Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Njeriu bën fenë apo feja njeriun

    ceshte feja .feja eshte zbatimine praktikete fjales se perendise. [ne qofte se dikush nga ju mendon se eshte fetar dhe nuk i ve fre gjuhes se vet . sigurisht ai e mashtron zemren e vet feja e tij eshte e kote .feja e paster dhe e panjolle perpara perendiseatit eshte kjo te vizitosh jetimet dhe te vejat ne pikellimet e tyre dhe ta mbash veten te paster nga bota . kjo e fundit ka rendesi , ta ruash veten te paster nga bota . ] jakob 1 26 27 nga shkrimi i shenjte . te dallosh nga bota qe je fetar do te thote te mos besh si bota por te besh nje jete te paster . njerezimi gjate historise e ka keq kuotuar dhe keq interpretuar fene qe eshte vetem kjo .dhe shohim qe te gjitha luftrat ne bote jane bere per shkak te ndarjes se feve qe jane sajuar nga njerezit sic jane islami katolicizmi orthodhoksia etetjera .une nuk injoroj besimin e cdo kujt te gjithe le te bbesojne ku te duan por kini parasysh dhe beni nje pyetje vetes . ku do shkoj mbasi te mbaroj kjo jete ? a me siguron feja ime jeten e perjetshme dge te shpetoj nga gjykimi ? . mund te them qe ne bejme fene dhe nuk na ben ne feja . askush nuk mund te shpetoj veten nga vetja e tij vetem zoti jesus qe eshte zoti i plotfuqishem ka fuqi te fali paudhesite dhe te shpetoj nga gjykimi dhe kjo eshte dhurate dhe nuk vjen prej veprave te mira sa nga fete e sotme por vetem prej zotit . [ une jam rruga e verteta dhe jeta dhe askush nuk vjren te zoti vetem nepermjet meje . tha jesusi . sepse zoti kaq shume edeshi boten saqe e dha birin e tij te vetem lindur qe kushdo qe beson ne ate te mos humbase por te kete jete te perjetshme .gjoni 3 ,,,16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    feja e shqiptar thon se eshte shqiptaria,
    tani te diskutojme per katolik dhe mysliman sja vle, se ne te vertet shqiptaret kan qene gjith katolik por turku na ka kthy musliman.
    dhe ne shqiperi ka shum katolik,por nuk jan popull fetare sic ne vende tjera,flas per myslimanet se katoliket jan pak me ndryshe,se muslimanet kan me naze,ose jan me pak te dashur me popull tjer qe sjan mysliman dmth kan shum mendime te keqia.
    por duhet te respektosh mendimin e tjetrit edhe nese nuk te pershtatet ty, sepse sdo te thot te jemi gjith njelloj.

    Feja nuk te ben te jesh person i vecant,ose dikushi,por guximi dhe vetja jote.
    ska pa kush respekt nga fete.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Maratonomak, si shume antare te ketij forumi, edhe ti nuk e njeh fene dhe ne pamundesi per te lexuar e mesuar me shume per te dhe rolin e saj ne nje shoqeri, e nenvlereson ate ne ate shkalle sa beheni gati qesharak.

    Feja eshte burimi i cdo qyteterimi qe njeh njerezimi!

    Kjo fjali qe shkruajta me lart e thote gjithcka ne nje fjali, dhe do te thote qe te gjitha qyteterimet qe ka njohur njerezimi burimin e kane patur edhe e kane tek feja. Pa fe, kombet nuk njohin qyteterim dhe mirekuptim dhe nje popull pa fe eshte nje popull ne anarki, pa te shkuar, pa te tashme e pa te ardhme.

    Feja nuk eshte vetem "praktika fetare", feja eshte trashegimia e vlerave morale e shpirterore te nje populli qe trashegohen nga nje brez tek tjetri. Pra ekziston edhe nje komponent historik i fese. Ashtu si une jam besimtar orthodhoks sot, keshtu ka qene edhe babai, edhe gjyshi, edhe stergjyshi e keshtu me rradhe. Ti me sa duket nuk ke nje tradite te krishtere ne familjen tende, ti je nje besimtar i krishtere i konvertuar tani se fundmi ne krishterim.

    Vlerat e fese ne shoqeri jane te jashtezakonshme pasi dimensionojne boten shpirterore te shoqerise dhe krijojne urat e bashkepunimit dhe mirekuptimit me popujt e tjere ne bote. Ato qe popuj te ndryshem te botes cilesojne si "vlera morale e humane", burimin e kane pikerisht tek feja.

    Prandaj perpara se ta nenvleresoni rolin e fese ne shoqeri, mundohuni te kuptoni se cfare feja perfaqeson ne zhvillimin e nje shoqerie.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    pak a shum pajtohem me mendimin tend Albo, por nuk pajtohem me mendimin sepse ne bot ka shum fe.
    te kishim nje fe do ta respektonim, kurani dhe bibla jan dy kulme te ndryshme.
    bibla mban tamom ato qe e bejne nje person tamom ose nje familje te lumtur.
    sic dhe ligjet.

    nje gruja muslimane ska te drejte te veproje sipas deshires se saj, kjo ekziston dhe ne shqiperi shum,por jo sic ne disa vende te tjera qe mbajne fene tamom.
    dhe ajo fe,ose ai popull qe e quan ate fe nuk eshte aq e paster sa ti bej njerzit e lumtur ose te jene te lumtur te zbatojne ligjet e saj.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #5
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Ajo cka une veshtorj ose eshte realitet sot eshte se kristianet fene e kane si etikete do ta quaja pa i ofenduar pra vetem emri kristian qendron tek ata per praktiken e tyre biblike nuk shoh qe kristianet ta praktikojne shume fene e tyre ose versetet biblike nuk e di por ndoshat feja e tyre sot eshte sekularizmi ose laicizmi pra ka nje konverttim te kristianeve ne laike dhe sekulariste .Se di pse ndryshe me muslimanet te cilet e kane shume me pak te thkesuar kete.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Problemi qendron se Kristianet nje here identifikoheshin me Shtetin Papal, por edhe atehere perseri ata nuk i kushtoheshin Bibles pasi luftuan ne kryqzata, paten inkuizicione etj.

    Ky gabim qe ti ben Arrnub eshte sepse ne boten arabe te gjitha jane Republika Islamike, te vetshpallura po te shpallura si Republika. Ne boten e prendimit kjo gje nuk ekziston. Me reformen e Lutherit dhe me ndarjen e Kishes ka ndodhur dhe copetimi i fuqise se shtetit Papal te dikurshem, por jo i besimit. Esenca mbetet tek ndarjet e medha Orthodhokset(qe jane dhe me besniket ndaj liturgjise), Katolikeve, Protestanteve etj etj.

    Levizja qe po synohet sot nga Shteti i Shenjte Vatikanit eshte ajo e Ekumenizmit, ose bashkimit te ndarjeve te ndryshme.

    Persa i perket temes, Feja eshte cfar ben njeriun, eshte ajo cfar krijon moralin ne Shoqeri qe e mban kete shoqeri te lidhur, ne mos do kishte nje kaos te madh qe e modelon kete Shoqeri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Civilizimi dhe feja nuk shkojnë së bashku mendoj unë duke u bazuar në praktikat e sotme dhe të së kaluarës.

    Për këtë kemi dëshmi sot të dhënat më të fundit statistikore nga besimtarët në vendet e civilizuara dhe ato në zhvillim.

    Në vendet e civilizuara, psh. në SHBA po t'i pyesësh se a kanë qenë ndonjë herë në kishë thonë se e di që është një përballë shtëpisë sime por nuk kam qenë asnjëherë. Po t'i pyesësh pse thonë se nuk kanë kohë, jeta është aq dinamike sa nuk e imagjinoj veten duke humbur disa orë në javë në kishë.Kjo është përgjigjja e shumicës amerikane. Kështu edhe në Angli, vend me më shumë se 60 milion njerëz por me vetëm 1 milion që shkojnë në kishë çdo javë, e edhe ata emigrantë kryesisht nga Afrika. Në Francë poashtu po ankohen priftërinjtë se nuk ka besimtar dhe kishat po rrin hapë vetëm për emigrantët kryesisht afrikanë. Në Itali shumica e popullit nuk di të bëj as shenjën e trinitetit, mbi 85 përqind dhe këtë e arsyetonin me se kisha nuk të zgjidh problemet e jetës. Në këto vende shteti ligjor është shumë i fortë dhe shumë prej ligjeve janë kundër edhe disa parimeve bazë të feve që pastaj e vë në dyshim gjithë atë që propagandohet në fe. Morali nuk arrihet me fe, por me ligje, shteti ligjor është ai që krijon moral në shoqëri. Pastaj, këtu psh. shkalla e njerëzve të paarsimuar është shumë e ulët, në SHBA psh. 25-30 % e totalit të popullsisë është me shkollë të lartë, që kanë mbaruar studimet në shkolla ku evidentohet saktësisht se bota është më shumë se 14 miliard vjet e vjetër ( e jo 6000 vjet sipas feve), ku evidencohet saktësisht teoria e evolucionit që hedh poshtë me të drejtë teorinë e krijimit special për 6 ditë të gjithkaje nga Zoti. Pra, këto janë arsyet që në vendet e civilizuara ka shumë, shumë më pak besimtar dhe sa më shumë civilizim më pak fe do të ketë pamvarësisht fushatave të klerëve më të lartë fetar.

    Në vendet e pacivilizuara si Afrikë, Lindje e Afërt dhe e Mesme po atje jo vetëm që e mbajnë fenë por janë në gjendje që të mbështillen edhe me dinamit e ta hedhin veten në erë vetëm për fenë e tyre. Këtu nuk ka shtete ligjore dhe shumica e popullit janë të paarsimuar prandaj edhe besimi i tyre në fe është shumë i madh. Edhe te këto vende, sa më shumë varfëri më shumë besim e për rrjedhojë edhe civilizimi i këtyre vendeve dhe popujve më i vështirë dhe më i ngadaltë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Katunari shqipëtar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Njeriu bën fenë apo feja njeriun

    Un mendoj se krijimi i feve është pjellë e njerzimit për qëllime të ndryshme,të mira dhe të kqija.Fetë për mendimin tim janë sikur partit politike e asgjë më shum,kan meritat e veta siq kan edhe dobësit e tyre.Të mirremi seriozisht me fetë në këtë kohë kur njerzit përmes të arriturave shkencore kan pushtuar edhe planetet të tjera pos tokës kish me qen qesharake.Bota po të ishte e drejtur me fanatizëm nga ideologjitë fetare,shkenca dhe teknologjia nuk kish me mund me mbrri kulmin e saj ,por besoj ende kishim me punu tokën me parmend si në kohen e Jezu Krishtit.Bile po mos të kishim mendje të ndryshkuna (Fanatik fetar)mesiguri sot i kishim kursye me miliona jetra të njerzëve,nga luftrat e zhvilluara si në të kaluarën e gjer më ditët e sotme. "A ty ku dominon feja,mretron errësira".

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nese mendojme me koke e jo me zemer , do ta kuptojme se fete jane pjelle e njeriut. kjo be ne nje kohe kur kishte nevoje per njesoj frige sepse njerzit ishin egersira. Edhe sot ne do venede te botes kan nevoje per kete se ende jane egersira( por ketu bejne krime ne emer te fese!!!!).
    Kush mendon se sa eshte gjithesia e madhe, sa yje dhe galakse ka, se sa kohe ka qe eksistojne qenjet e gjalla(sa kohe pas ketyre njeriu) dhe sa kohe pas kesaj u parqiten Bila atehere Kurani ose edeh tjerat, se edeh sot nje numer i madh i njerzeve eshte analfabet, edeh 20000 vjete pas Krishtit nuk dine ta lexojne Biblen e aq me pak Kuranin, kemi njerz gjakpires, egersira ..... A thue Zoti e kishte lejuar kete sikurse te kishte preferuar ndonje fe?
    Qesharake!
    Feja eshte gjeja me e keqe qe i eshte imponuar njeriut.
    Ne emer te kesaj do te kete luftra e luftra edhe shume gjera tjera te keqia.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Nese mendojme me koke e jo me zemer , do ta kuptojme se fete jane pjelle e njeriut. kjo be ne nje kohe kur kishte nevoje per njesoj frige sepse njerzit ishin egersira. Edhe sot ne do venede te botes kan nevoje per kete se ende jane egersira( por ketu bejne krime ne emer te fese!!!!).
    Kush mendon se sa eshte gjithesia e madhe, sa yje dhe galakse ka, se sa kohe ka qe eksistojne qenjet e gjalla(sa kohe pas ketyre njeriu) dhe sa kohe pas kesaj u parqiten Bila atehere Kurani ose edeh tjerat, se edeh sot nje numer i madh i njerzeve eshte analfabet, edeh 20000 vjete pas Krishtit nuk dine ta lexojne Biblen e aq me pak Kuranin, kemi njerz gjakpires, egersira ..... A thue Zoti e kishte lejuar kete sikurse te kishte preferuar ndonje fe?
    Qesharake!
    Feja eshte gjeja me e keqe qe i eshte imponuar njeriut.
    Ne emer te kesaj do te kete luftra e luftra edhe shume gjera tjera te keqia.

    ne radhe te pare meso kuptimin e fjales islam dhe fjales fe gjej ndryshimin mes tyre dhe pastaj vendose vete se a mund ti fusesh ne nje thes,ty nuk te mbushet mendja perasgje megjithese te kam dhen per cdo gje qe flas fakte,ndersa ti asnjehere,nuk dua te ofendoj mendimin tend pasi cdo kush thote te vetin por duhet ta dish nese ate nuk e bazon ne dicka mund te jete i gabuar,dhe ti gati e ke pasur gjithmone te gabuar,islami e ben njeriun,une jam i ketij mendimi e kam vertetuar me jeten time dhe me shume jete qe kam pasur kontakt kam vene re ndryshime thelbesore ne shume njerez dhe ne nje kohe te shkurter,keshtu pra islami lind me njeriu eshte brenda tij qe ne fazat e a para te jetes..........................
    thuaj,ZOTI eshte nje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun!
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 11:30
  3. Balsami i lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •