Ushtria kineze në mënyrë të suksesshme
ka hyrë në rrjetin kompjuterik të
Pentagonit, duke ngritur druajtjet se ajo
mund të ndërhyjë në sistemin mbrojtës
të SHBA-së, raportoi 'Financial Times'Cyber sulmi
ushtarak kinez ishte kryer në qershor,
pas disa muaj përpjekjesh,
thotë gazeta londineze, duke cituar
ish-zyrtarë, e edhe zyrtarë të
tashëm të SHBA-së.
Gjersa Washingtoni refuzon të
thotë se kush qëndronte pas
ndërhyrjeve, të cilat quan në
shkyçjen e sistemit kompjuterik
që shërben zyrën e sekretarit të
Mbrojtjes, Robert Gates, zyrtarët
thanë për gazetën se këtë e bëri
Ushtria Çlirimtare e Republikës së
Kinës.
"Ushtria Çlirimtare e Popullit ka
demonstruar aftësi për të zbatuar
sulme dhe të çaftësojë sistemin
tonë," citohet të ketë thënë një ishzyrtar
i SHBA-së për 'Financial
Times'.
Raportohet se një ish-zyrtar i
SHBA-së të ketë thënë se Pentagoni
e ka lokalizuar me saktësi
origjinën e sulmit.
Gazeta citoi një tjetër zyrtar të
njohur me ngjarjen, të ketë thënë
se ka pasur një "nivel shumë të
lartë të besimit ... gati siguri të
plotë" se Ushtria Popullore ishte
përgjegjëse për këtë.
Gazeta thotë se, si ushtarakët
kinezë, ashtu edhe ata të SHBAsë,
supozohet të kenë zbatuar spiunazh
kompjuterik ndaj njëritjetrit.
"Por zyrtarët e SHBA-së thanë
se penetrimi në qershor ngriti
brengat për një shkallë të re, për
shkak të frikës që Kina ka treguar
se ajo mund t'i përçajë sistemet
në kohëra kritike," raporton 'Financial
Times'.
Një zëdhënës i Ministrisë së
Mbrojtjes kineze refuzoi të komentojë
raportet kur ai u kontaktua
nga AFP-ja të martën.
Ministria e Jashtme kineze
gjithashtu refuzoi të komentojë
menjëherë, duke kërkuar që pyetjet
të dërgohen me faks.
Raportet e hyrjes së Kinës në sistemet
e qeverisë gjermane
gjithashtu ishin ngritur javën e
kaluar në mes të kryeministrit
kinez, Wen Jiabao dhe kancelares
gjermane që vizitoi Kinën, Angela
Merkel. Javorja gjermane, 'Der
Spiegel' raportoi se programet spiunazhe
të Ushtrisë Popullore janë
zbuluar në sistemin kompjuterik
të zyrës së Merkel-it, të Ministrisë
së Jashtme dhe agjencive të tjera
qeveritare në Berlin.
"Ne në qeveri i morëm raportet
si çështje shumë të rëndësishme,"
tha Wen pas takimit me Merkel-in.
Kina mohon cyber
sulmin në Pentagon
Kina i ka mohuar njoftimet se
ushtria e saj ka hyrë në rrjetin kompjuterik
të Pentagonit në Washington.
Një zyrtare e Ministrisë së
Jashtme tha se këto deklarata "reflektojnë
mentalitetin e Luftës së
Ftohtë." Javën e kaluar Kina
gjithashtu i mohoi njoftimet se
forcat e saj të armatosura janë infiltruar
në sistemin e kompjuterëve
të qeverisë gjermane.
Këto njoftime erdhën pasi
kryetari amerikan, George W Bush
po përgatitet ta takojë homologun
e tij kinez, Hu Jintao, në samitin
Apec që do të mbahen në Sydney,
Australi.
'Akuzat e çuditshme'
Jiang Yu, zyrtare e Ministrisë së
Jashtme kineze, tha se Pekini "i
kundërshton dhe i kritikon
fuqishëm" të gjitha sulmet në internet,
duke përfshirë edhe
hakimin.
"Disa njerëz janë duke bërë
akuza të çuditshme kundër Kinës.
Ato janë plotësisht pa arsye dhe
gjithashtu reflektojnë mentalitetin
e Luftës së Ftohtë," tha ajo.
Pentagoni e kishte ndalur rrjetin
për më shumë se një javë, për
shkak të vazhdimit të sulmeve,
njofton 'Financial Times'.
Gazeta citon një burim, që ka
njohuri rreth sulmeve, të ketë
thënë se të dhënat e marra nga
hakerët ka mundësi të mos kenë
qenë sekrete.