Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dobesia ime eshte qe humb kohen time me njerez si puna tende qe as shqip nuk dine te shkruajne sic duhet.
    Shqip thuhet PUNA JOTE jo PUNA TENDE

    me falni per nderhyrjen.

    sa per te ndenjur ne teme:
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Shiko, shiko. Te ardhka keq per qyteterimin grek? Greket dhe gjithe ballkanasit, perfshi shqiptaret, nuk mburren me "qyteterimin e lashte grek", mburren me qyteterimin me te lavdishem dhe me jetegjate ne historine e Evropes, qyteterimin romako-bizantin qe u ngrit mbi besimin e krishtere dhe nuk u perhap me forcen e shpates, por me predikimet dhe martirizimet e shenjtoreve te Kishes.
    Guerra contro i pagani e missione: un tragico legame rivelatosi molto presto, a partire cioč dall'ultimo quarto dell'VII secolo. In un mondo cristianizzato forzosamente ma non intima - nelle istituzioni ma non ancora nelle strutture, nei riti ma non nei costumi, affiora - nelle guerre contro i Sassoni o contro gli slavi pagani - il tema della scelta fra il battesimo o la morte che il vincitore cristiano propone al vinto infedele.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga helene : 07-09-2005 mė 07:28

  2. #62
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ju erdhet me nje pyetje per komunitetin ortodoks ne lidhje me nje nen te kesaj kishe. Pergjigjen e moret.



    Janullatosi eshte LEGJITIM ne poziten qe ndodhet.


    Se cfare mendoni juve per Greqine, krishterimin, kjo nuk i intereson kujt!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ju erdhet me nje pyetje per komunitetin ortodoks ne lidhje me nje nen te kesaj kishe. Pergjigjen e moret.






    Se cfare mendoni juve per Greqine, krishterimin, kjo nuk i intereson kujt!
    Ok, fli i qete ti tani

    Janullatosi eshte LEGJITIM ne poziten qe ndodhet.
    Sigurisht, edhe pse prania e tij ne Shqiperi shkakon reagime te ndryshme nder shqiptare...

    Janullatosi "pati fatkeqesine" e te qenit grek sepse po te ishte shqiptar te gjithe keta shqiptare qe e shajne apo kritikojne do ta ngrinin ne qiej...

    E them kete pasi Anastasios persa i perket personalitetit te tij eshte nje Figure e Madhe me plot kuptimin e fjales...
    Sikur Greqia te kishte ne krye te Kishes se saj nje personalitet ose me sakte ne gjuhen fetare nje Kryepeshkop te permasave te Bartholomeos ose Anastasit gjerat do te ishin me pozitive....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #64
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Greket dhe gjithe ballkanasit, perfshi shqiptaret, nuk mburren me "qyteterimin e lashte grek", mburren me qyteterimin me te lavdishem dhe me jetegjate ne historine e Evropes, qyteterimin romako-bizantin qe u ngrit mbi besimin e krishtere dhe nuk u perhap me forcen e shpates, por me predikimet dhe martirizimet e shenjtoreve te Kishes.

    Po vjet, kur u be Olimpiada ne Athine, gjate ceremonise televizori sikur nuk dha asnje pamje te ndonje procesioni fetar bizantin.. Greket (ky miksi sirian-helen-etiopian qe ekziston sot!) mburreshin vetem me helenet e lashte, ata qe nuk ishin infektuar nga bacili aziatik i titulluar krishterim.

    Ky qyteterimi qe u perhap mbi besimin e krishtere, a la ndonje statuje pagane ne kembe? Po bibliotekes se Aleksandrise cfare pati qe i vuri zjarrin?
    Prektora

  5. #65
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Bravo Tan. Te pakten ti ke nje fije sinqeriteti.


    Qe Janullatosi ngjall reagime nder shqiptare, thjesht per faktin se eshte grek, kjo tregon vecse nivelin e ulet civil, qytetar, e si rrjedhoje, kulturor qe ekziston ende natyralisht ne nje vend qe bota e mban thelle per te botes se trete me gjitshka qe perfshin ky status...

    Une ju them nje gje:


    1) Keni gje per legjitimitetin e tij kishtar?

    Bujrum, ec e diskutojme. Ja po i pranojme edhe mendimet e atyre qe nuk jane anetare te Kishes ortodokse, perderisa keto te jene ne aspektin doktrinor juridik kishtar.


    Mirepo ajo qe ngjet eshte se ASNJE nuk eshte ne gjendje te na jape ASNJE argument kishtar, se pse Janullatosi eshte ilegjitim ne postin e tij.

    Si rrjedhoje, Janullatosi akuzohet per ate se cfare do te kishte bere shovinizmi grek, sic e parafytyrojne ate shovinistat shqiptare, ne trojet apo kombin shqiptar.


    2) Ka shkelur ai integralialitetin e shtetit shqiptar?


    Bujrum, sillni fakte konkrete. Shqiperia eshte i vetmi vend ku njerezit akuzohen si pa te keq qe meritojne ose padi ose kundrapadi, por qe per cudi, asnjera pale nuk ka mbrojtje ligjore.



    Autoriteti i Janullatosit qendron ne te qenit Kryepeshkop te tij edhe ne te qenit kanonik edhe konform ligjeve civile, gjithshka tjeter qe ka te beje me cilesite politike, intelektuale, apo artistike te tij, jane gjera subjektive.


    Ajo qe historia ka treguar deri me tashti, qe pas 1922, eshte se parrulla "Kishe e lire ne shtet te lire" ka fituar kuptimin e nje Kishe te roberuar nga jo ortodokse.


    Ndoshta eshte koha qe populli ortodoks te rishohe statusin e vet, ashtu sic kane te drejten te bejne edhe katoliket.

  6. #66
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo vetem qe shqiperia eshte nje vend i prapambetur i botes se trete, por ta kete per nder qe ta haj drurin e grekut, perdhunimet e lloj lloj gjerash te tjera matane kufirit dhe pse jo brenda kufirit nje dite ne te ardhmen pasi druri helen, eshte dru edukativ mbi te gjitha.


    Sa per Bizantin, qe kultura e lashte "greke"(ene sallates me domate e copa djathi po e qujm greke tani kshu qe kush ka me shume le te emertoj) na dilka derivat i Bizantit ketu po e degjoj per here te pare.

    Keep up the good work !
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #67
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kisha Orthodhokse Shqiptare eshte Kishe 2000 vjecare dhe besimi orthodhoks eshte besimi me i hershem ne tokat shqiptare.

    2000 VJECARE? Marrezira. As qe e ke idene se per cfare po flet. Vertet besimi i krishtere eshte me i hershmi ne tokat shqiptare por jo kisha ortodokse. Kisha ortodokse nuk ka as gjysmen e viteve qe ti thua me lart. Mos ia beni me zor qejfin vehtes. Eshte e vertete qe Apostulli Pal kaloi ne treven shqiptare duke ungjillizuar ne banimet e atehershme ne rrugen Egnatia dhe ne Durresin e lashte u krijua Kisha e pare e krishtere, por Pali nuk ishte ortodoks dhe as qe kishte te bente fare me besimin e sotem ortodoks. Prandaj keto lloj perrallash tregoji ne tjeter vend.



    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Greqia as nuk ka patur dhe as nuk do te kete ndonjehere "tendenca shoviniste ndaj Kishes Orthodhokse Shqiptare", pasi Greqia eshte nje popull qe i perket besimit orthodhoks dhe ka nje histori 2000 vjecare bashkejetese me shqiptaret ne te njejtin truall. Ajo qe Greqia dhe gjithe popujt e tjere orthodhokse nuk kane toleruar dhe e kane te veshtire te tolerojne eshte fakti se nje pjese e mire e shqiptareve mbajne fene e pushtuesit turk, atij pushtuesi qe pushtoi jo vetem Shqiperine por edhe Greqine e mbarre Ballkanin. Kjo urrejtje nuk ekzistonte midis popujve perpara se Turqia te luante nga vendi fene e shumices se shqiptareve.

    Nuk ka pse Greqia te kete "tendenca shoviniste ndaj Kishes Orthodhokse Shqiptare" kur kjo kishe i sherben interesave shoviniste greke. Eshte e vertete qe kisha ortodokse greke ka pasur bashkejetese me popullin shqiptar por, per disa arsye te vetme: ta mbaje ne erresire te plote frymore, ne padituri dhe te percare. Nuk ka bere gje tjeter vecse i ka sherbyer interesave shoviniste gerke per te copetuar Shqiperine. Mjafton ti hedhesh nje sy historise se Shqiperise ne kohen e Rilindjes Kombetare dhe me perpara per te kuptuar se kush ishin kleriket ortodokse te asaj kohe dhe se cfare interesash kishin. Gjeja e pare qe duhet te bente kisha ortodokse ne ditet e sotme ishte falja qe duhet ti kerkonte popullit shqiptar per ato vite te turpshme ashtu sic papa e beri perpara se te linte kete bote.

    Fakti qe shume shqipetare kishin perqafuar fene myslimane ne ate kohe, ishte arma me e voliteshme ne duart e klerikeve ortodokse te asaj kohe per t'i mbajtur shqipetaret te percare. Nese ti nuk je dakort dmth nuk toleron ne kete ceshtje qe shume shqipetare jane kthyer ne fene myslimane, ti si besimtar "ortodoks" cfare ben kur Perendia ne te cilin ti pretendon se beson, te urdheron te duash te afermin tend porsi vehten? Ku eshte deshmia jote ne kete rast? Keshtu e doni ju "ortodokset" te afermin tuaj, duke e urryer ate?

    Mos harroni o njerez historine e vendit ku lindet. Eshte mire te dini se cfare thoni perpara se te flisni per Shqiperine ju o shqipetare qe perpiqeni t'i sherbeni Shqiperise.



    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dhe gabimi tjeter qe ti ben, qe vjen nga mosnjohja e besimit te krishtere, eshte se ti kujton se misioni i Kishes eshte qe te "mbroje Shqiperine nga popujt e tjere", por harron qe misioni i Kishes dhe vete Krishtit nuk ishte qe ti ndante popujt nga njeri-tjetri, por ti bashkonte ata me ane te besimit dhe adhurimit ne te njejtin Zot. Misioni i Kishes Orthodhokse eshte Vullneti i Perendise, dhe Vullneti i Tij nuk eshte qe te shohi nje Kishe te ndare nga Trupi i Krishtit, por te shohe nje Kishe qe punon per te sherruar plaget e popujve dhe te pastroje shpirtrat e njerezve nga urrejtja, duke bere te mundur keshtu bashkejetesen ne paqe midis popujve.


    Me vjen keq por ti je ai qe nuk e njeh besimin e krishtere. Misioni i kishes nuk eshte: "per te sherruar plaget e popujve dhe te pastroje shpirtrat e njerezve nga urrejtja, duke bere te mundur keshtu bashkejetesen ne paqe midis popujve" por per te sjelle njerezit ne kryqin e Krishtit ne menyre qe me ane te besimit ne vepren flijuese te Krishtit, cdo njeriu t'i falen mekatet dhe te shpetoje. Noshta eshte me mire te lexosh Biblen se sa referime te saj dhe keshtu do te kuptosh shume gjera dhe do te mesosh mbi besimin e krishtere.


    Nen Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  8. #68
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po pse cfare ishte Pali? Mos ishte gje tralala me bibel lekure ne dore qe u thosh njerezve te hapnin biblen sa here qe ai citonte prej saj, ne menyre qe ata ta kontrollonin se ai thosh te verteten?!
    Apo mos kendonte edhe ai "ore ore lule bore, jemi evangjelista shembullore"



    Pse mos valle ti e mban veten se ia ke idene nga historia kristiane?




    Problemi i erresires varet nga se cfare mendon dikush per erresiren.


    Psh, nqs behet fjale per protestantizmin, une ju them se, si mendim doktrinor, nuk eshte vecse diagnoze psikoanalitike e nje semundje psiqike, qe doli nga dikush qe kishte nevoje te gjente paqe me veten, keshtu qe ia mbushi mendjen vetes se ishte i shpetuar, e se s'kishte pse ta vriste me mendjen per kete.




    Persa i takon Ortodoksise, edhe problemeve poltike qe paraqesin shoqerite e saj, ato jane ne perkim te plote me kontekstin historik te kohes.



    Greket mendonin se ortodokset jane greke, po ne baze te asaj ideje qe ata mendonin se greket jane romake; apo se muslimanet jane turq.


    Ceshtja e identitetit eshte nje ceshtje e perkufizuar ne menyre relative historikisht.


    Ne kohen qe greket kane ushqyer mendime qe sot quhen shoviniste, bota rreth e qark ka pasur te njejtat mendime.



    Fakt eshte se: Nga 24 Kryeministra (Vezire) qe "Shqiperia" i dha Turqve, perfshi ketu edhe rastin e Ali Pashe Tepelenes, sa prej tyre kerkuan, ose tentuan te kerkonin, formimin e nje mileti te vecante per shqipfolesit ortodokse (ne menyre qe ta shkepusnin ortodoksine e shqipfolesve nga ndikimi helenizues)?

  9. #69
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Po pse cfare ishte Pali? Mos ishte gje tralala me bibel lekure ne dore qe u thosh njerezve te hapnin biblen sa here qe ai citonte prej saj, ne menyre qe ata ta kontrollonin se ai thosh te verteten?!
    Apo mos kendonte edhe ai "ore ore lule bore, jemi evangjelista shembullore"

    Pali ishte nje njeri qe per cdo fjale qe thoshte mbeshtetej ne Shkrimin e Shenjte. Dhe besimtaret qe e degjonin kontrollonin fjalet e tij ne baze te Shkrimit te Shenjte. Dhe kjo eshte e vertete sepse vete Bibla e permend nje gje te tille. Duket karakteri yt 'ortodoks'. Njerezit qe flasin me Bibel, ata qe besojne ne Perendine e vertete ti i quan tralala? C'mund te thote njeri per ty qe flet fjale ne ere? Te tille ishin edhe ortodokset e kohes per te cilen une flas me lart dhe keshtu kane qene nje jete te tere. Per ju ekziston nje fjale e cila ne greqisht ju pershtatet plotesisht: prokatilimeni = njerez qe sido qe te sillesh dhe cfare do qe t'u thuash ata nuk ndryshojne. E kane nxjerre perfundimin e tyre ne cdo gje.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Pse mos valle ti e mban veten se ia ke idene nga historia kristiane?
    Njoh aq sa me nevojitet per besimin tim te krishtere dhe jo per te shitur mend.






    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Problemi i erresires varet nga se cfare mendon dikush per erresiren.
    Nje njeri qe eshte ne erresire nuk mund te kuptoje dot erresiren. Nese nuk je ne drite nuk kupton dot erresiren. Kjo ndodh edhe me ty.




    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Psh, nqs behet fjale per protestantizmin, une ju them se, si mendim doktrinor, nuk eshte vecse diagnoze psikoanalitike e nje semundje psiqike, qe doli nga dikush qe kishte nevoje te gjente paqe me veten, keshtu qe ia mbushi mendjen vetes se ishte i shpetuar, e se s'kishte pse ta vriste me mendjen per kete.
    Seminarist. Ketu i ke kalur kufijte e mendjengushtesise dhe paditurise tende. Kjo tregon se ti nuk e njeh fare Perendine. Kjo eshte deklarata jote publike ketu ne Forum se ti nuk njeh Krijuesin, Shpetimtarin, Ate qe ti mendon se perfaqeson me ose pa rrason tende. Protestantizmi ose me mire Kisha Ungjillore nuk ka mendim doktrinor por mesim doktrinor i mbeshtetur plotesisht ne Bibel. Jam i gatshem te sjell ketu doktrinen e besimit ungjillor nese dikush do ta kerkoje dhe ai qe eshte besimtar i vertete le ta ballafaqoje me Biblen.

    Cdo gje qe ka te beje me besimin dhe me paqen qe ka nje besimtar ungjillor, kjo vjen nga Perendia. Jezusi u thote dishepujve te Tij: 'po ju jap paqen time dhe jo paqen qe jep bota'. Paqja qe jep Krishti nuk eshte semundje psiqike dhe as nje shkak per t'ia mbushur mendjen vehtes se je i shpetuar. Provoje Krishtin ne jeten tende dhe pastaj eja dhe fol sepse ti ia mbush mendjes vehtes per kete.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Persa i takon Ortodoksise, edhe problemeve poltike qe paraqesin shoqerite e saj, ato jane ne perkim te plote me kontekstin historik te kohes.
    Sigurisht. Politika e gjithe viteve ne ekzistence e ortodoksise ka qene e njejte. Kthej flamurin nga fryn era.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Greket mendonin se ortodokset jane greke, po ne baze te asaj ideje qe ata mendonin se greket jane romake; apo se muslimanet jane turq.
    Keshtu te thane ty? Te paskan genjyer i shkreti ti. Vecse historia thote te kunderten.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ceshtja e identitetit eshte nje ceshtje e perkufizuar ne menyre relative historikisht.
    Pa dyshim. Pa shiko se mos je gje grek.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Ne kohen qe greket kane ushqyer mendime qe sot quhen shoviniste, bota rreth e qark ka pasur te njejtat mendime.
    Pra ti qenke koke e kembe grek? Pa me thuaj se cili shtet jo ortodoks ka pasur qellime shfarosese ndaj Shqiperise? K.O nuk i sherbeu aspak Krishtit ne Shqiperi ne kohet per te cilat flasim. Qellimi i vetem ishte shfrytezimi i paditurise dhe i etjes se shqipetareve per Krishtin dhe perfundimi: helenizimi i Shqiperise. Kjo urrejtje primitive akoma ekziston edhe ne ditet e sotme ne Greqi. Dhe grekerit, pjesa me e madhe e tyre e mbajne vehten per besimtare 'ortodokse'.





    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Fakt eshte se: Nga 24 Kryeministra (Vezire) qe "Shqiperia" i dha Turqve, perfshi ketu edhe rastin e Ali Pashe Tepelenes, sa prej tyre kerkuan, ose tentuan te kerkonin, formimin e nje mileti te vecante per shqipfolesit ortodokse (ne menyre qe ta shkepusnin ortodoksine e shqipfolesve nga ndikimi helenizues)?
    Nuk i dha Shqiperia Turqise por Turqia zgjodhi midis shqipetareve njerez me te cilet mendoi se do te sundonte me lehte Shqiperine, por nuk ndodhi kjo. Nuk kishte pse keta njerez te mendonin ashtu sic mendon ti sepse per ata, te gjithe shqiptaret ishin te njejte. Nuk kishin pse te benin dallim ne nje kohe kaq te veshtire. Nuk ishin mendjengushte. Po ty nuk ka se c'te duhen keto gjera. Ti je grek dhe grekerve nuk ka c'ju duhet historia e Shqiperise.


    Perendia te hapte syte.




    Nen Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #70
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Aq sa shohin neve ne Bibel, Pali perdori Shkrimin e Shenjte; perdori Traditen judaike (Jamesi edhe Jambresi qe i permend Timoteut, e qe sjane ne Dh.V); perdori vendimet e Kishes (sic i shohim tek Keshilli Apostolik ne Veprat 15), vendime qe u moren ne baze te asaj qe Apostojt kishin mare gojarisht nga Krishti.


    Pra, deri ketu Pali ishte i njejte me mentalitetin qe kane sot Ortodokset - jo ungjilloret!




    Po qe per qellime shfarosese, dihen mire politikat gjunjezuese, kolonizatore te vendeve protestante perendimore. Shih Afriken ne pergjithesi, edhe ate te jugut ne vecanti.

    Pyeti pak Irlandezet se sa i lejoni anglezet ata qe te flsinin gjuhen e tyre...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 14-09-2005 mė 02:58

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  4. Sfida e Globalizimit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •