bravo i qofte Erjonit, qe sivjet, me te vertete eshte ne forme per tu admiruar. dhe mbi te gjitha, po justifikon vendin qe i ka caktuar trajneri, dhe besimin ndaj tij.
po te shohesh realitetin ne sy, eshte sezoni i pare qe emri i tij po lakohet ne vazhdimesi, qe tregon per nje rendiment shume shume pozitiv nga ana e tij, gje qe nuk e ka arritur ne asnje prej sezoneve te kaluar ne cilindo ekip ka luajtur!
Qerimi, ka te drejte kur flet per te me krenari, sepse eshte shqiptar, dhe askush nuk po mohon golat e shumte qe ka shenuar dhe formen e tij. po nuk ishte hapur ndo1here ndo1 teme para kesaj ne kete forum, per te folur per Erjon Bogdanin. mesa duket ka qene i harruar neper rradhet e ketij apo atij ekipi italian te serise B, apo fundit te serise A.
Nuk ndjehemi as me pak e as me shume te lumtur dhe te kenaqur per te, dhe per mundesine qe do ti krijoje ai Brigelit, per te patur nje arme me shume ne rradhet e kuqezinjve. ta them edhe nje here, MUNDESI, dhe jo SIGURI!!!
me te mira!
{^_^}
Krijoni Kontakt