Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Mund të kenë mbetur dy vite para fillimit të Lojërave Olimpike 2012 të Londrës por shumë atletë nga mbarë bota tashmë kanë filluar trajnimin e tyre seriozisht. Gjatë dy viteve të ardhshme, BBC në kuadër të projektit Ëndërrat Olimpike do të përcjellë zhvillimin e 26 atletëve nga mbarë bota, përfshirë edhe kampionën botërore për të rinje në xhudo, Majlinda Kelmendit nga Kosova.

    E butë dhe e sjellshme, Majlinda Kelmendi nuk tregon asnjë mburrje që mund të pritet nga një atlet kampion i ri botëror. Por kampionja 19 vjecare e judops nga Kosova bartë ëndrren sportive të kombit të saj. Pas fitores e medales se artë në xhudo kampionatin botëror të te rinjve ne Paris vitin e kaluar, ajo ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012.

    Por, politika ndërkombëtare është duke u bërë pengesë në kete rrugë të saj. Nëse Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e Komiteit Olimpik deri në vitin 2012, Majlinda Kelmendit do ti duhet te shqyrtojë mundësitë e tjera, si konkurruese e pavarur për KON, një gjë që ka ndodhur në të kaluarën.

    Ajo merr pak pushim nga trajnimi intensiv në këtë seancë për të na treguar se si ndihet.

    " Më së miri e ndjejë vehten kur bëj xhudo, kur stërvitem por veçanërisht e ndjejë vehten mire në gara kur fitojë. Unë punojë shumë në stërvitje kështu që kur fitojë jam shumë e lumtur", thotë Majlinda.

    Ajo stërvitet në këtë sallë moderne të xhudos, në qytetin e vet të Pejes. Objekti është ndërtuar nga Driton Kuka, trajneri Majlindes i cili thotë se ai zbuloi qe në fillim se ajo ishte sportiste e jashtezakonshme. Majlinda e kupton rëndësinë tarjnerit te mire ne suskesin e nje atleti. Ajo thotë se i bën gjërat në mënyrën e vet dhe dëshiron që familja e saj dhe trajneri të krenohen me suksesin e saj.

    " Xhudo është gjithëcka në jetën time. Nuk është e lehtë që në kushte te Kosoves të arrish të bëhesh kampion Evrope apo i Botës në çfarëdo sporti. Unë jam shumë e lumtur që kam një trajner të mrekullueshëm. Dua t'a falënderoj atë jo vetëm për ndihmën që ma ka dhënë mua por edhe gjithë ekipit tone" - thotë Majlinda.

    "Ne jemi një shtet i ri kështu që do të jetë një shans i përkryer për të treguar botës se në Kosovë janë shumë të rinj të cilët me të vërtetë mund të bëjnë gjëra të mira" - thotë ajo.

    Kosova në Lojërat Olimpike të Londrës?

    Por nëqoftëse Kosova dështon të anëtarësohet ne Komitetin Olimpik deri në vitin 2012, Majlindes do t'i duhet të shqyrtojë mundësi të tjera, si për shembull të garojë për Shqiperinë apo si atlete e pavarur.

    Për të gjithë lojtarët e xhudos, Majlinda është një lloj heroine. Sporti ne Kosove u ka dhënë mundësi të reja te rinjve ndersa ata përpiqen të lëvizin nga lufta shkatërruese e viteve 1990.

    Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik Kosovar thotë se ëndrra e tij është të shoh Kosovën në Lojërat Olimpike", dhe pas kësaj, edhe nëse vdes, është në rregull për mua." thote ai, ndërsa Majlinda thotë se priroitet i saj është të fitojë një medale në Londër.

    "Ëndërra ime olimpike është që të fitojë medale në Londër. Kjo do të ishte medalja e parë për Kosovën ose për Shqiperinë. Për mua nuk është me rëndësi për cilin vend, Kosovën apo Shqipërinë. Për mua me rëndësi është të arrijë këtë ëndërr" - thotë ajo.

    Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim krenaria e Kosovës dhe kjo atlete e vendosur do të vazhdojë të luftojë derisa të ecën në stadiumin olimpik të Londrës në vitin 2012 ku shpreson që të në duar të mbajë flamurin e Kosovës.

    BBC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Majlinda Kelmendi - Ëndrra Olimpike e Kosovës

    Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo

    Sportistja me më shumë trofe e Kosovës dhe e botës shqiptare në përgjithësi, Majlinda Kelmendi, arriti dje të hynte në histori duke u shpallur kampione e botës në sportin e xhudos. Ky është sukses historik i Kelmendit dhe i sportit kosovar në përgjithësi. Ajo për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit, në finale e mposhti brazilianen shumë të fortë, Erika Miranda. Ky vlerësohet të jetë suksesi më i madh në histori të sportit kosovar.

    Deri në finale Kelmendi fitoi edhe katër luftëra të tjera. Për të arritur te majat e xhudos botërore në Rio, krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ippon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.Në raundin e tretë xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Mareen Kraeh, duke e hedhur në dysheme me ippon vetëm 28 sekonda pa përfunduar dueli mes tyre. Me këtë fitore, Majlinda doli fituese e kategorisë A dhe u desh të ndeshet me fituesen e kategorisë B, rivalen e vjetër të saj, Yuki Hashimoton.

    Shqip

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    respekte !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  4. #4
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Po pra i lumte goces,njekohesisht faleminderit me beri te ndihem mrekullueshem

    P.S.Dhe sjemi shume keq me tituj triumfues neper bote e,duke marr parasysh dhe vendin dhe rrethanat dhe numrin e popullsis!

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Qika kqyrni qysh duhet me kan taman Femer :P

    Sinqerisht i lumte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-08-2013 më 18:29

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Suksese te metutjeshme Majlindes

    Qeveria e Kosoves - ministria per Rini dhe Sport ngau 40.000 Euro per Majlinden dhe 20.000 per trajnerin e saj, qe konsideroj se per nje suksese te tille dhe nje prezentim cfare i beri Majlinda Kosoves jane teper pak....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    bravo, femrat shqiptare jane me te rrezikshme se plumbat......
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Urime për Fitoren e MADHE -Majlinda e ARTË-suksese në të ardhmen

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    urime per fitoren..dicka shume e habitshme ndodh brenda 1 viti..ne lojrat olimpike kur perfaqesonte shqiperine doli fiasko e tash kur perfaeson kosoven del kampione bote..per mua duket e habitshme..duket kur ka garuar per shqiperine ka qene e demoralizuar dhe ka bere thjeshte detyren..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •