Ju lutem nese ndokush do dinte se si realizohet shitja e skedareve nepermjet internetit, dhe ate ne kete menyre: para se te behet zbritja( download) e skedarit te realizoheshte transferi i parave ne ne banken e caktuar nmga shitesi.....
Ju lutem nese ndokush do dinte se si realizohet shitja e skedareve nepermjet internetit, dhe ate ne kete menyre: para se te behet zbritja( download) e skedarit te realizoheshte transferi i parave ne ne banken e caktuar nmga shitesi.....
Menyra me e thjeshte eshte me ane te emailit. Klienti ben pagesen dhe pasi ti ke marre parane, i dergon me email lidhjen ku mund te shkarkoje skedarin. Problemi eshte se skedarin mund ta blejne 2-3 veta dhe ata pastaj e shperndajne falas tek shoket e tyre. Ky eshte pikerisht edhe problemi me softueret, albumet e muzikes, DVD, etj. Ka menyra per te mbrojtur skedaret qe te perdoren vetem ne nje kompjuter, por nuk jane gjera qe mund te behen vetem nga nje person brenda dites.
Edi
Po klienti ku te jete i sigurte qe do ja leshoj skedarin, mos kete ndonje menyre tjeter te shitjes qe edhe shitesi te jete i sigurte qe do e mare skedarin ...
Menyra me e mire per keto gjera eshte qe ndertosh nje aplikacion vete, panvaresisht se eshte pak i madh si projekt, dhe me ane te atij aplikacioni perdoruesi te lidhet me blersein dhe te bleje filet qe do. Filet mund te behen ne nje format dipendent me aplikacionin dhe te enkriptuara qe te lexohen vetem nga aplikacioni qe u ble.
Si ide eshte pak e avancuar dhe sherben vetem me file qe permbajne informacione si libra, papers etj.
Nqs do te shesesh programe eshte pak e veshtire mgjths e arritshme qe ai program te mund te instalohet vetem ne nje kompjuter.
Dikush duhet te beje me patjeter hapin e pare. Une kur shkoj ne dyqan, kam besim ne shitesi qe i jap parane. Po ashtu edhe ti duhet te fitosh besimin e klienteve te internetit qe ata te te japin parate. Per tu bere pak me i besuar, mund te lejosh klientin te shkarkoje vetem nje pjese te skedareve, sa per prove, dhe pasi te marresh parane, t'i japesh edhe pjesen tjeter. Ose mund t'i japesh nje skedar te mbrojtur me fjalekalim, dhe kur ai te beje pagesen, t'i dergosh fjalekalimin me email.
Cfaredo zgjidhje te gjesh ti, perseri ngelet problemi qe mund ta bleje vetem njeri skedarin dhe fillon e shperndan falas ose me pagese tek te tjeret.
Sugjerimi i qoskes futet ne ato menyrat qe mund te punojne, por qe jane te komplikuara dhe nuk ke garanci qe nuk do thyhet nga nje "hacker".
Edi
Krijoni Kontakt