Konsum popullor.Postuar më parë nga Jost*
Nyja e parë shënon 03.09.2003 dhe si pozicion i vjetëruar politik, zëvendësohet nga kjo 17/12/2004 News Telegraph Turkey's EU entry ku mes të tjerash thuhet:Postuar më parë nga Jost*
"Some members of the EU, notably France, Germany and Austria, are against Turkey joining, saying it is too big, too populous, too poor and too culturally different to integrate into the EU.
Supporters of Turkey, who include Washington, see Turkey as a key western ally, positioned in both Europe and the Middle East. They say its membership will spread security and stability in that part of the globe, and promote dialogue with the Islamic world by incorporating a vibrant Muslim democracy."
Çdo lidhje me fenë nëse bëhet (në media), bëhet për të krijuar tifozllëk popullor mes masave. Po të pyesësh një europian në kafene dihet që do të flasë për pisllëkun e turkut, për racën e turkut, për fenë e turkut. E njëjta mund të ndodhë dhe në Turqi kundrejt europianëve. Fetarëve nga ana tjetër iu pëlqen që të përdorin argumentin e fesë vend e pa vend duke i dhënë vetes një rëndësi që s'e kanë. Mendon se krerët e shteteve (përfshirë strategjitë gjeopolitike dhe kryesisht ato ekonomike) mendojnë dhe në vazhdim vendosin në bazë të fesë?
Keni sadopak dijeni për shkakësitë e vendimmarrjeve politike dhe synimet afatgjata shtetërore të "Gjermanisë"? Ju mendoni se Europa e "krishterë" po hahet me Turqinë "myslimane"? Mendoni së pari që Europa është e krishterë? Dhe së dyti që Turqia është myslimane? (Nga pikëpamja shtetërore.) Është e nevojshme të bëni dallimin mes instancës shtetërore dhe opinionit popullor. Eurobarometri dhe sondazhet në popull mund të kryhen tërë vitin dhe të japin rezultate dhe 100% për apo kundër, por kjo nuk prek aspak vendimin dhe qëllimin e marrëveshjeve ndërshtetërore, as tangjencialisht. Këto rezultate si gjithmonë përdoren pas faktit të kryer për të justifikuar veprimet e për të fituar apo i hequr pikë pozitës dhe opozitës, dhe sërish përdoren për konsum popullor, jo për vendimmarrje. Nëse keni iluzion se populli ka fjalë në këto çështje... Mendoni vallë gjithashtu se Qipro është pengesa e hyrjes së Turqisë në Europë? Tjetër shteti dhe tjetër OJQ-të, organizatat, populli i thjeshtë, bisedat në punë e në lokale.
Europa po zmadhohet shumë shpejt dhe kjo nuk është e dëshirueshme nga Franca. Nuk po i jepet kohë standardizimit të fuqisë së centralizuar frankogjermanike. Me Anglinë si fant spathi që hedh valle sipas Uashingtonit dhe kundërshton çdo lloj projekti të propozuar për çfarëdolloj çështjeje, si mendoni se do të ishte futja e një fanti të dytë spathi në lojë?
Origjina e këtij artikulli është EUbusiness 13/07/2005 Italy backs Turkey's EU bid, praises its role in anti-terror struggle dhe mes rreshtash thuhet:Postuar më parë nga Jost*
...He [Fini] said accession talks with Ankara would be a "lengthy and difficult process" that would test Turkey's resolve to accomplish all the economic and political reforms required to join the bloc.
"I'm fully confident that having a Turkey which is stable, democratic, prosperous, modern and which shares European values would be in the interests of the EU," Fini told Anatolia...
Kupto "qëllimet dhe strategjitë e Europës" aty ku thotë "vlerat europiane"... Ndërkohë që Turqia njihet për shtet të konsoliduar, "ç'reformë poltike" mendon se i kërkohet asaj, përveç se të reformohet ndaj pikësynimeve të Europës dhe ta heqë veshjen e fantit spathi? Shikon mbështetje apo patronalizim të Turqisë nga anë e Italisë, si një këshilltare më neutrale që po i tregon rrugën e drejtë?
Atëherë lexoni dhe këtë nga Zaman Daily Online July 20, 2005 Merkel-Sarkozy Alliance Against Turkey ku mes të tjerash thuhet:
"Expected winner of the German early elections in September Christian Democratic Union (CDU) leader Angela Merkel and favorite for the French 2007 presidential election, candidate Union for the Popular Movement (UMP) leader Nicholas Sarkozy came together in the French capital Paris Tuesday, emphasizing that they are against Turkey's full membership to European Union (EU).
Merkel has defended that Turkey should be given "privileged partnership" status instead of full accession..."
Hezitimi për anëtarësi të plotë mendon se vjen nga feja apo nga vartësia politike e Turqisë që bie në konflikt me strategjinë gjermane?
"The structuring of Europe highly depends on French-German cooperation and regardless of the election results in September, Paris and Berlin should be the "engine" of attempts for the political union of the EU, Merkel said."
Mendoj se këto janë të qarta, megjithatë nëse shërbeheni nga pozicioni se shtetet dhe politikat vendosen në bazë fesh, ndjehuni i lirë.
Pëshëndetje.
Krijoni Kontakt