben me pak kercenim per Ballkanin, sesa ndoshta nacionalizmi i disa prej fqinjeve shqiptare".

    Profesor Fisher thote se ne rastin e Shqiperise, elitat kane luajtur nje rol shume te madh. Profesori shpjegon se si pasoje e faktit qe shqiptaret ishin aq te ndare deri ne fund te shekullit te 19- te, ishte e nevojshme nje lloj nxitjeje nga ana e intelektualeve, gje qe nga fundi i shekullit arriti te t'i jepte shtyse zhvillimit ne nacionalizimit.

    "Pa dyshim eshte kombinim i nje sere faktoresh. Mendoj se ky nacionalizem eshte i filluar nga elitat dhe i drejtuar prej tyre dhe mendoj se edhe sot elitat luajne nje rol kritik ne nacionalizmin shqiptar".

    Gjate prezantimit te tij, profesor Fisher, qe eshte nder te tjera edhe autor i librit "Mbreti Zog dhe Lufta per Qendrueshmeri ne Shqiperi", gjen edhe nje ngjashmeri te pazakonte, te pakten persa i takon nacionalizmit, mes Mbretit Zog dhe Enver Hoxhes:



    "Mendoj se jane te ngjashem ne kuptimin qe u gjenden perballe te njejtave probleme. Nga pikepamja ideologjike, ata jane shume te ndryshem, por per shkak te faktit qe te dyve iu desh te perballen me ndertimin e shtetit dhe pak a shume ne te njejtin nivel zhvillimi, ne fund te fundit do te thoja qe politikat e tyre ishin te ngjashme."

    Ne ditet e sotme thote profesori Fisher, historia sjell gjurmet e saj ne zhvillimet aktuale dhe thote se nuk eshte per t'u habitur qe po hasen veshtiresi ne Shqiperi persa i takon krijimin te nje shteti dhe shoqerie te qendrueshme.

    "Shqiptaret kane patur pak pervoje me ekonomine e tregut dhe sigurisht qe nuk mjafton thjesht ta shpallesh veten demokrat, per te ndertuar nje demokraci. Shteteve te Bashkuara iu deshen qindra vjet dhe nuk mendoj se pret njeri qe shqiptaret te kapercejne disa faza se bashku. Nuk jam i habitur qe eshte dashur kaq kohe per te krijuar nje qeveri te qendrueshme. Shpresoj qe me zgjedhjet e ketij viti, ketij procesi t'i jepet nje shtyse, por kjo mbetet per t'u pare".

    Profesor Fisher thote se nuk ka dyshim qe historia ka nje rendesi te jashtezakonshme ne gjithe kombesite ballkanike. Ai thote se mes serbeve, bullgareve dhe rumuneve per shembull ekziston prirja per te pare me nostalgji perandorite mesjetare dhe se ata i shohin si model, programet e atehershme nacionaliste.

    "Shqiptaret jane te ndikuar ne nje menyre te ngjashme megjithese ata pavaresisht se kishin Skenderbeun nuk e kane patur ate shtet mesjetar me baze kombesine", thote ai.

    "Zeri i Amerikes"

  5. #45
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lerini primitivitetet o njerez.


    Ti e ke hapur temen me nje pyetje te caktuar precize, per te cilen nuk ke thene ASGJE.


    Nqs deshiron te flasesh per Kisha edhe politika, hap tema te tjera te te sqarojme.



    Por edhe ne prizmin tend te te parit te gjerave, prape je gabim.


    Ku qendron gabimi yt?



    Nderkohe qe ti vajton per bashkepunimin e Kishes greke me shtetin grek, ti nuk e kupton se statusi "Kisha autoqefale shqiptare" erdhi pikerisht si pasoje e nenshtrimit te Kishes proceseve politike te qeverise se Zogut.

    Madje Kryepeshkopi i pare, V. Xhuvani, ishte edhe anetar i Parlamentit, edhe cdo nen kishtar ai e aprovonte me pare ne paralement. Dallimi i grekeve me shqiptaret eshte se Kisha greke i nenshtrohej (apo drejtonte) nje shtet e politike te nje kombi ortodoks, ndersa i dyti nje shteti laik me maxhorance te konsiderueshme jo ortodokse, edhe me nje ortodoksi me nje minorance te konsiderueshme jo shqiptare, ku ne fakt jo shqiptaret ortodokse paten merita shume te medha ne antihelenizmin e kohes.




    Se dyti, ti vajton mosvarrimin e Kristaq Dishnices ne 1907 nga Kisha greke ne Amerike (edhe lunatiku Nikolla Marku akuzon ne shtyp per kete Janullatosin e datelindjes nje dekade e me shume me vone!!!!), pa kuptuar dot se nenet e dy Kongreseve te para te Beratit edhe Korces, pikerisht kete donin te realizonin, qe shqipja te ishte e detyrueshme (imponueshme) ndaj te gjithe ortodokseve ne shtetin e Shqiperise, gje qe nenkupton se ne rast varrimi, nje greku do ti mohohej, nqs sherbesa nuk do te behej ne shqip.




    Se treti, domethenese eshte se Patrikana e Stambollit ua lejoi shqiptareve gjuhen shqipe ne kishat qe ata do te ndertonin vete ne Amerike, por jo ne kishat qe ishin ne juridiksionin e vet Patrikanes.

    E pare brenda asaj kohe, hapi i ndermarre eshte ne pajtim te plote me standartet kohore nderkombetare. Vete Kisha katolike i toleroi sherbesat ne gjuhe jo latine vetem pas 1963!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 05-09-2005 mė 03:46

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Me ardhjen e proceseve demokratike , kėrkesė e domosdoshme ishte edhe rimėkėmbja e besimeve fetare dhe nė kėtė kuadėr edhe ripėrėritja e fesė ortodokse Shqiptare . Pėr kėtė arsye i detyruar , Ramiz Alia dhe ministri i jashtėm i asaj kohe , Muahmet Kapllani , gjithashtu edhe disa intelektual mė nė zė ju drejtuan kishes greke , e cila dėrgoi ne Shqipėri Janollatosin me detyrėn nė hierarkin fetare si eksark = i perkoheshem pėr KAOSH-in ( Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipėrisė ) .
    Nuk te pyeta te me tregosh se si erdhi kryepeshkopi Anastas ne Shqiperi. Te pyeta se ku ishte ajo "Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare" ne 1991, para se te vinte peshkopi ne Tirane. Kur ta gjesh ate KOASH e 1991, krahasoje me KOASH e 2005 se mbase keshtu kupton ndonje gje edhe ajo mendja jote e vogel.


    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Jemi tek "Toleranca fetare" dhe per kete do te doja te pyes juve qe po diskutoni kete teme se sa tolerante do te ishin greket sikurse tu vinte ne krye te kishes nje shqiptar i cili as nuk din greqisht?!

    Patriarku Athenagora ishte shqiptar dhe perpara se te behej patriark ishte Kryepeshkop i Kishes Orthodhokse Greke te Amerikes.


    Ndersa ne librin mbi 50 vjetorin e themelimit te KOSH-it ne Amerike, permbledhur nga Fan Noli, botuar ne Boston ne vitin 1958 lexojme:
    "orvajtjet per te siguruar nje prift ortodoks per sherbimet e funeralit per Dishnicen qene te kota. Kleriket grek refuzuan te bejn sherbesat duke nxjerre si preteks se i ndjeri kishte qen nje patriot Shqiptar dhe si i tille ishte automatikisht i perjashtuar nga kisha..."
    Mekatin me te madh Noli ne jeten e tij e ka bere pikerisht ne Amerike dhe ndaj komunitetit orthodhoks shqiptaro-amerikan. Ai shperfilli te gjitha kanonet e shenjta te Kishes dhe e shkeputi komunitetin shqiptar nga kungimi me Kishen Orthodhokse, duke ngritur nje "Kishe te pavarur" per shqiptaret e Amerikes. Komunitetet orthodhokse shqiptaro-amerikane u ndane me dysh nga ky veprim i Nolit, ne ato qe zgjodhen "pavaresine e Nolit" dhe ne ato qe zgjodhen Kungimin e Shenjte me Kishen Orthodhokse.

    Per dekada te tera dioqeza e kishave orthodhokse ne Amerike ka qene jo ne kungim me Kishen Orthodhokse, nje mish i huaj per Trupin e Krishtit. Vetem kete dekaden e fundit u bene perpjekjet per tiu kthyer kanoneve te shenjta dhe per tu bashkuar me Orthodox Church of America, si nje dioqeze shqiptare.

    Kisha Orthodhokse nuk pagezon njerez nga rruga vetem se u shkrep ne koke qe te pagezohen sa per sport, ashtu sikunder nuk varros njerez qe nuk jane rilindur ne Kishe. Dhe paturpesia e Nolit ishte e dyfishte, pasi ne ate kohe ne krye te Kishes Orthodhokse Greke te Amerikes ishte Kryepeshkopi Athenagora qe ishte me origjine shqiptare nga Janina.

    Noli zgjodhi te shkeputej, ashtu si nje pjese e kishave orthodhokse shqiptare zgjodhen qe te jene ne kungim me Kishen Orthodhokse.

    Asnje njeri nuk ka per te shpetuar jeten e tij ne Diten e Gjykimit, sepse eshte grek, shqiptar, apo amerikan. Dicka qe duhet ta ngulitni mire ne ato kokat tuaja kryenece!


    Cili ėshtė ndryshimi midis njerėzve qė gabojnė dhe kishės qė nuk gabon?
    Po me kerkon qe te te mesoj te notosh duke u shtrire ne rere? Mesohet noti pa uje? Mesohet se cfare eshte Kisha pa shkuar ne Kishe? Shko ne Kishe dhe lexo edhe "Kisha eshte NJE" qe une kam postuar me lart, nese vertet je i interesuar te mesosh.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Po me kerkon qe te te mesoj te notosh duke u shtrire ne rere? Mesohet noti pa uje? Mesohet se cfare eshte Kisha pa shkuar ne Kishe? Shko ne Kishe dhe lexo edhe "Kisha eshte NJE" qe une kam postuar me lart, nese vertet je i interesuar te mesosh.
    Unė nuk shkoj nė kishė, unė jam njė pjesė e kishės. Kisha nuk ėshtė njė vėnd ku shkohet, por njė organizėm i gjallė. Fakti qė ti thua qė tė shkoj nė kishė, duke e pėrcaktuar atė si njė vėnd, tregon se nuk ja ke idenė se ēfarė ėshtė kisha.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #48
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faktikisht ky eshte nje vizion i VARFER qe ti ke per Kishen. Kisha ka shume dimensione, sikurse Krishti.

    Psh ti thua se i afrohesh Krishtit me lutje, nderkohe qe beson, se Krishti eshte, banon brenda teje. Ti i ngre apo ul syte kur i lutesh Zotit te kudondodhur. Ne fakt ti ose sduhet te shihje fare, ose te shihje brenda vetes vetem!!!!


    mos e devijoni debatin ne debat teologjik.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Albo me fal po ta shohesh veten se sa qesharak je bere ne sy te gjithe shqiptareve ketu sdo te kishte lutje qe do te te shpetonte ndaj mekateve qe ben ndaj historise dhe vendit tend.Sidomos kur ia nes edhe flet keq per Fan.s.Nolin ia ke vene vulen vetvetes.Kaq poshte te paskan vene grekerit?Do te kisha shume deshire te dija se sa para ke marre nga ata e sa paguhesh do te ishte nje teme interesante.


    Zot i madh qe je ne qiell meshiroje mekatarin.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga Tironc_per_jete
    Albo me fal po ta shohesh veten se sa qesharak je bere ne sy te gjithe shqiptareve ketu sdo te kishte lutje qe do te te shpetonte ndaj mekateve qe ben ndaj historise dhe vendit tend.Sidomos kur ia nes edhe flet keq per Fan.s.Nolin ia ke vene vulen vetvetes.Kaq poshte te paskan vene grekerit?Do te kisha shume deshire te dija se sa para ke marre nga ata e sa paguhesh do te ishte nje teme interesante.


    Zot i madh qe je ne qiell meshiroje mekatarin.

    Per Albon cdo gje qe bie ndesh me interesat greke(qarqe te caktuara) eshte e papranueshme....

    Personalisht nuk kam asgje kunder Greqise e aq me teper kunder popullit grek...Madje do deshiroja qe me futjen e Shqiperise ne BE te rrezoheshin keta kufij qe na kane ndare qe nga 1831 e ketej....Dy popujt tane pervec qe jane fqinje jane ne keto troje qe nga lashtesia e deri me sot...Jane dy popuj qe asnjehere nuk kane luftuar midis tyre...
    E gjithe "puna" u prish qe nga themelimi i shtetit grek 1831 e ketej...Shteti modern grek apo Greqia moderne ndoqi nje politike te padrejte ndaj kombit shqiptar...Them ndaj kombit shqiptar pasi Shqiperia nuk egzistonte atehere...Shqiperia u krijua si shtet i pavarur ne 1912 dhe ne 1913 u njohen kufijte e sotem te saj duke lene jashte trojeve shqiptare Camerine dhe Kosoven....Kjo ndodhi per shkak te qendrimeve te atehereshme greko-serbe qe nuk deshironin krijimin e shtetit apo njohjen e Kombit Shqiptar....

    Kjo taktike e Greqise vetvetiu ka sjelle dhe reagimet negative ne drejtim te Greqise nga shqiptaret....Kryepeshkopi Anastas eshte pre e ketyre reagimeve dhe eshte treguar mjaft i matur duke mbajtur ekuilibrat e duhura....
    Perderisa Greqia nuk do heqe dore nga pretendimet e saj mbi Shqiperine si dhe Serbia ndaj Kosoves asnjehere keto dy shtete nuk do njohin simpatine e shqiptareve dhe mendoj se shqiptaret ne kete ceshtje nuk kane faj pasi jane viktimat...
    Nikolas Gejxh dhe termat Vori-Epir jane te papranueshem per shqiptaret...

    Persa i perket Krishterimit ky ka qene i perhapur ne Shqiperi qysh ne filimet e tij...Shqiptaret dhe greket jetuan ne keto troje ne harmoni per shkakun e thjeshte sepse ne kohera te ndryshme jetonin nen Perandorine Romake dhe ate Bizantine, pra ne nje sistem perandori e jo ne shtete kombetare....Sot me krijimin e shteteve kombetare gjerat kane ndryshuar pasi kane ndryshuar dhe politikat e keyre shteteve kombetare....
    Te gjithe (me perjashtim te Albos) e pranojne se shteti i ri grek u indefitikua me Kishen Ortodoke Greke dhe ne mjaft raste duke shfrytezuar ndikimin e saj per interesat e veta...Pra ne nje fare menyre Kisha Greke ra ne kurthin e shtetit grek dhe ne mjaft raste edhe pjese e politikes se ketij shteti...Kjo gje vazhdon deri ne ditet tona edhe pse jo me te njejten shkalle si ne te kaluaren....Gjithe kjo e histori pati si rrjedhim qe Kisha Greke deri diku te shenderrohet ne Nacionaliste duke u idefitikuar me Hellenizmin...Ketu mendoj une se eshte GABIMI i Kishes Greke dhe kam bere kritikat e mia te cilat Albo apo Ilirian Papa nuk i pranon....Nese une shprehem gabim ne emertime atehere le ta korigjojme dhe te themi KLERI GREK ose me sakte Udheheqesit shpirterore te ketij kleri.....
    Jezu Krishti iu drejtua GJITHE NJEREZIMIT e jo shteteve apo rracave te caktuara....Atehere dhe udheheqesit e Kishave lokale dhe te perkujdesen qe ta perkufizojne rolin e tyre brenda Kishes e jo te perzihen ne Politika e shteteve te ndryshme.....

    Perderisa Kisha Greke do mbetet e identifikuar me politiken Greke dhe Hellenizmin atehere dhe reagimet e shqiptareve do jene te rezervuara dhe shpeshhere negative...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 05-09-2005 mė 08:59
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  4. Sfida e Globalizimit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •