Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 74
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne 10 replikat qe ke bere ke perdorur jo vetem emerime nga me te ndryshmet si "i paditur" , "injoranc" , "budalla" etj. etj....
    Dobesia ime eshte qe humb kohen time me njerez si puna tende qe as shqip nuk dine te shkruajne sic duhet.

    Mbas disa konsultimeve me Qeverine e athershme shqiptare, ajo Qeveri dhe Patriarkana e Stambollit( Patriarch of Constantinople), ne korrik 1992 nominoje Archbishop Anastasios Janullatos, qytetarin grek, te sherbej ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare (Albanian Orthodox Church), edhe megjithse se ky akt ishte ne kundershtim flagrant me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.
    Pa tregome pak mua, ku ishte ajo "Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare" ne 1991? Shiko se mos gjesh ne ndonje faqe historie, se ne Shqiperine e 1991 nuk do te gjeje dot nje prift qe te bente nje meshe dhe nje kungim, e jo me nje Kishe Autoqefale.

    Se mbase me ndricon pak ti me zgjuarsine tende edhe kete verberine time.

    Kėto predikime u pėrgatitėn dhe u transmetuan nga At Foti Cici nė Athinė (1995), nė radion e kishės ortodokse tė Greqisė, 89.4 FM.
    At Foti Cici, ose Fatmir Cici i dikurshem, eshte ai prift qe mbaroi shkollen e teologjise me bursen e kryepeshkopit Anastas ne Athine, dhe ia shperbleu KOASH duke rendur pas interesave te tij te momentit, si ne Greqi, Londer, Amerike dhe tani se fundmi ne Kanada. Mos i trego Albos se kush eshte At Foti Cici, pasi ai mund te jete prift, por nuk eshte nje prift orthodhoks shqiptar, pasi nuk i ka sherbyer asnjehere Kishes Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Pyete At Cicin se mbase te thote se ne cilen kishe sherben ai sot ne Kanada se mbase ta thote. Pyete edhe se kur ishte hera e fundit qe i shkeli kemba ne nje kishe orthodhokse shqiptare ne vendlindjen e tij.

    Pastaj hajde tregoi Albos se sa "patriot" dhe "i perkushtuar" eshte At Cici. Por per njerez te paditur si puna tende, sapuni kaperdihet kollaj edhe per djathe.


    Grekerit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, shpallen per t'i mvesh "merita" me 30 nentor 2001 - Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos, si fitues te nje ēmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Motivacioni i ketij ēmimi, sipas grekerve ishte "per impenjimin misionar te Anastasiosit ne Afrike dhe per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare".
    Kryeopeshkopi Anastas, eshte Profesor Doktor, eshte profesor nderi ne universitetet me ne emer ne bote, eshte zv. president i Keshillit Boteror te Kishave, nje prej misionareve me ne ze ne mbare Kishen Orthodhokse, zeri i te cilit degjohet dhe nderohet jo vetem nga besimtare orthodhokse, por te krishtere te te gjitha besimeve.

    Kur Kryepeshkopi Anastas flet, gjithe bota e krishtere degjon dhe Shqiperia eshte me fat qe ka nje kryepeshkop si Hiresia e Tij, pasi emri dhe mbeshtetja qe ai gezon ne mbare boten e krishtere ka bere te mundur sigurimin e atyre fondeve qe kane rimekembur trupin fizik dhe ate shpirteror te shqiptareve.

    Kur kryepeshkopi Anastas mund te zgjidhte nje pozite te rehatshme prane ndonje universiteti apo dioqeze orthodhokse ne bote, ai zgjodhi Shqiperine, ku i duhet te duroje dhe perballet me injorancen e njerezve te vegjel si puna tende ne cdo hap te punes se tij. Kurse ai "patrioti" i Kanadase, eshte shume i zene duke mbrojtur nderin e "KOASH" neper faqet e gazetave shqiptare nga Kanadaja e larget.


    Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare Anastas Janollatos, me 17 shkurt 2001 ne Nju Jork para Hotel Hilton ne rrugen e peste, u zhvillua nje proteste e fuqishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te asaj mbremje te nje te ftohti polare, dhjetra shqiptar te tubuar para gradaceljeve ne Manhattan, jo vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-amerikane "Athenogoras", te cilet e kane nderuar ate per kontributin e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.
    Shiko shiko. Po si harruan te rrefejne se ne ceremonine e marrjes se cmimit ishte i pranishem edhe At Artur Liolin ne krah te kryepeshkopit Anastas, si perfaqesues i dioqezes se kishes orthodhokse shqiptaro-amerikane. Apo mos valle komunitetin orthodhoks shqiptar te Amerikes e perfaqesonin ata "tubuesit e fuqishem".

    Ajo shoqata greko-amerikane, mban emrin e nje Patriarku shqiptar te Konstandinopojes, Athenagoras I, qe ka lindur ne Janine nga nje familje shqiptare. Athenagoras I eshte "patriarku me i rendesishem i shekullit te XX" sipas disa studiuesve te historise kishtare qe beri histori ne vitet 60 duke vizituar Kishen e Romes dhe duke i dhene puthjen e paqes Papes se Romes dhe duke rrezuar keshtu aktin 1000 vjecar te ckisherimit per njeri-tjetrin.

    Eshte turp per kryepeshkopin Anastas te marri cmim nga nje organizate greko-amerikane qe mban emrin e nje patriarku shqiptar, apo eshte turp per nje "orthodhoks" si puna tende qe nuk e di qe Athenagoras I ka qene nje patriark shqiptar?! E di pse ajo organizata greke e amerikes mban emrin e Athenagoras? Sepse Hirėsia e Tij perpara se te behej Patrik ishte kryepeshkop i Kishes Orthodhokse Greke ne Amerike. Vrije pak mendjen tende te vogel tani se si ka mundesi qe greket e Amerikes mbajne emrin e nje Patriku me origjine shqiptare!


    e she pra albo se sjam i vetmi qe shqetesohem per gjendjen ne shqiperi???
    Mendoj se situata si takon vetem komunitetit ortodoks por mbare shqiptare.

    Po sjell thjeshte fakte.
    Perpara se te sjellesh fakte, te duhet qe te lexosh ca tek forumi orthodhoks per ndonje muaj te gjitha ato materiale kishtare qe gjen atje, se je besimtar orthodhoks jo per gje. Pasi te kesh lexuar mire e mire, do kesh mesuar qe te shkruash edhe shqip me mire. Kur ti kesh zoteruar keto te treja, hajde pastaj e diskuto me Albon per ato "faktet" qe i vjedh nga faqet e gazetave apo Internetit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-09-2005 mė 09:54

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Me kete qe ke shkruar tregon qe nuk ke asnje perspektive historike mbi historine e Krishterimit ne pergjithesi. Kisha Orthodhokse nuk eshte Kisha e 4 kryqezatave, as kisha e 4 shekujve Inkuzicion, as Kisha me nje Pape te pagabueshem, as Kisha qe ka nje shtetin e vet dhe perfaqesite e veta diplomatike ne mbare boten.
    Kush te tha qe nuk kam dijeni per keto?

    Prandaj mos e shit veten me te paditur se cfare je, por lexo me shume histori. Apo kujton se ke te drejten me ato 26 vitet e tua mbi supe te gjykosh nje Kishe 2000 vjecare?! Njerezit e vegjel e bejne kete gabim, pasi kujtojne se ata jane boshti i universit dhe gjithcka rrotullohet rreth mendjes se tyre. Mos e bej edhe ti kete gabim.
    Se kush eshte i padituri ketu duket qarte...Megjithate do te thosha se me mire ndonjehere te jesh i paditur se sa te shtremberosh te verteten qellimisht...

    Ti nuk ke aftesine te kuptosh ndryshimin e kritikes nga gjykimi...Kush po gjykon Kishen Ortodokse? Kush po gjykon Ortodoksine ne teresi? Kush po gjykon Kishen 2000vjecare?
    Nese te kam mbet sadopak ndershmeri dhe sinqeritet pergjigju kesaj pyetje:

    Nderhyn Kisha Ortodokse Greke ne politike po apo jo? Po ajo serbe?


    Keshu zoti Ilirian une nuk kam gjykuar Kishen ne teresi por kam kritikuar keto dy Kisha te caktuara te cilat jane tejet NACIONALISTE.....
    Ti si mendon ka vend Nacionalizmi ne Besimin Ortodoks?
    Ortodoksia nuk eshte kisha Greke por jane gjithe kishat Ortodokse ne teresi....

    Kur nuk te behet vone shume per besimin apo fene, atehere pse merr mundimin te japesh mendim per nje komunitet qe nuk i perket? Apo pasi mbarove se gjykuari njerezit dhe boten, tani kujton se ke te drejten te gjykosh edhe Zotin?
    Ketu tregon cektesine qe te karakterizon ne disa raste...NO COMMENT

    Besimi i tjetrit respektohet pikerisht duke mos i futur hundet ne problemet e nje komuniteti qe nuk i perket. Une hesht kur diskutohen problemet e komunitetit katolik apo musliman shqiptar, pasi nuk jam as musliman dhe as katolik. Bej edhe ti te njejten gje, se po hape gojen te flasesh per nje komunitet qe nuk i perket, nuk je duke fyer me vetem besimin e nje njeriu, por besimin e mbare komunitetit orthodhoks.

    Albo
    Po ta ritheksoj dhe nje here qe askush nuk po te fyen Besimin tend Ortodoks, thjesht kur behet fjale per Shqiperine dhe shqiptarizmen atehere kemi te drejte te diskutojme dhe kritikojme nderhyrjen apo ndikimin per qellime te caktuara qe mund ti behet shqiptareve nga ndonje Kishe apo persona te caktuar te nje Besimi....
    Sipas llogjikes tende nese Shqiperia mbushet me misionare ekstremiste islamike, ne nuk duhet te nderhyjme pasi nuk jemi anetare te Komunitetit musliman!!! Llogjike e bukur kjo!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Tironc_per_jete

    Neni 16 ėshtė kurorėzimi i gjithė asaj lufte tė gjatė per pavarsi kishtare dhe kishė kombėtare , epilogu i njė pėrvoje tė hidhur nė luftė me tendencat shoviniste greke . Mė poshtė po shkruaj kėtė nen tė marė fjalė pėr fjalė nga kushtetuta e KOASH-it ...


    Cilėsit e Peshkopėve

    Art. 16. Kryepishkopi , Peshkopėt , Zavendėsit e tyre lokal , Ikonomi i Math Mitrofor , Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodhit , si edhe ndihmėsit e Zavendėsit Klerikė tė Kryepishkopit dhe tė Peshkopėve , duhet tė jenė prej gjaku , gjuhe Shqipėtarė si edhe tė kenė nėnshtetėsinė Shqiptare .

    13 Qershor 1929 . Korcė


    Ca mendimi keni ju mbi kete nen??
    Duke dashur mos perjashtohem nga forumi, nuk po permend emra fare.

    Duke perfunduar shkrimet e mia rreth kesaj teme do doja te thoja dicka te fundit...

    Ne shume shqiptare qenia ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare e kryepeshkopit Anastas shkakton ne disa raste pakenaqesi....Nuk e shoh te vendit qe te filloj te komentoj rreth kesaj ceshtje se do na conte ne debate dhe replika te pafundeme....

    Kryepeshkopi Anastas erdhi ne Shqiperi ose me sakte u dergua nga Patriarkana e Stambollit pasi kushtet ne ate kohe ishin te atilla pasi kleri ortodoks shqiptar ishte ne ne nje gjendje te tille.....
    Puna qe ka kryer Anastasi eshte dicka qe duket kshu qe gjithekush mund ta shohe..Vete personi i tij gezon shume cilesi dhe mund te karakterizohet si nje nder kleriket me te medhenj te koheve tona.....

    Persa i perket Nenit te mesiperm mendoj qe Kryepeshkopi i ardhshem duhet te jete shqiptar pasi kushtet dhe rrethanat do jene shume te favorshme se ato te vitit 1991....Gjithashtu personalisht mendoj se per besimtaret ortodokse shqiptare eshte e pakuptueshme qe ne vijim mitropolitet apo Kryepeshkopi te jene te huaj...E njejta gje duhet te ndodhe dhe me besimet e tjera ne Shqiperi...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dobesia ime eshte qe humb kohen time me njerez si puna tende qe as shqip nuk dine te shkruajne sic duhet.



    Pa tregome pak mua, ku ishte ajo "Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare" ne 1991? Shiko se mos gjesh ne ndonje faqe historie, se ne Shqiperine e 1991 nuk do te gjeje dot nje prift qe te bente nje meshe dhe nje kungim, e jo me nje Kishe Autoqefale.

    Albo
    Me ardhjen e proceseve demokratike , kėrkesė e domosdoshme ishte edhe rimėkėmbja e besimeve fetare dhe nė kėtė kuadėr edhe ripėrėritja e fesė ortodokse Shqiptare . Pėr kėtė arsye i detyruar , Ramiz Alia dhe ministri i jashtėm i asaj kohe , Muahmet Kapllani , gjithashtu edhe disa intelektual mė nė zė ju drejtuan kishes greke , e cila dėrgoi ne Shqipėri Janollatosin me detyrėn nė hierarkin fetare si eksark = i perkoheshem pėr KAOSH-in ( Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipėrisė ) .

  5. #35
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133

    Exclamation

    Mund Te Beni Ju Lutem Nje Lexim Te Plote Tek Elita Kombetare:"aristidh Kolen E Vrane Sherbimet Sekrete Greke" Dhe Cfare Thuhet Aty Ne Lidhje Me Kryepishkopin Grek.besoj Se Eshte Interesante.
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga ardi_truss
    Mund Te Beni Ju Lutem Nje Lexim Te Plote Tek Elita Kombetare:"aristidh Kolen E Vrane Sherbimet Sekrete Greke" Dhe Cfare Thuhet Aty Ne Lidhje Me Kryepishkopin Grek.besoj Se Eshte Interesante.

    ardi, kto gjėra i kam lexu me kohė edhe e di se ku ēalon gomari.....
    Por kur shkruajn se Kryepeshkopi e shkruan gjuhėn dhe mė mirė se mua, nė njė kohė qė kam mbaruar pėr mėsues gjuhė letėrsie nė `98, atėher i bie qė mos e flasi asnji tjetėr nė kėt bot.....
    Mgjth mund tė shuhen shumė mesazhe nė tė cilat un sjell fakte...
    Pika kryesore ėsht nji:
    Shqiptar lind, nuk mund tė bėhesh.....

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Ti nuk ke aftesine te kuptosh ndryshimin e kritikes nga gjykimi...Kush po gjykon Kishen Ortodokse? Kush po gjykon Ortodoksine ne teresi? Kush po gjykon Kishen 2000vjecare?
    Kisha asnjehere nuk gabon, pasi Zoti qe jeton brenda saj asnjehere nuk gabon. Te thuash qe Kisha ka bere gabim, apo qe Kisha duhet kritikuar, do te thote qe ti je duke gjykuar dhe kritikuar Zotin. Jisu Krishti vete tha, "Te gjitha mekatet falen, por vetem mekatet kunder Frymes se Shenjte nuk do te falen." Ne ate Kishen qe ti ze ne goje, jeton Shpirti i Shenjte. Problemi nuk eshte se ti gjykon apo kritikon kishen me vetedije, problemi eshte se ti nuk e ke te qarte se cfare eshte Kisha.

    Njerezit bejne gabime, njerezit gjykohen, por jo Kisha. Bile edhe njerezit, kur vjen fjala tek njerezit e Zotit si kleriket, as keta nuk duhet te gjykohen nga mendjet dhe gojet e njerezve, pasi ata i gjykon Perendia, dhe gjykimi qe Perendia mban ndaj tyre eshte disa here me i rrepte se ndaj njerezve te thjeshte. Gabimi i nje besimtari te thjeshte mund ta shpiere ate ne mekat, herezia e nje prifti apo peshkopi mund te shpiere gjithe komunitetin ne mekat.

    Lexo Kisha eshte NJE.


    Nese te kam mbet sadopak ndershmeri dhe sinqeritet pergjigju kesaj pyetje:

    Nderhyn Kisha Ortodokse Greke ne politike po apo jo? Po ajo serbe?
    Kurse kjo pyetje qe ti ben, nuk ka te beje aspak as me Kishen greke apo serber apo shqiptare, as me politiken, ka te beje me te kuptuarit e mbrapshte tend te misionit te Kishes ne jeten e brendshme te njerezve.

    Kisha nuk eshte nje kopsht zoologjik ku njerezit hyjne e dalin e bejne sipas qejfit pasi kafshet nuk kane goje te flasin. Kisha eshte e SHENJTE pasi MISIONI i saj eshte i shenjte. Dhe misioni i saj nuk eshte te vrasi mendjen se kush i fiton zgjedhjet apo se per cilen parti do te votojne besimtaret e saj, misioni i saj eshte qe te therrasi njerezit ne pendim dhe ti afroje me Perendine duke i shenjteruar trupin dhe shpirtin e tyre me dhurata hyjnore qe dalin vetem nga misteret e Kishes.

    Njerezit e kesaj bote merren me politike. Besimtaret e perulur qe kerkojne mbreterine e qiellit merren me problemet e asaj botes tjeter qe po afron.

    Lexo "Misioni i brendshem i Kishes sone", shkruar nga Shen Justini i cili ishte serb me origjine por eshte hirotonisur prift ne Shkoder.

    Kush jeton brenda Kishes, jo jashte saj, nuk ka se si te gjykoje apo kritikoje Kishen pasi Kisha jeton brenda tij.

    Albo

  8. #38
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Jemi tek "Toleranca fetare" dhe per kete do te doja te pyes juve qe po diskutoni kete teme se sa tolerante do te ishin greket sikurse tu vinte ne krye te kishes nje shqiptar i cili as nuk din greqisht?

    Mbetshit mire !
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kisha asnjehere nuk gabon, pasi Zoti qe jeton brenda saj asnjehere nuk gabon. Te thuash qe Kisha ka bere gabim, apo qe Kisha duhet kritikuar, do te thote qe ti je duke gjykuar dhe kritikuar Zotin. Jisu Krishti vete tha, "Te gjitha mekatet falen, por vetem mekatet kunder Frymes se Shenjte nuk do te falen." Ne ate Kishen qe ti ze ne goje, jeton Shpirti i Shenjte. Problemi nuk eshte se ti gjykon apo kritikon kishen me vetedije, problemi eshte se ti nuk e ke te qarte se cfare eshte Kisha.

    Tė thuash se kisha nuk gabon ėshtė me tė vėrtetė absurditet dhe ēmėnduri. Tė thuash se nėse kritikojmė kishėn, do tė thotė se gjykojmė apo kritikojmė vetė Zotin, do tė thotė qė tė kthehemi nė mesjetė. Do tė thotė se pėrfaqėsuesit e kishės tė bėjnė ētė dojnė, pasi ne tė tjerėt nuk do kemi mundėsinė t'i kritikojmė apo t'i gjykojmė pasi sipas Albos, kėshtu ne gjykojmė vetė Zotin.

    Po mirė more Albo, po tė lėmė logjikėn e thjeshtė mė njė anė, dhe t'i hedhim njė sy vetė biblės apo historisė, do shohim se kisha ka bėrė gabime. Kur kisha ėshtė drejtuar nga Krishti, ajo ka qenė e lavdishme, por kur ajo nuk ėshtė drejtuar nga Ai, gabimet kanė qenė fatale.


    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Njerezit bejne gabime, njerezit gjykohen, por jo Kisha. Bile edhe njerezit, kur vjen fjala tek njerezit e Zotit si kleriket, as keta nuk duhet te gjykohen nga mendjet dhe gojet e njerezve, pasi ata i gjykon Perendia, dhe gjykimi qe Perendia mban ndaj tyre eshte disa here me i rrepte se ndaj njerezve te thjeshte. Gabimi i nje besimtari te thjeshte mund ta shpiere ate ne mekat, herezia e nje prifti apo peshkopi mund te shpiere gjithe komunitetin ne mekat.
    Tani Albo me tė vėrtetė po mė ngatėrron! Nga njėra anė thua se kisha nuk gabon, nga ana tjetėr thua se herezia e njė prifti apo peshkopi mund tė shpjerė gjithė komunitetin nė mėkat. Tani, gabon apo nuk gabon kisha?

    Do fillosh tė krekosesh ti nė pėrgjigjen tėnde se unė gjoja nuk kam idenė se ēfarė ėshtė kisha, por pikėrisht kėtė pyetje ta kam bėrė edhe njė herė tjetėr dhe nuk kam marrė pėrgjigje. Cila ėshtė kisha? Cili ėshtė ndryshimi midis njerėzve qė gabojnė dhe kishės qė nuk gabon? Si mund tė thuash se njė kishė, nė rastin konkret, ajo ortodokse, por edhe katolikja apo protestantja, nuk gabokan. Kur ju sjellim juve raste tė shumta gabimesh dhe ndėrhyrjesh nė politikė tė krerėve mė tė lartė tė kishės ortodokse, ju thoni se ata nuk janė kisha. Cila pra ėshtė ajo kisha qė na qėnka kaq e fshehur dhe nuk u shihka dot?

    Tani, pėr sa i pėrket Kryepishkopit Anastas do doja tė thoja se ėshtė gabim tė duash ta largosh atė nga kryesia e kishės shqiptare ortodokse, vetėm e vetėm pėr faktin se ai nuk ėshtė shqiptar. Shumica e atyre qė e kėrkojnė kėtė gjė,tė cilėt nuk ja kanė idenė fesė nė pėrgjithėsi apo kishės ortodokse nė veēanti, nuk u intereson aspak se ai ėshtė njė njeri i ndershėm dhe madje mund tė thoja se ėshtė mė shqiptar se sa shumė shqiptar tė tjerė.

    Atyre nuk do u bėhej aspak vonė nėse nė krye tė kėsaj kishe do ishte ndonjė njeri i korruptuar dhe mashtrues, mjafton qė ky tė ishte shqiptar. Njė logjikė e tillė ėshtė shumė e gabuar. Ne duhet ta quajmė veten me fat qė nė krye tė kėsaj kishe ėshtė vėnė njė njeri me tė vėrtetė i perėndishėm dhe qė ka dashuri pėr tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi dhe pėr shqiptarėt nė veēanti.

    Dikush mund tė thotė: "Po pse, a nuk ka klerikė shqiptarė tė ndershėm nė Shqipėri?" Sigurisht qė ka, por pėrderisa kryepeshkopi Anastas ka qėndruar nė atė post me denjėsi pėrse tė mos vazhdojė tė qėndrojė nė kryesi tė asaj kishe?

    Sė fundi do doja tė them se i takon vetėm besimtarėve ortodoksė tė vendosin se kė do kenė nė krye tė kishės sė tyre. Shqiptarėt e tjerė duhet tė ndėrhyjnė vetėm kur tė shohin se njė person i tillė fillon dhe ngatėrrohet me gjėrat politike. Pėr sa kohė qė kryetari i njė kishe merret vetėm me gjėrat e besimit, ne tė tjerėve nuk vjen radha pėr t'u ankuar se kush ėshtė nė krye tė kėsaj kishe.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Jemi tek "Toleranca fetare" dhe per kete do te doja te pyes juve qe po diskutoni kete teme se sa tolerante do te ishin greket sikurse tu vinte ne krye te kishes nje shqiptar i cili as nuk din greqisht?

    Mbetshit mire !
    Shqip di ai se ka mesuar prej hallit, por nuk i pelqen ta flasi dhe ta ushtroj gjuhen shqipe.
    Sa per greket i njofim mire se cfare racizmi kan per shqiptaret prandaj per ate pyetje nuk ka vend per diskutim fare.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Leonard Cohen
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 13:42
  4. Sfida e Globalizimit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •