Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Përse frikësohen europianët nga Shqipëria?

    Përse frikësohen europianët nga Shqipëria?

    Ralf Gjoni


    Dhe si për ironi, Shqipëria dhe Turqia ishin në fund të listës. Nëse afërsisht 50% e të anketuarve ishin pro pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, po e njëjta përqindje ishte kundër anëtarësimit të Shqipërisë apo Turqisë në BE. Edhe Ukraina, Maqedonia, Bosnia dhe Serbia & Mali i Zi ishin para Shqipërisë. Përse vallë frikësohen Europianët nga Shqipëria?
    Siç mund të shihet edhe nga tabela e Eurobarometrit 63, ndjenja positive ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së është më e lartë në dhjetëshen e sapoanëtarësuar në BE. Sidoqoftë, Shqipëria përsëri mbetet në fund. Si mund të shpjegohet kjo papërfillshmëri dhe si ka mundësi që edhe Serbia e cila mbahet si përgjegjësja kryesore e disa luftërave Ballkanike në vitet '90 të perceptohet më pozitivisht se sa Shqipëria nga Europianët?
    Përgjigjen mund t'a gjejmë tek imazhi i keq, ose më qartë "imazhi i gabuar" i Shqipërisë në Europë, kjo për tre arsye që janë shumë të korrigjueshme: krimi i organizuar mafioz, feja dhe mungesa e lobingut.
    Së pari, që prej hapjes së kufijve në 1991, grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një reputacion negativ mes analistëve dhe qytetarëve Europianë për brutalitetin dhe efikasitetin me të cilin veprojnë. Aktivitetet e tyre si prostitucioni, tregëtia e drogës apo qarkullimi ilegal i emigrantëve, pasqyrohen në mënyrë të vazhdueshme nëpër mediat perëndimore, gjë kjo që për rrjedhojë krijon një imazh të keq të shqiptarëve. Duhet vërejtur që shumica e emigrantëve shqiptarë janë njerëz familjarë, punëtorë dhe qytetarë që respektojnë ligjet e vendit ku rezidojnë. Por një përqindje shumë e vogël e tyre që merren me aktivitete ilegale marrin më tepër mbulesë mediatike dhe i ulin popullaritetin shumicës dërrmuese që punon me ndershmëri për të mbajtur familjet e tyre. Ky perceptim i shqiptarëve si mafiozë dhe baronë të krimit të organizuar duhet patjetër të luftohet nga diaspora në vendet përkatëse. Një shembull i mirë ka qenë këto vite organizimi i diasporës shqiptare në SHBA ku ekzistojnë shumë shoqata kulturore të cilat promovojnë vlerat kulturore dhe marëdhëniet mes komunitetit shqiptar dhe shtetit ku ky komunitet punon dhe jeton. P.sh, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me qendër në Washington DC, promovon interesat shqiptare pranë kongresin amerikan dhe grupeve të tjera politike që ushtrojnë influencë ndaj politikës së jashtme të SHBA-së. Në mënyrë të ngjashme, shumë është arritur edhe nëpërmjet mediave shqiptare (gazeta, radio e TV) dhe restoranteve e dyqaneve të tjera që janë hapur në qytete të ndryshme amerikane. Të gjitha këto iniciativa janë instrumente të fuqishme që ndikojnë shumë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë apo Kosovës jashtë kufijve të tyre. E njëjta gjë duhet të bëhet më me shumë forcë nga diaspora shqiptare në Europë. Europianët për momentin po shohin vetëm majën e zezë të ajzbergut shqiptar. Duhet bërë e pamundura që ata të shohin shumicën e bardhë të tij.
    Së dyti, perceptimi i Shqipërisë si një vend mysliman, e largon atë nga Europa. Kjo mund të çudisë shumë shqiptarë që e konsiderojnë vendin e tyre si një vend tolerant ku feja nuk ka ndonjë vend aq të rëndësishëm në shoqërinë e përditshme. Por nga bisedat e mia me analistë të ndryshëm Europianë, jam habitur nga rëndësia që i jepet këtij imazhi të vendit tone kur flitet për zgjerim të mëtejshëm. Nuk duhet harruar që gjatë viteve '90, Shqipëria u anëtarësua tek Organizata e Vendeve Islamike, gjë që automatikisht futi Shqipërinë në të njëjtën kategori të vendeve Arabe që janë vendosur nën shënjestrën e shërbimeve sekrete Amerikane dhe Europiane për shkak të numrit të lartë të terroristëve islamikë që prodhojnë këto vende. E pra, Shqipëria megjithëse ka një nga shoqëritë më tolerante për sa i përket fesë apo ekstremizmit Islamik, fatkeqësisht ende perceptohet si një vend mysliman si Turqia, kultura e së cilës nuk do t'a lejojë atë të integrohet lehtësisht në Europën e bashkuar. Në këtë pikë, qeveria e ardhshme shqiptare mban çelësin e integrimit. Gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë të trumpetuar me aq forcë nga Berisha, kryeministri i ardhshëm shqiptar, duhet bërë patjetër edhe regjistrimi i përkatësisë fetare të Shqiptarëve duke marrë nën konsideratë edhe ateizmin si kategori të vlefshme. Për rrjedhojë, edhe tekstet shkollore dhe enciklopeditë botërore duhen rinovuar në mënyrë që përqindjet e përkatësive fetare në Shqipëri të reflektojnë realitetin në vend. Biles, duhet shkuar një hap më tej. Shqipëria ka mundësi të japë një shembull të mire në Europë si vendi me një nga rrymat Myslimane më të moderuara në botë dhe si një vend ku toleranca fetare bashkëjeton lehtë me laicitetin e shtetit. Në këtë periudhë historike kur Europa po mundohet të identifikojë rrymat e moderuara islamike në territorin e saj për t'i bërë ballë terrorizmit, Shqipëria është në pozitë shumë të fortë për t'u ofruar vendeve Europiane shembullin e një shoqërie multi-fetare dhe të një shteti laik që ka ditur t'a mënjanojë ekstremizmin fetar për vite me radhë.
    Arsyeja e tretë dhe e fundit, lidhet shumë fortë me dy pikat e para. Ajo ka të bëjë me mungesën e lobingut të fortë në korridoret e politikës europiane për mbrojtjen e interesave shqiptare në BE. Gjithcka që është arritur në dobi të interesave mbarë-shqiptare në Ballkan, është rrjedhojë e pro-amerikanizmit dhe e ndihmës që na vjen përtej Atlantikut. Sidoqoftë, nëse Shqipëria dëshiron t'u bashkangjitet strukturave Europiane duke i hapur kështu derën biznesit shqiptar ndaj tregut të lirë, ajo duhet të bëjë shumë më tepër për organizimin e një lobi efikas në vendet europiane. Kjo kërkon nidhmë konkrete nga shteti, veprim efikas nga ana e organizatave të shoqërisë civile, dhe një mobilizim të diasporës shqiptare në vendet përkatëse. Gjatë viteve të fundit, diaspora u la në harresë duke mos iu krijuar as e drejta themeltare e të votuarit në vendet e rezidencës. Sot, shteti shqiptar duhet të krijojë lidhje dhe bashkëpunim të fortë me diasporën që i siguron një pjesë të majme të buxhetit të tij nëpërmjet prurjeve valutore në vend. Nuk duhet lënë lobingu shqiptar vetëm në duart e qeveritarëve që shihen me skepticizëm nga strukturat politike perëndimore. Këtë punë mund t'a bëjnë shumë më mirë organizata jo-qeveritare (OJQ) si "MJAFT" në bashkëpunim me organizatat e diasporas. Sidoqoftë, shteti në këtë ekuacion politiko-shoqëror duhet të luajë rolin e mbështetësit kryesor për mbarëvajtjen e një procesi frutdhënës. Diaspora jo vetëm që ka një arsenal intelektual të çmuar por është potenciali i vetëm i Shqipërisë që mund të përmirësojë imazhin e saj në kontinentin plakë, që po na vështron shtrembër dhe me papërfillshmëri. Hartimi i një strategjie kombëtare për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Europë, është një domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe për përmirësimin e standarteve të jetesës së shqiptarëve. Mosveprimi i qeverisë Berisha, të cilës po i rëndojnë supet nga premtimet e shumta që i dha popullit, do të kishte pasoja fatale për jetëgjatësinë e saj. Kjo, do të nxinte edhe më tepër ajzbergun shqiptar, duke zbehur më tej aspiratat për një integrim të afërt. Le të shpresojmë që qeveria e re të ketë veshë të na dëgjojë më qartë dhe sy të na shohë ku jemi!

    BalkanWeb
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #2
    Këto titujt... çështje më vete.

    Çfarë ndjejnë europianët nga Shqipëria frikë, apo mospërfillje, apo antipati?

  3. #3
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga KVS
    Këto titujt... çështje më vete.

    Çfarë ndjejnë europianët nga Shqipëria frikë, apo mospërfillje, apo antipati?
    Nqs e merr mundin ta lexosh artikullin besoj se nuk do hasesh problem ta kuptosh edhe shkakun e vendosjes se titullit
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  4. #4
    Pyetja mbetet.

    Çështja është se një dorë e heshtur është vënë në një farë kryqëzate moderne duke demonizuar myslimanizmin (për të avancuar veten e vet) e duke e justifikuar sikur "Europa po na shikon ashtu"! Këto janë për konsum të brendshëm. Prandaj dhe pyetja është e vlefshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KVS : 03-08-2005 më 03:39

  5. #5
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Analiza qe beri autori i shkrimit perkon me realitetin e dhimbshem me te cilin ballafaqohemi ndersa "dora qe ben zhurme" eshte e zhytur ne optimizmin e vaket naiv.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Mosnjohja dhe prezantimi i devijuar eshte rezultat i kesaj frike.

  7. #7
    Cili është realiteti i dhimbshëm? Sa lidhje ka feja për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Europë? Unë mendoja se Europianët nuk i kushtojnë fare rëndësi fesë! Kaq rëndësi i kushtokan vallë? (Çështje duarsh te heshtura?)

    Gjithsesi, çështja e Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me myslimanizmin sesa ka të bëjë me fuqinë dhe garancinë e rendit që mund të ofrojë një shtet për territorin ku vepron. Shteti shqiptar nuk është i pavarur nga ana politike, nuk ka asnjë lloj fuqie ushtarake dhe më kryesorja nuk ofron treg të fuqishëm. Zëri i Shqipërisë është zero. Çështja nuk është fare tek fetë dhe kurrë nuk ka qenë. Çështja është tek integriteti dhe besueshmëria e shtetit. Edhe 100% myslimanë fanatikë të ishin shqiptarët, por me ide përkatësie në trupin e Europës dhe me Shtet, atëherë nuk do të përbënte kurrë problem çështja e fesë. Njerëzit që luajnë kartën e fesë në Shqipëri le të përpiqen dhe disa mijëvjeçarë të tjerë se ndoshta e kuptojnë më në fund që këtu nuk pi njeri nga ai burim.

    Përshëndetje!

  8. #8
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga KVS
    Cili është realiteti i dhimbshëm? Sa lidhje ka feja për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Europë? Unë mendoja se Europianët nuk i kushtojnë fare rëndësi fesë! Kaq rëndësi i kushtokan vallë? (Çështje duarsh te heshtura?)
    Pergjigja e pyetjeve tuaja lidhet me nje tjeter pyetje:
    Perse nuk pranohet Turqia ne BE?
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  9. #9
    Pavarësia politike, mik! Turqia ndërkohë që ofron treg dhe stabilitet, nuk ofron pavarësi politike dhe madje nuk tutet ta shprehë në çdo rast përkatësinë. Nga varet Turqia?

    Po në të njëjtën kohë në vetvete Turqia është e paasimilueshme prej integritetit shtetëror, nuk është Estoni, Slloveni, Sllovaki. Turqia ka ; por ky zë ka jehonë që Francës dhe Gjermanisë nuk i pëlqen, se vjen prej tej Atlantiku.

    Çështja kurrë nuk është fetare dhe pas këtij shekulli kurrë nuk do të jetë. Nëse mendoni se në instanca të tilla vendoset siç mendon populli (nga e merr informacionin populli?), e keni humbur trenin. Në instanca ku vidhen marrëveshje shtetërore shitblerjesh aeroplanesh duke përgjuar telefonata, tërë këto mes "superfuqive"... dhe zhduken pa bujë zbuluesit e qëllimeve të luftës në Irak... Fokus.

  10. #10
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga KVS
    .

    Çështja kurrë nuk është fetare
    E keni shume gabim.
    Ceshtja thelbesore eshte fakti se Turqia eshte nje vend mysliman.

    por ky zë ka jehonë që Francës dhe Gjermanisë nuk i pëlqen, se vjen prej tej Atlantiku.
    Ironik ky komenti siper lidhur me Gjermanine ... shko ketu

    Te sugjeroj gjithashtu te vizitosh edhe kete linkun ketu
    Ndryshuar për herë të fundit nga FЯODO : 03-08-2005 më 23:34
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •