Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    krejt e bukur ndonese shume keshilliese per e mbi e shpesh nen moralin biond (me shtate pale sy)!!
    Po vecse duhet ditur kujt i plas per moralin?
    Ndersa per shpirtin iu plas disa kokrrave te "drithit"
    si biondi yt sy kalter.
    (!!!)
    Urime , se... megjitheate poezia eshte e bukur per faktin se ... mjetet qe e bejne fjalen poezi.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Pentesileas

    Te pershendes Pentisilea,duke te falenderuar per poezine qe ja dhe Lotit.
    Kenaqesia eshte e trefishte:
    Doktoresha shkruaka poezi.
    Poezia eshte shume e bukur dhe;...
    ...e treta dihet.

    Me respekt..............Loti

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    ***

    Dita,
    nga dhimbja sdonte te dukej;
    dielli mbylli syte
    dhe iku!
    Koha nuk eci me,u ngri,
    dhjetor qe, e ashtu dhjetor mbeti.

    Nje vajze
    ne dashurine e saj u tradhetua!
    Dite per dite
    trupin ne rruge e shet.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    **

    Sot,ne te zgjuar,
    me shtepine time,keqas jam prishur;

    -s`di pse u zume.
    A se kishte kohe qe buzeqeshjen sma falte

    As dhe nje kafe me bente.
    Ne dreke e perzura,pese cigare njera pas tjetres i piva;

    -mora rruget!
    S`di ku do errem.as ku gdhihem se di;

    -ne krahe laviresh
    a ne ndonje stol i vetmuar ne shi.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    Grindem me veten

    Grindem me veten deri ne dhimbje
    kur mendoj se dikush tjeter te nuhati arome
    te puthi syte det e duart si mjelme

    Grindem me veten deri ne humbje
    kur mendoj se dikush tjeter te mban ne shtrat
    dhe qetesisht te mban per te ngrohur
    duke te te puthur ashper neper nate...

    Grindem me veten deri ne vdekje
    kur mendoj se ti je ne nje tjeter qiell
    dhe te pres si nata yllin e vetem e verbuar
    per te marre vetem nje grusht diell...

    Grindem, grindem grindem me veten
    deri ne mjerimin e vetmise
    Kerkoj ne syte e tu te hap nje shteg
    dhe te marr nektarin e dashurise....

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Pershendetje

    Pershendetje Lulja dimerore!Jane dy poezi tuat ne temat e mia si dy margaritare.Te faleminderit!
    ....Loti

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Kenga ime

    Jete
    nga jeta ime te fala.
    Shpirt
    prej shpirtit tim te dhashe.
    Nje dite,
    nen hijen e thare,
    krua i shterrur do mbetem.

    Pershendet
    nese rruga te nxjerr aty pari
    peshperit
    vec me buze...pa ze:
    -Kenga e vet e vrau!
    Po vec me buze...
    ...gjumin mos ma prish.
    .................................................. .....20/11/02

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Dhe...

    Sot dicka humba
    -me shume se dhimbja.

    Humba shume c`ka sot
    -baras me shpirtin!

    Nje xhevahir
    ne dore c`mu thye!
    ............................................London ,20/11/02.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Loti i shpirtit

    urime shume te bukura poezite. bye pershendetje sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Ulurima e nje...

    Te gjitha portat e shpirtit
    i mbylla.
    Kallkan jam bere si kjo nate
    mjerane

    Dashuria
    -rren e nje nate te perlyeme ne epsh;
    besnikeria,nderi;
    rrecka qe fshin organet pas aktit.

    E uritur, rruget e mia ha
    Po shpirt i zene ne leqe,
    zog qyqeje,sdua te jem
    e te cel foleve te pa fole.

    Dua Cerdhen
    ..........................Sofren
    .........................................Gazin...
    e gjithsesi prej kesaj nate dua te dal.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Shėn Sava - 5 dhjetor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2016, 23:00
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 19:40
  4. Edhe kleriket te perfshire ne pedofili
    Nga Saraj nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-11-2002, 12:28
  5. Calcio Mercato
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 01-09-2002, 17:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •