PJESMARRJA NE DEMOKRACI....
Pjesmarrja ne demokraci,ka qene dhe mbetet nje faktor determinant i zhvillimit te shoqerise dhe ideve progresive te saj.Realiteti shqiptar,ne ndryshim me ate qe pritet,deshmon se aparenca demokratike e sfondit politik,social apo ekonomik eshte me teper sajese e klaneve misterioze qe zoterojne "pronesine" mbi zhvillimet aktuale,ne vendlindjen e Skenderbeut.Mosperputhja e individeve qe jane emeruar ne politike,me idete qe mbartin krijojne nje lloj diskordance fatale per te ardhmen tone,duke krijuar nje premise me teper per koatizimin e situates.Molepsje interesash,idesh,faktoresh dhe realitetesh kane sjelle jo pak trazime neper korridoret e politikes dhe shoqerise shqiptare,duke krijuar nje hendek gjithnje e me te thelle midis tranzicionit dhe se ardhmes.Aktualisht ngerci qe ka kapluar gjithe segmentet e jetes shqiptare,transmetohet qarte neper realitetet rurale te ofruara nga mediat apo parlamenti i ashtuquajtur kombetar.Kesisoj dalldite e politikaneve "elitare" dhe shpura e vasaleve te tyre me teper kane sjelle zhgenjim ne mesin tone,se sa shprese per nje te ardhme ndryshe.Tragjedite makbethiane ne vazhdimesi trondisin shpirtin njerezor shqiptar duke krijuar keshtu,nje skene satirike qe mbart me tepert vetvrasje se sa humor.Pergjegjesite ende ngelen pa autore,cka krijon ne vijushmeri trauma sociale dhe shpirterore midis elementit popull,duke sjelle dite pas dite agravime kobndjellese midis shqiptareve.Pozitari pas vjedhjeve ashiqare deklarohet "engjell".Opozitari uleret deri ne ngjirje kunder kundershtarit,por kur pushon ndjehet me fajtor se hajdutet ne opozite.Kesaj maskarade allashqiptarce duhet ti vihet freri,sepse perndryshe do te mbetemi te denuarit e perjetshem te megatragjedise "Katovice",qe cuditerisht nuk ka marre ndeshkimin e merituar.Shqiptaret duan te jene pjestare te demokracise,te jene pjese e saj,por allishverishet meskine te kameleoneve ordinere pengojne nje pjesmarrje te tille.Kesisoj luhatjet mdis rozes apo bluse me teper kane krijuar neodiktaturen se sa demokracine e shumenderruar.C'ka krijon nje fallsitet aspak te pranueshem per endrrimtaret naive te demokracise reale.Te jesh pjese e demokracise nuk eshte e thene te mbeshtetesh Nanon apo Berishen,por te luash efektivisht rolin ne te gjitha zhvillimet per progres.Efektiviteti ne demokraci nuk mund te kete vetem ngjyrime roze dhe blu,sepse amorfet politike(dyngjyresh) nuk kane dinjitetin te ndotin endrren e nje kombi.Koha e pseudodemokrateve ka shkuar,eshte momenti kur shpresa nuk mund te vritet nga sajesa kozmopolite ishesh pa forme dhe ngjyre.Te gjithe duhet te ndjehemi pjesmarres te denje te demokracise qe kemi shpresuar,duke mbyllur kapitujt e pseudodemokracive te dhuruara nga kasta e ishdiktatures.
Krijoni Kontakt