***
Dale ngadale
po nis ti nuseroj fjalet,
ditet ti vesh
me flete,sythet me musht;
-debora
mori majat.
Mbreme,kupen e mallit
me fund e ktheva:
-merzine
e martova me djallin!
Parajsen,
me ferrin e martova.
***
I ulur pabezajtshem
ne cep te kohes sime,
me goten perpara,plot mall,
gjerb e dhimbshem veshtroj
imazhin e diteve;
...po me ikin miqte!
nje nga nje po shuhen
apo shiten per nje vdekje,
per nje pens,
a dashuri te gjuajtur
si qershite e pshurrura.*
.......................................*histori popullore
Ne kraheror shternguar
mos rri!
Puthme1
C`ke qe mendohesh?
Rrembeja ikjes
dhe nje gezim;
A se shikon qe dita
ne gojen-lubi
te kohes po shkon?!
Krijoni Kontakt