Qe Nano duhej te ikte kjo nuk ka diskutim qe PD duhej te fitonte edhe kjo nuk ka diskutim por te kalosh nga nga njeri front ne tjetrin pa te hyre gjemb ne kembe eshte cudi e madhe qe ndodh vetem tek ne.
Mendimi juaj a eshte e moralshme aleanca e PD-se me PA-ne dhe PBDNJ-ne
C'far i kane premtuar njera tjetres ??
Do jete aleance e qendrueshme ??
E Hene, 15 Gusht 2005
TRADHETIA E PARE E LUFTER XHUVELIT
Kreu i PAA-se refuzon t'i beje thirrje elektoratit te votoje PD-ne me 21 gusht. Udheheqesit te agrareve i intereson tkurrja e numrit te mandateve te PD-se, ne menyre qe votat e tij te jene vendimtare per qeverine e re
Kryetari i Partise Agrare Ambjentaliste, Lufter Xhuveli i ka bere thirrje elektoratit te partise se tij, se ne zgjedhjet e 21 gushtit, secili duhet te votoje ashtu sic e mendon me mire. Megjithese tashme eshte pjese e koalicionit te djathte qe do te qeverise vendin, Xhuveli nuk tentoi aspak te orientoje elektoratin e tij, qe votat e mazhoritarit t'i hedhin per kandidatet e Partise Demokratike. Qendrimi i Xhuvelit, eshte pak te vleresohet si i cuditshem. Jane disa faktore qe e shtyjne kryetarin e PAA-se te qendroje paradoksalisht neutral ne garen elektorale te se dieles. Arsyeja kryesore eshte vetedija e Xhuvelit qe kerkesa e tij per te orientuar votat e agrareve drejt se djathtes, do te shperfillej plotesisht. Elektorati i PAA-se keto tete vitet e fundit ka votuar vetem majtas duke e pare kryetarin e partise si nje nga njerezit me besnike te Nanos. Dherealisht, ne tete vite qeverisje, Partia Agrare Ambjentaliste ka qene partia me e palekundur ne mbeshtetje te socialisteve. Nese Gjinushi, Ceka, Milo e Dule kane ushtruar presion ne momente te caktuara ndaj Nanos, votat e Lufter Xhuvelit kane qene nje garanci me teper per kryetarin e PS-se.
Arsyeja e dyte qe Xhuveli nuk mbeshtet te djathten ne rivotimet e 21 gushtit, eshte se ai tenton ne nje fare menyre te shantazhoje aleatet e rinj, PD-ne dhe kryetarin e saj, Berisha. Duke qene i vetedijshem se e majta eshte e avantazhuar ne keto zgjedhje, Xhuveli kerkon te rrise cmimin ne syte e Berishes dhe t'i thote atij: Pa mbeshtetjen time humbe, keshtu qe me jep me teper.
Arsyeja e trete qe e shtyn Xhuvelin te qendroje gjoja indiferent ndaj votes se 21 gushtit, eshte se pikerisht atij i intereson humbja e kandidateve te PD-se dhe fitorja e socialisteve. Afermendsh, nese ne kater zonat ku do te rivotohet, do te fitojne kandidatet e PS-se, votat e deputeteve te PAA-se ne Kuvend, do te jene vendimtare per krijimin e qeverise se re.
Reagimi i socialisteve
Kreret socialiste gjate diteve te fundit e kane sulmuar ashper kryetarin e PAA-se, Lufter Xhuveli per lidhjen e aleances me demokratet. "Kalimi me Berishen, i Xhuvelit qe mori votat e socialisteve, eshte prostitucion politik". Keshtu e quajti anetari i kryesise se PS-se, Petro Koci levizjen politike te Partise Agrare Ambjentaliste, e cila vendosi te bashkeqeverise me Partine Demokratike. "Nderkohe, analiza e Partise Socialiste duhet te filloje nga strukturat qendrore", keshtu eshte shprehur dje Petro Koci. Sipas tij zhvillimi i analizes do te perfshije te gjitha strukturat e saj por duhet te filloje nga qendra duke zbritur ne baze. Gjithashtu ne kete analize Koci thekson se do te nxirren te gjitha pergjegjesite per mosarritjen e rezultatit te kerkuar ne zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut, duke ia faturuar pergjegjesine me te madhe kreut te selise roze dhe drejtuesve kryesore te saj. "Analiza do te filloje ne forumet qendrore te partise qe do te perfshine dhe vetekongresin e partise. Natyrisht qe do te dalin dhe pergjegjesite lidhur me mosrealizimin e rezultatit qe kishte parashikuar Partia Socialiste. Pergjegjesite kane nje hierarki dhe natyrisht qe titullaret e partise kane pergjegjesi me te madhe", tha Koci. Sipas tij askush nuk duhet te perpiqet qe pergjegjesite e veta t'ia faturoje tjetrit, qofshin keto ne rafshin vertikal dhe ate horizontal. Nderkohe qe theksoi se do te preken te gjithe ata te cilet nuk kane meritat dhe qe kane uzurpuar postet drejtuese ne drejtimin e partise qofte ne qender ashtu edhe ne baze. "Ata qe mundohen t'i mbajne me kembengulje postet drejtuese te partise por dhe ata qe perpiqen me cdo kusht per ti rrembyer. Keshtu qe ne do te kerkojme efektivitetin e analizes te te gjitha potencialeve qe do te kene dhe kane forumet drejtuese te partise", tha ai.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te Drejtat
Krijoni Kontakt