Do e bej pak rremuje kete teme me shprese qe di(i)kush qe mund ta kete qejf rremujen te perfshihet ne te, ose te vije ndonje si (hopefylly) Xhiko, Highlander and friends.
Argumenti i Descartes thene ne nje version tjeter dhe popullorçe:Postuar më parë nga xhiko
Vetem une dhe askush tjeter, mund ta di se çkam ne mendje.
Çdokush, perfshi dhe une, mund te verejme trupin dhe ne kete rast edhe trurin.
Pra mendja ime dhe gjendjet e mia mendore kane vetine te jene te fshehta per te gjithe, vetem une mund ti di.
Ndersa persa i perket trupit dhe gjendjeve fizike (kra i thyer, gjakderdhje, syte blu..) nuk e kane kete veti, ato mund te dihen nga te gjithe.
Sipas ligjit te Leibniz Mendja dhe Trupi jane dy gjera te ndryshme.
Problemi i argumenteve:
Foljet veprimet qe perdorim ketu jane shprehje te tilla si: besoj se, e di qe, nuk mund te mashtrohem nga * ....etj. jane folje qe me teper sesa vetite e diçkaje flasin per personin. Pra çfare une di, ose besoj, dyshoj, nuk mund te pashtrohem per mendjen me teper sesa veti te mendjes jane veti qe me perkasin mua.
Do marim nje shembull (jo me te mirenjohurin H2O - Uje):
Une e di qe vitamina C veç te tjerave te shton oreksin.
Une nuk e di qe Acidi Askorbik (C6H8O6) te shton oreksin.
Sipas Ligjit te Leibniz Vitamina C dhe Acidi Askorbik jane dy gjera te ndryshme.
Ne te vertete jane e njejta gje.
Shembulli eshte pak i thjeshte dhe jo i njejti qe ka perdorur Descartes dhe mund te duket sikur po manipulohet dhe po ia bejme me hile Descartesit, po te ishte gjalle mund te na jepte nje pergjigje te mire.
Por ky shembull mjafton per te ilustruar se si mund te bejme te njejtin gabim me raste te tjere kur perdorim foljet e dhene me siper dhe foljen (nuk) mund të dyshosh , tek Argumenti A i Descartes. Kjo ndodh sepse kur perdorim foljet e mesiperme, si rezultat nuk kemi nje veti te asaj qe flasim por nje veti tonen, une di ose nuk di diçka, dyshoj ose nuk dyshoj per diçka...
Argumenti B, me i veshtire per t'i hedhur balte, por shkurt teoristet e Identitetit Mendje/Tru mund te thoshin se perkufizimi i eshte bere i tille qe ne fillim mendjes, si diçka qe nuk ka veti fizike, dhe nuk te le ta provosh nese eshte i vertete ose jo me diçka fizike ne kete rast trurin...(Ndokush mund te na sqaroje me teper.)
-------------------------
* Me mbeti ndermend nga Descartes, per te treguar qe Gjeniu i Lig (Evil Genius) nuk mund te na bej te mendojme kur ne te vertete nuk po mendojme, nderkohe qe mund te na beje te besoje per ekzistencen e trupit nderkohe qe mund dhe te mos ekzistoje.
Pyetje per ju: Cili eshte problemi i Problemit te Argumentit me siper. : )
Me vone do vazhdoj me ndonje shembull nga Funksionalizmi. (megjithese ende i paplote, mungon ana pozitive) dhe ndonje gje nga Ryle (pjesa me e bukur ishte historia me kuaj-hije qe jane brenda makinerive dhe i vene ne pune, dhe kater kuajt e vegjel brendi kalit te vertete ... si shume tallet me popullin ky. : D)
Pershendetje dhe Bujrum!
SG
Krijoni Kontakt