----------------------------------------------
Ka zbritur si gjithë pasagjerët e tjerë në sheshin e trageteve, por pak minuta më pas nuk është gjetur nga i shoqi, që ishte vonuar duke u marrë me dokumentat e një makine. Kjo është historia më e re e zhdukjeve në Shqipëri, që këtë radhë ka goditur familjen e një tregtari të njohur, Agim Musho, pronari i ish-kompleksit "Bruno", të shitjes së elektroshtëpiakeve. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, ku është bërë edhe denoncimi i Mushos, për këtë çështje po punohet prej disa ditësh, porse ende nuk ka ndonjë provë, që jep mundësinë për të patur një variant të besueshëm për të fokusuar hetimet.
----------------------------------------------
Krijoni Kontakt