Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha: Vizita e parë si kryeministër do jetë në Greqi

    Kreu i PD-së në gazetën greke “Esspresso”

    MARKO CAKA/ ATHINE

    Një nga premtimet e bujshme të pretendentit për kryeministër, liderit të PD-së, Sali Berisha, ka qenë rikthimi i emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre.

    “Në mandatin tim do të bëj që të kthehen të gjithë emigrantët në atdheun e tyre”, kanë qenë fjalët e para të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, menjëherë pas rezultateve përfundimtare paraprake të zgjedhjeve 2005 dhënë për gazetën greke “Esspresso”. Në intervistën e parë si fitues i zgjedhjeve ish-presidenti Berisha është prononcuar publikisht duke thënë se: “Në mandatin e ri të besuar nga zgjedhësit shqiptarë dua që të lë mbrapa të kaluarën dhe ta bëj vendin joshës”. Dhe këtë korrigjim të historisë së hidhur gjatë karrierës së tij si kryetar shteti, lideri demokrat, Sali Berisha, do ta nisë me vizitën e parë si kryeministër në shtetin fqinj të Greqisë, që mendon se do të kryhet shumë shpejt pas marrjes së pushtetit. Dhe në vazhdim të përgjigjes së tij ndaj gazetarit grek thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë do të jenë nga më të shkëlqyeshmet. Vlerësimi reciprok do të ndihmojë në krijimin e një klime të mundshme në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Lideri demokrat nuk ngurron të sqarojë dhe për incidentin e krijuar që ditën e votimeve të 3 korrikut në lidhje me mesazhin përshëndetës të Kosta Karamanlis, të cilin e përgënjeshtron duke thënë se një bisedë e tij me homologun grek nuk ka ndodhur kurrë. “Nuk fola me Karamanlis dhe nuk kam folur akoma me kryeministrin grek. Burimet e mediave greke ua njoftuan këtë lajm atyre shqiptare. Në asnjë mënyrë nuk nisi nga partia ime, nga bashkëpunëtorët e mi. Mediat e dhanë lajmin duke u mbështetur nga burime të sigurta të Kryeministrisë greke. Sidoqoftë nuk ishte e nevojshme të merrja mbështetjen e kryeministrit grek për të shprehur miqësinë e tij. Nuk ka asnjë dyshim që kryeministri grek është miku im. Ruajmë lidhje të shkëlqyera. Dhe kjo miqësi e imja me kryeministrin grek do të jetë një nga arsyet që ne do të presim për një epokë të re, të artë në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, është shprehur Berisha. Madje Berisha duke qenë i sigurt për fitoren e 3 korrikut, sipas gazetës greke ka përgatitur planet e tij dhe shprehet, se shtetasit shqiptarë që më besuan presin progres, të ndërtojmë një vend të ri, i cili do të jetë i ngjashëm me vendet e BE-së. U premtova se do punoj fort për të krijuar hapësira dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të këndshëm për investime të huaja dhe për investitorët e huaj. Të vendos ligjet dhe të forcoj ekonominë”. Një nga projektet e ardhshme të qeverisë së tij është dhe kujdesi për minoritetin. Nuk do të përsërisë gabimet e mëparshme në kohën kur ai drejtonte vendin si president dhe që e ka pranuar publikisht se gjyqi ndaj 5 minoritarëve zhvilluar prej 11 vjetësh ishte një gabim i madh dhe që ndikoi shumë keq në marrëdhëniet me fqinjët, por dhe një sinjal negativ për ndërkombëtarët për skllavërimin e lirisë së të drejtave të njeriut te pakicat. Tani me qeverinë e re lideri Berisha u bën thirrje të gjithë minoritarëve që të marrin pjesë në koalicionin qeveritar të vendit. “Po punoj shumë fort për të siguruar minoritetin dhe të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht ftoj PBDNJ-në dhe të tjera parti minoritare të marrin pjesë me ne në qeverinë e re, sepse kam oreks për shumë punë dhe i ftoj të na ndihmojnë. Të punojmë të gjithë së bashku. Në pyetjen e fundit të intervistës për gazetën “Esspresso”, në lidhje me të ardhmen e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi Berisha përgjigjet: “Do të punoj fort dhe shumë afër me qeverinë greke për investime, e cila do të hapë punë për të gjithë. Kur unë të kem bërë Shqipërinë joshëse për investime dhe në hapjen e punëve për të gjithë, atëherë do të hapet dhe rruga që shqiptarët kudo që janë të kthehen në atdheun e tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,043
    shenje e keqe kjo............

    greku dihet boterisht se nuk do qe te behet shqiperia shtet

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Të gjithë udhëheqësit shqiptarë të së kaluarës po edhe të së sotmes,janë sjellur e përsjellur rreth Grekut,serbit,turkut,italianit dhe hiq më tepër,pra në luftë me ta dhe në përqafim të tyre njëkohësisht.Po le të shkojë edhe ky "Saloja" në Greqi,pse jo?Do me befasonte sikur të shkonte së pari në Amerikë,Angli apo Izrael ...se sa për rrethin "tradicional" e dij se do ta vizitojë poqese i jipet mundësia!
    Nuk dij se a do ta Kritikojë e shoqja(malazeze) pse nuk viziton së pari Podgoricën!???

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jane percjellur, sepse komshi Serbin,Grekun e Italianin kemi.
    Eshte shume normale qe te shkoje ne Greqi. Ne duhet te shqetesohemi nese shkon dhe nuk rregullon asgje, nese emigrantet tane atje keqtrajtohen e perzihen kur te doje Greqia, nese i jep Greqise monopolin e bizneseve ne Shqiperi, (ne maredheniet afatgjata nese nuk behet diçka per Çamet megjithese eshte e veshtire) etj. etj.
    Ne nuk mund te izolohemi serish si ne Komunizem. Keta jane fqinjet tane, me keta duhet te meremi vesh. Patjeter qe nuk duhen harruar superfuqite.
    Nga ana tjeter nga keta duhet dhe te mbrohemi. Duhet dhe ta ngreme zerin per padrejtesite. Duhet t'ia bejme te ditur BE-se qe Greqia si i vetmi vend i BE-se ne Ballkan po vjedh fondet e saj kushtuar vendeve kandidate, (rolin e ngarkuar nga BE-ja ne Ballkan po e perdor per interesat vetiake, deri ketu ska gje te keqe, por ne dem te vendeve si Shqiperia). Shtimi si kerpudhat pas shiut i Bankave Greke ne rajon nuk eshte aspak rastesi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mos manipuloni gjerat.

    Sala kur qe ne pushtet konfliktin me te madh e kishte me greket.

    Socialistet ketu e kapen Salen, te burgosja e 4 minoritareve e te ky konflitk, qe e permbysen.
    Se ne ato vite socialistet ishkomunistet ishin partia me e izoluar, pa asnje mik ,nuk qe as ne internacionalen socialiste, e shihej me sy te zi per ndonje rikthim ne pushtet,
    Konflikti Shqiptaro -Grek ne ato vite vajti ne Washington , ku u dha krah ca klaneve ekstreme greke, e ata bene aleat socialista ne shqiperi, dhe i krijuan e hapen probleme ne Washington Sales, se poltika amerikane nuk do konfltikt te tille kur ka disa probleme ne ballkan te para ne Kosove e Maqedoni.
    Jo se amerikanet e haruan po ka prioritet, bile kujtoj rezoluten e Hillari Klinton per Camerine.

    KETU SOCJALISTE E NANOS JA KAPEN FILLIN SALES QE ME VONE E REZUAN

    PRA KETO DIHEN

    Qe faji i Sales per ate konfliti.JO
    Ne ato vite poltikika greke qe ekstreme bile me turkun desh vajten ne lufte.
    Ushtare shqiptar u vrane ne kufi nga komando ekstremistesh grek.

    Faji i Sales--te bente politike--te forte me teper se reagimi emocjonal pas provokimeve greke.Kuptohet qene dhe vitet e para [pas izolimit] dhe mungonte eksperienca politike qe ka sot.

    Shiko ku jane sot, ca ndryshimi, dhe greqia me turqine , kane mardhenie komplet te ndryshme nga 1996, ku pothuajse vajten ne lufte, per disa ishuj.
    Duhet te integrohesh ne te.

    Sala po ben politik e kjo eshte normale.
    Kuptohet interesat kombetare rruhen po dhe ka vend te besh politik.
    Kjo eshte dhe puna e politikaneve.

    Kryesorja ne kete moment eshte vendi te kete stabilitet e te zhvillohet----se kjo e fuqizon----pa kete mos u hiqni si patriota----se me nje vend te dobet ---nuk ke fuqi kurre te matesh me fqinjet.

    Socialistet presin konflikte te Sales me grekun --qe te dalin ata si faktor---si heren e pare.
    Po keto gjera jane konsumuar dhe politika eshte ndryshe tani dhe Sala pervec grekerve ku socialistet 'mendojne' se mund te hapin ndonje konfltikt nuk ka asnje vend tjeter problem.
    Dhe pasoku i Nanos s'eshte me.

    Pra ta haroni konfliktin qe ngjalli socialistet, miqte e tyre klanet ekstreme greke ne Washington e Pasoket e Nanos.
    Nuk do tju bej dhurata te tilla Sala me.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-07-2005 më 09:08

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Fundi i intervistes se Sales --qe do punoj qe shqiptaret te kene pune ne shqiperi e mos emigrojne e bile dhe emigrantet te kthehen.

    Eshte ESENCA dhe LLOGJIKA e ceshtjes.

    Nuk ben politik dote me greket kur ai te ka ne dore gjithe shqiptaret---qe emigrojne se nuk kane nje pune qe te jetojne ne shqiperi.

    Dhe Nano e ka perdorur kete si justifikim shpesh ---po nuk ka marr zotim ta regulloj---se qe i zene me kazinot e buzuqet.

    Kjo eshte thelbesore per shqiperine qe te bej nje politike te pavarur.
    E ketu nis politika.
    Po te mos qe ky faktor keto 15 vjet politika e shqiperise me greqine do qe komplet ndryshe.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Sic e kam thene edhe me pare, 8 vjetet ne opozite kane qene vite te arta per opoziten shqiptare pasi arriti nje objektiv qe nuk e arriti dot kur ishte ne pushtet: reformimin e se majtes me ndarjen qe si hap i pare filloi me ndarjen e saj ne dy parti, nje prej arsyeve perse opozita fitoi thelle ne zgjedhje, dhe nje prej arsyeve perse karriera politike e Nano mori fund ne 3 korrik. Nese ai vazhdon te qendroje ne krye te PS vetem sa do ta beje te pamundur bashkejetesen e partive te majta, qe eshte nje ogur i mire per PD por jo per Shqiperine.

    Ndergjegjesimi i dyte i Berishes ne keto 8 vjet qe ka qene ne pushtet ka ndodhur ne nivelin rajonal dhe ai me ne fund ka kuptuar disa gjera qe kur ishte ne pushtet i besonte verberisht edhe pse ishin te gabuara. Koha keto besime te Berishes i provoi si te gabuara. Dy prej ketyre besimeve ishin:

    - Italia eshte partneri kryesor i Shqiperise si ne aspektin politik, ekonomik, shoqeror.
    - Shteti am shqiptar duhet te mbroje interesat shqiptare ne Ballkan duke iu kundervene hapur dhe ne cdo menyre qarqeve antishqiptare te fqinjeve.

    Qe Italia nuk ishte me partneri kryesor i Shqiperise, Berisha e kuptoi qe ne trazirat e 1997 kur shteti italian dergonte ambasadorin e saj ne Shqiperi te takohej me rebele ne jug te vendit, kur kryeministri italian Prodi zhvilloi nje miting ne mes te Vlores ne krahet e Zan Caushit e kompani, kur Italia vete beri presion qe Berisha te jepte doreheqjen si president, pa u mbajtur zgjedhjet, qe do te thosh nje kapitullim total i shtetit shqiptar perpara rebeleve. Berisha nuk e beri nje gje te tille, por me mareveshjen e marsit 1997 ai beri te qarte qe doreheqja e tij do te vije vetem me humbjen e zgjedhjeve, jo me kercenimin e grykes se pushkes se rebeleve. Shume njerez prane tij u perpoqen qe t'ia justifikonin qendrimin e pales italiane me faktin qe komunistet e te majtet ishin ne pushtet ne Itali, qe nuk i perkisnin te njejtit spekter politik si Berisha.

    Riardhja e Berlusconit ne pushtet ne 2002, solli edhe rikthimin e te djathtes italiane ne pushtet ne Itali. Berlusconin Berisha e konsideronte mik dhe kish bere disa takime me te ne vizitat qe ai kish bere ne Itali. Njerezit rreth Berishes tashme prisnin te shihnin nje sponsorizim te qeverise italiane ne ndryshimin e klimes politike ne Shqiperi dhe ne rikthimin ne pushtet te opozites. Qeveria italiane e re e Berlusconit e mbeshteti Shqiperine dhe opoziten shqiptare vetem ne planin e luftes kunder krimit te organizuar me origjine njerezit ne pushtet ne Shqiperi, sic ishte trafiku i klandestineve, trafiku i droges, prostitucioni, trafiku i armeve, etj. Pervec disa deklaratave te Finit dhe Berlusconit ne favor te opozites shqiptare, PD dhe Berisha nuk mori asnje ndihme konkrete politike nga te djathtet italiane. Italia mund te bente shume me shume se sa ajo beri per opoziten shqiptare.

    Kush e solli ftohjen e Berishes me Italine?

    Pergjigjia eshte interesat italiane karshi Shqiperise dhe shqiptareve, prej ketyre interesave vecon ai i ceshtjes sone kombetare ne Kosove dhe projektet e Italise per Shqiperine. Ajo qe e sensibilizoi Berishen me shume se cdo gje tjeter ne lidhje me Italine, eshte qendrimi i qeverise se Berlusconit karshi pavaresise se Kosoves, qe ka qene dhe vazhdon te jete kunder njohjes se pavaresise se Kosoves. Ky ka qene edhe zhgenjimi me i madh i Berishes dhe te gjithe atyre shqiptareve qe i ndjekin nga afer zhvillimet kombetare, pasi pritej qe qeveria e djathte italiane te mos mbante te njejtin qendrim te D'Alemes ne 1999. Kur vjen fjala tek pavaresia e Kosoves, si te majtet dhe te djathtet ne Itali jane ne nje mendje, dhe nje prej arsyeve perse pavaresia e Kosoves ka ngelur ne vend numero eshte pikerisht se Italia, nje prej vendeve te grupit te kontaktit ka qene kunder qendrimit te partnereve te tjere evropiane si Gjermania, Zvicra, Anglia, apo SHBA.

    Persa i perket projekteve italiane per Shqiperine, eshte shokuese te mesosh se qeveria e italiane duke perfituar nga papergjegjshmeria ne kulm e qeverise Nano dhe Nanos si person, ka shtyre me force dy projekte gjigande te saj ne Shqiperi: marrjen e ujit te pijshem te Syrit te Kalter ne Sarande dhe transportimin e tij me tubo ne Italine Jugore; ngritjen e nje fabrike gjigande afer bredgetit shqiptar per perpunimin e plehrave italiane. Projekte te tilla i shtyjne edhe proponentet me te medhenj italiane sic ish dikur Berisha, qe te vene ne pikepyetje vleresimin italian ndaj interesave shqiptare. Projekti i vetem me interes te jashtezakonshem per Shqiperi eshte Korridori 8 i cili ka mbetur ne vend numero. Ky projekt eshte me ineters te jashtezakonshem edhe per vete Italine, por pala italiane ka deshtuar qe ti japi prioritetetin e duhur korridorit ne axhenden e evropes se bashkuar.


    Cfare ndodhi qe Berisha u jep sot prioritet maredhenieve te Shqiperise me Greqine?

    Shume ndryshime kane ndodhur ne keto 8 vjet ne raportet e opozites shqiptare me Greqine. Ndryshimi i pare i dukshem eshte ardhja e te djathteve ne pushtet ne Greqi dhe humbja e pushtetit nga PASOK. Pasok eshte simotra e partise socialiste ne Shqiperi dhe nje prej sponsoret kryesore te ardhjes se te majtes ne pushtet, aqsa kryeministri Nano kur PASOK ishte ne pushtet, fundjavat i kalonte ne Greqi. Greqia e beri Nanon edhe me nje nuse te re si Xhoana Nano. Mirepo me ardhjen ne pushtet te Karamanlis, Nanos nuk i ka shkelur me kemba aq rregullisht ne Greqi dhe miku i tij me i ri e ka emrin Erdogan, kryeministri i Turqise.

