Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë në hidrocentralin e Fierzës

    Kjo i sherben zhvillim it dhe perparimit te vendit.
    Por eshte edhe nje problem se do dalin zera ketu e don thone se e kane bere te huajt ndoshta sikur thon per shume gjera qe nodhin ne Kosove e Shqiperi,jo i beri ky jo ky.Pra flasin keshtu patritet me bateri se shkau na i bene te gjitha e me shkja eshte ai qe ka bere kete se shkau ne shkini.

    Hidhet ne ere shtylla e tensionit te larte ne hidrocentralin e Fierzes



    FIERZE (4 Gusht) -Eshte hedhur sot ne ere ne ne hidrocentralin e Fierzes, ne vendin e quajtur Arveje, shtylla e tensionit te larte 220 kilovolt e linjes Fierze-Prizren. Ne kembet e kesaj shtylle ishte vendosur eksploziv, shperthimi i se cili ka nxjerre jashte funksionit linjen e interkonjeksionit. Burime nga KESH bejne te ditur se demtimi i kesaj linje transmetimi nga Kosova do te sjelle anomali ne furnizimin me energji elektrike te zonave verilindore. Te njejtat burime bejne te ditur se riparimi i ketij difekti do te pakten 2 muaj kohe per t'u riparuar. em/em(/BalkanWeb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kjo veper kriminale anti-kombetare duhet ndeshkuar rende..
    Qeverrria ka mundesi brenda dites ti gjej autoret..
    Nje skuader polico-qensh me ere e ca eksperte te mire gjurmesh mund ti gjejne autoret brenda pak oreve..
    Po nuk i gjeten.. (ne nuk i ndalojme ti gjejne) .. athere eshte pjese Skenari Nanoist ky Krim i tmerrshem..

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kryesit e kesaj vepre terroriste duhet te denohen me vdekje. Ncccnccnc.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Proteston Bashkia e Sarandës: 4 orë terr do na largojnë turistët

    Vendi zhytet në errësirë, shtohen orët e kufizimeve


    --------------------------------------------------------------------------------

    fa.ma.


    TIRANE

    Shkatërrimi i shtyllës së tensionit të lartë e linjës Fierzë-Prizren, në fshatin Mollë e Kuqe të Tropojës, ka rikthyer orët e kufizimeve të energjisë elektrike, duke zhytur në errësirë gjithë vendin, tani në kulmin e sezonit turistik. I vetmi qytet që ka protestuar dje ka qenë Saranda, ku pushtetarët lokale dhe drejtuesit e KESH-it aty kanë kundërshtuar urdhërin për ndërprerjen 4 orë të energjisë. Ata kanë kërkuar që kjo të mos realizohet të pakten deri në fund të gushtit, pasi tani është piku i turizmit. Ndërkohë, Bashkia, e alarmua, është shprehur se kjo e shkatërron sezonin në Sarandë. Gjithsesi, dje dritat nuk janë ndërprerë dhe sot pritet përgjigjia e KESH-it. Nga dy deri në katër orë kufizime energjie elektrike, kanë nisur që nga dita e djeshme në të gjithë qytetet e vendit, ndërkohë në fshatra, këto kufizime kanë arritur edhe 8 orë. Në fakt, kufizimet kanë nisur prej disa ditësh, por dje janë shtuar me një deri në dy orë për secilin rreth të vendit. Drejtoritë e filialeve të KESH-it nëpër rrethe, kanë pohuar pasditen e djeshme se nga Drejtoria Qendrore në Tiranë, u kishte mbërritur urdhri për të shtuar kufizimet. Por, kjo është kedhur poshtë nga kreu i KESH-it, Fatmir Hoxha.

    Kufizimet
    Kryeqyteti i ka ndjerë gjatë këtyre ditëve kufizimet, por oraret kanë qënë të çrregullta sipas zonave të ndryshme. Megjithatë kufizimet kanë arritur nga 1 deri 2 orë në ditë. Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës e atë të Pukës, kufizimet u shtuan edhe me një orë më tepër, nga dy që ishin më parë. Ndërsa në Koplik, nga tre orë u bënë 4. Në Lezhë, Kurbin, Burrel, Bulqizë, Dibër që ndikohen edhe nga djegia e nënstacionit të Suçit, dy ditë më parë kufizimet nga tre orë, dje u bënë 5. Më i privilegjuari mbetet Fieri, i cili nuk ka pasur më parë kufizime dhe nuk do ketë. Ndërkohë, qytetet e Shqipërisë së Mesme: Peqin, Gramsh, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas, nga një orë kufizim tashmë do të kenë 4 deri në 6, ndërsa Elbasani nga një orë, do të ketë dy deri në 4 sipas lagjeve. Gjithë fshatrat e Shqipërisë së Mesme dhe Veriore pa përjashtim, do të kenë deri në 8 orë kufizime. Kufizimet do të zbresin edhe në Jug ku qytete si: Gjirokastra, Përmeti, Tepelena dhe Memaliaj që deri dje nuk kanë pasur aspak kufizime, do të kenë nga dy orë në ditë, ndërsa fshatrat e kësaj zone do të kenë deri në 4 orë mungesë energjie elektrike. Kufizimet e ditës së djeshme kanë bërë që në Korçë, nga dy orë të shkojnë në 3.5 orë, në Kukës nga dy në 4 orë, (do shihet edhe niveli i Fierzës), ndërsa Berati, Skrapari, Kuçova dhe Lushnja do të kenë nga tre orë kufizime. Ndërsa qyteti bregdetar i Durrësit do të ketë vetëm 1 orë ndërprerje.

    Turizmi
    Ato që e kanë ndjerë më shumë mungesën e energjisë elektrike, janë zonat turistike të vendit, kryesisht ato bregdetare. Kështu që pas zgjedhjeve të 3 korrikut e deri dje, në qytetin e Vlorës, kufizimet ishin të çrregullta dhe nuk viheshin re nga banorët dhe turistët e shumtë që frekuentojnë plazhet e këtij rrethi. Pushtetarët vendorë të Vlorës, thanë se tani sezoni turistik ka mbledhur shumë turistë në këtë qytet dhe ndërprerjet e tilla e dëmtojnë turizmin. Një qytet pa energji elektrike bën që turistët të largohen, pasi kjo lidhet me çdo gjë të nevojshme për një turist. Edhe Sarandës, për ditën e djeshme e në vazhdim i janë caktuar 4 orë ndërprerje, por kjo është kundërshtuar nga filiali i KESH-it aty, si dhe nga pushtetarët vendorë. Nënkryetari i bashkisë së Sarandës Fatos Mullai, tha dje: "nëse kufizimi lidhet me shtyllën e hedhur në erë është tjetër gjë, por nëse lidhet me reduktime, ky është dëmi më i madh që mund t'i bëhet Sarandës dhe jugut, pasi ky është muaji më i rëndësishëm i verës, për 12 muajt e vitit".


    "Dëmi mund të arrijë në miliona euro"

    Kosto e ndërprerjes, pasojat që sjell për ekonominë e turizmin


    Shtylla e tensionit të lartë në linjën Kukës-Prishtinë, e hedhur në erë përpara dy ditësh, rrezikon të shkaktojë një kaos në ekonominë shqiptare, të barabartë me atë që ka sjellë kriza energjitike e dimrit të vitit 2000. Si kështu, mund të pyesë shumëkush. Një shtyllë e dërrmuar nga tritoli është baraz me dhjetëra milionë euro dëme? Për fat të keq, po. Sikur vetëm 30 përqind e totalit të furnizimit me energji elektrike për vendin për dy muajt e ardhshëm të mungojë, dëmet janë kolosale. Edhe pse përfaqësuesit e Korporatës Energjitike (KESH) nxituan të deklarojnë se s'do të ketë kufizime, nuk ka asnjë siguri për këtë. Me një të tretën më pak energji elektrike, biznesi do të detyrohet të punojë me gjeneratorë dhe të paktën 5 përqind e kostos së prodhimeve dhe shërbimeve të tij do të ngrihet. Qoftë edhe për një periudhë prej vetëm 60 ditësh, kjo është e barabartë me 8-9 milionë euro humbje për konsumatorët shqiptarë në çmime të rritura. Nga ana tjetër, kosto e hoteleve dhe shërbimeve turistike në këto ditë të nxehta vere do të jetë më e ngritur, me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që do të pasojnë. Haraçin do ta paguajnë ose pushuesit shqiptarë e kosovarë në tokën tonë, ose (gjë që ka pak mundësi) vetë pronarët e hoteleve e moteleve buzë bregut. Të cilët, për të mos pakësuar klientelën gjatë muajve gusht e shtator, ose për vitin e ardhshëm, duhet të përballojnë një humbje në shtim kostoje prej të paktën 3.5 ose 4 milionë euro. Për të mos përmendur humbjet në karburante nga zëvendësimi i energjisë elektrike dhe dëmtimin në imazhin e cilësisë së shërbimeve turistike të Shqipërisë. I cili dhe pa këtë krizë është shumë i nëpërkëmbur. Në tërësi, fatura e humbjes ekonomike për hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë i kap pa frikë 18 milionë euro. Në këto kushte, strukturat përgjegjëse shtetërore duhet të punojnë në përgjegjësi të plotë për të mos lejuar kufizime në energji elektrike. Ekzistojnë mundësi për furnizime nga Maqedonia e Greqia, në rast se burimet tona nuk mjaftojnë. Kjo duhet patur parasysh dhe përbërë një plan të dytë zgjidhjeje. Por kurrsesi zgjidhje nuk do të ishte kufizimi i ndjeshëm i furnizimit me energji popullatës dhe industrive. Kosto në këtë rast do të ishte shumë më e lartë se pagesa më e madhe për energji të importuar. Fatos Çoçoli


    -------------------------------------------------------------
    .................................................. .........................................

    TROPOJE/ Policia ende asnjë pistë konkrete për zbardhjen e shpërthimit

    Atentati, shoqërohen 20 vetë
    Pyeten edhe punonjësit e larguar të KESH


    --------------------------------------------------------------------------------



    TROPOJE

    Policia e Tropojës ka shoqëruar deri dje në mbrëmje, rreth 20 persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë, në fshatin Mollë e Kuqe. Megjithëse janë marrë në pyetje për orë të tëra, ende nuk ka asnjë pistë konkrete nga policia, lidhur me hetimin. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Kukësit, e cila ka në vartësi Tropojën, kanë bërë të ditur për Gazetën Shqiptare se, një pjesë e të shoqëruarve janë nga fshati ku ka ndodhur shpërthimi, disa janë ish-punonjës të filialit Elektrik të Bajram Currit, si dhe një pjesë, nga të dyshuarit e hedhjes në erë të shtyllave vitet e fundit. Por, me gjithë pyetjet e stërgjatura, të shoqëruarit nuk kanë nxjerrë asgjë në dritë për policinë. Shtylla e tensionit të lartë, e hedhur në erë në Tropojë, është e linjës ndërkombëtare Fierzë-Prizren. Ajo është rrëzuar të mërkurën rreth orës 21 dhe vetëm kur shkurret kanë marrë flakë nga tensioni i lartë, është marrë vesh. Ndërsa eksplozivi, asaj i ishte vënë rreth dy javë më parë. Banorët e Mollës së Kuqe kanë dëgjuar tri shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk kanë kuptuar se ku kishin ndodhur. Ndërsa policia e Bajram Burrit nuk ishte njoftuar për shpërthimet. Shtylla ka mbetur vetëm në njërën këmbë dhe e mbajtur nga përcjellësit e energjisë, ka qëndruar në këmbë deri të mërkurën, kur ka nisur era e fortë, e cila e ka rrëzuar.

    Shoqërimet
    Shpresa më e madhe e policisë së Bajram Currit ka qenë identifikimi i autorit, duke bërë lidhjen me atentatet e mëparshme. Uniformat blu kanë shoqëruar edhe dje personat që kanë shoqëruar sa herë janë hedhur në erë me eksploziv shtyllat elektrike në Tropojë. Ata janë pyetur për orë të tëra, por edhe kësaj here, ashtu si më parë, ata janë lënë të lirë, pasi nuk ka pasur asnjë provë për t'i mbajtur më gjatë. Grupi i dytë i të shoqëruarve, janë disa banorë të fshatit Mollë e Kuqe dhe të rinj nga Bajram Curri, persona që janë të skeduar nga policia si njerëz problematikë. Ndërsa kategoria e tretë, që e ka çuar në 20 numrin e të shoqëruarve, kanë qenë disa ish-punonjës të filialit elektrik të Tropojës, të cilët ishin shkarkuar nga puna dhe që kishin shprehur pakënaqësi. Këta të fundit kanë qenë të dyshuar, pasi është dyshuar se mund të jenë hakmarrë për heqjen nga puna. Gjithsesi, të dyshuarit janë pyetur për shumë orë dhe më pas janë lënë të lirë, pasi nuk kanë ndihmuar aspak policinë me dëshmitë e tyre. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, janë marrë kampione nga eksplozivi i gjetur në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës në Tiranë, ku do të bëhet krahasimi me lëndën plasëse të gjetur në vendet ku janë hedhur në erë shtyllat tjera. Megjithatë edhe nëse eksplozivi është i njëjtë, policinë nuk e ndihmon aspak ky fakt, pasi për atentatet e para, nuk është identifikuar asnjë autor.

    Hetimi
    Megjithëse nuk ka pasur asnjë rezultat konkret deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia e Tropojës vazhdon të hetojë në tri pistat që ka publikuar menjëherë pas rrëzimit të shtyllës nga tritoli që plasi dy javë më parë në këmbët e saj. Burime zyrtare nga Komisariati i Tropojës kanë bërë të ditur se, po hetohet në tri pista, megjithëse për asnjërën, deri dje në mbrëmje nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë. E para, është hetimi nëse ndonjë nga punonjësit e KESH-it ka pasur probleme pune me ndërmarrjen e tij, kryesisht ata të larguarit nga detyra. Pista e dytë, sipas të njëjtave burime, është sabotimi nga persona të veçantë i linjës që ka rëndësi të madhe, me qëllim që të cënojë dhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes KESH-it dhe KEK-ut (Korporata Elektroenergjitike e Kosovës). Ndërsa pista e tretë, sipas policisë, është ajo e vënies së eksplozivit në shtyllë, prishja e qetësisë publike, destabiliteti dhe krijimi i kaosit.


    Pasojat bien përsëri mbi banorët

    Rrëzimi i shtyllave sërish në Tropojë
    Që prej vitit 2000, në rrethin e Tropojës, kryesisht në linjën e tensionit të lartë, janë hedhur në erë disa shtylla dhe për këtë, deri sot, askush nuk është ndëshkuar, madje as identifikuar si autor ngjarjeje. Duket se kjo tashmë është kthyer në një modë, dhe ka të ngjarë që autorët e bëjnë një veprim të tillë, vetëm për të "kaluar kohën". Në fund të fundit, përveç dëmit ekeonmik që i shkaktohet KESH-it, edhe vetë autorët i ndjejnë pasojat, pak orë më pas. Kjo, pasi më e pakta, ata vuajnë orarin e zgjatur të mungesës së energjisë në shtëpitë e tyre. Por, duket se kjo nuk u bën më përshtypje dhe argëtohen duke hedhur në erë shtyllat e energjisë elektrike. Kjo duket qartë, pasi deri më sot, nuk ka rezultuar asnjë motiv tjetër, i cili është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,
    .................................................. ...................


    Shtylla e linjës Fierzë-Prizren u rrëzua nga furtuna e së enjtes. KEK: Jemi të gatshëm të eksportojmë nga linja e Athinës

    Policia: Tritoli shpërtheu disa ditë para rrëzimit të shtyllës


    Bashkim Shala

    KUKËS- Erërat e forta të së enjtes që përfshinë rrethin e Tropojës kanë hedhur përtokë shtyllën e tensionit të lartë të linjës Fierzë-Prizren, e cila qëndroi më këmbë edhe disa ditë pas shpërthimit të tritolit. Grupi i ekspertëve të policisë së Tropojës ka arritur në përfundimin se shpërthimi i tritolit në tre këmbët e shtyllës në Mollë-Kuqe ka ndodhur disa ditë më parë se ajo të rrëzohej përtokë, e njëkohësisht të shkaktonte ndërprerjen e transportimit të energjisë mes Shqipërisë e Kosovës. “Shpërthimi i sasisë së konsiderueshme të tritolit që ka dëmtuar tre këmbët e shtyllës së tensionit të lartë ka ndodhur disa ditë para se shtylla metalike të rrëzohej përfundimisht”,-pohuan për “Shekullin” burime nga grupi hetimor. Shpërthimi i eksplozivit duket se nuk është marrë vesh për disa ditë me radhë as nga specialistët e KESH e as nga punonjësit e policisë lokale, të cilët janë alarmuar vetëm pas rrëzimit të shtyllës. Gjatë dy ditëve të fundit, punonjësit e policisë së Tropojës kanë marrë në pyetje rreth 17 persona, mbi të cilët kanë rënë dyshimet e para për aktin terrorist. Edhe gjatë ditës së djeshme, hetimet janë zhvilluar në dy pista kryesore: atentat nga segmente të caktuara për të ndërprerë energjinë në Kosovë dhe hakmarrje e disa ish-punonjësve të KESH-it në Bajram Curri, pas largimit të tyre nga puna.
    Transportimi i energjisë
    Zëdhënësi i Koorporatës Elektroenergjitike të Kosovës, Palokë Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e palës shqiptare se përmes kësaj linje është importuar 1000 megavat energji elektrike.” Nga Shqipëria përmes linjës Fierzë-Prizren kemi eksportuar maksimumi 600-700 megavat energji elektrike. Ky eksport i kësaj sasie rryme është bërë gjatë natës, kur KEK-u kishte teprica”,-ka pohuar dje zëdhënësi. Nga ana tjetër ai ka shtuar se KEK është i gatshëm që sasinë e mësipërme ta transmetojë përmes linjës Kosovë-Maqedoni-Greqi-Shqipëri. Ndërkaq, burime nga dispeçeria e Hidrocentralit të Fierzës bëjnë të ditur se përmes linjës Fierzë-Prizren eksportohet për në Kosovë 100-150 megavat energji në 24 orë.
    Riparimi i shtyllës
    Specialistë të energjitikës në rajonin e Kukësit i kanë cilësuar si të papërgjegjshme deklarimet e drejtuesve të lartë të KESH-it, ku sipas këtyre të fundit, riparimi i shtyllës mund të përfundojë pas 2 muajsh. “Nga eksperienca jonë e mëparshme me rrëzimin e shtyllave, riparimi i tyre nuk ka shkuar më shumë se dy javë, kur dëmtimi i tyre ka ndodhur në periudhën e dimrit dhe në terren të thyer, ndërkohë që për rastin e rrëzimit të shtyllës në Mollë-Kuqe, riparimi i saj nuk duhet të shkojë më tepër se 5 ditë”,- theksojnë specialistët. Për këtë qëllim, ata i referohen dimrit të vitit 1987, ku si pasojë e akullit që riveshi telat e linjës së tensionit të lartë të linjës Fushë-Arrës-Kukës u dëmtuan 13 shtylla dhe u këputën disa kilometra me tel. ”Në vitin 1987, megjithëse ishte dimër dhe një terren tepër i vështirë janë riparuar për një periudhë 1- mujore 13 shtylla të tensionit të lartë të dëmtuara”,-kujtojnë specialistët. Sipas këtyre të fundit, projektet e të gjitha shtyllave të tensionit të lartë janë të gatshme dhe gjenden në zyrat e KESH-it. “Projekti i shtyllës, në rastin konkret i…………………………. shtyllës nr.21 të linjës Fierzë-Prizren i dërgohet firmave që merren me prodhimin e tyre, që janë në Maqedoni, pasi atje bëhen porositë pas mbylljes së Ndërmarjes së Tensionit të lartë në Elbasan. Firma private, pasi merr porosinë, brenda dy apo tre ditësh, i sjell porositësit konstruktin metalik të gatshëm për ta montuar, ku montimi i saj nuk zgjat më shumë se dy-tre ditë”,- sqarojnë specialistët e KESH-it të rajonit të Kukësit. Nga ana tjetër, theksohet se rrëzimi i kësaj shtylle nuk ka ndonjë ndikim në kufizimet me energji elektrike, pasi importi i energjisë realizohet edhe përmes Athinës.


    1000

    Sipas drejtuesve të KESH, nëpërmjet kësaj shtylle importohej 1000 megavat energji, për të plotësuar nevojat e konsumit në vend

    600-700

    Zëdhënësi i Koorporatës Energjitike të Kosovës hodhi poshtë deklaratën e homologëve shqiptarë, duke pohuar se eksportohej vetëm 700 megavat

    100-150
    Megavat energji elektrike eksportohej nga Shqipëria në drejtim të Kosovës gjatë ditës, nëpërmjet linjës Fierzë-Prizren, para rrëzimit të shtyllës së tensionit të lartë






    06/08/2005
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Supat
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  3. Nje miliardere kerkon te hidhet pingulthi nga ur e Gorices..
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 19:26
  4. Nuk fitoi vizën amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeçari
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:45
  5. Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    Nga KoTeLja_VL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •