Piranha, pergjigja e pyetjeve tua do te ishte "Askush" pervec pyetjes se dyte. E di qe pasaporta e Shqiperise nuk eshte e vlefshme per te dale ne bote por une e dua shume sepse se paku prezenton simbolet tona. Sa shume e dua Shqiponjen dhe faktin se gjithcka eshte e shkruar ne Shqip, kurse ne ne Maqedoni s'e kemi pare me sy ate. Ne Pasaporten e Maqedonise jane te renditura kushedi sa gjuhe (Maqedonisht, Frengjisht, Anglisht, apo ku ta di une) por jo Shqip.
As une s'jam kunder sportisteve qe fitojne medalje nen flamuj te huaj por se paku mos harrojne qe jane Shqiptare. Eshte perbuzje kur degjon shprehjen "Femijte e mi do te jene greke!" Psh, askush s'i beri pyetje Manjanit per femijte e saj, por ajo e thekson ate thenje me mburrje...
Krijoni Kontakt