    Ardhja ne pushtet ne Greqi e te djathteve e vuri kryeministrin Karamanlis para nje dileme: te vazhdoje te mbeshteti ne Shqiperi Fatos Nanon, qe eshte jo vetem beniamin i kundershtareve te tij, por edhe nje njeri me lidhje kriminale apo ta ndryshoje krejtesisht politiken e jashtme ndaj Shqiperise? Karamanlis nuk kish se si te mbeshteste Nano dhe kjo duket tek fakti se edhe pse ai mbushi 1 vit ne pushtet, ai nuk e ka shkeluar ende fqinjin verior, Shqiperine, ne nje vizite zyrtare. Riardhja e Karamanlis ne pushtet solli edhe vendosjen e lidhjeve direkte me kreun e opozites Berisha me anen e ambasades greke ne Shqiperi. Karamanlis e kish te qarte qe Nano nuk e kish te gjate fale urrejtjes qe populli shqiptar kish akumuluar per te dhe qendrimet e tij. Nese maredheniet e Greqise me Shqiperine duhej te kishin nje te ardhme, ajo varej nga maredheniet qe dy forcat e djathta, Demokracia e Re dhe Partia Demokratike do te ndertonin mes tyre.

    Arsyeja e dyte perse Greqia dhe njerez si Nikolla Geixh ndryshuan tonin e tyre te zerit ndaj Berishes dhe opozites shqiptare, bile nxituan ne Tirane ti shtrengojne edhe doren atij, ishte kur greket mesuan se Fatos Nano ishte tashme nje karte e djegur ne syte e SHBA, dhe sherbimet sekrete amerikane dhe te vendeve fqinje kishin faktuar implikimin e tij ne trafiqet nderkombetare. Pasi e shfrytezuan sa munden Fatos Nanon, greket e kuptuan qe po vazhduan ta mbeshtesin ate, ata rrezikojne te njejtin fat qe pret edhe Nanon. Detyrimisht, ata e izoluan Nanon ashtu sic e izoloi edhe pjesa tjeter e botes. Ne vitin e fundit, i vetmi burre shteti qe vizitoi Tiranen e kish emrin Erdogan, i cili erdhi pasi Nano i ofroi Albtelekomin, ne shkembim te mbeshtetjes rajonale dhe nderkombetare. Kulmi i deshperimit ky per Nano e kompani qe jane gati te bejne gjithcka ne kete pike per te shpetuar koken e tyre. Ne nje fare menyre indirekte, inkriminimi i te majteve shqiptare ishte arsyeja kryesore per mbeshtetja nderkombetare per opoziten shqiptare erdhi gjithmone duke u shtuar, si alternativa tjeter e vetme e besueshme ne Shqiperi.

    Arsyeja e trete dhe ajo me kryesorja ishte ndryshimi i politikes se jashtme greke ndaj Kosoves. Edhe pse ende Greqia nuk eshte shprehur hapur zyrtarisht, qendrimet zyrtare te saj kane ne nje linje me qendrimet pro-pavaresise se vendeve si SHBA, Angli, Gjermani. Hapja e nje zyre diplomatike ne Prishtine, vendosja e kontakteve direkte me qeverine e Kosoves, vizita e Karamanlis ne Kosove, ishin te gjitha shenja pozitive per nje ndryshim 180 te qeverise se re greke ndaj qeverise se shkuar ne lidhje me Kosoven. Karamanlis kur vjen fjala tek Kosova arrin te kuptoje dy gjera:
    - Kosova do te jete e pavarur me apo jo mbeshtetjen greke, Greqia nuk luan nje rol direkt ne njohjen e pavaresise se Kosoves.
    - Fakti qe Italia eshte shprehur kunder njohjes se pavaresise se Kosoves, hap nje hapesire te madhe per Greqine qe te luaji nje rol negociator ne arritjen e nje kompromisi per te njohur pavaresine e Kosoves dhe per te qetesuar shqetesimete Beogradit. Nese Greqia nuk vendos dot vete per fatin e Kosoves, ajo ka nje rol negociator te madh qe mund te luaje midis Prishtines dhe Beogradit.

    Gadishmeria e qeverise se Karamanlis per te pranuar realitetin Ballkanik, pra pavaresine e Kosoves, ka fituar edhe vemendjen e Berishes i cili e ka te qarte qe Kosova dhe vete shteti am shqiptar do te kene nevoje tani edhe ne te ardhmen per nje mbeshtetje rajonale, krahas mbeshtetjes nderkombetare qe ofron SHBA. Mbeshtetjen e vetme rajonale ne Ballkan e ofron ose Italia, ose Greqia dhe ne kete moment ne histori, nuk ka dyshim qe interesat greke jane me afer atyre shqiptare se sa interesat italiane. Berisha vetem sa po kapitalizon mbi kete klime dhe kete realitet.

    Arsyeja e katert perse Berisha e ka te qarte qe Greqia duhet te kete prioritetin me te madh ne rajon me Greqine eshte sepse Greqia eshte vendi ku jetojne e punojne numri me i madh i emigranteve shqiptare. Ne te shkuaren, konfliktet klima e tensionuar midis qeverive te dy shteteve ka mbajtur peng mireqenien e emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilet kane nevoje per punen qe sigurojne ne Greqi per te mbeshtetur jo vetem veten por edhe familjet e tyre ne Shqiperi. Ne kete pike, Berisha ka nxjerre nje mesim te madh nga diplomacia e Ahmet Zogut, i cili e kish te qarte qe ate armik qe nuk e mund dot me lufte, e mund me miresi. Vajtja e Berishes ne Athine, shtrengimi i duarve me kryeministrin grek, falenderimi i popullit grek per pranimin e qindra mijra shqiptareve, ka per te qene nje moment historik pasi do te neutralizoje te gjithe qarqet anti-shqiptare ne Greqi, Shqiperi e me gjere, qe jane munduar ne keto 15 vjet te shesin Berishen si nje armik te Greqise dhe minoritetit grek. Berisha e ka te qarte, qe nje sakrifice e tij do ta kaloje vemendjen e maredhenieve midis dy vendeve nga polarizimet e emrave te pervecem, ne projekte dhe nisma konkrete.

    Ata qe ngelen te fitojne me shume nga kjo vizite e Berishes ne Greqi jane emigrantet shqiptare qe jetojne atje te cilet jane me shume te interesuar se kushdo qe Shqiperia dhe Greqia te kene maredhenie te mira.

    Ndersa mua me vjen mire te konstatoj qe Berisha ka arritur te ngrihet me lart se politika e emocioneve te castit dhe po ndermerr hapa qe do te ridimensionojne maredheniet e Shqiperise me gjithe fqinjete saj ballkanike.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-07-2005 më 13:59

  8. #8
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591

    Jam Dakort

    Jam dakort me ardhjen e zotit Sali Berisha ne greqi sepse do kontriboj me shum ne mardheniet qe ka shqiperia me greqin,dhe kjo do tu shkoj ne ndihme jo pak po potuhajse te gjth shqiptarve qe jetojne ketu ne greqi.

    Albo Urime vlla qe meresh me ket tem
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo

    Konkluzioni jote nuk eshte real

    Berisha kur erdhi ne pushtet erdhi me petkun amerikan e me partner te forte ne Germani te kristjan demokratet e Konservatoret anglez qe i mernin pjes dhe ne mitingjet e tij e ishin ne pushtet.

    Ndoshta je i ri e se mban mend ate kohe.

    Sa morri Sala pushtetin pati nje perplasje me Italianet

    Italianet donin te mbanin ne shqiperi ne baze ne Durres ku ushtaret italian ishin pas operacjonit per shperndarjen e ndihmave ne 1991-1992 , nga qe ne shqiperi as ushtria e asnje tjeter nuk e bente dote kete nga kriza e njerezit qene ne varferi e kishin tendencen te mirnin cdo gje.

    Sali firmosi ikjen e turpave italiane, te cilet u zemeruan shume qofte ne planin diplomatik se donin te rinin, hariten derisa shkateruan dhe pllakat qe kishin vene ne baze nga inati.

    E nuk e beri se qe anti italian apo progrek po se qe Shqiptar e keshtu e donin interesat e shqiperise.
    Kujtoj ketu ca lidhje korruptive te politikave te majt italian me ata shqiptar qe ishin krijuar ne ate kohe remuje kur behej para lehte.

    Keshtu nuk eshte i vertete ajo qe the.

    Sala nuk eshte preh e politikave ballkanike qe shqiperia duhet te zgjedh midis Italise-Greqise --apo Turqise.
    Kjo eshte nje politike perpiqet te diktohet nga ato vende ne konkurence me njera tjeteren, po politikanet me mend shqiptar nuk duhen te bien ne kete vogelsira ballkanike.

    Politika eshte shume me e gjere se sa ky trekendesh, e mundesite e saj e shtete shume te fuqishme me interesa ne rajon se sa keto ballkanike e italia te harxhosh kohen me ata.

    Bile ne kemi pasur suksese nga dalja mbi kete politike, e kemi pasur fitime te medha, bile me superfuqine e vetme Ameriken pastaj Angline Gjermanine e me rradhe shume vende te fuqishme globalisht.

    Trekendeshi i rajonit secili ka interesat e tij e pretendimet e tij per shqiperine---ne do bejme politik me secilin--e nuk jemi te varrur nga asnjeri nga ata---e SKEMI PSE SHOHIM VETEN NE MES TYRE---QE DO ZGJEDHIM NJERIN APO TJETRIN---si ne kohen e pare ku shqiperia qe ne tepsi ku fqinjet secili donte te merrte nje pjese.

    Do kemi mardhenje te mira me secilin ne Europen e Bashkuar po nuk jemi ne dore te asnjerit, e kemi aleanca shume me te medhaja, e vende miq shume me te forte se keto komshinjt.

    NQS DO ZGJEDHIM DICKA ----KETO DO JENE INTERESAT E SHQIPERISE

    Mardheniet mund te levizin sipas keture interesave nje here me shume e nje here me pake sipas ketyre interesave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-07-2005 më 14:39

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mos ngaterojme Ceshtjen e Kosoves me mardheniet e Berishes me qeverine greke.

    Nuk zgjidhet e nuk varet Ceshtja e Kosoves nga mardheniet e Sales me qeverine greke.
    NUK ESHTE NE DORE AS TE BERISHES E AS TE KARAMANLISIT

    Eshte qeveria Greke ajo qe duhet te leviz te pozicjoni i DETYRUAR i aleateve te saj te BEse e NATOs.
    Jo sic beri ne 1990 dhe 1999 qe per keto pati dhe pasoja.

    Qeveria e re Konservatore ne greqi qe erdhi ne pushtet pas nje opozite te gjate i ka ca detyrime amerikaneve dhe europjaneve e eshte e varur nga ata ,nuk ka nga leviz, plus per biznesin eshte mire per ta mungesa e konflikteve qe nga turqia e me rradhe.

    Qeveria e re shqiptare thjesht do ti lehtesoj aleateve PERFUNDIMIN E CESHTJES SE KOSOVES e duke krijuar nje klime paqeje e sigurie ne rajonin juglindor te Europes se Bashkuar.

    Pra Ceshtja e Kosoves nuk ndikon direkt ne qendrimin e Berishes-----se ajo eshte ne tjeter nivel tani.

    Berisha do te evitoj THJESHT ato konflikt qe u shfrytezua nga kundershtaret e tij---plus dhe pala greke eshte e interesuar per mardhenie ndryshe e miqesore---sic po e shikojme qe te njejten gje ben dhe me turqine---ish armikun numur nje te saj---ne nje situat paqe ne rajon ku me i FITUARI ---eshte biznesi grek qe eshte ne pozitat me te favorshme.

    Pra krijimi i nje klime te qete per qeverisjen e tij eshte ARSYEJA NUMUR NJE e interesi i tij direkt.
    [ pa u hapur shume ne mardheniet qe jane shume komplekse].
    .................................................. .................................................. ...........
    E DYTA

    ZGJIDHJA E PROBLEMIT te emigranteve ne greqi ---sic ka shkruar Berisha mesiper---nuk eshte as perulja e falenderimi i afendikove grek----po pas 15 vjeteve trazicjon shqiperia te mos prodhoj me emigrant--po njerezit te punesohen ne shqiperi---kjo qofte dhe nga biznesi grek---e bile dhe ata emigrant qe enden rrugeve te botes e greqise---te kthehen ne atdhe ku nje qeveri e mire tu krijoj pune e mundesi per nje jete te mire.
    Kjo eshte dhe dhembra e akilit qe mban te varur shqiperine nga greqia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 09-07-2005 më 15:01

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vizita e rektorit Bexheti në Austri kurorëzohet me sukses
    Nga refik në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 07:32
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 18:24
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Vizita sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •